Tremije jane bashke,Toske Gege dhe Dibrane
S luan syri dhe qerpiku,lukuni turqit osmane
Hajde ti Toske luani,bijte e mi ju o dibrane!
Lidhur bashke te gjithe qendroni,trima ju kapedane
Hajde Gege ju pantera,ju besnike te mij Matjane
Bini ju holldupit para,te mos njoh biri te ane
Eni o luane te Arberit,ju sokola Tepelene.
Jane vetem disa vargje te Poemes "Vaje per Ali Pashen" kushtuar qendreses heroike te Ali zemer Luanit,ku per rreth 18 muaj qendroi heroikosht perballe hordhise osmane ne kalane e Janines,deri ne fund te jetes te tij, ne 24 Janar 1822, plot 201 vjet me pare.Heroizmi guximi qendresa e Luanit te Epirit dhe trimave te tij do te hyjne ne kujtesen e popullit e do ngrene kenge e lavdi ,do ta qajne me vargje.Kjo poeme ka rrezikuar te humbase por fale studiusit dhe historianit francez Emil Legrand i cili ne shtator te vitit 1873,ku ndodhej per pune studimore ne Athine krejt rastesisht e degjoj te kenduar nga nje burre plak 77 vjeçar.I cili rinine e tij e kish kaluar ne Janine ku punonte si buke pjekes.Francezi pasi degjoj disa vargje ju lut atij ta kendonte poemen dhe keshtu e shkruajti te tere ,dhe beri te mundur qe vte mos humbete kurre.Kurse per ne e ka sjelle dhe perkethyer Profesor Irakli Koçollari.Ja disa pjese te saj:
Vaje për Ali Pashën
Kushdo që do të njohë bëmat e tij,
le të lexojë dhe mësojë tërë ç’pati bërë
dhe të përcjellë lutje për të.
Kush në botë mos gënjehet, mos mendoj se është i lumtur
Mbi këtë dhe përsa jeton, i zhgënjyer rron, i humbur
Se kjo botë si rrethi i rrotës shkon ngado tutje-tëhu
Kurrë në vend nuk rri ndaluar, i përmbys dhe shëmb tabu
O lavdia Ali Pashë, bir, heroi i gjithë Epirit
I llahtarshëm dhe i tmerrshëm, si të ish i Pirros, biri
Ç’qe për ty vallë kjo mandatë, çishte vallë kjo lemeri
Pleqërisë hidhëruar, shëmbur bashkë me Mbretëri
Jo, askush nuk e pandehu, rënë, përmbysur ... derexhe
Kokën prerë e mor’ Stambolli, trupi palsur tej, përdhe
Hakëryer dhe xhindosur tek shikon kush vjen kaluar
Ky Dovleti nis ushtritë turë a vrap për të ndëshkuar
Vrap gatitet nis habere, nis ushtarë urdhër ngado
Nëpër tërë Arbërinë të zënë grykat domosdo!
Dhe hajdutve të njohur, gjith të çartur, kapedanë
Grekët bashkë me Shqiptarë, tok të mblidhen nga çdo anë
......
......
......
Ali Pasha mbyllet në kështjellë.
Kurajon luftëtarët e tij,
djeg Janinën dhe fillon luftën.
I pafati Ali Pashë, ti dhe gjithë trimat e tu
Ngrehur gati nëpër mure, zjarre ndez tutje tëhu....
Tremijë janë gjithë bashkë, Toskë, Gegë dhe Dibranë
S’luan syri dhe qerpiku, lukuni turqit osmanë
“Hajde ti Toskë luani, bijtë e mij ju o Dibranë!
Lidhur bashkë të gjithë qëndroni, trima for a kapedanë!
Hajde Gegë, ju pantera, ju besnikë të mij Matjanë
Bini ju holldupit para, të mos njoh biri të ‘anë
Eni o luanë të Arbrit, ju sokola Tepelenë
Shpejt pranë meje që të gjithë ju Rëzjotë bashkë të vemë...
