"1.Ali Pasha angazohet te merre pjese bashke me greket,ne nje kryengritje per te zbuar turqit nga Ballkani.Per kete qendrim ai kerkon sigurime per njohen e tij si sundues i pavarur i Pashallekut,per njohen e territorit te tij qe duhet te zgjerohet ne te ardhmen,dhe per ushtrimin e lire te fese nga myslimanet.
2.Nga ana e vete,ai zotohet ti trajtoje njelloj si myslimanet ashtu dhe te krishteret dhe ti pranoje ata si ne administrate ashtu dhe ne ushtri,duke patur si parim te vetem aftesine e tyre.
3.Taksat do te unifikohen per te gjithe banoret greke apo shqiptare,mysliman apo te krishtere qofshin.
4.Do te largohen fuksionaret e larte turq me prirje armiqesore ndaj tij.
5.Aliu pranon qe Rusia te kete te drejten e mbrojtjes se te krishtereve ne shtetin e tij.Grekerit do te jene ne mbrojtjen e Rusise,por pa pasur te drejten per te transferuar çeshtjet e tyre gjyqesore dhe te apelojne ndaj gjykatave vendore ne gjykatat ruse.
6.Ali Pasha nuk do te pagoje taksa vasaliteti.
7.Aliu gjithashtu pranon qe ligjet dhe udherat te shkruhen ne gjuhen greke,kurse shqipja do te jete gjuha e dyte e shtetit.
8.Aliu pranon qe si garanci te dergonte ne San Peterburg njerin nga djemte e tij"
Konsultimet midis Kapodistrias dhe Ali Pashes do te ndermjetesoheshin nga Ioanis Paparrigopoulos,sekretar i ambasades ruse ne Patra me urdher te ambasadorit rus ne Kostandinopol.Paparrigopoulos arriti ne Korfuz ne prag te Pashkeve ortodokse,ne 21 Mars 1819 pas nje udhetimi sekret e plot peripeci drejt Janines do te takoj dhe bisedon me Ali Pashen,Ne emer te Aliut ai i dorezoje Kapodistres nje leter kerkese te Aliut per mbeshtetje te kryengritjes dhe qendresen qe po pregatiste kunder Sulltanit,dhe shprente deshiren e tij qe do bente çdo gje ne mundesite e tij per perkrajen e kauzes se tyre. Paparrigopoluos niset nga Korfuzi per ne Janine perseri ku takon perseri Ali Pashen ne 28 Mars dhe i transmeton Aliut fjalet e Kapodistrias;" I kerkoj Madherise tuaj,te me besoni qe kudo qe te ndodhem,deshiroj te perfitoj nga rasti qe tju dimostroj mirenjohen dhe mbeshtetjen time",pas Janines Paparrigopoulos shkon ne Kostandinopol ku informon ambasaden ruse.Ali Pasha do ti shkruaj perseri Kapodistrias ne 31 Mars 1819 dhe Kapodistria do ti pergjigjet ne 11 Priill 1819 ku midis te tjerave e falenderon Aliun per lirimin e vellezereve Mostra nga Arta.Ali Pasha i kishte liruar vellezerit Mostra per te dimostruar deshiren e tij per kete bashkepunim mes tyre. Paparrigopoulos kethehet per here te dyte ne Janine pasi Kapodistria ishte larguar nga Korfuzi,kjo per nje kerkese te rinovuar te Aliut ku konsultohet me te.Kethehet ne Konstandinopol dhe nga ketu ne Rusi ku informon Kapodistren(Minister i jashtem i Rusise ne kete periudhe) dhe Ypsilantis per kete takim dhe me ne fund kethehet ne Patra ku informon udheheqesit e tjere te revolucionit.Ky bashkepunim i dyfishte do te vihet prape ne dukje ne 13 Janar 1821 ne Laybach te Lubianes ne Slloveni,ku Kapodistria udheron komandantin nen varesine etij politike Inchov te ndaloj hyrjen ne territorin Rus,te derguarit te Ali Pashes Kostandino Hadjigeorgiou i cili kishte arritur ne Kisinau me urdher te Aliut dhe shume letra per ti parashtruar Carit te Rusise kerkesat e tij per mbeshtetje dhe ndihme kunder Portes se Larte.Situata ne terren midis Ali Pashes dhe Sulltanit do te percaktoje kohen dhe vendin e nisjes se revolucionit.Ky bashkeveprim