Powered By Blogger

sabato 24 giugno 2023

Ali Pasha Tepelena dhe Hursit Ahmed Pasha.Varrimi madheshtor i Luanit te Epirit ne Janine. Albert Pasho



Nje varr i vetem s e nxinte dot lavdine. Vjeshte 1820 re te zeza do te mblidheshin mbi Janine, nje ushtri prej 80 mije ushtare do te rrethonin Luanin e Epirit nga toka dhe deti.Komandant ne fillim te fushates do te qe Ismai Pasho Bey dhe pas nje viti komanda do te ndryshonte kjo sepse nuk po jepte rezultate po deshtonte.Keshtu ajo u ndryshua ne 1821, opercioneve luftarake ne terren do te qe Mahmud Ali Pasha Dramali nen drjtimin e Hurshit Pashes qe do te kishte komanden e pergjitheshme te fushates.Kush eshte Hurshit Pasha? Nje nga gjeneralet me te zotet te perandorise osmane me origjine Georgane ,Grand vezir,qe ne fillim te karrieres me trupat e jeniçereve, nje tjeter kuriozitet eshte se ky donte te rrezonte dhe nje shqiptar tjeter Muhamed Ali te Egjiptit por pesoi disfatete edhe me te. Plote18 muaj do te zgjaste qendresa epike e Luanit te Tepelenes dhe renia e tij heroike e legjendare ne te njejten kohe.Porta e larte Sulltani e kishin vendosur, ndikuar edhe nga armiqte me te betuar te Aliut,si Halet Effendi ,Ismail Pasho Bey dhe Patriakana e Kishes Ortodokse ne Stamboll qe ndikuan shume tek Sulltani.Ne 24 Janar 1822 ne moshen 82 vjeçare Aliu bie heroikisht ne perleshje te afert me osmanet duke cituar fjalet: Nuk meret koka e Ali Tepelenes si koke skllavi. Pasi prene koken dhe e lane me nderime te rangut te tij e shpune tek Hurshit Pasha i cili u perkul tre here dhe i puthi mjekeren e bardhe po tre here ,pastaj ju lut zotit te madh e te plotfuqishem me ze te larte,qe ti rezervonte nje fund glorios e te te lavdishem si te Ali Tepelenes luanit te Epirit dhe shqiptarizmit.Pastaj koka u balsamua dhe nisi rrugetimin per Kostandinopoj ku do te ekzpozohej para Sulltanit. Po ate nate Hurshiti u gjet i befasuar kur gjeti ushtaret e Aliut qe qanin humbjen e Aliut. Si shkruan Pouqueville:Per gjithe naten pas vdekjes se Aliut, Tosket dhe Geget dhe te tjera tribu shqiptare i denjten afer per gjithe naten duke e qare me ligje duke vene ne dukje bemat e tija.Hurshit Pasha duke pare kete situate dhe duke ju trembur ketyre luftetareve trima e te eger,urdheroj qe trupi i Aliut pa koke te varrosej me gjithe nderimet reale siç e donte personaliteti i ketij dragoni.Keshtu diten tjeter pasi laven trupin dhe e luhen me vajra te profumosura duke e dekoruar trupin,e vendosin ne nje arkivol dhe e mbeshtjellin me mbulese kashmiri indian nje nga me te çemuarit e kohesSiper tij vendosen stemen qe vishte ne ceremonite zyrtare.I prene krenieren kalit te tij dhe e mbeshtollen me nje cope lejla,dhe siper vune shpaten dhe dekorazionet e tjera luftarake qe Aliu i kish fituar ne lufte.Per funeralin e tij u caktua nje resposabile zyrtar selam-aga qe do te drejtonte gjithe ceremonine.Ne krye te korteut ishin gjeneralet dhe komadantet e tij qe mbanin lart "Tre Bishtat e Kalit" qe trgonin rangun e Aliut, me e larta ne Perandorine Osmane.Te dyja anet e rruges qene te mbushura polt me njerez nga ku degjoheshin te qara e tyre.Korteu hyri ne keshtjelle nga hyrja kryesore dhe ketu nga te dyja anet e rruges ishin rreshtuar repartet e ushtrise se tij per ti dhene nderimet ushtarake princit te tyre.Bara ishte mbuluar me nje koperte ceremoniale dhe u vendos ne varrin e families ne krah te gruas Emine.Imami i jep lamtumiren e fundit duke duke cituar: "Ali Tepelena djali Veliut qofte i xhenetit".Por fundi heroik e legjendar i Aliut nuk do ti perkiste Hurshit Pashes ai do te vdiste si nje kodart sepse ai nuk i perkishte kesaj race hyjnore si shqiptaret.Fushata kunder Aliut perveç rrezimit te tij kish dhe si qellim kryesor edhe thesarin e Aliut si njeriu me i pasur i gjithe Perandorise Otomane.Çfare ndodhi me Hurshit Pashen pas vdekjes se Aliut.Ai njoftoi Porten e Larte se sipas llogarrive te tij kishte gjetur dhe mare ne dorezim 45.000.000 piastre dhe nga keto i drgoi Sulltanit vetem 1/4 duke u justifikuar che te tjerat i shpenezoi per fushaten qe ishte shume e shtrenjte.Ndersa Porta e Larte e kishte llogaritur thesarin e Aliut me shume se 500.000.000 dhe per kete i kerkoi Hurshitit nje llogari me te detajuar.Por ky ju pergjigj ne menyren e vet duke ju thene: "Keto jane ato qe gjeta dhe keto ju dergova"Duke u gjendur nen presion dhe per te mos pesuar poshterimeme ne publik vendos ti jap fund jetes duke u vet helmuar ne 30 Nentor 1822,pasi kishte pregatitur te gjitha edhe funeralin e tij.Zoti nuk i kish degjuar lutjet e tij kur i qe lutur para kokes se prere te Aliut.Tre dite me vone nga vet helmimi vjen boja nga Stambolli dhe pasi e çfaros i prene koken dhe e dergon ne Stamboll pa ceremoni dhe pa nderimet e rastit.

