Powered By Blogger

lunedì 27 aprile 2026

Ali Pasha Tepelena në pikturën Italiane të shek XVIII. Albert Pasho.

Ali Pashë Tepelena si figurë historike nuk do të qëndrojë vetëm i mbyllur në faqet e librave te shumtë shkruar per të,por figura e tij është nga ato figura  historike që do të dal jashtë faqeve të librave dhe do të frymëzojë edhe piktorët e kohës së tij për ta shëndrruar atë, edhe në një mit dhe simbol figurativ, nëpërmjet pikturave dhe tabllove të shumta  duke ndezur fantazine e publikut europian dhe imagjinatën romantike të tyre.Nuk të habit fakti që artistët europianë e kanë vështruar Ali Pashën si vështrohet një personazh romani sepse figura e tij nuk është asnjëanëse asnjëhere dhe nuk mund të mos të jetë e tillë.Ali Pasha ështe një figurë historike që jeton në mes dy botëve, dy botëkuptimeve,dy realiteteve,dy epokave midis Orientit dhe Perëndimit,udhëkryeqit të madh të kohës dhe të botës të mëparshme por edhe asaj moderne, të Europës të Napoleonit,diplomacisë britanike dhe Perandorisë osmane. Ali Pashën artistët europianë do ta preceptojnë si orientalin e Orientit të largët  misterioz dhe të egër që mahnit dhe të frikëson në të njëjtën kohë.Personazhi e tij do të paraqitet si një ikonë e orientit,i fuqishëm,i ashpër,mbresëlënës me turbanten e tij,mjekërën e bardhë,vështrimin e egër,veshjen me rroba të shtrenjta e vellutate me stofrat e orientit,armët e lara në flori dhe argjëndë zbukuruar me diamante,orenditë dhe tapetet e pallateve të tija do ta këthejnë në një mit figurativë. Personazhi i tij do të prezantohet si një figurë historike që jeton midis luksit oriental dhe intrigës orientale ndarë midis relitetit historik dhe legjendës, që publiku europian imagjinonte me ëndje por nuk e njifte.Ky orient nuk ishte kështu larg për europianët si India ose Persia por përkundrazi shumë afër tyre.Epiri i Ali Pashës ky "orient" misterioz ishte tek dera e portës të tyre mund ta prekje me dorë,ekzotik por ne të njëjtën kohë familjar për ta,i ndryshëm por i njëjtë në perceptimin e tyre.Eshtë ky dualitet ky tension që Ali Pasha përfaqëson në esencë  e bënë atë figurën e përkryer për pikturën romantike europiane të shek XVIII ose si quhet ndryshe shekulli i orientalismit romantik në botën e letrave dhe arteve figurative.Ali Pashë Tepelena përveç se është personazhi ikonë i literaturës romantike të kohës,nga kollosët e saj si Balzak,Hygo,Dumas,Gëte,Byron e shumë autorë të tjerë po ashtu do të jetë ikonë e arteve figurative.Aliu është një nga figurat më të pikturuara të epokës së vet ai të ngjan se ka lindur për tu bërë objekt i këtij arti duke e këthyer në një mit dhe simbol për kohën.Edhe pse pjesa më e madhe e këtyre pikturave dhe më cilësoret vijnë tek ne nga autorë francezë, gjerman dhe anglez edhe artistët italian do të kontribojnë në krijimin e mitit ikonografik të Ali Pashës me ndjeshmërinë e artit të saj.Edhe pse piktura italiana dhe piktorët e saj nuk kanë lënë shumë piktura të drejtëpërdrejta për Ali Pashën si ikonë,prezenca e tij në artin Italin nuk është margjinale por përkundrazi ajo ka bërë diçka të ndryshme nuk e ka prezantuar si një personazh në vetvete por si një ngjarje,dukuri si hapsirë ikponografike për skenat e saj.Vetë jeta e tij prej luani por edhe fundi i tij tragjik do të jenë subjekt i kësaj narrative romantike orientaliste si figurë historike dhe në të njëjtën kohë si dukuri,ngjarje e europës Napoleonike e pas saj. Giuseppe Bertoja (1803-1873) një nga skenografët më të njohur të kohës i dalluar për bashkëpunimin e tij me Giuseppe Verdi por edhe me Rosinin,Donizetin,Bellinin etj.Në vitin 1841 Bertoja do të bjerë në skenë një bozeto ikonografike të madhe për skenën e melodramës  Ali Pascia di Giannina-Assedio di citta medievale, në Torino në Teatrin e Regio.Nuk është një tabllo për Aliun në vetvete por një mënyrë për të pikturuar fenomenin e tij,luftën dhe qëndresën e tij epokale në kalanë e Janinës,me muret e saja e rrethuar,në mes flakëve,ushtrisë osmane që përcjellin një atmosferë tragjedie që do të ndodhë dhe vrasja e Ali Pashës vërtetë tragjike e denjë për një epilog  tragjik të këtij romanticizmi oriental,burim inspirimi për artistët e romantizmit europian dhe në këtë rast i Giuseppe Bertoja.Si ndodhë shpesh artet figurative do tju paraprijë ato të literaturës.Haydde vajza imagjinare e Ali Pashës dhe Vasiliqisë e prurë nga gjigandi i letrave Aleksandër Dumas(babai) në