Powered By Blogger

lunedì 29 agosto 2022

Dodona dhe Ali Pashe Tepelena,bashkepunimi me arkiollogun danez Peter Oluf Brondsted.


Ali Pashe Tepelena dhe arkiollogjia.




Ali Pashe Tepelena kjo figure poliedrike e historise tone kombetare,njihet si nje hero i kombit dhe simbol i nacionalzmit Shqiptar, i luftes per emacipimin e shoqerise dhe krijimin e shtetit te tij.Per qendresen heroike ndaj Perandorise Osmane. Dihet dhe eshte e njohur tashme ana e tij si nje kolecionist i objekteve te bukura e te rrala jo vetem ne Perandorine Osmane por ne te gjithe Europen,por ajo qe dihet pak eshte ajo qe ai bashke me djalin e tij Veliun eshte i pari arkiollog Shqiptar dhe Grek njekoheshist. Si kolecionist ai blente dhe ruante objekte te bukura me vlere te madhe monetare me permbajtje artistike e historike. Diamanti Spoonmaker me fame boterore dhurate per Vasiliqine, Tapeti me i madh Gobelin i vetmi ne bote ku e kishte shtruar ne pallatin e tij ne Janine ne sallen e madhe te pritjeve, te personaliteteve te ndryshme boterore dhe jo vetem .Per tapetin Gobelin , shkruan ne nje leter qe i dergon babait te tij ne vitin 1830, Konte i Beaconsfield Benjami Disrali pasi kishte vizituar Sarajet e shkateruara te Aliut.Ky i cili do te jete Kryeminiteri i ardheshem i Anglise,e pershkruan kete me keto fjale: Salla eshte e gjere e ndertuar nga Aliu ne menyre te posaçeme per tapetin, ky tapet i cili i perkishte dhomes kryesore te Versajes, te cilin Aliu e bleu gjate Revolucionit Frances, muret e salles te veshura me ar dhe ornamente arabe. Ndersa Bayroni ne 1809 na flet per nje tjeter relike famose, per shpaten e Orhanit themelus i dinastise Otomane.Pa folur ketu per dhuratat e Napolonit,Khanit te Madh te Krimese,mbretit Karlo te Suedise,etj etj. Ndersa interesin e Aliut per arkiollogjine na i sjelle danesi Peter Oluf Brondsted ne doreshkrimin e tij "Interviste me Ali Pashe" Ky tregon te jete takuar ma Aliun ne vitin 1812 ne Preveze.Pasi kishte udhetuar neper Greqi bashke me arkitetin Carl Haller von Hallerstein,piktorin Jacob Linckh dhe baronin nga Estonia Otto Magnus von Stackelberg. Me te arritur ne Athine ky grup shokesh takohen me Lord Bayron dhe behen shume shpejt miq.Perveç Bayronit ishin takuar edhe me Charles Robert Cockerell dhe John Foster.Perpara se te arrinte ne Epir, Brondsted kish bere germime ne Kea,Egina dhe Salomina dhe me vone kishin kaluar ne Poloponez.Per germimet ne Poloponez kishte marre leje per germimet nga djali i Aliut, Veliu qe ne ate kohe ishte Pasha i Morese.Kerkimet do te perqendroheshin ne Tempullin e Apollo Epicuro i shek V a.c ne Bassea.Veliu kishte kuptuar me kohe qe arkiollogjia mund ti sillte te ardhura te mira me para per financat e tija.Per kete qellim Veliu kishte ndermare kerkime dhee germime ne Argo dhe Micene. Kjo shpjegon qe tre shtyllat ne mermer jeshil qe shoqeronin hyrjen ne Atreo gjendeshin ne shtepine e markezit te Siglo ne Irlande kishin prearrdhjen nga ketu.Per te zbuluar me mire sitet arkellogjike Veliu kishte perkethyer ne greqishten moderne doreshkrimet , udhetimi i Pausania.Nje nga zbulimet qe qe frut i bashkepunimit te Veliut me Brondsted qe zbulimi i un Ornamento murale(fregio) te Tempullit te Bassea nga arkiteti i Partenone,Iktinos e cila ka perfunduar ne British Museum. Brondsted u takua me Aliun per here te pare ne Nentor te 1812 ne Preveze,dhe e pershkruan kete takim me sovranin e Epirit si shume te perzemert,bashke biseduan ne greqisht per shume argumentaAi e pershkruan Aliun ne moshe te vjeter por i jashtezakoneshem.Salla e pritjes e Aliut qe me permasa te medhaja dhe shume