Powered By Blogger

giovedì 25 giugno 2026

Vdekja e Luanit (Ali Pashe Tepelena). Albert Pasho





Ende sot kur ecen ne malet e Epirit me pyjet e dendur, ne mes luginash te thella,me hone e lumenj, prrenjte te furrishem e te eger, si shpirti i kesaj toke ,ne brigjet e thepisura te bregdetit qe dallget e detit te kalter e ledhatojne, sikur kujtesa te ledhatoje historine e saj te brymosur prej miti e legjende.Ende sot percepton nje rrugjito luani,nje rugjito primordiale te dale nga thellesite e shpirtit te kesaj toke mitike e legjendare.Rugjito i luanit qe vazhdon te ndihet ne ndrrimin e moteve si ato te lashta  ne profecine e tij,ne motin e ri  gjate jetes te luanit por edhe sot ne motin   modern  pas  vdekjes te luanit rugjito i tij qe motet nuk e kane heshtur dot kurre.Eshte rugjito i Ali Luanit,luanit ne token e shqiponjave qe as vdekja nuk e heshti dot.Vdekja e Ali Pashe Tepelenes do ti beje nder dhe do te ngreje lavdine heronjve te kesaj toke mitike.Kjo vdekje ne nje rrethane tjeter do te kishte imituar dhe ndoshta eklipsuar emrat e famshem  te bashkepatrioteve te tij si Pirro,Aleksandri dhe Ulise mendjeprehte.Vdekja e tij do te jete nje simbol i lirise dhe i sfides ndaj armiqeve te krijeses te tij politike, krijimit te mbreterise te tij ate te shqiptareve,edhe pse kete krijese armiqte e shqiptarizmit e mbyten qe ne djep.Per kete krijese te tij Ali Tepelena nuk kurseu asgje,as jeten e tij,as te femijeve dhe nipit te tij dhe as pasurine e tij.Por vdekja e tij do te ishte me e embel se deluzioni i tij,per ata qe i rriti i ushqehu i beri te famshem dhe te medhenj,vdekja per luanin do te ishte me e embel se tradhtia.Ali Tepelena do te vdiste si nje guerrier antik i tokes te Epirit,edhe pse i thyer ne moshe ai do te vdes ne kembe me armet e tija akoma te nxehta qe leshonin tym ne duart e tija.Vdekja e tij do te jete epilogu i nje jete lufte,ajo eshte nje ritual dhe ekzekutim i nje ndermarje politike e orkestruar nga ata qe i trembeshin  pavarsise dhe influences se tij,legjendes dhe mitit te tij.Vdekjen e tij do ta kerkoje Sulltani.tre armata dergoje Sulltani per koken e luanit,dy nga toka dhe nje nga deti,80 mije ushtare, me ne krye generalin e famshem dhe te zoti gjeorgjianin Hurshit Pashen,heroin e Alepos qe sapo e kishte pushtuar.Por Janina e luan Aliut dhe e shqiptarve nuk eshte Alepoja.Gjithe kjo armate per thuajse dy vjet rrjesht do te deshtoje perpara mureve te Janines,nuk do te jete forca dhe madheshtia qe do te triumfoje.Eshte tradhtia ajo,dhe epiriotet kete e dine qe nga kohet antike,qe kalate meren nga brenda dhe jo nga jashte,eshte Ulise mendjeprehti dhe Akile qe do te marin Trojen,dhe ky mesim eshte bere shkolle edhe poer armiqte e tyre ne mote.Vdekja e Ali Pashes do te jete zija me e madhe qe nga koha e Pirros ne Epir,dhimbja do te jete ancestrale dhe e madhe,epiriotet do te qajne Aliun dhe bashke me te fatin e tyre te thyer, Aliu ishte shpresa,ishte madheshtia e pathyeshme,sovrani