i Aliut me Kapodistren nga shume historiane lihet ne heshtje.Inkurajimi qe i beri Aliut dhe perdorimi tij kunder Sulltanit per llogari te nje vendi tjeter ishte pjese perberse e planifikimit te Revolucionit 1821.Kur flet per kete revolucion nuk ka si te mos permedesh Suliotet,kjo race e shqyar luftetaresh shqiptar te besimit ortodoks,qe do te ishte nje faktor shume i rendesishem dhe vendimtar ne kete revolucion.Raportet e tyre me Ali Pashen jane here miqesore dhe here armiqesore,shume prej tyre jane luftetar dhe gjeneral ne ushtrine e Ali Pashes Tepelenes.Aliu pas fushates te viteve 1789-1803 kunder Sulit me qellim kontrollin dhe sundimin ne territorin e shtetit te tij, do te armiqesohej me ta por jo me te gjithe kreret e Sulioteve.Keta ne momentet me kritike te Aliut kur po perballej me Porten e Larte do ti vinin ne ndihme Luanit te Epirit,ashtu si e ka zakon shqiptari ne emer te "Beses",pavaresisht çfare besimi i perkasin.Keshtu ne 20 Dhjetor 1820 u nenshkrua nje marreveshje midis Ali Pashes dhe Notis Boçaris e perfaqesuesve te tjere suliote qe e shoqeronin.Aliu ju propozoi te luftonin turqit bashkerisht dhe si kembim Aliu ju afron te kethen menjehere ne Sul ne vatrat e tyre,nje shume me para dhe furnizime me arme dhe municione.Suliotet pranuan dhe u bene aleat te rendesishem te Aliut ne kete lufte dhe do te kontribonin me rreth tre mije luftetar suliote.Si garanci per kete mareveshje do te jepej si peng Husein Pasha djali i Mykhtarit,kurse nga ana e sulioteve do te lihej si peng,gruaja e Marko Boçarit me dy femijet,si dhe motra dhe vellai i nje tjetri fisi te Sulioteve.Po ashtu ne kete kohe eshte e dokumentuar bashkepunimi i Kolkotronit(Heroi Kombetar Grek) me Aliun dhe ushtrine etij.Kur Kolkotroni ndihmon njerezit e Aliut per ti nxjerr nga Tripolica dhe shoqeruar ata nepermes Agios,kjo dhe me nderhyrjen e admiraljes te flotes Bubulina.Keshtu ai do te ndihmonte Aliun ne qendresen e tij dhe kurajonte ate kur ky kishte bllokuar trupat e Hurshit Pashes perpara Janines.Oficeri francez Maxime Raybaud eshte deshmimtar okular qe ne fiund te Gushtit,jashte mureve te Janines Kolkotroni dhe njerezit e tij u takuan per 3 here me Elmaz Meçon njeriun e besuar te Aliut, per te bashke kordinuar aksionet e perbashketa luftarake.Kete bashkepunim na i deshmon edhe Jusuf Pasha nga Patra,qe ne nje leter qe i dergon Sulltanit ne fillim te 1822,e informon dhe raporton nje marreveshje midis Kolkotronit dhe Elmaz Meços i besuari i Aliut.Per rreth 11 muaj lufta kunder turqeve dhe qendresa heroike e Luanit te Epirit do te shenonte fillimin e tij dhe do te ecte krah per krah me Revolucionin 1821 duke ndihmuar keshtu ne menyre rrenjesore ne suksesin e ketij Revolucioni.Ky bashkepunim qe kurrorezuar ne 1 Shtator 1821 ne Peta te Artes mes paleve suliotet bashke me Aliun dhe krereve te "Shoqates se Miqeve"dhe levizjes se tyre per shpetimin e Ali Pashes me motivacionin;"Jemi bere nje trup dhe nje shpirt i vetem i pazgjidheshem njeri me tjeterin, do te derdhim gjakun tone per fitoren vendimtare te Ali Pashes ", kjo marreveshje do te prishet ne fund ne vitin e pare te Revoluciont, kur i derguari i Ali Pashes, Tahir Abazi me njerezit e tij,vizituan Arginon dhe Mesologji,rruges per te shkuar ne Asamblene Kombetare qe mbahej ne Poleponez, ky bashkebizeduan me Aleksandro Mavrokodosin nje nga perfaqesuesit e "Shoqates te Miqeve" dhe Revolucionit,dhe