dekore,me tavan oval e mbushur me piktura blu dhe me nje harte astronomike me yje ne reliev.Aliu e pershendeti me doren e djathte te vendosur afer zemeres,dhe e pyeti per emerin,vendin nga vinte dhe arsyen e udhetimit deri ketu,po ashtu Aliu me propozoi te bashkebisedonim ne greqisht qe e dinim qe te dy.Aliu thithte nargjilene,veshja e tij ishte e çuditeshme dhe kapelja kishte formen e nje pileusi,kjo me bere ta krahasoj Aliun me Odisene e Homerit,sepse me kujtoj pershkrimin fizik qe Omeri i bene per Odisene.Danezi nderuar u habit kur Aliu e pyeti per mbreterine Daneze dhe kjo habi arriti kulmin kur Aliu e pyeti per vullkanin e Hekles ne Islande duke shtuar qe ky ishull ishte pjese e Anglise apo e Danimarkes. Madheshtia dhe horizonti i Aliut, inteligjenca e tij, intuita dhe gjykimi i rafinuar i Aliut i bene shume impresion.Gjate bisedes Aliu donte te kuptonte nga une,se i kisha paguar Veliut nje shume te madhe per lejet e kerkimeve.Aliu mbeti i impresionuar nga kerkimet dhe zbulimet e arritura,dhe i tha qe edhe zotrimet e tija ishin te pasura me vlera arkiollogjike.Aliu i kerkoj qe te punonte bashke me te.Aliu do ti siguronte puntoret e germimeve cilido qofte numri i tyre, te paguar nga Aliu por me nje kusht qe nje pjese e zbulimeve te mermereve dhe gjerave te çmuara te jepeshin atij.Brondsted u mundua ti shmagej argumentit, duke i shpjeguar se duhej te kethehej ne Danimarke.Aliu ngulikembe shume dhe kerkoj ndonje vend per keto zbulime. Brondsted e shoqeroi ne rrenojat e qytetit te Nicopolit,ndertuar nga romaket qe mbizotron gjirin e detit, ku Otaviano mundi Mark Antonion e merr dominimin komplet te Impero Romano.Alu dhe Brondsted duke ecur ne kembe ne mes mureve te rrenuara te qytetit,diskutonim per rendesine e dy teatreve antike te ketij siti arkiollogjik,dhe propozoj pas restaurimit te kethehej ne nje teater per gara me kuaj.Pas ketij bashke bisedimi Aliu i kerkoj qe ti indentifikonte vende te tjera per kerkime arkiollogjike ku te perqendronte germimet e tija.Por Brondsted i tha se besonte qe Nicopoli ishte grabitur qe ne kohet antiche nga statujat dhe gjerat me vlere,por me kembenguljen e Aliut i tregoj disa vende brenda qytetit ku mund te gjendej nje tempull antik.Aliu dha urdher menjehere qe te fillonin germimet ne kete pike, njezet puntore filluan menjehere germimet dhe pas disa germimeve zbuluan tre kuadrate mermeri,qe mund te ishin pjese e dyshemes edhe dy moneta coniate, njera e mbreterise se Comodo e tjetra e Caracala.Aliu injeren ma dha mua dhe tjeteren e futi ne xhep, dhe duke thene me te qeshur keto do te shtojne thesarin.Me pas pasi ngarkuam lastrat e mermerit u nisem drejt Prevezes.Po ky nuk eshte i vetmi rast qe Aliu donte qe vizitoret e huaj ta ndihmonin ne aktivitetin e tij arkiollogjik.Thomas Smart Hughes ne doreshkrimin e udhetim ne Greqi,Siqili dhe Shqiperi tregon qe Aliu i kerkon dhe shoqeron Henry Holland ne Nicopoli per te kontrolluar e supervizionuar germimet e tij.Germimet ne Nicopoli zbuluan shiume objekte te kohes te lavdishme te Augustit qe sherbenin per zbukurimin e ambjetve te Aliut,po ashtu u zbulua dhe nje bust shume i mire i Trajanos qe ndodhet ne dhomen kryesore ne Preveze. Por Aliu tregoj nje interes te jashtezakoneshem pothuajse ishte i obsesionuar per te gjetur Dodonen antike,ate te orakollit te saj.Kete e citon amerikani i pare qe vizitoi Janinen ne 1820 Eduart Everett,ne nje artikull ne The North American Review and Miscellaneous Journal.Aliu me gjithe perpjekjet e tija nuk arriti ta gjej Dodonen.












Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...