Albert Pasho








Free Blogger Albert Pasho

martedì 13 giugno 2023

Thanas Vaja ( Lekelioti ). Albert Pasho




Nga te gjithe kapedanet shqiptar trima, qe kishte Ali Tepelena ne sherbimin e vet si Ago Vasjari,Meço Bono,Isuf Arapi,Marko Boçari,Zylyftar Poda,Tahir Abazi etj,pa dyshim Thanas Vaja do te qe me i veçanti,njeriu me intim krahu i djadhte i Vezirit.Komandand i trupave te tija te cilin autoret bashkekohes te kohes angleze dhe franceze e thrrisnin zakonisht "Gjeneral Vajas". Kurse Thomas Smart Huges do te shkruante ne kujtimet e tij : Thanas Vaja ishte gjenerali me i sukseshem dhe me per zemer i Ali Pashes.Ketij njeriu i jane besuar sekretet me intime te padronit te tij.Ai ka liri veprimi per te kryer gjithçka kur Aliu ndodhet larg apo nuk merret personalisht me punet e Pashallekut.Thanas Vaja ishte keshilltari dhe njeriu i besuar i Aliut,ai ulej gjithmone ne krahe te Aliut ne takimet e tija privilegj qe tregonte sa afer ishte me Aliun priivilegj ky qe nuk i lejohej asnje tjetri perfshi ketu edhe djemte e Aliut. Por ashtu si figura e Aliut si edhe ajo Thanas Vajes eshte e mbushur me dritehije kjo here me qellim keqedashes e armiqesor e here pa u studiuar mire mbi bazen dokumentare te arkivave te kohes. Lidhja e Aliut me Thanas Vajen eshte shume e hereshme ajo qe nga koha e babait te Aliut Veliut, kur fshati Lekel qe ne pronesi te tij dhe kishte lidhje me familjen Vaja. Thanasi qe i ri u rit e sherbeu ne oborrin e Hankos ne Tepelene, dhe ne nje fare menyre u rrit bashke me Aliun kjo edhe per arsyen tjeter qe Aliu dhe Thanasi kishin nje diference moshe jo te madhe mes tyre 10-15 vjet.Thanasi i sherbeu Aliut qe ne fillimet e karieres se tij kur Aliu ishte akoma i ri dhe jo i degjuar.Aliu ishte mik me babain e Thanas Vajes dhe e mbeshteti shume kete edhe kur babai i Thanasit u muar me tregti ne Stamboll.Thanas Vaja lindi ne Lekel ne vitin 1765 ishte djali i madh dhe kishte tre vellezer Luka,Jani e Kristaq.Nga vellezerit Luka eshte me i degjuar sepse ai u financua nga Ali Pasha me shpenezimet e tij per te studiuar per mjekesi ne Vjene,dhe Luka pasi mbaroi shkollen ne Vjene punoi si mjek prane Aliut. Luka u martua me vajzen e Athanas Pasilidas nje nga figurat kryesore te iluminizmit Grek,figure qendrore ne shtetin e Aliut dhe nje nga sekretaret e tij me besnik. Por figura madhore e Thanas Vajes heroizmi bemat e tij sherbimet e vyera per Ali Pashen dhe shtetin e tij,do te eklipsohen nga ngjarja e hanit te Valarese ne Kardhiq dhe kjo me nje qellim te caktuar politik dhe nacionaliste nga qarqe te caktuara Greke..Fakti qe Thanas Vaja eshte nje trim shqiptar,Tepelenas i besimit ortodoks qe i perket kesaj kishe dhe se ai i sherbeu Aliut dhe vendit te tij,per greket qe kane shkruar shume per te dhe ai veshtrohej per ta jo si armik por si tradhetar per ta.Per kete argument Faik Konica ka dhene nje argumentacion ecelent ne artikujt e kohes kur bene paragonizmin me katoliket franceze dhe thote: "Kjo eshte njesoj sikur Franca te quante tradhetar katoliket e Bavarise,qe kane luftuar kunder saj,duke u nisur nga arsyetimi se si katolike ata nuk mund te ishin qe tjeter veçse franceze." Poeti grek Aristotele Valaoritis