- 16 Mars 1820 del fermani i Sullutan Muhamed II kunder Ali Pashe Tepelenes ku akuzohet per tradhti ndaj Portes se Larte dhe per 40 dite duhej te paraqitet ne Kostadinopoje per te kerkuar falje para Sulltanit.
-12 Prill 1820 Sulltani i heq Veli Pashes djalit te Aliut governimin e Leptanos dhe ja beson Pelivan Pasha ose thene ndryshe Baba Pasha
-27 Prill 1820 Sulltani leshon udherin per mobilizimin e ushtrise kunder Ali Pashe Tepelenes.
- Maj 1820 Ali Pasha ben pregatitje te medhaja ushtarake per te bere te mundur qendresen ndaj trupave te Portes se Larte ne rast sulmi.
-Maj 1820 fillimet e para te levizjes te revoltes se Grekeve qe perhapet nga Malet e Pindit deri ne Termopile.
- 16 Maj 1820 Nje pjese e flotes osmane drejtuar kunder Ali Pashes e perbere nga 14 anije ka mbrritur ne ujerat e territorit te Ali Pashes, kjo po pret pjesen tjeter te flotes drejtuar nga Kaptan Pasha qe te bashkohen nga nje moment ne tjetrin ne keto brigje.
-23 Maj 1820 Asamblea e Pergjithshme dhe Keshilli i Larte i Luftes mbidhen ne Janine me urdher dhe nen drejtimin e Ali Pashes per krijimin e frontit te perbashket antiosman dhe aleancat e reja si dhe organizimin operativ te luftes kunder Portes se Larte.Do te caktoheshin komandantet qe do te mbronin zonat dhe keshtjellat ne gjithe territorin e tij.Mbrojtja e Janines do te drejtohej nen komanden e vete Ali Pashes i cili do te kishte edhe supervizionin dhe komanden e pergjithshme ne te gjithe territorin e tij.Mbrojtjae Beratit dhe Shqiperise se mesme nen komanden e Mykhtarit,Krahina e Zagorise nen komanden e Noutzos,vendekalimet e Pindit dhe zona e Mezovo nen komanden e Omer Vironit dhe Tahir Abazit,mbrojtja e Beozia dhe Focide nen komanden e Androuço,mbrojtja e Leptanos dhe Prevezes nen komanden e Veli Pashes,mbrojtja e Parges Mehmet Pashes djalit te Veliut nipi Ali Pashes,mbrojtja e Gjirokasteres Sahli Pashes djali vogel i Aliut,mbrojtja e Tepelenes nen komanden e nipit te Aliut djalit te vogel te Mykhtarit Mahmud Pasha.
-Qershor 1820 trupat osmane dhe ato te tjereve te pashallarve lokal ne kufi me territorin e Ali Pashes dhe ato te pashait te Shkoderes pregatiten te sulmojne Ali Pashen.
- Qershor 1820 Soliman Bey i cili gezonte nje fame te madhe ushtarake midis osmaneve do te vritet dhe zvendesohet per dyshim se mban marredhenie me Ali Pashen.
-Qershor 1820 Odise Androuço gjeneral i Ali Pashes ne krye te trupave rezerviste ortodokse te Aliut sulmon gjate nates garnizonin osman te qytetit te Salonines duke vrare osmanet e garnizotit te ketij qyteti.
-Qershor 1820 vazhdojne pregatttjet e medhaja ushtarake te Portes qe shfaqin preukupim serioz te saj per situaten e krijuar.
-Qershor 1820 Fillojne dezertimet midis trupave te Ali Pashes dhe te gjeneralve te tij.
-Korrik 1820 Ali Pasha ka konfiskuar gjthe gjene e gjalle per transport per te transportuar sasi te medhaja municioni ne keshtjellen e Janines.Brenda keshtjellesh ka me shume se njemije familje te strehuara.
-Gusht 1820 Ushtria osmane shfaqet perballe Ali Pashe Tepelenes.
-Gusht 1820 Qyteti i Prages mbrojtja e te cilit i ishte besuar nipit te Aliut, Mehmetit djalit te Veliut meret nga osmanet nga flota e tyre komanduar nga Kaptan Bey.Mehmeti i detyruar te dorezohet dhe behet i burgosur i Kaptan Bey ne bordin e anijes se tij.Kjo si rezultat i lenies vetem te Mehmet Pashes nga trupa e garnizonit te tij.