i pakurrorezuar i Epirit.Po ate nate Hurshit Pasha u gjet i befasuar dhe i manhitur ne te njejten kohe kur gjeti ushtaret e Aliut qe qanin humbjen e princit te tyre Aliut. Si shkruan Pouqueville:Per gjithe naten pas vdekjes se Aliut, Tosket dhe Geget dhe te tjera tribu shqiptare i denjten afer per gjithe naten trupit te Aliut duke e qare me ligje duke vene ne dukje bemat e tija.Hurshit Pasha duke pare kete situate dhe duke ju trembur ketyre luftetareve trima e te eger,urdheroj qe trupi i Aliut pa koke te varrosej me gjithe nderimet reale siç e meritonte personaliteti i ketij dragoni.Keshtu diten tjeter pasi laven trupin dhe e lyhen me vajra te profumosura duke e veshur dhe dekoruar trupin,e vendosin ne nje arkivol dhe e mbeshtjellen me mbulese kashmiri indian nje nga me te shtrenjtit e kohesSiper tij vendosen stemen qe mbante ne ceremonite zyrtare.I prene krenieren kalit te tij dhe e mbeshtollen me nje cope lejla,dhe siper vune shpaten dhe dekorazionet e tjera luftarake qe Aliu i kish fituar ne lufte.Per funeralin e tij u caktua nje resposabil zyrtar Selam-aga qe do te drejtonte gjithe ceremonine.Ne krye te korteut ishin gjeneralet dhe komadantet e tij qe mbanin lart stendartin me Tre Kode(bisht kali) qe trgonin rangun e Aliut, me e larta ne Perandorine Osmane,Vezir me Tre Bishta Kali.Te dyja anet e rruges qene te mbushura polt me njerez nga ku degjoheshin te qara e tyre.Korteu hyri ne keshtjelle nga hyrja kryesore dhe ketu nga te dyja anet e rruges ishin rreshtuar repartet e ushtrise se tij per ti dhene nderimet ushtarake princit te tyre.Bara ishte mbuluar me nje koperte ceremoniale dhe u vendos ne varrin e families ne krah te gruas Emine.Imami i jep lamtumiren e fundit duke duke cituar: "Ali Tepelena djali Veliut qofte i xhenetit".Ceremonia e vdekje do te jete e denje per nje princ,per luanine Epirit,eshte fundi i nje luani qe nuk u gjunjuzua kurre.Edhe vdekja e tij do te ishte adhuruar dhe pare edhe me zili nga vete armiqte e tij dhe vrasesi i tij per interes te Portes te Larte,Hurshiti.Vdekja e tij plot nder e lavdi nuk do te jete e njejte per vrasesin e tij Hurshit Pashen i cili pasi e puthi mjekren e bardhe te kokes te prere te Aliut,ju drejtua Allahut dhe i kerkoje dhe ju lut qe ti jepte nje vdekje te lavdishme dhe te ndershme si kjo e Ali Pashes.Hurshit Pasha eshte vrasesi i Aliut por pa nder e lavdi,ai eshte njeriu qe zbatoi urdherin e Sulltanit dhe nuk mori dhe as meritoi lavdine qe priste nga koj fushate ushtarake e madhe.,Hurshit Pasha do te qendroi ne hije perpara luan Aliut,kush vret nje mit nuk shendrohet ne mit por qendron nen hijen e tij,eshte vdekja e luan Aliut qe me vdekjen e tij do ta shendrroje ate ne mit dhe legjende.Kjo vdekje jo vetem per Hurshit Pashen qe ishte nje ekzekutore per urdher te Sulltanit por edhe per rivalin ideal te Aliut qe vdiq si Imperator Napoleone Bonaparete por ne esil,do te jete me e lavdishme se ajo e vete Imperatorit njekohesh rival dhe