i ka kushtuar nje poeme Thanas Vajes ku e pershkruan me ngjyrat me te erreta,arrin deri atje sa e pershkruan si nje vampir i etur per gjak,tradhtar dhe shume epitete te tjera te tmerrshme. Dhe kjo kuptohet per qellime te pastra nacionaliste te grekeve per te ulur figuren e tij dhe nepermjet tij ate te shqiptareve dhe Ali Pashes dhe luftes se tij per shtetin e tij.Po si qendron e verteta ?,Sipas studiusit grek Kristo Dalas keto akuza nuk jane te verteta sepse bazohen mbi te thenat e Poukvile qe ushqe nje ndenje armiqesore ne drejtim te Thanas Vajes, dhe ky shton akuzat ndaj Thanas Vajes jane te pakontrolluara dhe te ekzagjeruara. Armiqesia midis Poukvile dhe Thanas Vajes e ka bazen shume heret, kur Aliu kish dhene urdher per sekuestrimin e matrialeve te Poukvile dhe ekzekutimin e ketij urdheri e kish bere Thanas Vaja dhe ky nuk kish mare parasysh lutjet e Poukuevile per te mos e kryer kete vendim.Qe nga ky moment Poukuevile i kishte shpallur lufte te hapur Thanas Vajes.Poukueville si konsull i Frances kishte deshtuar ne misionin e tij ne oborrin e Aliut,po ashtu edhe politika e Frances e Napoleonit kishte deshtuar perkundrejt Ali Pashes,dhe Kardhiqi ishte nje nga keto politika te saj te inicuar dhe financuar nga Francezet,ku Thanas Vaja drejtoi kete lufte kunder konfederates te bejlereve kunder Ali Pashes e quajtur nga francezet "Lega e Kardhiqit".Ne Kardhiq ishte mbledur gjithe bejleret reaksionar kunder Aliut dhe shtetit te tij per betejen finale nen bekimin e Frances dhe Sulltanit.Poukueville do te thote lidhur me kete;"Ne Kardhiq mbizotron nje shpirt luftarak,sepse Mustafa Pasha dhe 60 bej te Çamerise jane mbledhur ketu pas pushtimit te Delvines.Sulltani ju ka premtuar edhe mbeshtetje ushtarake".Kjo thenie e Poukueville jep shume aspekte te kohes,por dy jane kryesore qe vertetojne qellimin e Aliut dhe bashkepuntoreve te tij per krijimin e shtetit te tij dhe e dyta kundershtimin e bejleret dhe agallaret e pasur ketij qellimi te Aliut,mbi fatin e popullit qe shpesh here shendrohet arme per qellimet e Sulltanit.Kardhiqi si qender e reaksionit pergatitet per betejen finale me Aliu dhe perfitusi do te ishte Sulltani dhe Franca se Ali Pasha do te humbte kete beteje.Fitorja mbi Kardhiqin ishte epokale dhe heroike ne kete lufte Thanas Vaja do te plagoset,pikerishte per heroizmin e tij ate do ta quajne edhe "Gardikiotis" baskeluftetaret e tij ne kete lufte si Androuço,Karasiqi dhe Grivas.Thanas Vaja e kishte kuptuar politiken antiosmane te Ali Pasha,dhe ne kete beteje neqofse Kardhiqiotet do te kishin rezistuar deri ne arritjen e trupave te Sulltanit ne mbeshtetje te tyre,ekulibri i fuqise te pushtetit do te kishte ndryshuar ne disavantazh te Aliut dhe ne avantazh te Sulltanit.Rendesine e kesaj lufte populli do ti thurrte vargje;"Dua vetem te me japesh shtate dite jete,deri sa te arrije Ulise dhe Thanas Vaja" Nje tjeter detaje e kesaj lufte qe lidhet me te eshte ajo lidhur me trupat gege(verioret) te Aliut.Kjo eshte nje folklorizem i sajuar pikerisht per te ulur Aliun dhe Thanas Vajen,per ti treguar ata mizor dhe gjakatar.Kjo lidhet me ate qe trupat gege te Aliut nuk zbatuan urdherin e Aliut sepse ishin te parmatosur