Mbahi fort përmbi kështjella, bini, bini sa të mundni
Mbi armikun e pa shpirt, mos u çani gjer së fundi
Zini shtigjet dhe trashetë, bini, shkrepni burërisht
Mos u trëmbni, mos u jepni, sup më sup e trimërisht
Mos tërhiqi, çap mos bëni, pas mos shtyjë osmanllija
Jo tumanja mos guxojë se u mbron dhe perëndija
Armë nëse nevojiten dhe këllëçë dhe jataganë
Shpata mprehur dhe dyfekë ... do të qajnë e shkreta nënë!
Kumbaratë e bukura, ti zjarrtar, o artiljer!
Drejt në ballë, mirë të shënoni Pashobeun me të tjerë
Topa!, grykë bukur ju, ju o nishanllinj të zotë!
Masni mirë dhe qëlloni, Dramalinë ... n’ atë botë!”
Kështu tha dhe urdhëroi tërë Janinës zjarr ti vënë
Flakë nëpër katër anë, dhe kusur mbi të mos lënë
O Janinë, Janinë e shkretë, ti, më ndih në ditë rreziku
Kishe shkruar pas të keqen, zjarri, flakët qenë armiku
Flakët marrin anë më anë, ah, e shkreta ti, Janinë!
Sa hap, mbyll njeriu sytë, hi e shkrub bien çatitë.
Kjo mëhalla mbi saraje, për Janinën hijeshia
Marusi, Mitropolia, Pazari ish’ bukuria
Qenë tre kisha dhe dy shkolla, plot shtëpi, saraje fina
Pranë Rapit fillon lagjia shkonte tej tek Aj’Marina
Gjithë bëhen shesh e rafsh, fushe e shkretë, zi nga zjarri
Vend të fshihesh s’ka kërkund, plumbi ballit të të mari
Ali Pash’ s’të qesh më buza, as hare, kohë të gëzuar
Ngrehur për stuhitë e luftës bijat i largon mërguar
Tërë bedenat armë rënduar, Litharica është gatitur
Përreth ishullit në Liqen, manastiri duke pritur
Po rënkojnë e dridhen malet, ndeshen keq me bubullimat
Musliman, kristjan’, çifutë po friksohen dhe më trimat
Gjylet bien porsi shiu, thua u përmbys vetë qielli
Bombat vijnë në breshëri vetë mandata do ti sjelli
Uturijnë nga lart dhe bien, plasin tokën thellë e çajnë
Fati i zi kë gjejnë përpara, qindra copëza e ndajnë
Ditë e natë e ndezur lufta, plasin topat, kumbaratë
Dhe rruketat e francezit, me trumpeta, dufek gjatë...
Përmbi kulla tym zë ngrihet i pllakos në mugëti
Burrat nxirë zjarr baruti nëpër ledh qëndrojnë përmbi..
....
.....
.....
Vjen Hrushid Pasha dhe vendos kushtet
Ishte Mars, pesëmbëdhjetë, më ‘tetqind njëzet e një
Hurshid Pasha zbet Janinës, vjen nga larg e sjell një zë
“Tmerri” njihet Hurshid Pasha, është ai që mor Halepin
Për Pashain e Janinës do të zgjidhë hesap sikletin
Ish ai nderi për Portën, ishte ylli, krenarija
Në fushata kudo shkoi lart u ngrit lavdi e tija
Mendjehollë dhe i matur, dreq, dinak nuk kish të dytë
Me të mbritur urdhër nxorri të shtrëngojnë çdo rrugë, çdo grykë
Hurshid Pashës fort i tuten tërë grekët, shqipëtarë
S’fal kërkënd për pak gabime, do, kërkon çdo gjë në radhë
Mos i rëntë fati keq që dikush ta spiunojë
Mish të gjallë mbi prush e vë nga kjo bot’ llahtarë të shkojë
Babapasha rahmetliu për të qe i shkruar fati
Vdekje e zezë në Janinë, Ja, atje mbaroi sahati...