romanin e tij "Conte di Monte Cristo" do të inspirojë një tjetër piktor italian i shek XVIII, Vicenzo Marinelli piktor orientalist Napoletan me origjinë Lucano do të  shquhet për skenat e jetës ekzotike dhe personazhet subjekt i botës orientale.Në në vitin  1850 do të udhëtojë në Rumeli(Turqia Europiane) e kohës.Marinelli do të pikturojë tabllonë me titull; " Haydee,figlia e Pascia di Giannina".Skena në këtë tabllo është me të vërtetë impresionuse.Në sfond do të paraqesë bukurinë magjepse të Epirit("orientin"),me malet e tija të larta që bien thikë mbi detin e Epirit me një blu të thellë turkese,dhe bregdetin e tij mbuluar nga një gjelbërim intens si vetë jeta e kësaj toke.Marinelli do të vendos në qëndër të tabllosë dhomën e pallatit të Pashait që përcon jetën luksoze dhe ekzotike të tij,mobiluar me orendi orientale dhe stofra di seta e kashmirë të orientit të largët.Epiqëndra e tabllosë është karakteriale ajo paraqet dashurinë e babait për vajzën e tij,e cila e bënë të zbresë atë nga pozita e Pashait një sovran i ashpër dhe i rreptë në një atagjament atëror dhe umanë,mbështjellë me veshjen e tij luksoze e denjë për një sovran.Hydde bukuria e saj është magjepse,një bukuri që të ndal frymerjen si ajo e orientit.E brishtë, delikate si një lule që sapo ka çelur,veshur si një pricipesë me shikimn ulur përpara autoritetit të babait të saj.Eshtë për tu vlerësuar veshja e Haydes si e ka sjlle autori,jo si veshje tipike orientale por si princeshat europiane që dëshmon këtë dualizëm të Aliu dhe oborrit të tij midis orientit dhe perëndimitKy dualizëm shprehet edhe tek veshja e shoqëruesit të Haydes djali të ri veshur me veshje tradicionale shqiptare fustanellë dhe jo si ato të lindjes osmane.Pas Hydes është Konti i Monte Krishtos (Dantes) i përulur në shënjë respekti e graditune përpara Aliut,autori me këtë skenë karakteriale ka dashur të sjllë edhe pozicionin dhe rëndësinë e këtij luani përkundrejt botës perndimore,si një urë lidhëse dhe jo ndarje midis këtyre dy realiteteve të kohës.Tabjolla tjetër me titull;" Ali Pascia di Giannina esaudisce la supplica di Vassiliki" në shqip;" Ali Pasha i Janinës plotëson lutjen e Vasiliqisë" e vitit 1841 me autor piktorin italian Luigi Zuccoli (1815-1876) është një tjetër kontribut i artit të pikturës italiane për Al Pashë Tepelena.Tematika e kësaj tablloje paraqet pikërisht ngjarjen e ndodhur kur Ali Pasha njohu për herë të parë Vasiliqinë.Lutjen e saj për lirimin e babait dhe vëllezërve të saj një ngjarje reale e kohës prurë në këtë tabllo nga Luigi Zuccoli.Një tjetër autorë italian është Vincenzo Gaiassi (1801-1861),lindur në Romë ka qënë një skulptor dhe incisore xilografo e acquafortista(tabllo acquarelo) influencuar nga piktorë të mëdhenj italian si Antonio Canova.Eshte i njohur edhe për tabllo në aquarel që sjellin jetën e përditëshme por ky autor është mjaft i vëmëndëshëm ndaj detajeve të skenave të tabllove.Vita e tij artistike zhvillohet në një periudhë me ndryshime të mëdhaja kulturore dhe historike si në Itali dhe Romë si qëndër e rëndësishme artistike,po ashtu edhe në Europë.Gaiassi do të na sjellë tre vepra lidhur me Ali Pashë Tepelenën gjatë viteve 1833-1835,në botën e botimeve dhe stampave të artit grafik.Veprat janë;"Ali Tebelen Pascia di Giannina", "Esecuzione di Thymios Vlachavas" dhe "Sfrenata Gioja di Veli Figlio di Ali Pascia di Giannina".Autori tjetër italian Pinelli Bartolomeo (1781-1835) në serinë e jetëve dhe ritratet e njerëzve dhe grave ilustre,do të sjellë ritratin me titull;"Ali Pascia di Giannina" e vitit 1821-1822.Edhe D.Bonatti një tjetër autorë do të sjellë në vitin 1825 ritrato;"Ali Pascia ed Dervis".Figura e Ali Pashë Tepelenës nuk është vetëm një kujtim i të kaluarës por një figurë historike prezantuar nga arti europian dhe italian që vazhdon të jetojë dhe flasë për se sepse ai prezanton një figurë më të madhe se vetvetja.Ali Pasha përfaqëson Mediteranin si një udhëkryqë të madh kulturash,përfaqëson dualitetin e pushtetit tensionin midis lirisë dhe autoritetit të pushtetit të tij,një figurë afashinante që arti e ka këthyer nga historia në mit e legjendë.Çdo artist në këtë figurë të shumëanëshme dhe afashinante me penelët e tyre me të shumtat interpretimet e tyre kanë gjetur jo vetëm personazhin romantik oriental por atë të njëmijë përmasave si një pikë takimi midis lindjes dhe perëndimit jo vetëm në botën reale por edhe në atë artistike.