bashkepuntor i tij.Bonaparti do te vdes si imperator ne esil i rrethuar nga gjeneral besnik,rrethuar nga kujtime e libri,ceremoni soleme,varr madheshtor,ndersa vdekja e Ali Pashes do te jete e nje sovrani guerrier,i rrethuar,qe vdes ne kembe me arme ne dore.Vdekja e tij i dha fund projektit te tij politik Mbreterise Kushtetutese te Shqiptareve,i cili egzistonte de fakto qe ai e kishte qeverisur si nje sovran pa korone per me shume se 30 vjet.Vdekja e tij do te kete nje impakt te thelle dhe te menjehershem ne territoret e tija,pushteti i tij i pavarurur dhe automon do te shperbehet dhe do te zvendesohet me ate osman dhe zyrtaret e saj.Kjo do te sjelle boshllekun politik i krijuar me vdekjen e tij,dhe do te rise pasigurine dhe situate kaotike ne keto territore.Shqiperia e Poshtme qe deri ne kete moment kishte patur nje zhvillim te madh social ekonomik me qender Janinen do te bjere ne nje depresion te thelle ekonomik dhe social.Vrasja e tij nga Sulltani do te shpejtoje krizen e Perandorise Osmane si çarja e madhe e Perandorise qe do ta beje kete vdekje mitike per qendresen dhe rolin e saj ne renien e Perandorise Osmane,ky aspekt dhe kontribut mjaft i rendesishem i Ali Pashe Tepelenes,qe shpesh nuk vihet ne dukje.Ne Eurpen e kohes qe veçanerisht ne kete moment historik shikonte dhe admironte luften dhe qendresen e Ali Luanit,ne kete ballafaqim jo te barabarte forcash,vdekja e Ali Pashes do te kete nje impakt te jashtezakonshem.Qendresa e tij do te jete simbol i renies te Perandorise Osmane,e cila nuk ishte me ne gjendje te kontrrollonte territoret e saja te pushtuara.Vdekja e tij pati nje impakt edhe ne politike,gjeo politke si dhe literaturen ,artet figurative dhe skenike te kryeqyteteve Europiane,Me kete vdekje heroike Ali Paha shendrrohet ne nje legjende,nje hero romantik.Vdekja e tij do te kontriboje dhe shtyje fuqite europiane te konsiderojne ndarjen e territoreve te Turqise Europiane ridizenjare gjithe Ballkanin.Varri i tij do te shtrihet ne dy kontinente,thuajse se madheshtine dhe lavdine e tij se nxinte dot nje i vetem,shkruan nje poet,o ndoshta kujtesa e tij eshte universale ju perket te gjitheve si simbol i rebelimit,luftes.qendreses dhe lirise..Jo me kot flaka e Ali Pashes eshte e ndezur edhe sot ne zemer te Epirit,ajo eshte simbol i rezistences dhe lirise nje mot i moteve te shqiptareve.Hurshit Pasha fitoje nje beteje,Napoleon Bonaparte fitoj nje Impero,Ali Pasha Tepelena fitoje lavdine dhe kujtese ne shekujt qe e ndjekin,emri tij u kethye ne legjende dhe mit,figura e tij ne nje ikon,jeta dhe lufta e tij ne histori.Poeti i madh Byron do te qendise vargje lavdije per kete luan te shqiptarizmit, qe kalojne çdo hapsire dhe hapsire kohore;"Qe kur leu Profeti,S'ka pare gjusmëhena,Nje prijes kaq te madh,Si Ali Tepelena". Populli qe e lindi kujtesen e ketij luani e ka te gjalle e ruan me fanatizem,shqiptaria di ta ngreje kete luan;"Ngrehu Ali Pasha,gjalle me shtate zemra,vdekur me dy varre".


Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho

giovedì 18 giugno 2026

Gjuhet e folura dhe te shkruajtura nga Ali Pashe Tepelene. Albert Pasho.








"Per Ali Pashen krijova bindjen se shumica shkruajne ndoshta te shtyre nga antipatia dhe jo nga gjykimi dhe mendimi qe kishin ndaj tij".Keshtu shkruan Protosingjeli i Patrikanes Ikumenike. Ali Pasha eshte figura me e debatuar e historise tone kombetare dhe kjo ka arsyet e veta si te brendeshme dhe te jashtme,arvanitasi i madh dhe iluminuar Aristidh Kola do te shkruaj; "Kaq shume libra dhe studime jane shkruar per Ali Pashen,sa nuk eshte shkruar kurre per asnje njeri tjeter ne Ballkan apo Europe,me perjashtim te Bonapartit.Dhe te gjithe bien ndesh dhe perplasen me njeri tjetrin.Disa e lavderojne,te tjere e kritikojne ne menyre qe nuk besoj qe asnje njeri tjeter politik i epokes ka perballuar.Studime dhe kerkime do te shkruhen per Ali Pashen,derisa e verteta nuk do te rivendoset dhe ky arvanitas(epirot) i madh te zere vendin e tij dhe ndoshta ne maje te heronjeve te Greqise para revolucionare dhe revolucionare".Po lind pyetja natyrshem pse eshte sulmuar dhe vazhdon te sulmohet Ali Pasha si nga shqiptaret si i quhan Konica ata shqiptare poturaket e Toskerise dhe te huajt.Eqerem Çabej thote; " Historia e kombeve eshte historia e personaliteteve te tyre". Dhe pikerisht ketu eshte thelbi i kesaj tematike duke u perpjekur te ulin dhe zhvleresuar kontributin e ketij shqiptari te madh Ali Tepelena duan te fshijne, ulin dhe pervetesojne historine tone kombetare te kesaj periudhe historike si nje nga me te lavdishmet per shqiptaret.Jane shqiptaret pararendes te shkatrrimit te Perandorise Osmane me qendresen dhe luften e tyre,jane shqiptaret pararendes te logjikes te shteteve te pavarura moderne ne Ballkan nepermjet luanit te shqiptarizmit Ali Pashes.Kete figure te madhe kombetare e kane luftuar shume armiqte tane si ne te gjalle dhe pas vrasjes se tij,por fatekeqesia me e madhe eshte sepse ka akoma shqiptar qe kane lindur te tille qe duan te ulin kete figure qe i dha shkelqim Shqiperise dhe i vuri shpaten Turqise.Jane munduar ta paraqesin me lloj lloj epitete te ulta, jo vetem per te por qe bien edhe mbi çdo shqiptar si rrjedhoje.Nuk eshte vendi ti permende te gjitha por po ndalem tek njera midis te tjerave.Ajo qe duan ta paraqesin si te pashkolluar,analfabet...Ne kete postim modest,deshiroje te sjelle disa fakte dhe argumenta te dokumentuara qe per hir te se vertetes jane me qindra dhe mijra perveç ketyre ne fotografite poshte.Ali Pasha rridhte nga nje dere fisnike dhe bejleresh te rendesishem ,gjyshi i tij ishte Beu i Gjirokasters dhe Tepelenes,komandant gjeneral ne ushtrine osmane,babai i tij Veliu Pasha me dy code(bishta kali),kjo per te thene qe arsimimi i tij qe privat me mesues tutor prane familjes se tij,dhe kjo behej per ato familje qe kishin nje rang te caktuar.Ky arsimim per kohen behej ne tre drejtime formimi, ate ushtar,fetar kadi...dhe administrim.Kjo per te theksuar qe Ali Pasha nuk ka qene i pashkolluar dhe anafalbet si mundohen ta ulin ata qe nuk e duan dhe e luftojne.Per kete tematike deshmia e konsullit anglez ne Janine William Martin Leake eshte nje fakt dokumentor i pakundershtushem.Ne librin e tij "Researches Greece" botur ne Londer te vitit 1814,do te sjelle kete fakt duke hedhur poshte tezen e John Hobhouse lidhur me kete tematike. William Martin Leak shkruan;"Zoti Hobhouse gabon kur thote se Veziri nuk mund te shkruaj dhe lexoje.Megjithese sipas zakonit te turqeve,njerzit ne pozitat me te larta rralle shkruajne me shume sesa emrat dhe shifrat e nenshkrimeve te tyre,megjithate rralle ose kurre flasin per kete,se edukimi i femijeve te familjeve te pasura eshte lene pas dore aq shume sa ata nuk kane mesuar te shkruajne.Une vete e kam pare Lartesine e Tij te lexoje dhe te shkruaj.Ne fakt,do te ishte me e jashtezakonshme ne Shqiperi,ku pushteti eshte kaq shpesh i trashgueshem,te gjesh njerez me rang te larte te pa afte te lexojne,sesa ne Turqi ku ndodh shpesh qe Pashallaret jane ngritur nga rangjet me te ulta".Ali Pashe Tepelena fliste Shqip,Greqisht,Turqisht,Italisht dhe po keshtu i shkruante keto gjuhe ne leterkembimet e tija qe jane te shumta ne arkivin e tij dhe jo vetem.Shqipen e shkruante me germa greke, eshte ku nje element qe shume autore Grek nuk arrijne ti kuptojne dhe perkethejne sepse nuk dine shqip.Pouquiville konsulli Francez na jep nje tjeter deshmi lidhur me gjuhen Franceze dhe Aliun.Ky thote qe Aliu kuptonte edhe Ferngjisht,kjo lidhet me faktin se kur Pouquivielle fliste me Aliun ne ferngjisht kishte impresionin qe Aliu kuptonte me pare qe perkethyesi te bente perkethimin,kjo thote Pouquivielle dallohej nga menyra se si pergjigjej Veziri.Ne gallerine fotografike poshte paraqiten fotot e ketyre dokumentave si dhe firma personale e Ali Pashes,te mara nga arkivat,franceze dhe greke si dhe ai personal i Aliut.Keto jane shkruar ne italisht dhe greqisht.


Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho






















domenica 14 giugno 2026

Simbollogjia e nje sovrani Ali Pashe Tepelena,ne nje tabllo. Albert Pasho.

 


Kjo tabllo e autorit Joseph Cartwright me titull "Ali Pacha of Jannina" e vitit 1819,nuk eshte thjesht nje paraqitje e Ali Pashes por perkundrazi kjo tabllo e ripershkruan ate me anen e gjuhes te simbolizmit ne detajet e kesaj tablloje qe flasin per indentita autoktone,autorita absolute,pushtet politik e ushtarak,reformator dhe diplomat,mençuri dhe zgjuarsi prej sovrani, i pavarur nga Porta e Larte.Gjuha ikonografike e kesaj tablloje simbolizon Ali Pashen e vertete si sovran perveç asaj fizike te tij.Kjo tabllo e pershkruan Ali Pashen si nje sovran epik,çdo detaj i saj eshte nje simbol qe nderton nje mesazh t6e sakte dhe real lidhur me rolin dhe pozicionin e tij,ne Perandorine osmane dhe ne arenen europiane.Analiza e çdo elementi te kesaj tablloje nuk eshte gje tjeter perveç se nje analize simbolike e ketij sovrani;


•Taxhi (qeleshe) eshte nje element qe zvendeson turbanten osmane,kjo ne vetvete nuk eshte nje rastesi por perben nje akt dhe simbol te qarte politik qe konfirmon dhe deshmon indentitetin e tij te ndryshem nga osmanet.Ky akt politik konfirmon autonomi kulturale e legjitimitet vendor,deshmon rrenjet e tija etnike,perkatesi territoriale,qe pavarsia e tij nuk varet nga Stambolli por i ka rrenjet ne vendin e tij.Disa udhetar te huaj shkruajne dhe pershkruajne se ky taxh qe mbante Aliu ju kujtonte atyre plisin(qeleshen) qe mbante Odisea.Simbolika tjeter e taxhit eshte hyjnore e lidhur me Bekshatizmin dhe simbolizon dymbedhjete imamet dhe quhet edhe kurora e "Husejni Taxh",Dihet lidhja dhe roli i Aliut me Bekshatizmin dhe si adhurues i sufizmit si nje besim mistik.Pra perdorimi i taxhit prej tij simbolizon kuroren e sovranit dhe do te simbolizoj perkatesine e tij vendore dhe hyjnore si sovran i trojeve te tija,i ndryshem dhe i pavarur nga Porta.


•Veshja e tij e kuqe e gjate ne kete tabllo do te simbolizoje; Zjarrin,energjine dhe transformimin.E kuqja eshte ngjyra e komandes dhe e shqiptareve ne veshjet e tyre,kjo ngjyre ne kete tabllo do te perçoje force,rrezik,pasion,drejtesi te forte dhe pasuri.Mesazhi i saj eshte i qarte dhe i forte,fuqine e sovranit,drejtesine e rrepte dhe me gjak,pasionin dhe autoritetin e Aliut,njeriu qe vendos,vepron dhe imponon.


•Shkopi i komandes( Lo spetro) qe Aliu ne kete tabllo e mban ne brez futur ne rripin e mesit. Ky simbol nuk eshte nje objekt per ceremonite por eshte simbol i qeverisjes me te drejta te plota si sovran legjitim.Kjo do te thote qe Aliu nuk i perkulet askujt por komandon.Ky simbol do te perçoje meshazin e autonomise,te fuqise te drejtesise gjyqesore dhe rolin e tij si arbiter suprem asolut i Epirit.Sovran qe nuk ka nevoje te ngreje zerin por mjafton nje gjest i tij.


•Letra qe mban ne dore,ne kend te pare,e mbajtur me kujdes dhe force eshte nje nga simbolet me te forte te kesaj tablloje.Ky detaj do te simbolizoje pushtetin administrativ,politik dhe ushtarak me ligje te shkruajtura dhe kaluar nga duart e tija.Diplomaci me fuqite e medhaja te kohes dhe intriga politike me aleanca te ndryshme dhe te levishme ne kohe per te cilat Aliu ishte nje gjeni i vertete.


