Powered By Blogger

giovedì 3 novembre 2022

Mongolfiera ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho



 Mongolfiera ne trojet Shqiptare,shfaqet per here te pare ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes.Ne vitin 1803 Janina do te perjetonte nje spektakel si asnjehere me pare ne keto vise.Kete vit Veziri martonte djalin e tij te trete Sahliun,te ftuarit qene te shumte,dhe ceremonia qe ishte organizuar per kete event qe e shumellojsheme.Perveç lojra te ndryshme si gara me kuaj, dyluftime etj.Aliu si nje njeri me deshire te per te njohur gjera te reja te kohes dhe kurioz,kishte sjelle ne Janine nga Franca dhe nje Mongolfiere per ta ekspozuar ne kete dasem si nje ngjarje te ralle si kur me pare ne keto vise.Kjo do te ndodhte vetem 20 vjet me vone nga nje date e shenuar si ajo e 15 Tetor 1783,kur Mongolfiera e vellezerve Montgolfier kryen te paren ngritje te pilotuar nga njeriu,perkasisht me pilotin Jean François Pilatre de Rozier. Ky ekzpozim i saj ne Janine ne oborrin e tij per dasmen e Sahliut shkoi keq, sepse Mongolfiera mori flake pas pak qe ishte ngritur ne ajer dhe u shkrumbezua.Ne kete ngjarje festive per te pranishmit ne mes tyre ishte i pranishem edhe poeti Joannis Vilaris qe i kushtoi keto vargje kesaj ngjarje;

Ky jeni njerez! Mblidhuni
Te gjithe ku jeni,bashkohuni
Mbrrekulli te madhe do shikoni
Mongolfiera rrotullohet lart e poshte
E drejt poshte shkon
Vllehet levizin menjehere
Si bretkosa hidhen duke bertitur.






Free Blogger Albert Pasho

mercoledì 2 novembre 2022

Simbolika e Shtetit te Ali Pashe Tepelenes.Luani ,Shqipja dy krenare pas arrdhes i Pirros. Albert Pasho


 