Fotogaleria autorët italian;


1-" Ali Pascia di Giannina esaudisce la supplica di Vassiliki".1841  Luigi Zuccoli.

2-"Haydee,Figlia di Pascia di Giannina". Vicenzo Marinelli.

3-"Ali Tebelen Pascia di Giannina", 1833-1835 .Vincenzo Gaiassi.

4-"Ali Pascia guarda esecuzione di Vlachavas" 1833.Vicenzo Gaiassi.

5-"Mura di cinta con cannoni"/Bozzetto.1841. Giuseppe Bertoja.

6-"Assedio di citta medievale"/Bozzetto.1841. Giuseppe Betoja.

7-" Ali Pascia di Giannina" Ritrato 1821-1822. Pinelli Bartolomeo.

8-"Ali Pascia ed Dervis". 1826. D.Bonatti.






















Pregatiti;   Albert Pasho



Free Blogger Albert Pasho



























mercoledì 22 aprile 2026

Kodra (Keshtjella) e Elenes.Tepelena (1230-1271).Albert Pasho.





Emeri Tepelene per here te pare eshte perdorur ne kronikat e kohes ne Korrik te vitit 1492 kur Sulltan Bajazidi II vjen ne Tepelene.Etimollogjia e qytetit ne kete periudhe lidhet se si ata e quajten dhe nje nga versionet me i pranushem eshte ajo qe lidhet me Kodren e Elenes ose Keshtjella e Elenes.Para kesaj periudhe Tepelena sipas burimeve antike me shume mundesi quhej Fanota.Po kush eshte Elena qe i ka dhene emrin qytetit tone?.Emeri i saj eshte Elena Duka lindi ne vitin 1242 dhe eshte vajza e despotit te Epirit Mihali II Komeno Duka dhe Teodora Petralifaina.Babi i saj Komeno Duka sovran i Despotit te Epirit(1230-1266/68) qe perfshinte Epirin ne veriperndim,nje pjese te Macedonise e Thesalise,ne veri siper deri ne Kosove dhe ne jug deri ne Nafio.(territori tij ne fig poshte).Nena e saj Teodora Petralifaina,ishte motra e Niceforo I Duka,qe pas vdekjes te babait si sovran i Epirit e zvendesoj ate si sovran.Elena Duka ne moshen 17 vjeçe u martua me Mbretin e Siqilise Manfredi, djali i Federico II.Manfredi kishte mbetur pa grua me vdekjen e saj Beatriçe e Savoia.Mbreti Manfredi ishte poet,nje luftetar i zoti dhe i zgju unar si babai i tij Federico II.Ceremonia e dasmes u be ne 2 Qershor 1259 ne keshtjellen e Tranit( Sot ne Puglia te Italise).Martesa qe me mbleseri(e kombinuar) me nderhyrjen e disa diplomateve te Mihalit II,per te mbajtur dhe garantuar paqen midis Epirit dhe Siqilise.Ne pajen e saj per Mbretin Manfredi ishin perfshire te gjitha te drejtat per qytetet e Durresit(qe tashme ishte i pushtuar qe ne vitin 1256) dhe rrethinat e tija,ishullin e Korfuzit,Vloren,Beratin dhe te tjera qytete.Keshtu mendohet qe edhe Tepelena e atehershme ka qene ne pajen e saj.Ku Mihali babai i saj kishte ngrritur nje