.....
.....
.....
Hurshid Pasha bën yrysh mbi Litharicë
Porsa ra Ishulli i shkretë, menjëherë pas tij dhe Struni
Dramali dhe Ismail..., veç mbi ta do bjerë huni
Mbi Rumelin dhe Isufin shprazet keq Hurshid Pashaj
Llogarit’ u merr të tëra, tej i zbon, më mos i mbaj
E nderon Imer Pashanë, copë kaftan të artë i vesh
Me mision hajdutërinë ta godas ta bëjë përshesh
Topa dhe mortaja bien, nga të katër anë rethuar
Natë e ditë kumbaratë, shkoi vera e uruar
Fort godasin Litharicën, kjo kala e shkretë, e mjerë
Kullë e madhe dhe të voglat zënë coptohen fut e bjer
Bien muret dhe fërngjitë s’jepen trimat në rënoja
Çarë kullat dhe bedenat, dje fortesë - sot e pazonja
Po bombartat bien godasin, muret tunden në themele
Shëmben, tym e shkatërrim, prishur, rafsh e bërë fërtele
Hurshid Pasha lajm u çoi – Gegët të dorzojn’ fortesën!
Dhe me nder rrugën të marrin, s’do ti prek!, e kanë besën!
“Ju, o Gegë, ju o Toskë! Ikni! Dhe unë borxh mos mbetem
Në mos palla do t’u grijë – them, në qafë mos merni vehten!
Mirë ta dini po s’pranuat, në yrysh do të lëshohem
S’ka bir nëne që më mban, n’dasmën tuaj do harbohem...”
Dhe ata vrik ju përgjigjën: “S’na lot kush nga istikami!
Ne fortesën nuk e japim! Përmbi shpatë të na dalë xhani!
Fundit ne si druhemi, fundin ne se llogarisim
As delijtë, as dudumët nuk na trëmbin, s’na trondisin
Kurrë në gjunjë Gegë e Toskë, lufta, vdekja nuk i gjeti
K’tu i thonë Arbëri, mos ngatroni, s’është Haleti!”
I dëgjoi, britmat, thirrjet, Hurshid Pasha turpëruar
Gjith tërbim urdhër ngado, o të gjallë! o e rafshuar!
Urdhër merr Kallkandelia që ushtrinë në sulm të hedhë
Por, më parë nga tërë asqerët, trimat më të mirë të zgjedhë
“Hajd’ kuzum Kallkandelia! Mos vonomi ju dekikën
Litharicën me hyxhym do ta marrim, mprehni thikën!
“Hajde kuzum ajanite!” ju të zgjedhurit deli
T’a provojnë Arnautët, ç’do të thotë Osmanlli!”
Tërë natën u gatitën, në mëngjes prisnin sinjalin
Por, se dinin çfarë i priste, për shinjestër kishin ballin
Do humbisnin dritë kandili,... drejt një nate pambarim
Thellë në tmerin tokë të zezë,poshtë në Had, ku s’ka shpëtim
Shumë nëna do të qajnë, kur të zbardh’ a bjerë nata
Dritë e diellit terr do duket, kur në derë do vij mandata!
N’erësirë, mes të natës, vendin mbushën armatime
Fort në dhëmbë mbanin shpatën, dorë dyfeqet për luftime
Llamburisin gjithë nga flakët,male, gërxhe, shkëmb e brinjë
Nga ky tmerr edhe llahtara, osmanllinjt ndën tokë...të hyjnë
Britma, klithma, ulërima, vrap, rrëmujë e tym mbuluar
Para shtyjnë me kërcënim, pas komanda e tërbuar
Siç pret kosë e kosaxhiut, barin njomë në livadhe
Ja, ashtu burrat në luftë, bien, shkojn’ nga botë me halle
Gjashtë orë zjarr dhe barut dhe mandej në sulm me shpatë
O të zijnjt’ dudumë ku venë? Veç për ujkun një kafshatë
Shtatë herë muret i ngjitën, përmbi kulla dhe bedenat
Shtatë herë përmbysur rënë, natës shkojnë si hijenat
“Bjer ti kumbara, bëj fora, mistralia, bjer buri !