pane me syte e tyre kaosin qe mbizotronte neper rruget e qyteteve,objektet e kultit te fese myslimane te profanuara si teqe e xhami,shume qytetar te besimit mysliman gra femije dhe burra te vrare rreth 15 mila, dhe te lene rrugeve,thirrjet e revoltusve qe Rusia do te na shpetoje etj. Tahir Abazi vendosi te kethehej menjehere dhe ti raportoj situaten ne terren Aliut,dhe gjate rruges rrezikoj dhe jeten kjo per arsye qe Vlachopoulos njeri nga udheheqesit e revoltusve dhe perfaqesues i "Shoqates se Miqeve" propozoj qe ta vrisnin Tahir Abazin bashke me shoqeruesit e tij,por shqiptari suliot Alexis Noutsos dhe disa te tjere nuk ishin dakort dhe ndaluan kete akt.Me te kethyer ne Janine Tahir Abazi i raportoj Ali Pashes qe ata po luftojne per fene e tyre dhe vendin e tyre dhe jo per ty.Shqiptaret ne kete revolucion edhe pas renies heroike te Luanit te Epirit e ndihmuan dhe bashkepunuan ne kete revolucion.Kete bashkepunim e deshmone dhe nje leter qe Kolkotroni ju dergon te pareve shqiptare qe ishin ikuadruar ne ushtrine osmane, qe ai po bante besen e dhene per kete bashkepunim,ne Gusht te vitit 1822,vetem gjashte muaj nga renia e Aliut.Ne kete leter e rene ne duart e osmaneve ai do te shkruante;
Miqte e mi dhe bejleret e mi te dashur.Kolonele dhe rreshtere, shqiptare te tjere (arvanitet mysliman),ju shpreh pershendetjet e mia te perzemerta dhe miqesore.Une miku juaj besnik,Teodor Kolkotroni,ju shkruaj per tju pyetur pas beses te dhene.Jam zhgenjuer,qe ju na sulmuat.Me duket e habiteshme si ju u gjendet ne krah te dudumeve(osmanet).Une ju kam dhene besen e shqiptareve,te cilen e nderoj me trimeri,duke mos guxuar te thyhej kurre ate.Babai jone ( Ali Pasha) ishte i pari qe krijoj kete marreveshje dhe bese me ne.Miqte e mi Elmaz Meço Beu dhe Veli Pasha dhe te gjithe shqiptaret e tjere qe ishin te pranishem ne Tripoliza,jane deshmitare te beses time.Po te kishit mbajtur besen si burra trima,nuk do te kishit ardhur ketu.Nuk eshte per tu habitur aspak,se ata(osmanet) ju mashtruan edhe nje here,si bene muaj me pare duke çuar ne vrasjen e Baba Aliut,babain tuaj dhe timin.Heret a vone do te pendoheni per veprimet tuaja,dhe do ti bini murrit me koke.Megjithate pavaresisht se une e di fajin tuaj ne kete çeshtje,une ende ju konsideroj ju,si njerezit e mi dhe te dashurit e mi.Une nuk do tju sulmoj edhe ne qofse ju me sulmoni.Kjo eshte e dukeshme nga fakti qe une ju lashe te kaloni neper Dervenaqi pa ju sulmuar.Une ju dua dhe ju shoh si vellezerit e mi dhe femijet e mi.Nese deshironi dergoni nje ose dy nga njerezit tuaj ose sa te doni,kur te doni,dhe jam gati te jap besen time.Mos kini frike per sigurine e tyre kur te vine ketu dhe ju garantoj kethimin e tyre te sigurte,me koken time,nderin dhe jeten e femijeve te mi.Udhezoni njerezit tuaj qe do vine,te tregojne letern tuaj ne nje dege te mbajtur lart dhe te thone qe po vijme te takojme Kolkotronin.Kur te mbrijne une do te jem aty dhe ata do te kethehen me nderin e paprekur.Deshiroje te vini te gjithe se ju deshironi,dhe te jepni besen tuaj,ju e beni kete pa frike me pushket tuaja trime te mbajtura mbi supe.O vellezer!,une nuk deshiroje vdekjen tuaj sepse une ju kam dhene besen time.Ju gjithashtu jeni deshmimtar qe Perendia te na ndihmoj ne çeshtjen tone,kuptoni qe ajo do vdekjen tuaj,une ju keshilloj te zgjidhni jeten.Edhe nje here vendimi ju perket juve.Ju pershendesh edhe nje here.