Gusht 1820 Pothuajse ne te njejten kohe me renien e Parges,Pelivan (Baba) Pasha mer qytetin e Artes mbrojtur nga trupat e Ali Pashes.
-13 Gusht 1820 Ali Pasha liroi haremin tij dhe boshatisi nje pjese te qytetit te Janines nga banoret.
-18 Gusht 1820 Ali Pasha pas dezertimit te njerezve te tij te lidhur me osmanet mbyllet ne keshtjellen e Janines duke lene qytetin.Janina pas kesaj kethehet ne skene dhune midis banoreve te saj te krishtere dhe mysliman ,asgje nuk kursehet edhe kishat ne kete lufte per te vjedhur edhe objektet sacre me vlera.Edhe haremet e tija pesojne te njejtin fat te dhunes.
-19 Gusht 1820 I ndodhur ne kete situate Janina Ali Pasha do te bombardoje me topat e tija qytetin dhe djegjen e tij.Kjo edhe per arsyen tjeter qe te kishte fushe te hapur vrojtimi per vendosjen e kampit osman dhe perdorimin e altilerise se tij kunder tyre.Per kete do ta quajne edhe "Nerone i Epirit".
-20 Gusht 1820 osmanet marin qytetin e Janines dhe shterngojne rrethimin e keshtjelles te Janines.
- 25 dhe 27 Gusht Ali Pasha vazhdone te bombardoje qytetin dhe djegjen e tij per te hapur nje fushe vrojtimi per vendosjen e trupave osmane dhe perdorimin e artilerise se tij kunder tyre.
-2 Shtator 1820 Pas dy diteve lufte rezistence garnizoni i Prevezes nen komanden e Veli Pashes djalit te Aliut jep kapitullimin perpara te derguarit te Portes se Larte.Preveza do ti dorezohej flotes osmane dhe baske me te Veliu me gjithe familjen.
Shtator 1820, Ne fund te Shatatorit Omer Vironi se bashku me trupat e tija 15.000 trupa tradhton Ali Pashe Tepelenen duke ju bashkuar trupave osmane.
-Dhjetor 1820 Suliotet qe ishin rezervist ne ushtrine osmane per kete lufte kunder Ali Pashes,dezertojne kauzen e Sulltanit dhe bejne aleance me Ali Pashen.
- 20 Dhjetor 1820 nenshkrimi i aleances te Sulioteve me Ali Pashen bere midis Notis Boçari dhe Aliut kjo marrevesgje parashikonte dhe lenie pengjesh nga te dy palet si garanci per te.Aliu ka lene si peng nipin e tij djalin e Mykhtarit ndersa suliotet kane lene tete pengje te rendesishem.
-Janar 1821, Iliaz Poda,Ago Vasjari dhe Tahir Abazi tradhtojne Ali Pashen bashke me trupat e tyre per tju bashkuar osmaneve.
-Shkurt 1821 fillon revolta ne dy skajet e Turqise Europiane ne veri ne Moldavi dhe ne jug ne Poliponez,Ali Pasha duket se do te mbeshtese kete levizje sidomos ne Poliponez keshtu do te rise konfuzionin e Portes se Larte per qellimin e tij.
- Shkurt 1821 Aleanca e Ali Pashes me suliotet dhe nje pjese te krereve grek si dhe nje pjese te çameve do te kene ne ndihme e tyre tetemije tosk nga zonat perreth Tepelenes vendelindja e Aliut te cilet do te mbyllin rrugen per Mezovo me qellim qe te lene pa furnizime kampin e ushtareve osmane te rrethimit te Janines.
-Mars 1821 Ali Pasha vazhdon te mbrohet me fuqi ndaj sulmeve te osmaneve, keshtjella e mbron shume mire.Ali Pasha ben shpesh sulme dhe pothuajse del gjithmone fitimtar ndaj armikut.
-Mars 1821, Shume trupa shqiptaresh te quajtur Gege te cilet e kishin braktisur Aliun,kethehen per tju ribashkuar dhe luftojne per te duke shkaterruar çdo gje duke ju sjellur deme te medhaja trupave osmane.
-Mars 1821 Ali Pasha kerkon te futi moshemarreveshjet dhe ndarjet ne frontin osman duke infiltruar njerezie e tij ne rradhet e tyre.
