Powered By Blogger

mercoledì 22 marzo 2023

Vazhdimi i dinastise Tepel-Enian (Tepelena).Tepedelenlizade Huseyin Kamil ( nipi Veli Pashes dhe sternipi i Ali Pasha Tepelenes )



 Kopertina e ketij libri me titull " Hija e racionalizmit iluminist" e autorit Imar Gur i kushtohet pikerisht poetit Tepedelenlizade Huseyin Kamil nipit te Veli Pashes djalit te Aliut. Cili eshte ky?Tepedelenlizade Huseyin Kamil ka lindur ne Stamboll ne vitin 1865, babai i tij eshte Ismail Rahmi Pasha, djali i Veli Pashes, dhe nipi i Ali Pashes Tepelenes.Edhe pse Hysein Kamil ka shume vepra letrare,nuk eshte shume i degjuar deri tani. Ka studiuar ne Aksaray (qytet) shkollen e mesme dhe te larte,me pas ka vazhduar Unversitetin me burse nga kryeministri i atehershem i Turqise Aqif Pasha,por studimet i ka nderprere per arsye ekonomike, bursa e dhene i eshte nderprere,dhe per te vazhduar studimet e nisura i eshte dashur te shkoje dy here ne Thesali per te shitur disa prona te babait Ismail Rahmi Pashes.Ky ka qene governator i Selanikut dhe ka mbajtur detyra te rendesishme ne shtetin Turk,duke bere keshtu te lidhur ate me boten e letersise.Nuk ka te dhena te mjaftushme per nenen e tij,perveç poemes qe ka botuar per te pas vdekjes me titull" Nena ime" ose ne turqisht "Validem"qe deshmon lidhjen e thelle te dashurise mes tyre nene e bir.Vellai i tij me i madh Asaf Beu qe eshte gjithashtu nje zyrtar i larte i shtetit,kjo deshmon nivelin dhe shijet e larta te familjes ku ai eshte rritur,dhe kishte nje vella tjeter me te vogel qe ishte Qamil Bey.Asaf Beu vellai i madh kishte graden Bala,u rrit me edukaten e nje zotrie ne Stamboll.Me graden e Pashait sherbeu ne disa prefektutar si prefekt.Ne fund te jetes sherbeu me graden rutbei-bala ne Yskydar ku edhe vdiq.Eshte dalluar si administrator i zoti dhe i drejte,fitoi dashamiresine e te gjitheve dhe emri i tij kujtohet per te mire.Qe njeri qe kerkonte te kalonte jeten e qete dhe te gezueshme,kjo per arsyen qe ishte nje njeri me karakter te kendeshem.Nuk la trashgimtar si per pasurine edhe per emrin .Ndersa Huseyin Kamil jetonte nje jete te shkujdesur e te qete,ka qene nje personalitet shume i moderuar,elegant dhe i bute ne sjellje me nje miresjellje te stilit te shkrimtarit.Jeton nje jete te rehatshme dhe pak te vetmuar,larg nga ajo qe bejne qarqet letrare,interesi tij eshte pothuajse vetem letersia. Ka qene nje poet dhe nuk eshte mare kurre me asnje pune tjeter, ju kushtua tere jetes poezise.Si poet i perket brezit te gjeneracionit te ndermjetem, brezit qe do te bente kalimin ne letersi, nga ajo e Turqise se vjeter ne ate moderne, e pare kjo dhe ne aspektin e kohes te ideve te reja te iluminizmit qe po depertonin edhe ne Turqi edhe pse me veshtiresi.Ne poezite e tija si dhe poetet e tjere te ketij brezi tema dominante eshte ajo e dashurise dhe natyres,vizioni i tij per dashurine dhe natyren eshte e mbyshur plot melankoli.Sipas tij burimi i poezise eshte emocioni dhe nese poema do shkruhet me arsye ose logjike,ajo sdo jete poezi.Sepse poezia eshte bazuar ne ndenjat dhe emocionet individuale,dhe nuk shpreh ndenjat sociale.Tepedelenlizade Huseyn Kamil ka lene shume vepra ne boten letrare,matrial i mjaftushem per te kuptuar pikepamjet e tija lidhur me letersine dhe artin ne pergjithesi.Disa nga keto jane te njohura dhe te serializuara por ka akoma qe nuk kane pare driten e botimit. Ka botuar dy libra poezie me rreth 40 faqe ne vitin 1880 dhe 1895,"Validem", "Barbaros Hayrettin Pasha", "Muhafaza" etj.Por ai do te shkruante edhe vepren me titull" Bir Muverrime'nin Hissiyati" te cilen ai e theksoi me krenari si nje imitim te vepres "Kahpe" te shkruajtur nga Abdulhak Hamid ne Paris qe konsiderohej si mjeshter ne kohen e tij i letersise romantike dhe temes sentimetale ne letersine turke,kete autor Huseyin Kamil e kishte si mjeshtrin e tij ne prodhimtarine e tij.Tepedelenlizade Huseyin Kamil,me te njejten shije,miresi dhe elegance ne jeten e tij,si dhe ne diskutimet letrare ashtu dhe ne veprat letrare te tija,eshte shpreja konkrete e procesit te modernizimit turk,ne piken ku problemi i modernizimit takohet me letersine,emocionet njerezore dhe mendimin.Ai ju kushtua letersise dhe poezise deri ne fund te jetes. Vdiq ne 19 Dhjetor 1921.



Ismail Rahmi Pasha( nipi Ali Pashe Tepelenes,djali Veliut)





Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...