Miku juaj,
Teodor Kolkotroni 5 Gusht 1822
Edhe me vone Shqiptaret nuk ishin te motivuar te luftonin kunder ketij Revolucioni,kaq e vertete eshte kjo sa Sulltani ishte shume i zemeruar me apatine e Shqiptareve ne kete lufte.Per kete arsye ai kerkoi ndihmen e Mehmet Aliut te Egjyptit.Por kete rol te shqiptareve ne ndihme te revolucionit e deshmon dhe nje leter e Ismail Bej Vlores(gjyshi i Ismail Qemalit) te dates 29 Nenror 1828 drejtuar elites se kohes, Sulejma Bej Konices,Tahir Abazit ish gjeneral i Ali Pashes nje nga bashkepuntoret e ngushte te tij,Veli Bej Grebenices dhe krereve te tjere shqiptare te Jugut,ku ju propozon qe te mos perdoren dhe merren me shtypjen e kryengritjes Greke siç i ka urdheruar Porta e Larte.Por ju kerkon te mbidhen ne Berat ku te diskujtojme te ardhmen e Shqiperise. Shqiptaret jane te paret qe filluan luften per pavaresi kunder Perandorise Otomane nepermjet projektit per krijimin e shtetit te Aliut,shqiptaret frymezyan edhe popujt e tjere te Ballkanit per liri e pavarsi.Eshte pikerisht ky projekt i Ali Tepelenes qe do te shenoje edhe fillimin e nacionalizmit Shqiptar,krijimi i ketij do te shenoje fillimin e proçesit per memvetesi te Shqiptareve,kryengritjet e mevoneshme ne jug te Shqiperise si dhe ato ne veri,do te ishin vazhdim dhe te frymezuarea pikerisht nga projekti i Ali Pashes per pavaresi,do te pregatisnin terrenin,per kurrorezimin e saj, qe u be gati 100 vjet me vone ne Vlore.Ky projekt nuk u realizua ne kete kohe nga Ali Pasha per shume faktore dhe mbi te gjitha nuk arriti te siguroj mbeshtetje nderkombetare te fuqive te medhaja te kohes,vedimtare per kete periudhe historike.Fuqite e medhaja te kohes nuk e ndihmuan por perkundrazi u munduan ta perdorin ate dhe shtetin e tij (de fakto) per qellimet e tyre gjeopolitike.Jane te shumta deshmite per kete rol te Ali Pashes dhe shqiptareve ne kete Revolucion,ata do te theksojne e do te ngrene lart kete rol duke i dhene vendin e duhur ne histori.Lamertini per Aliun do te quaj "Skenderbeu i Ri" ndersa historiani dhe studiusi Dionis Skiotis do te shprehet;"Pa kryengritjen e Aliut ,Revolucioni Grek do te ishte mbytur qe ne djep".Pukevili perfaqesuesi i diplomacise Francese te Napolonit ne Janine per kete Revolucion do te thote;"Levizja Greke per pavaresi ne fillimet e saj nuk mund te bente ne asnje menyre pa mbeshtetjen e Ali Pashe Tepelenes" .Ndersa austriaku Jakob Philip Fallmerayer do te shprehet se:"Revolucioni per pavarsine e Greqise ishte nje Revolucion Shqiptar dhe jo Grek".Por edhe historiani Anglez William Miller do te shprehet; "Ali Pashe Tepelena,Luani i Epirit eshte rruga qe te çon drejt Revolucionit Grek te 1821".Finley ne vepren e tij per Revolucionin Grek do te shprehej;"Historia e Revolucionit Grek do te mbetej kryesisht e panjohur nese rendesia e elementit shqiptar,i cili ishte i perhapur ne shoqerine ushtarake te Perandorise Osmane nuk vleresohet ne kontributin e tij te plote". Rilindesi jone i madh, Sami Frasheri do te shprehet se;" Greket duhet ta permendin me respekt e nderim te madh emrin e Tepelenasit,sepse per here te pare ideja e shtetit te pavarur ne pjesen Jugperndimore te Europes Osmane lindi ne mendjen e Ali Tepelenes."
Nessun commento:
Posta un commento