Powered By Blogger

mercoledì 14 settembre 2022

Veliu, djali i Ali Pashe Tepelenes

 Veliu



Djali i dyte i Aliut,ishte 5 vjet me i vogel se Mukhtari,karakterialisht i qete, me shpirt te tretur,bujar dhe pa ndonje talent te forte eshte i interesuar per politiken,dhe nuk i pelqejne punet e luftes. I pelqen te defrej eshte kurioz per gjuhet e huaja Zakonisht ai flet vetem italisht dhe greqishten moderne,ai perçmon publikisht zakonet ,gjuhen dhe fene e turqeve edhe pse ka mesuar dhe turqishten. Ai lindi ne 1787 nga martesa e pare e Aliut me Eminene.Veliu u martua me vajzen e Ibrahim Pashes,Zeibiden, nga kjo martese pati tre djeme,Mehmeti,Selimi dhe Ismaili dhe pese vajza Saide,Behiye,Aise,Fatimae Hayriye .Ne karrieren e tij e shikojme Veliun si minister i Derbernet ne 1791 kur governatori i Rumelise Mustafa Pasha, merr kete ministri e emeron Veliun si zvendesin e tij.Me pas Veliu gjate revoltave te maleve te Rumelise,kur Haki Pashes ju dha detyra e veziratit dhe governator te Rumelise,per te luftuar banditet e maleve.Haki Pasha u nis nga Stambolli ne Edirne ne 22 Shkurt 1796, me te arritur aty, dergoj urdher te takohej me Veli Pashen,pas ketij takimi ai e mbajti me vete Veliun si zvendesin e tij..Pas ketyre ngjarjeve Veliu merr graden mirmiran,kjo grade ju komunikua Ali Pashes ne 27 Maj 1804.Veliu me pas mer administrimin e shume vendeve.Lepanto eshte njeri nga keto vende i cili nuk qe governuar mire nga paraardhesi i tij, Mehmet Pasha.Ky nuk kishte aftesite e duhura te udhehiqte Lepanton.Prandaj Lepantos nje vend i rendeshishem qe kish nevoje te mbrohej ju dha Veli Pashes.Nga ana tjeter Aliu kishte lajmeruar Stambollin qe sanxhaku i Inebahti te ishte i mbrojtur duhej dhene njerit nga djemte e tij.Nderkohe qe Muktari shkonte ne lufte ne Danub sanxhaku i Delvines qe ishte i Veliut dhe ne te njejten kohe ky mbante edhe postin e ministrit te Derbents,Delvina ju dha Muktarit dhe sanxhaku i Inebahti ju dha Veliut kjo pas vitit 1806. Veli Pasha ishte edhe governatore i Poliponezit. Ne 1807 ndersa ishte governatore i Rumelise dhe Delvines ju dha grada Vezir. Ne vitin 1811 u emerua Pasha i Thesalise, te parin aksion qe mori qe ajo te zgjithte problemin e grekeve, qe konsistonte ne esplusionin e jeniçereve qe kishin ozurpuar vendin.Gjate qendrimit te tij ne Larisa martoi vajzen e Nexhip Beut njeri nga me te pasurit e qytetit,ndertoi sarajet e tij ne Filipopoli,kurse sarajet kryesore te tij qene ne Tyrnavos nje ndertese 3 kateshe,po ashtu edhe ne Desianiun ndertoi nje sara shume te bukur ku ndertoi dhe nje liqen artificial ku lundronte me barka.Ne krahasim me Muktarin Veliu ishte me diplomat, me karakter te qete, i interesuar per politiken,me nje paraqitje te pelqyeshme,me pak burreror e luftetar se Mukhtari, dhe me gjitheate qe nje komandant i zoti.Veliu morri pjese ne shume beteja por ato me te sukseshme qene kunder sulioteve .Me fitoren ndaj Sulit,dhe luften kunder Republikes se 7 Ishujve te Jonit ku arriti te merrte Vonicen,Butrintin,Prevezen nga Francezet dhe ajo kunder rebelimit te serbeve ne pashallekun e Beogradit ne ate kohe quhej Sanxhaku i Smederevo,tregoje qe kishte edhe aftesi ushtarake por jo si vellai i tij Muktari.Po si e pershkruajne bashkehore te tij Veliun qe na japin karakterin dhe personalitetin e tij.Romanzieri Angelez John Galt qe takoje Veliun ne Sofie ne vitin 1810 shkruan:Eshte nje admirues i jetes Europiane dhe flet shume gjuhe te huaja.Ka urdheruar qe Pausania te perkethehet