Vrap, rëmbim ti grijmë të gjithë, porsi pjepri në mulli!”
Ndërsa vjen agimi i bardhë, yjtë natës shkojnë, shuhen
Mbahen trimat nuk dorzohen dhe nga vdekja hiç nuk druhen
Shkon ngadalë hija e natës zbardhëllimi ndrin ngadalë
Dërmë, fillojnë badërditë, mure, kulla bien gërdallë
Shfaqet dielli ngjyrë artë edhe botën ndrin në flakë
Natën vrasëse tmerr i jep, shkon kërrusur si një plakë
Pikëlluar rinë halldupët, nuk vështrojnë, nuk ngrenë sytë
Se si ndrin djelli i praruar, shohin tokën varr i dytë
Qan Kallkan delia, qan, lot i zi rrëke mbi sy
Mbenë ushtrarët e coptuar, përmbi fushë lemëri.
....
....
....
Ali Pasha qëndron në Uçkale.
Vendos të digjet me të gjithë të tijët
O, fatkeqi Ali Pashë, mbetur i braktisur vetë
Ah, tashmë tërë pasuria nuk të vlen ta ndrosh me jetë
I hutuar shkon dhe ulet, mbyllur uçkalesë menduar
Shtatëdhjetë trima besnikë pas i rrinë pikëlluar
Ka vendosur shkrumb të bëhet gjithë ç’pati në kët’ jetë
Shenjë mos mbetet, rrafsh e hi, pluhur,hiç, asgjë mos mbetë
Krusp, mbështjellë, rri vetmuar, tetëqind fuçi baroti
Nëpër sy i tyrbulluar, llahtar’ ndihet dhe vetë zoti...
Brenda, të stivosur rrinë, pasuri një jetë të tërë
Qese me flori, stolira, aty mbledhur sërë, sërë
Zjarr dhe pasurisë të gjithë, zjarr gjithçkaje që ka mbetur
Natë e ditë vdekja afron, shtegun, qiejt për të gjetur
I reshton të gjith dyfeqet, gati çarkun për të shtënë
Plot pisqolla bukuroshe, shpata xhveshur ndrijnë në hënë
Kurrë, askush s’do ta besonte, kurrë, braktisur, katandi
Nga luan dhe zot i lirë, kafshë e mbyllur në kuvli
“Zjarr barutit le të digjem, i zhuritur bëhëm hi
Unë nga duart e armiqve mos përdhosem, lemeri
Vdekja nuk më dredh qerpikun, e përçmoj në istikam
Rojta boll gjersa u plaka, pas çfarë bëra s’jam pishman
Zjarr! Me të, të gjitha vafshin, shpirti, trupi ç’kam në jetë
As shkërmoqur të mos gjenden ç’pata mbledhur të mos mbetë
Zjarrin le ta ndez me duar, flakë të shkrihen gjith’ fuçitë
Nga kjo botë mos shkoj i vetëm, le të vijn dhe osmanllijtë
Shpirti im të shkojë përtej, mos vejë vetëm, me të tjerë
Te gjejë shpirtrat e larguar, miqtë e mij, miqtë e mjerë!”
.....
....
....
Ali Pasha ndryshon mëndje, mashtrohet,
del nga kështjella, shkon në Ishull
dhe përgatitet të niset drejt Stambollit.