keshtjelle per te si vend verimi dhe vend fortifikimi per kontrrollin e luginave qe futeshi ne brendesi te Epirit nga deti Adriatik,nga ka mar dhe emrin.Martesa me Manfredin nuk qe vetem bashkim dinastise por nje aleance midis dy mbreterive.Dhe ne fakt Manfredi dergoje tre mije ushtare ne ndhime te vjerrit kunder imperatorit te Nicea per pushtimin e Constantinopolit.Edhe pse martesa qe e kombinuar midis tyre lindi nje dashuri e madhe dhe paten pese femije,Beatriçe e Siqilise( 1260-1307 ),Federico i Siqilise ( 1261-1312 ),Enrico i Siqilise ( 1262-1318 ),Enzo i Siqilise ( 1265-1301 ),Flordelis i Siqilise (1266- 1297 ).Elena dhe Manfredi ne dtet e tyre te bukura shkonin shpesh ne Lagopesole.Martesa e tyre do te perfundoje ne 26 Shkurt 1266 kur Manfredi mundet dhe u vra nga pushtusi Carlo D'Angio ne Benevento.Elena u burgos nga Carlo DëAngio ne Lagopesole ku kaloj ne trishtese te plote larg femije te saj te burgosur ne Castel del Monte.Elena vdiq e burgosur ne keshtjellen e Parco di Nuceria Christianorum sot Noçera Inferiore ne 14 Mars 1271,kishte vetem 29 vjeç.

Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho

sabato 18 aprile 2026

Vegimi argjëndë. Poezi. Albert Pasho.





 


Një jetë zjarri, një jetë lufte,brenda një shekulli baruti,

Riflesi saj trazuar në gjolin e Janinës nga të egëra era,

Erë e Pindit një betimin do të bjerë, nga koha ajo thyer,

 Koka e tij nga fati kurrorëzuar , i fundit luan i Epirit.


Në një pjatë të argjëndi ajo ri, shpirti tij  pas  e ndjek ,

Nuk ështe një trofe për duart  dridhërake prej frikës ,

Nuk ështe frika e vdekjes por e shikimit që ajo sjell,

Si rrufe e prerë,ajo e gjëmimit e zjarrit që mbart.


E këkonin e deshën pallatet,perandor e mbreter bashkë, 

 Në sofrën e pushtetit si trofe e donin per  heshtjen lirisë,

 Koka që su ulë dhe nuk u dorrëzua kurrë edhe  para vdekjes,

Ishte hija e Pirros dhe e Skënderbeut e një betimi antik.


Rrugëtimin mori nëpër kontinente dhe në  histori, si lavdia e saj,

Një trup i vetëm se mban dot lavdinë,e madhe ajo si fitore Pirros,

Në pjatën e argjëndit ajo do shkëlqejë, dielli i një epoke që po perëndon,

Agimi i saj i zjarrte përzier me gjak,perëndimi i saj mbuluar me lavdi.


Do të shkojë larg në të huaja toka, tek froni i lartë atje ne Stamboll, 

Murmërinë njerëzia,murmërinë oborri bashkë me ta   Vezirët, 

Shushurojnë lutje në heshtje të thellë për kokën e prerë të luan Aliut,

Nga dritare tij vështron Mehmet Sulltani,netët e pa gjumë koka  i kujton.


