Powered By Blogger

domenica 18 maggio 2025

Piktorja turke, Melek Celal Sufo, nje nga pasarrdhesit e Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho.






 Melek Celal, ka qene nje  intelektuale,shkrimtare, piktore,skulptore nga me te rendesishme te periudhes se fundit te Perandorise Otomane dhe te viteve te para te Republikes Turke.Perveç ketyre fushave te jetes, ajo ishte e interesuar edhe per artizanatin, si qendisja,kaligrafine,moden, etj.Ajo mbajti,intervista, ekspozita ne galerite e arteve figurative, me pikturat e saj,dhe botoi libra qe pershkruanin mjeshtrat e lashte te kaligrafise dhe qendisjeve turke, ne bote.Ajo eshte nje nder pasarrdhesit e fundit te "Dinastise Tepel-Enian" te Ali Pashe Tepelenes.Sepse perveç Melek Celal, ne turqi ka dhe te tjere  pasarrdhes te  Ali Tepelenes,si; Ebuzziya Tevfik,Abdulhak Sinasi Hisar dhe Namik Kemal.

 Namik Kemal ka qene politikan,intelektuale,shkrimtar,poet,gazetar,dramaturg nga me te rendesishmit te periudhes se fundit te Tanzimatit,dhe njekohesisht kushuri me Melek Celal, duke i perkasur te njejtes prejarrdhje, ate nga Ali Pashe Tepelena.

Fatma Melek ( Melek Celal, eshte emri qe ajo mbajti pasi u martua) lindi ne 2 Prill 1896 ne Stamboll,si vajza e vetme e Miralay(Kolonel) Abdurrahman Ziya Bey dhe Naciye Hanim.Eshte nena e saj Naciye Hanim e cila ka prearrdhije nga  Ali Pashe Tepelenea.

Melek mer nje shkollim dhe edukim te mire, sepse familja e saj eshte e pasur dhe intelektuale.Ajo u rrit me gjyshen e saj Esref Hanim,nje nga grate me te respektuar te kohes,ndersa kusheriri i saj Nasib Hanim ka pasur lidhje te rendesishme me intelektualet e kohes .Nena e saj Naciye Hanim vdiq ne vitin 1916.Ndersa babai i saj kononeli Abdurrahman Ziya Bey,ishte  larg Stambollit dhe familjes per shkak te detyres se tij ushtarake, ne Rumani gjate luftes se pare botrore.Ziya Bey babai i saj do te vdes ne 4 Maj 1918.

Melek Celal do te martohet me avokatin cipriot  Celal Sofu Bey ne 3 Gusht 1917.Shtepia e saj,sherbeu si qender intelektualesh,ku takoheshin njerez te famshem te kohes nga fusha e letersise dhe te artit.Nga kjo martese do te lind nje djali i vetem, Mustafa Ziya ne 15 Tetor 1918 ne Stamboll. Burri saj Celal Bey do te vdes ne vitin 1946,ndersa djali saj Mustafa Ziya ne vitin 1994.

Melek Celal ka qene nje njohese e madhe e Europes, dhe artit europian,kjo per shkak te udhetimeve te shpeshta per arsye pune dhe personale ne Europe.Udhetimi i pare i saj i perket vitit 1922,dhe keto u pasuan me te tjera ne kohe.Pas vdekjes se burrit ne 1946,ajo udhetoi shpesh,Gjermani,Zvicer e Austri,sidomos ne Monako e Bavarise.Kjo per arsye pune ne galerite pikturave ku ka bere dhe ekspozimet e pikutrave tesaj,por edhe per probleme shendetsore.Per problemet e saj shendetsore,ajo filloi te ritakoi mjekun e saj,doktorin gjerman Arno Eduard Lampe,qe ekishte njohur 30 vjet me pare.Melek Celal dhe Arno Eduard Lampe, do te martohet per here te dyte,me te ne 30 Nentor 1956,dhe do te vendosen ne Mynih.Ne vitin 1974,ne moshen 98 vjeçare,do ti  vdes burri, profesor Lampe pas nje semundje te gjate,qe  kish qe e kishte mobilizuar ne shtrat. Melek Celal do te vdes ne 15 Shtator 1976 ne Mynih te Gjermanise.Ajo ishte nje nga pasarrdhesit e fundit te Ali Pashe Tepelenes.

Melek Celal,perfaqeson  nje nga grate e para,te brezit te pare te artisteve modern turk,lindur ne fundin e Perandorise Otomane ne fund shekullin e XIX,dhe qe vazhdoje jeten artistike gjate perriudhes se Republikes se pare turke,ne gjithe veprimtarine artiske do te pasqyroje ndryshimet rrenjesore te modernizimit te kesaj republike,edhe pse sot eshte pothuajse nje figure e harruar.Punimet e saj artistike ajo i ka firmosur me emrin Melek.

Albert Pasho


Ne galerine fotografike,perveç potretit te saj dhe te djalit te saj, poshte jane paraqitur disa punime te saja.








Free Blogger  Albert Pasho


Nessun commento:

Posta un commento

Roli i Ali Pasha Tepelena ne epoken e luftes feudale dhe banditizmit. Albert Pasho

Aliu dhe "legjendat",nje dualitet ne kohe, qe me kalimin e kohes mer dimensione gjithnje e me te medhaja, qe kapercen çdo dimensio...