ne greqishten moderne,viziton shpesh Athinen ku admiron objektet historike qe terheqin shume te huaj,Veliu eshte liberal dhe i moderuar.Po ashtu Athanasios Grigoriadis na jep kete opinion :Veliu eshte 30 vjeç,eshte i bukur,i gjate,ka sy te kalter dhe te embel,eshte biond dhe ka nje ecje plot siguri e hegjemoni.Vishet gjithmone me rroba te kuqe te velutuara me flori.Eshte akut,i hijeshem,filozof e ambicios,i pelqejne grate dhe eshte gjithmone i deshiruar nga ato.Ndersa Pouqueville tregon per te: qe i pelqente te perziente forcen me qejfin ,kur kafshonte buzet gjate perkethimit te skenave hot te librave te huaj me permbajtje erotike.Kurse G.Oikonomou flet me perbuzje per Veliun : Eshte vulgar ja kalon 100 here babait ne kete drejtim,genjeshtar,i pabese dhe i rrezikeshem,frikacak,ziliqar,dhe i djallezuar.Veliu kishte shume pasione njera prej tyre perveç gjuheve te huaja qe edhe muzika.Ai ka qene i pari qe ka sjelle ne keto ane instrumentin e pianos.Ja si shkruan Veliu ne 6 Qershor 1809 tregtarit te tij ne Malte:Jam shume i kenaqur per pianon qe me derguat dhe me pelqeu shume edhe per kengetaren Italiane qe kish arrdhur per kete rast te veçante.Kurse nje here te tjeter ne Janine pyeti nje udhetar Italian,duke i treguar atij xhamite e medhaja ne Janines e yet udhetarinse kjo ndertese eshte e mjaftueshme er te ndertuar njeopera si ajo ne Itali,kete deshmi e sjell nje gazete e kohes ne France " La Quotidienne" e 29 Nentorit 1817. Po ashtu nje tjeter pasion i tij qe arkiollogjia,ai bashke me Aliun jane arkiolloget e pare qe bene kerkime arkiollogjike ne keto territore,Aliu kerkonte Dodonen kurse Veliu bente kerkime ne Poleponez te gjitha keto me qellim perfitimi ekonomik. Vitet e fundit flitej qe marredheniet me Aliun nuk ishin shume te mira kjo per shkakun qe Veliu kish marre vajzen e Ismail Pasho Bey per djalin,ky armik i betuar i Aliut ,dhe qe pikerisht Ismail Pasho bey qe e kish njoftuar Veliun per marredheniet te Aliut me Zeibiden,ky ne ate kohe punonte si sekretar i Veliut.Aliu i druhej veseve te Veliut aq sa dhe virtytet e Muktarit.Dihet qe Veliu u dorezua Portes ,ne fillim u dergua ne Azine e Vogel ne Qutachia ku u burgos dhe me pas u ekzekutua ne fshetesi.Veliu i kuptoj shume shpejt qellimin e sulltanit, prandaj ai nga burgu vazhdonte te shkruante letra, bashke me vellezerit e tij, luftetareve shqiptare qe te vazhdonin kryengritjen dhe luften ndaj Portes.Keto letra rane ne doren e Portes dhe kjo beri qe dita e ekzekutimit te ishte e afert.Keshtu koka e Veliut dhe djali te tij Mehmetit te ekzekutuara ne Kutahya ne fshehtesi, u ekspozuan ne daten 7 Gusht 1821.Po ashtu edhe gruaja Zeibidea ju ekzekutua me mbytje.Kurse femijet e tjere Selimi banonte ne Stamboll dhe ne vitin 1847 u emerua komandant ne Beograd ku vdiq ne te njejtin vit ne moshen 44 vjeç, djali tjeter Ismaili pati nje karriere te gjate afer Vezirit te Madh dhe pati nje rol vendimtar ne asgjesimin e Jeniçereve ne vitin 1825.Ne vitin 1828 ju dorezua fushata kunder Rusise dhe ne vitin 1847 merr titullin Vezir. U emerua dhe governator i Andrinopolit,Selanikut dhe Prizerenit,pati dhe shume detyra te tjera te rendesishme ne shume zona te Perandorise.

NB. Ne foto eshte nje sherbetor i Veliut ,jo Veli Pasha.



Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena dhe qethja luftarake e flokeve.

Qethja luftarake e flokeve (Warrior head shaves), eshte nje praktike e qethjes te flokeve,qe konsiston ne qethjen dhe rruajtjen e flokeve ne...