Gjithe jeten e tij Ali Pasha ja kushtoj ngritjes dhe pavarsise te shtetit te tij,padyshim ky shtet do te ishte Shqiptar.Per kete ai te gjitha politikat e tij te brendeshme dhe te jashteme kishin kete qellim madhor,ngritja e administrates fuksionale dhe ligjore,e ushtrise,policise,tregtise dhe finances,arsimit dhe kultures etj,do ta shendronin Janinen ne metropolin me te avancuar dhe te madh te kohes dhe do te shendrohej ne qenderen e iluminizmit jo vetem grek e shqiptar por dhe atij Ballkanik.Ky shtet kish arritur pavarsine faktike dhe qe ne perpjeket e tij per konfirmimin juridik nga fuqite e medha.Edhe simbolika e ketij shteti do ti sherbente ketij qellimi madhor.Projekti politik i Aliut do te perdore ndertimet e tija si mjet per te forcuar pushtetin dhe identitetin e shtetit te tij perkundrejt perandorise osmane si i pavarur prej saj.Aliu kishte nje reputacion te madh si konstruktor,ai beri nderhyrje te rendesishme ndertimore arkitekturore ne gjithe territorin e tij qe sundonte,ne Janine, Preveze,Arte,Butrint etj.Aliu restauroi murret bizantine te Janines qe e kethyen ate ne nje keshtjelle te pa pushtushme,ngrritjen e rrjetit rrugor ne Epir si asnjehere me pare qe lidhte çdo ane te shtetit te tij.E fameshme ishte rruga qe lidhte Janinen me Tepelenen,ngrriti kisha,xhami,sinagoga,tregje, shkolla,ujesjellsa,bujtina,kala,dogana, bibloteka,shtypshkronja,spitale,banja publike,urra etj etj.Ne asnje epoke tjeter me pare jane bere ndertime publike si keto edhe ne pjeset me te humbura te vendit.Po mbi te gjitha keshtjella si ne vijen bregdetare dhe brenda territorit te tij,dhe keto u mundua qe ti vishte me simboliken e tij,per te treguar dhe per tu dalluar nga perandoria osmane si nje fuqi e pavarur nga Porta se Larte.Per kete qellim Aliu konsultoi dhe pajtoi edhe konstruktor te huaj ne krahe te atyre shqiptar si Petro Korçari,qe sipas Pouqueville ishte nga Permeti dhe e quante "Il Vobani" i Aliut.Ku emer ja kishte dhene per nder te arkitetit francez te famshem te kohes Sebastien de Vauban.Midis arkiteteve te huaj ishin; francezi Guillaume de Vandoncourt dhe asistenti i tij inxhinieri Gaetan Palma,gjermani Freywald,italiani nga Palermo Don Santo Monteleone,napoletani Careto edhe nje altilier i jashtezakonshem,piemontese Cobernati,anglezi Bailley( konvertito ne islam me emrin Selim Aga) , Samson Cerfeber(Ibrahim Manzor Efendi).Ky i fundit i kethyer gjithashtu ne musliman dhe i sherbeu Aliut per nje kohe te gjate.Ja çfare shkruan ai ne kujtimet e tija; Nje dite Aliu me foli per keshtjellat ,puset,objektet e tjera qe donte te ndertonte ne pika te ndryshme te territorit te tij.Per mua keto objekte skishin asnje vlere edhe per pozicionin e tyre jo te pershtateshem e per kete i them; jane para te hedhura poshte.Mos u nxito, me pergjigjet Aliu me lere qe te shpjegohem, une kam nevoje te domoshdoshme te ndertoj.Me keto ndertime qe do te linte, Aliu donte te dimostronte madhesine dhe fuqine e tij.I them une Aliut, qe nuk do te ishte mire qe te ndertonte spitale,bujtina ku udhetaret te pushonin,ura etj keshtu njerezit do te uronin.Aliu me pergjigjet;çdo njeri i pasur mund ti beje keto qe thua ti,por nje njeri si mua do te beje te ditur brezave qe vijne,jo si njeri i thjeshte por si nje sovran dhe per te arritur kete objektiv duhen ndertuar vetem keshtjella.Keshtu Aliu rivendikonte te drejten dhe vepronte si sovran i pavarur ndaj Sulltanit.Po ashtu nje rivendikim i forte qe Aliu i bente Portes se Larte qene Stemat e kalave me mbishkrimet e tyte qe Aliu ju vinte edhe ndertimeve te tjera ne kundershtim te hapur me kodin peradorak qe ishte shume i rrepte ne kete aspekt.Pra jane dy elemente te rendesishem te simbolikes ajo figurative dhe ajo mbishkrimore Keshtu  Aliu kishte vene ne hyrjen e keshtjelles se tij ne Janine  Stemen e tij.Kjo steme kishte  perveç Luanit (Titulli onerifik qe i qe dhene Aliut pas fitores me francezet ne Preveze dhe marrjen e kesaj te Butrintit e Vonices) kishte dhe Shqiponjen dy krenare.Edhe ne kalane e Parges qe Aliu e mori nga anglezet ne vitin 1819,do te bente ndrhyrje te ndryshme per ta forcuar ate.Ne hyrja te saj ne porten kryesore,vihen re Luani simbol i Republikes se San Markos,emri i "Anton Cervass 1764" dhe stema e Ali ashe Tepelenes me Shqiponjen dy krenareShqiponja dy krenare perveç qe ishte simbol i Patriakes Ordotokse te Kostandipolit, ajo i referohej Romes. per krijimin e shtetit te tij shume etnik.Ne shume ndertime te tjera Aliu perdori luanin perveç shqiponjes dhe kjo ka lidhje edhe me Luanin e Venecias per te treguar nje indentitet te pavarur nga Porta e Larte.Po ashtu Aliu sfidoi hapur edhe mbishkrimet osmane qe viheshin deri atehere,Aliu filloi ti shkruante edhe ne greqisht si ne kalane e Tepelenes dhe ne objekte te tjera qe ngriti.Por vete Aliu persefikohej me Pirron e Epirit, si pasardhes i tij,Epiriotet Pirron e quanin Shqiponje.Bayroni Aliun do ta quhante Pirrua i Ri(Shqiponja).
Epigrama ne kalane e Aliut ne Janine e cila ishte vendosur ne porten jugore te saj,eshte nje deshmi e qarte e kesaj politike te Aliut.Keshtu me rastin e perfundimeve te punimeve ne vitin 1815,ne rrjeshtat e fundit do ta cilisoje Aliun si pas arredhes i Pirros te Epirit,duke u shprehur keshtu si nje sovran i pavarur; 
..........................................me force te re
.........................................ne mes te flakes
.........................................kerkoja ndihme
.........................................nuk do te kishte mundur kurre
.........................................ajo çfare kishte nevoje
per te ndezur dhe njehere zjarrin.
per te ribere, e ringritur
per ti pasur perseri te reja murret
si i deshironin sundimtaret e shkuar
kerkonte gjithmone riberje
edhe pse kane kaluar shume shekuj
e bashke me ta shume udheheqes e sundimtar
asnje nuk mundi te merrte guximin
te tregohej nje njeri bamires ne kete vend
e megjithese vitet kalonin
e pamundur te vihej nje gurre i vetem
Burri shtetit Ali Pasha,Vezir i fameshem i Epirit
pasarrdhes i te fameshit Pirro
si nje Pirro i Ri
i dha jete kesaj kalaje.

 Poetet e kohes Aliut do ti thurrnin vargje,Jani Vilara i kushton keto vargje,që do të viheshin në mbishkrimin e kalase te Porto Palermos 

"Me njohu Faethondi,me kish rritur Pirro

Aliu i pare me mban,Tepeleniot hero

Padron i plotfuqishem i neve te Epirit

Dhe gjeneral i pakrahasushem me shpate ne dore

Vigjilent gjithmone dhe i patrembur ndaj armikut

Ne Janine ushton Luan burrerori

Bir i Athinase,edukuar nga Ari"

Pra kjo simbolike ka lidhje me Pirron,dhe me element te tjere qe nuk jane te lidhur me kodin e perandorise osmane,si luani dhe mbishkrimet ne gjuhen greke dhe jo ajo arabe.Kjo simbolike eshte prishur ne vitin 1843 qe do te thote 21 vjet pas rrenies te Aliut ,kur Sulltani ne menyre demostrative shkruajti ne mermer te bardhe(Tughara) siglen ne arabisht duke zhdukur stemen e meparsheme te Aliut.Kjo deshmon se nuk mjaftonte vetem vrasja e Ali Pashes por osmanet donin te zhduknin dhe çdo gjurme te indentitetit te pavarur te Aliut lidhur me simboliken e shtetit te tij.Por dhe vete qendresa e Aliut dhe rrenia e tij qe simbolike e qarte per krijimin e shtetit te tij dhe mos peruljes ndaj Portes se Larte.Jeta dhe vepra e tij do ti jepnin emertimin perveç "Pirrua i Ri" edhe "Skenderbeu i Ri".


Albert Pasho









Free Blogger Albert Pasho




Tepelena.Tridhjetë e një thënie nga autorë të huaj për Tepelenën.Albert Pasho.

1-" Mbërrita më pas në një vënd emëri i të cilit thërret një mijë histori e legjenda trimërie,hyra me një ndjenjë respekti që një shqip...