I pafati Ali Pashë e kandisën me mashtrime
Drejt në lak të Hurshid Pashës si kafaz prej kanerine
Dhelpërisht e nxorrën jashtë, osmallijtë besëprerë
Pas lë depon e barutit, del të hyj’ në tjetër derë
Vetëm gjashtë emra qenë, që pas tij gati do t’rinë
Nga tefteri jetës, emrin, seç’ e fshinë për Alinë
Osmanllijtë plakun e mjerë dhe pse ishte i moshuar
Ngrehur kthetrat gati mbajnë poshtë ta vënë robëruar
Silihtari bashkë me të hip kaikes përmbi valë
Kuvenduar të dy bashkë tej në Ishull çon ngadalë
Fjalë të kota mollois, fjalë boshe, fjalë, fjalë...
Fjalë në erë pa kuptim për një plak, shkret, kurizdalë
Fati vallë ku po të shpie? Të tërheq, pas të të qasë?
Nga hareja drejt trishtimit një gaztor do të qirasë!!!
Ndoshta tej Pandelejmonit, Manastirit aty pranë
Orët ndalen dhe qëndrojnë, orët duket se hap s’kanë
Duket presin të ngarkojnë, udhë pastaj të marrë karvani
Drejt Stambollit që po pret ti bëjnë ndere tek mejdani
Që Sulltani t’a nderojë, çfar ti thotë një fjalë të mirë?!
Që një vend ti japë si plak, të jetojë i qetë i lirë?!
Po se di thinjosh i mjeri, presin që ti hanë kokallat
Ja, atje në Ishull tej, përgjithmonë do mbyllë qepallat.
Ja atje tek Manastiri, Hurshid Pasha çon vetmuar
Dhe peshqeshe nga Janina i dërgon për ta qetsuar
Qingja pirës i dërgon, i bën qefin, i bën nderin
Ëmbëlsira dhe kafe të mos ndjejë dreq, qederin
Gajdexhinjtë me violi që të dergjet i haruar
Edhe këngët me oi... të qetohet, rehatuar....
.....
.....
.....
Mehmet Pasha bëhet gati, Manastirit i vjen pranë
Portën hap ai ngadalë, në oborr dëgjon, vesh mban
Të pafatit Ali Pasha, shkojnë, i bzajnë ngadal në vesh
Mehmet Pashai paska mbritur për dy fjalë pret në shesh
Kurrë, vertet nuk e pandehëm, kurrë s’na shkoi nëpër mënd
Se do t’vinte ditë e zezë dhe për të s’do kishte vend
Tek divani lart në dhoma ngjiten që të përshëndeten
Dhe dy fjalë pranë ti thonë, larg mos flasin, larg mos mbeten
Mehmet Pasha i ngjit shkallët, drejt divanit ca nga ca
Kafas-basha i shkon pranë për shërbim, për temena
Fjalë e parë; “selam” i thonë ditën që po vjen e re
Hapin duart përqafohen, përshëndetje e ëmbël qe
Mehmet pasha, Hurshid Pasha, djem levenda, mjekërzi
Ali Pasha mjekërbardhë, plakur, thinjur, mjerë ai...!
Mehmet Pasha i pabesë, derdhet, bishë e tërbuar
Tërë zjarr’ që mban me vehte shpraz papritur me dy duar’
Zjarr të rëndë dhe Ali Pasha i përgjigjet vrik, rrufe
Por, pisqollat shpuar kanë shpirtin plakur,... rënë përdhe
Kafas-beu turret tutje të thithë gjakun vragë, rëke
Trupi i ngrohtë i Ali Pashës nën satër po pret atje...
Fehim Çami zjarr lëshon si rrufe e plas nxituar
Kafas-bashi rënë në brinjë hungërin si derr i shpuar
Siç përmbys metali i sharrës pemët radhë mbarë pyllin
Ja ashtu dhe Fehmi Çami, kafas bashit, shuan yllin
Rend nga trupi, vragë shpërndahet, gjak i zi, i ngrohti gjak
Toka merr vlagën e ngrohtë, zë e pi pak e nga pak
Është e rëndë kjo peshë e vdekjes fatin dot se ndryshon kush
Bashk’ me të bjen errësira që gjithë Kaosin mbush...