-Mars 1821 Sulltan Muamedi II nxjerr fermanin per zvendesimin e Komandantit te Pergjithitheshem te fushates Ismail Pasho Beu me Hurshid Pashen.
-15 Mars 1821 marja e komandes nga Hurshid Pasha,zvendesimi i komandanteve kryesore te trupave dhe urdheri i tij i menjehershem,te forcohej rrethimi dhe te bllokohej çdo rruge e gryke.
-Maj 1821 Ali Pasha hap lajmin per vdekjen e tij me qellim qe te heq vemendjen e Portes prej tij dhe keshtu riforcon aleancen me suliotet duke ritur numrin e forcave te tija.
-2 Qershor 1821 Hurshid Pasha sulmon me forca te shumta fortesen e Litharces dhe vjen zbrapsur nga Ali Pasha me humbje te medhaja rreth 1.000 ushtare osmane midis te vrareve te plagosurve dhe rroberve.
-Korrik 1821 Shume anije dhe ushtar po dergoheshin dergoheshin ne More per te luftuar ne dy fronte,njeri front ai i Aliut dhe tjetri i levizjes Greke.70 anije ishin derguar me perpare perveç ketyre 120 anije ishin te flotes se Mehmet Pashes te Egjiptit dhe 130-140 anije te tjera te grrumbulluara nga Algjeria Tunizia dhe provinca te tjera te perandorise ishin duke arritur.Ndersa nga toka 50-60 mije ushtar.
- Gusht 1821, Nen muret e rrethuara te Janines ne fund te Gushtit Kolkotroni do te takohet tre here me njeriun e besuar te Aliut, Elmaz Meçon per te bashkerenditur veprimet ushtarake midis tyre ne baze te njemarreveshje mes tyre.
- 1 Shtator 1821 nenshkrimi i marreveshjes te Petes afer Artes midis Aliut dhe forcave te levizjes Greke.Kjo marreveshje aleance do te prishet mjaft shpejt per shkak te rrethanave ne terren qe ishin krejt ndryshe nga qellimi i kesaj marreveshje.
-Dhjetor 1821 Lufta kishte mar karakterin e nje lufte kombetare te popullit te bashkuar shqiptar mysliman dhe ortodoks kunder osmaneve.
- Janar 1822 Ne fillim te muajt Hurshid Pasha ja del te heq bllokun e bere ne Arte dhe drejton gjithe vemendjen ne rrethimin e ngushte bere Ali Pashes.Epidemia nje koseguence e rrethimeve te gjata qe kish rene ne keshtjellen e Janines e detyroi Aliun te hapte dyert e keshtjellesh dhe te shkoje te mbrohet ne Kale i shoqeruar nga 60 besnike te tije.
-Janar 1822 Nga mesi i Janarit fillimi i bisedimeve midis Aliu dhe Hurshid Pashes per faljen e Ali Pashes.Zgjatja e gjate e rrethimit dhe kercenimi i Aliut per hedhjen ne here te keshtjelles bashke me thesarin e prekupojne Hurshid Pashen.I keshilluar nga keshilltaret e tij ai perdori tradhtine dhe genjeshtren perkundrejt Aliut duke trrilluar faljen e tij nga Sulltani.
-Janar 1822 Pak dite me vone Aliu bashke me nje grusht besnikesh 12 vete shkon ne ishullin e Janines i cili ishte akorduar ne bisedime si vendi per pritjen e pergjigjes nga Sulltani per faljen e Aliut.
-24 Janar 1822 Hurshid Pasha dergon tek Ali Pasha Admiralin e Madh Hassan Pasha per ta lajmeruar se me ne fund kishte arritur fermani Sulltanit per faljen e Aliut.Po mbasditen e kesaj dite rreth ores pese Hasan Pasha.Omer bey Vironi,silihdari i Rushid Pashes dhe disa krere te tjere te armates osmane shkojne ne ishull tek Aliu per ti dorezuar fermanin.Aliu kupotoje menjehere kurthin dhe bie heroikisht duke luftuar balle per balle me te derguarit e osmaneve.
Albert Pasho
Mblodhi,perketheu dhe pregatiti, Albert Pasho.
Free Blogger Albert Pasho


Nessun commento:
Posta un commento