Historine e Epirit do ta shenojne dhe bejne heronjte e saj, qe nga kohet e vjetra deri ne kohet moderne.Dragoni dhe Luani i shqiptarizmit eshte nje lidhje kohore e gjate edhe pse me shekuj mes tyre qe do te shenoje historine e Epirit dhe Ballkanit por edhe pertej saj ate te kontinentit Europian. Lidhja midis Skenderbeut dhe Ali Pashes,nuk eshte vetem nje lidhje mes dy luftetar te medhenj,si dy qendrestar,si dy nga figurat qendrore dhe epike nder te tjeret te Epirit,por me shume mes tyre egziston edhe nje lidhje trashgimije gjaku shume e debatuar dhe ne te njejten kohe magjepse e cila na paraqet Ali Pashen si pas arredhes te Skenderbeut nga ana e gjakut prej nenes te tij Hankos.Edhe pse kjo ide nuk eshte e vertetuar nga dokumentat zyrtare ka si baze lidhjet martesore midis familjeve fisnike shqiptare si ato te Kastiotit,Muzakes,Zenebishtit,Bua e Frangaj qe per shekuj jane bashkuar ne martesa aleancash dhe jo vetem ne mes tyre.Dy figura legjendare ne historine e shqiptareve dhe Epirit,Skenderbeu princi i Kastrioteve,simbol i luftes per liri me qendresen e tij epike anti osmane,heroi i shqiptareve dh Ali Pasha luani Epirit figure historike e debatuar dhe komplekse,shtetar dhe qendrestar,reformator dhe protagonist i gjeopolitikes Ballkanike midis Perandorise osmane,Frances,Rusise dhe Anglise edhe pse jetojne ne epoka te ndryshme historike.Kjo lidhje nuk eshte vetem simbolike si dy figura historike qe ndajne mes tyre shume elemente te perbashket,si dy epiriot qe luften e tyre politike dhe ushtarake e zhvilluan ne kete territor,dy luftetar qendrestar qe bashkuan shqiptaret kunder perandorise osmane,Skenderbeu qe qendresa e fundit heroike per 25 vjet rrjesht i beri balle Perandorise si askush tjeter ne Europe,dhe Ali Pasha, rizgjimi qe pas pothuajse kater shekuj,rizgjoi dhe bashkoi shqiptaret ne lufte per rizgjim te indentitetit te tyre.Dy figura jo vetem te botes shqiptare por edhe si element te gjeopolitikes rajonale dhe Europiane per kohet e tyre,Skenderbeu me Venezian,Papatin e Napolin po ashtu Ali Pasha me fuqite imperiale te kohes se tij me Francen Napoleonike,Angline, Rusine.Ali Pasha qe admironte thellesisht figurat epike te se kalures te Epirit si Pirrua,Skenderbeg dhe e konsideronte veten si trashgimtar politik te tyre dhe Epirit,nje princ i ri i afte te udhehiqte dhe qeveriste shqiptaret ne kohet moderne ne nje perberje te re shume etnike ne nje territor shume te gjere pothuajse gjusma e Ballkanit dhe fetare.Kesaj lidhje simbolike do ti vendoset edhe ajo e trashgimise familjare,sjelle nga nena e Aliut Hankua.Dhe kjo lidhje edhe pse eshete minore dhe shume e debatuar eshte e dyfishte per Hankon si nga dera e babait lidhur me Zenebishtet dhe lidhjen e tyre me Kastriotet po ashtu edhe nga nena e saj si kusherire(motra) e Kurt Pashes i cili eshte pas arrdhes i Muzakajve dhe lidhjen e tyre me fisin e Kastrioteve.Eshte lidhja trashgimtare familjare femerore e Muzakave baze per teorine e debatuar qe lidh Ali Pashen me Kastiotet(Skenderbeun).Nje deshmi dhe fakt te rendesishem te kesaj lidhje te nenes te Ali Pashes Hankos me Skenderbeun do te na i sjelle shkrimtari britanik i shek XIX Sutherland Menzies i shquar per veprat e tija historike dhe biografike te figurave te shquara te historise europiane,ne librin e tij "Turkey Old and New" botuar ne Londer ne vitin 1880.Ky liber Historik,Gjeografk dhe Statikor, konsiderohet nga akademiket dhe studiuesit te nje rendesie dhe nje vlere te madhe per literature..Ne kete liber ne faqen 518 autori per kete lidhje do te shkruaj" Pas Skenderbeut armiku me i jashtezakonshem kunder fuqise te Turqise qe Shqiperia ka nxjerre eshte Aliu,nga familja e Hissus(Hyso) e tribuse te Toskeve,lindur ne Tepelene rreth 80 kilometrane veri te Janines ne 1750.Nena e tij ishte nje Amazone(luftetare e shkelqyer),ishte nje trashgimtare e Skenderbeut.Kariera e Aliut qe e gjate dhe turbulente.Nga ushtar u ngrrit ne qeveritar turk e provinces te lindjes dhe aspiroje pavarsine, dhe fronin e Stambollit,por ne Turqi nuk kishte mjaftushem vend per dy njerez si "Luani i vjeter i Janines" dhe Sulltan Mahmudin reformator.Pasi kish sfiduar Porten e Larte per me shume se tridhjete vjet,u tradhtua dhe masakrua bashke me disa pjestare te tjere te familjes se tij ne 1822"... Edhe pse per kete lidhje nuk egzistojne dokumenta zyrtare per te konfirmuar kete lidhje trashgimie direkte e Aliut me Skenderbeun nepermjet nenes te tij Hankos,te dhenat gjenallogjike te mundeshme,literatura por edhe gojedhenat tona popullore e folklorike,e kane konsideruar gjithmone Ali Pashen si nje"nip i larget" i Kastrioteve dhe heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Albert Pasho
Free Blogger Albert Pasho.

.png)
.png)
.png)
.png)

.png)
.png)
.png)
.png)


.png)


.png)

.png)
.png)
.png)
.png)
.png)
.png)
.png)