Ja! asqerë të Mehmet Pashës shprazin zjarr mbi Femi Çamin
Bataretë e pisqollës tej për tej i marrin xhanin.
Bukuri i prishet trimit, ah, kjo mortje e rëndë vrastare
Ah, kusare e pabesë, që merr trimat! Mëkatare!
Shuan dritat – Ndjesë pastë! S’do të ngrihet nga ky gjumë
Pranë të zotit Ali Pashë bashk’ do shkojnë ku ka shumë....
Beh Bajrami djalë besnik, duart mbushur me pisqolla
Edhe Mantho sekretari si shqiponja kthetraholla
E rrëmbejnë Ali Pashën dhe me trup në dhomë e mbrojnë
Shkarkojnë krisma batare, osmanllijtë nga jasht qëllojnë
Të rrethuar mbenë tetë, vetë shprazin zjarr, barut
Mehmet Pasha me asqerë bëjnë yxhym, sprapsen me ngut
Bashkë lidhur dorë për dorë mbahen Manthua dhe Bajrami
Ja atje në anë të djathtë, shpirt po jep dhe Fehmi Çami
Ali Pashën tek pulson.... e vështrojnë në pikë të lotit
“Unë, u thotë, bijtë e mij, shkoj drejt vdekjes, drejt të ftohtit!
Por, hallall i paçi asprat, hallall bukën dhe kafshatën!
Boll luftuat bijtë e mij, u kam lënë nga pas uratën.
Që i gjallë në turk mos bie veç nga arma plumb e zjarr
Botës tjetër ju më çoni, veç me nder, drejt e në varr
Prandaj bini pa u dridhur përsa shpirti s’më ka dalë
Që të huajt mos më prekin, copë ndamëni të gjallë...”
Dritë, si djell, që shkon në qiej, porsi mbret e zot mbi zota
Ashtu shkon dhe Ali Pasha, hegjemon ku mbaron bota.
Shuhet heshtur rahmetliu, nuk lëshon ah-e, rënkime
Gjumi i thellë e rëmben, larg e larg në shtegëtime
Rrugën marrin ashtu bashkë, krah me vdekjen lehtë, lehtë
Si një shi të ngrohtë lotët, nëpër syt’ e tij do ketë.
Ja, ashtu dy orë qëndruan, nga rrethimi pastaj shkuan
Brenda hynë me Mehmetin, osmanllijtë dhe qëndruan
Gjejnë trupin, ftohur shtati, si një hekur shtangur, ngrirë
Zënë kokën i këpusin, trupin lënë përdhe të shtrirë...
Vrap e vrap tek Hurshid Pasha, kokën prerë mbajnë në dorë
Veç flori do kenë shpërblim, të mbuluar, si flokë borë
Hurshid Pashai sheh përlotur dhe vështrim i tij hutohet
Në mëndime bjen hutuar fat’ ... si rrota rotullohet
Fati i njerëzve nepër kohë, porsi retë në qiejt lart
Pastaj lodhur i cfilitur, bie, rrëzohet, zbret në Had
E vështrojnë gjith’ Shqiptarët, sypërlotur, shpirt plaguar
Osmanllijtë tej qëndrojnë me sytë mprehur, zgurdulluar.
Eja, o i mjerë Ali, mbarë botës i dëgjuar
Ishe lart.. ku katandise?!, dert i hidhur, hidhëruar
Vjen nga larg një zog i shkruar, shkon mërguar në kurbete
Mbetet ishullit Aliu, rënë pa kokë, veç trupi mbetet
Tufa lulesh, karafila, tërë mbuluar borzilok
Bukuri e pikëlluar, mjekr’ e bardh si borë, flok’..

Free Blogger Albert Pasho