Powered By Blogger

sabato 21 marzo 2026

Heroi i vogël i Tepelenës. Albert Pasho.

Edhe pse shume i ri ne moshe,atehere ishte vetem 11 vjeç, kur vala e luftes te pushtueve osman me rreth 80 mije ushtare te Perandorise te Sulltanit do te dyndej ne territoret e Ali Pashes,kur rrethimi i kalave te tija  do te behej me i eger,kur alencat filluan te lekundeshin dhe shume bashkeluftetar te tij si dhe djemte e tij do ta linin vetem luanin e Epirit,historia do te thrriste ne skene emrin e tij Mahmoudin,shqiponja e Tepelenes.Eshte djali i vogël i Mohktarit dhe nipi i preferuar i Ali Pashes si gjysh.Kronikat e kohes dhe gazetat e asaj periudhe dramatike per Ali Pashen dhe shtetin e tij, do ta quajne dhe thrrasin me respekt si Heroi i vogël i Tepelenes.Historia e ka harruar pothuajse fare kete hero te "vogel" qe kur ngjarjet dramatike te luftes te Aliut kunder Sulltanit mori drejtim dramatik per te,nga ambicjet,tradhtite,frika duke kerkuar akorde personale me pushtuesin,Mahmoudi zgjodhi te qendroi,zgjodhi rrugen me te veshtire ate te luftes kunder pushtuesit ai vazhdoi ti qendroi besnik gjyshit te tij Aliut, besnikeria ishte me e rendesishme per te se vete jeta e tij.Nga babai i tij Mohktari kishte trashguar trimerine dhe guximin si luftetari me i shqyar i shqiptarve,kurse nga gjyshi Aliu do te trashgoje vizionin,krenarine,nderin te tij dhe te shqiptareve.Aliu ne asambelene e pergjithshme te luftes te mbajtur ne Janine ne 23 Maj 1820 i kishte besuar nipit te tij Mahmudit mbrojtjen e kalase te Tepelenes.Mahmoud bey menjehere organizoje mbrojtjen e kalase te Tepelenes ngrritur thike mbi Vjose qe i ngjante  nje shqiponje me krah te hapur sikur do te mar fluturimin.Forcoj muret,organizoje rezervat e municioneve dhe ushqimeve si dhe mblodhi rreth tij luftetaret me besnik dhe kurajoze.Mahmoudi do te mbeshtetej edhe nga keshillat dhe provoja e Shashinaze motra e Aliut qe ate periudhe ndodhej ne Libohove.Tepelena do te kethehej fale tij qendresa e fundit ndaj Sulltanit.Kur lufta ishte bere me e eger dhe kalate e tjera kishin rene dhe shume ishin dorezuar ose kishin tradhtuar,midis tyre dhe Mokhtari dhe Veliu djemte e Aliut, Ismail Pasho bey komandant i fushates kunder Aliut do te nisi per ne Tepelene dy emisare e tij,te cilit kishin me vete edhe nje leter te shkruar nga Mokhtari per djalin e tij Mahmoud komandant i Tepelenes.Lexon letren e babait te tij Mokhtari i cili i shkruante te dorezonte Tepelenen ne skembim te jetes se tij dhe  te vinte ne Selanik ku ndodhej per momentin Mokhtari.Me te mbaruar te lexuari letren e babait duke u dridhur nga zemerimi e grisi ate dhe e shkeli me kembe.Ju drejtohet dy emisarve te Ismail Pasho bey ta ndiqnin pas per ne keshillin e Toskeve.Ne mes te keshillit Mahmoudi me ze te larte dhe i zemeruar ju drejtohet; Babai im,kushirinjte e mi te gjithe ata qe gjyshi im ka perkrahur dhe nderuar me shume se çdo gje,e kane tradhtuar ne menyre te poshter.Mbetem vetem une.Kush nga ju do te me keshillonte mua Mahmoud bey te tradhtoje dhe te dorezoje Tepelenen duke filluar keshtu me tradhti hapat e para te jetes time.Keto fjale kurajua dhe guximi i Mahmoudit te ri u admiruan dhe riten respektin dhe besimin ndaj beut djalosh.Keshilli i toskeve dhe luftetarve te tij u betuan se do te vdisnin ne krah te tij,te nipit te denje te Ali Pashes duke thirrur per Tepelenen,per Tepelenen,vdekje emisarve te Sulltanit.Jo do t ju drejtohet keshillit Mahmoudi ne nuk vrasim emisaret e çarmatosur dhe te pambrojtur,le te vijne poshte Tepelenes me ushtri dhe le ta provojne se e pushtojne o e marin dote.Do te shikojne si do te dime ta mbrojme token  per te cilen gjyshi im i kushtoj jeten e tij, luani Epirit.I lini te shkojne keta emisare dhe per momentin le t ju mjaftoje si ndeshkim falja e jetes dhe perbuzja jone.Kalaja e Tepelenes do te jete qendresa e fundit ajo do te bjere pas asaj te kalase te Janines.Pas luftes Mahmoudi do te vendoset ne Stamboll dhe do te perfitoje nga nje amnesti, do te behet nje zyrtar i larte i Ministrise te Financave.Ka qene nje njeri mjaft i respektuar ne qarqet e kryeqytetit ne Stamboll.Ishte njeri i letrave dhe antikonformist.Ne jeten private ishte pksa i veçante si antikorfomist vishej me nje mantel te gjate  pa veshje te tjera poshte dhe flinte dyreve te xhamive.Ndihmonte skllevrit dhe te varferit.Vdiq ne moshen 53 vjeçare ne vitin1863 ne Stamboll,ne gjendje jo te mire te shendetit mendor.

Albert Pasho

Free Blogger Albert Pasho

Heroi i vogël i Tepelenës. Albert Pasho.

Edhe pse shume i ri ne moshe,atehere ishte vetem 11 vjeç, kur vala e luftes te pushtueve osman me rreth 80 mije ushtare te Perandorise te Su...