dhe ate qe se bene ata e beri Thanas Vaja.Po ku kishte njeri nen komanden e Aliut te mos zbatonte urdherat e tija,aq me teper ushtaret e tij?.Ky folklorizem sajuar nga Pouqueville dhe mbeshtetur nga greket ka pikerisht qellimin e denigrimit te figures Thanas Vajes dhe Aliut.Thanas Vaja qe nje njeri fjale pakte por i rende fjala e tij ishte ligj sikurse ajo e Aliut,nje trim e luftetar i paepur,tmerr per armiqte.Rritur ne oborrin e Aliut bashke me bashkeluftetar te medhenj te tjere ne mes tyre dhe Marko Boçari.Pas nje beteje kur Luani Janines po pergezonte luftetaret e tij,Thanas Vaja tha se Boçari e kishte fjalen per vellain e madh te Marko Boçarit ishte dalluar si edhe ne luftrat e tjera,pasi e pergezoi Boçarin,pak me tutje Aliu pa Marko Boçarin dhe duke ju drejtuar Thanasit i foli buzegaz: Ai Boçari atje(Markua) do haje shume koka turqish! Aliu me vone e pagezoi Marko Boçarin me emerin "Shqiponja e Samonives".Thanas Vaja i sherbeu Aliut me besnikeri dhe devoteshmeri deri ne fund te jetes se tij.Edhe pse kohet e fundit po akuzohet se ai e tradhtoi Pashain sipas nje shkrimi ne gazeten francese te kohes,por kjo nuk perben fakt se nuk eshte nje dokument arkivor por thjesht nje shkrim gazete.Faktet flasin ndryshe.Thanas Vaja do te qendroje ne krahe te Aliut deri ne fund te jetes bashke me besniket e tjere.Ai do te luftoje bashke me ta deri ne momentin e fundit te Aliut i cili dha shpirt ne krahet e Thanas Vajes.Aliu ne fund te jetes ne menyre qe grua e tij ,Vasilikia te mos binte ne duart e turqeve i jep urdher Vajes qe ta vriste, por ky nuk e zbatoi kete urdher te Pashait, ndoshta i vetmi ne jeten e tij.Pas renes se Janines,Hurshit Pasha ze rrob shume bashkepuntor te Aliut midis tyre dhe Thanas Vajen dhe Vasiliqine dhe i burgosi ne Stamboll.Me garancine e Patriakatit te ne Stamboll u liruan dhe u kethyen ne Aitolo.Pas betejes te Navarino 1827,Vasiliqia,Thanas Vaja dhe vellai i Vasiliqise Simo do te ezilohen ne Prusi si te dyshuar per konspiracion.Ne vitin 1829 me nenshkrimin e traktatit te paqes,u liruan dhe u kethyen ne Janine Ne vitin 1831 kryeministri i kohes Kapodistra e emeron si pjestar te administates se shtetit te ri dhe i lidh nje pesion.Ben nje jete jashte çdo reflektori ne Janine,duke i qendruar besnike Pashait duke u kujdesur per Vasiliqine.Thanas Vaja vdiq ne Janine ne varferi dhe la amanet qe te varroset ne fshatin e tij te lindjes ne Lekel.U varros ne 1834. Populli do ti kendoj ketij trimi,ketij epirioti dhe shqiptari te madh.Edhe pse historia e ka lene disi te harruar per kontributet e tija te medhaja per shqiptarizmin, Thanas Vajen do ta ngreje shqiptaria populli do ta perjetesoi ne kenge Heroin Thanas Vaja;

Dilni, se po digjet dynjaja,
kapetan-o Thanas Vaja,
Thanas Vaja lekelioti,
bashko ushtrine me sulote!
ju halldupet e Turqise
shihni djemte e Shqiperise,
ju halldupet e sulltanit,
shihni djemte e ketij vatani!


Albert Pasho




Pena e Thanas Vajes


Free Blogger Albert Pasho

Ali Pasha Tepelena në pikturën Italiane të shek XVIII. Albert Pasho.

Ali Pashë Tepelena si figurë historike nuk do të qëndrojë vetëm i mbyllur në faqet e librave te shumtë shkruar per të,por figura e tij është...