Flet akoma ajo edhe pse është prerë,në mes  pallatit një luan  ushton,

Jam Ali luani ai burrërori,nuk jam një hije por jam zjarr i gjallë,

Flaka ime kurrë nuk do të shuhet , se në këmbë per atdhe unë kam rënë,

Koka ime e përgjakur dhe prerë, është e gjallë si kur më parë.


Në Epir fryn një erë lartë ajo  ngrihet  bashkë me të një amanet,

Amaneti në krah të erës mbi liqenin e Janinës shushuron  luanin,

Toka ime eshte Epiri e Akilt dhe Lekës e Pirros dhe e Gjergjit,

Pjatë argjëndi do të kujtojë luanin burrëror që gjigandët gjynjëzojë.


Albert Pasho 


Free Blogger Albert Pasho

giovedì 2 aprile 2026

Fanota (Tepelena).Albert Pasho.






Tepelena një vënd i vogël në Shqipëri që probabilmente është antika Fanota(Epir).Vëndi është plot me gjurmë të kohëve antike romane.Fanota është qyteti i parë që Romakët të cilët zotronin tashmë Antigonenë,duhet të kalonin për tu futur në brendësi të Epirit.Cola dikur një herë kaloi natën në shtëpinë e një miku të tij Konsulli Aulo Ostilio dhe do të ishte befasuar dhe zënë rrob atje nga Mbreti Perseo,nëse plani i këtij të fundit(Perseo) nuk do të kishte dështuar për shkak të rezistencës të molosëve aleat të Romës.Pas disfatës të Perseut të shkaktuar nga Paolo Emilio,Fanota ishte i pari qytet që ju dorëzua Anichio,pushtuesi Epirit.Në Tepelenën e sotme ka ende gjurmë dhe relike të ndërtimeve Romake; një urë me shtatë harqe e ngrritur mbi themele të lashta greke dhe sipër në kodër një kështjellë e quajtur "Kështjella e Elenës" nga e cila si thuhet shqiptarët i kanë dhënë emrin vëndit ( dmth Tepe- kështjellë dhe eleni-Elena).Në mesin e shekullit të XV Tepelena ka qënë kryeqëndër e një zotrimi të vogël dhe u shqua në luftimet me Skënderbeun.

Nga ky botim perstigjoz që në fakt ka si subjekt Ali Pashë Tepelenën dhe shpjegon vëndëlindjen e tij,kemi informacione për Tepelenën antike që quhej Fanota,qëndër e Romakëve ku ka banuar edhe një Konsull Romak Aulo Ostilio,dhe sulmi ndaj saj nga Mbreti Perseo.Si dhe lufta e Tepelensve në krah të Skënderbeut ku dhe janë shuar si luftëtar.Ky informacion do ti bashkëngjitet edhe atij të Polibio që përmënd qytetin e Fanota në Kaoni të Epirit në afërsi të Antigonesë themeluar nga Pirro i Epirit në luginën e Drinos dhe i dha emrin e gruas(Antigonesë).Polibio citon Livio i cili thotë;"Caio Licinio kishte lënë një batalion në Fanota dhe kish kaluar në Molosi krahinë në juglindje të Kaonisë".
Albert Pasho

Free Blogger Albert Pasho

Rebelimi i Thesalise i Thymios Vlachavas dhe Ali Pashe Tepelena.Albert Pasho.