•Armet pas tij eshte nje tjeter simbol i fuqishem i tabllose,ato jane te dukshme mire dhe te gjitha llojeve.Ato jane fuqia ushtarake dhe kujtesa e betejave te tija.Keto arme do te simbolizojne se pushteti eshte i fituar me keto arme,ai nuk eshte nje governator i emeruar ma nje njeri qe ju eshte imponuar me force.Ato paraqesin simbolin e nje te kaluar ushtarake luftarake,çdo arme eshte nje fitore,nje histori dhe nje armik i mundur.Edhe pse i ulur ne tabllo armet pas tij jane nje kercenim i heshtur per armiqte e tij sepse ai eshte i mbrojtur nga forca e tyre.


•Mjekra dhe floket e bardhe te gjte te mbajtur mire dhe impresionante simbolizojne kujtesen,urtesine dhe driten e shpirtit.Mjekra e bardhe eshte simbol universal i diturise dhe zgjuarsise,eksperience,kapacitet per te drejtuar.Ne kete tabllo do te perçojne mesazhin se Luani Plak ka pare te gjitha,luftra,tradhti,dashuri,Perandori dhe nuk mashtrohet dhe as lejon te mashtrohet.Mjekra eshte autorita naturore e tija ai nuk ka nevoje per frone mbreti eshte mjekra froni i tij.


•Pipa e gjate e duhanit,elegante dhe aristokrate ne te njejten kohe,objekt luksi i orientit.Ajo do te simbolizoje fuqine sa me gjate te jete aq me i larte eshte rangu, kush e pi avazh demostron qe eshte padron i kohes.Ajo do te simbolozoje edhe qetesine,reflektimin dhe kontrrollin e emocioneve.Ali Pasha eshte njeriu qe mendon,shikon dhe vendos pa nxitim.


•Qillimi i punuar ne kete tabllo,nuk eshte thjesht nje dekuracion,por do te simbolizoje,pasuri,kulture dhe kosmopolitizem.Ky ne nje fare menyre simbolizon fronin e sovranit por ne menyre horizontale.Jo me kot ky qyllim i perkiste nje tjetri sovran te fuqishem atij te Frances Luigjit te XIV qe e mbante ne sallen e Versajes, eshte qyllimi famshem Gobelin,Aliu e kishte blere ne France per sallonin e tij ne Janine ku eshte bere kjo tabllo.Autori ne kete tabllo nuk e ka sjelle autentik si ka qene por ka dashur te pershkruaje idene e fuqise te Aliut.Ky detaje ne tabllo do te simbolizoje luksin,shijen,kontaktet tregtare dhe prestigjin e Aliut si sovran.Kjo do te demostroje oborrin e Aliut si nje kryeqytet kozmopolit,si nje qender e mrrekullushme,fuqi ekonomike dhe qender e rendesishme kulturore.


•Rrobat te punuara me ar si krahet ,jeleku,rripi.Ari eshte ghuha e sovranit por ajo mbart brenda edhe traditen e popullit te tij shqiptaret me jeket e tyre qendisur ne ar qe Byroni ju ka kenduar aq bukur.Ari simbolizon edhe nderin e familjar dhe trashgimise antike te familjesKjo simbolizon edhe indentitetin e tij qe ju perket races te shqiptareve.Ari simbolizon edhe fuqine ekonomike dhe ambicjen e tij per nje mbreteri te pavarur,ai perçon prestigj dhe ambicje dinastike.


Gjithe kjo retorike e simboleve te Aliut te kesaj tablloje ka per qellim qe te sjelle qe Ali Pasha nuk vjen te kujtohet si nje governator i Perandorise,por si nje sovran i pavarur i Epirit.Kjo tabllo eshte bere ne Mars te 1819 kur Ali Pasha ishte ne kulmin e fuqise te vet dhe ishte nje sovran i pavarur.Eshte momenti qe ai po pregatitej per momentin final te jetes te tij, perballjen me Perandorine Osmane.Kjo tabllo perveç simbolikes qe perçon ka dhe meriten tjeter qe eshte i vetmi qe disponojme per Ali Pashen si ka qene orgjinal edhe pse ne moshe te thyer.Ka dhe nje tjeter qe eshte ai i Lois Dupre por bere nga larg.


Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho

Pelegrinazh tek varri i "Pashait qe sheron" .Ali Pashe Tepelena. Albert Pasho

Kur Ali Pasha Tepelena ra heroikisht perballe Perandorise Osmane,varri i tij ne Janine u kethye shpejt ne nje vend pelligrinazhi,jo vetem pe...