Zhgenjimi i Ali Pashes nga Traktati i Tislitit 1807 do te qe i madh per projektin e tij politik ai i krijimi te shtetit te tij.Mos mbajtja e premtimit te dhene nga Napoleoni per dhenien e Korfuzit Aliut, qe do ti sherbente Aliut per forcimin e ketij shteti nuk do ta demoralizoje por perkundrazi do te vazhdoje me me force kete projekt te tij.Situata si ajo e brendeshme dhe e jashtme ishte ne levizje te shpejte me luftra dhe aleanca qe ndryshonin ne varesi te saj.Ali Pasha eshte drejt majes te fuqizimit te pushtetit te tij,kjo do te shqetesoje si rivalet e brendeshem te Aliut por edhe fuqite e medhaja si,Francezet,Ruset dhe vete Porten e Larte.Fillimi i fushates te luftes Ruso Turko e vitit 1806-1812 nga nje ane do ta ndihmonte ne projektin e tij duke i dhene dore te lire dhe nga ana tjeter do ta perballonte me interesat e ketyre fuqive qe kishin si qellim te vetem ta perdornin Aliun dhe shtetin e tij dhe jo ta ndihmonin.Keto fuqi do te perdorin elementi e brendeshem per ta luftuar Aliun.Keshtu ne vitin 1808 kur lufta ruso turko ishte ne zhvillim,Ruset do te nxisin dhe financojne levizjen e Thesalise me ne krye Thymios Valachavas (1760-1809).Thymos ishte nje prift qe ishte bere armatol ( trupe ortodokse krijuar nga Porta e Larte), ai ka qene ne sherbim te Ali Pashes dhe ka mar pjese edhe ne fushatat luftarake te Aliut si ka qene ajo e vitit 1794 kunder Pashait te Shkoderes bashke me armatolet e tij.Pas vdekjes se babait Aliu e ka mbrojtur familjen e tij vellezerit dhe njerezit e tij rreth 60 armatol.Aliu ne fillim ka pasur besim tek Thymios Valachavas dhe ai dhe armatolet e tij rreth 60 paguheshin nga Aliu.Bashkepunimi i tij si me Ruset me agjentin e tyre Louise Sotiris( Lodivikos) si dhe me francezet konsullin Francez ne Janine Pouqueville deshmojne qarte politiken armqesore te ketyre fuqive kundrejt Ali Pashes per ta perdorur per qellimet e tyre.Kleftet dhe armatolet u perdoren kunder Aliut.Nuk eshte rastesi qe kjo levizje e Thesalise e iniciatuar dhe financuar nga ruset do te jete pothuajse ne te njejten kohe me ate te konfederaten e bejlereve shqiptar kunder Aliut me qender ne Berat dhe pastaj ne Kardhiq kesaj rradhe inicatuar dhe financuar nga francezet me mbeshtetjen e Portes te Larte.Levizja e thesalise do te fillonte sipas planit ne 29 Maj 1808 dhe ishte mire organizuar.Ali Pasha do ta mesoje kete nga njerezit e tij dhe jane qe jane pikerisht armatolet e Metsoves Deligiannis dhe Efthymios Stournaris qe levizja e Vlachavas i kishte vene ne pozicione ne grykat  e Metsovos dhe Kallarate ne menyre qe te pengonin trupat e Aliut kur te vinin nga ky drejtim.Aliu me te mesuar kete plan te tyre nisi menjehere trupat e tija kunder saj nen komanden e djalit te madh Myktarit.Trupat e Aliut  sulmuan  afer Meteores kete levizje me nje beteje te ashper ky vellezret e tij Teodoro dhe Dimitro mbeten te vrare,kurse Vlachavas ne krye te 200 luftetareve te tij u arratis ne malin e Olimpit.Trupat e Aliut dhe Aliu vazhduan ta kerkojne Vlachavas deri sa me ne fund e kapin rrobe.Pas shuarjes qe ne djep te ketij ribelioni,Aliu menjeher do te luftoje kunder Konfederates te bejlereve shqiptar ne fillim ne Berat ku e mori ate dhe ne Kardhiq si rezistenca e fundit e kesaj federate.Aliu pas kesaj do te arrije ne maje te fuqise te pushtetit te tij,bashke me keto levizje Aliu do te dal fitus edhe ndaj ruseve dhe francezve.Ekzekutimi i Vlachavas ne Janine do te jete nje ekzekutim dimostrative edhe neper rruget e Janines.Me kete ekzekutim Ali Pasha dhe me burgosjen e Ibrahim Pashes te Beratit me gjithe kundershtimet e forta te Portes se Larte dhe per lirimin e tij, dimostronte para fuqive te medha si Rusia,Franca dhe Porta e Larte se ai ishte i vetmi zot ne trojet e tija dhe po ashtu nje parajmerimi per bejleret e tjere qe do te kundershtonin pushtetin e tij dhe projektin e tij politik.


Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho

Ali Pasha Tepelena, Vizionari reformator jashte kohes se tij. Albert Pasho.

Ali Pashe Tepelena i veshtruar ne kontekstin e krizes te Perandorive te medha midis shek XVIII-XIX eshte nje figure e madhe vizionare shqipt...