Powered By Blogger

domenica 21 maggio 2023

Fillesat e Kalase te Tepelenes.




 Eshte Polibio qe permend per here te pare qytetin e Fanota ne Epir ne Kaoni, ne afersi Antigonese ky qytet i themeluar nga Pirro i Epirit ne luginen e Drinos duke i dhene emerin e gruas te tij.Polibio citon Livio i cili thote: Caio Licinio kishte lene nje batalion ne Fanota dhe kish kaluar ne Molosi krahine ne juglindje te Kaonise,nga kjo mund te mendohet qe ky qytet nuk ishte larg nga kufiri i ketyre dy krahinave qe mund te jete ky eshte Tepelena e sotme,po ka dhe autore te tjere qe thone eshte Kardhiqi ne veri te Gjirokasteres.Kjo per te treguar se perpara kalase se Venecianeve ne Tepelene kane qene rrenojat e nje kalaje me te hersheme qe ne kohen e Kaoneve.Poshte kalase rruhen gjurmet e nje ure te madhe e shek te dyte.Ndersa kalaja Veneziane i ka rezistuar kohes dhe eshte deshmi fizike edhe sot.Rritja ekonomoke dhe ushtarake e Republikes te Serenisima (Veneziane) e detyroj ate ndertonte kala si ne bregdet dhe ne thellesi te territoreve qe kishte ne varesi te mbronte intereat e saj.Tepelena si nje vend shume i rendeshism strategjik qe lidhte bregdetin me brendesine e territoreve duke kontrolluar luginen e Vjoses dhe Drinos kishin ndertuar kete fortifikim.Kete e deshmon fakti qe Tepelena theksohet per here te pare ne Korrik te vitit 1492 qe korrispodonte me muajn e Ramazanit kur Sulltan Bajaziti II vjen ne Tepelene per te luftuar me kryengritesit vendas,vetem 10 vjet me vone theksohet nje beteje e venecianeve dhe Tepelenasve kunder otomaneve.Gjate periudhes se Bizantit kjo fortese ishte rindertuar dhe fortfikuar me shume.Elvi Çelebi thekson se Tepelena ishte pushtuar nga Gedik Ahmed Pasha dhe keshtjella e vjeter Bizantine ishte shkateruar pothuajse plotesisht,dhe nje keshtjelle tjeter me kater kende u ngrit nga Gedik Ahmed Pasha mbi keto rrenoja me gurret e keshtjelles bizantine.Ne regjistrin fiskal te vitit 1520 Tepelena kishte 27 familje kristiane dhe 3 muslimane,kurse kalaja kishte 183 ushtare.Ne vitin 1580 nje dokument osman na ve ne dijeni per kalane e Tepelenes,ky dokument ka te beje me nje vendim per te derguar ushtar nga kalaja e Turnikut te Kalases ne kalane e Tepelenes,por ky urdher nuk duhet te zbatohej.Ja çfare shkruhet ne te:"Vendim per z.Delevine;Edhe pse u urdherua dergimi i ushtareve nga kalaja e Turnikut qe eshte ne bregdet dhe me prane kryengritesve te Kurveleshit dhe raportohet se ka nevoje per shume ushtare,te mos dergohen ushtare prej andej.Mos dergoni ushtare nga kalaja e Turnikut ne kalane e Tepelenes,kalaja e Turnikut ka nevoje per ushtare sepse eshte ne bregdet dhe banditet rebele shqiptare jane afer Kurveleshit,prandaj mos nxirrni ushtare nga kalaja per ti derguar ne Tepelene".Ne vitin 1670 Elvi Çelebi pershkruan kalane me nje perimeter 600 hapa te gjate me nje garnizon rreth 100 ushtar dhe Tepelenen me 40 shtepi ne gjendje te shkrete ku qyteti nuk kishte bujtine,banjo turke,medrese e shkolle.Çelebiu permend dhe 80 fshtrat e saj dhe i pershkeruan banoret e saj si mjaft rebel ndajSulltanit.Kurse ne vitet 188-1889 ne vepren e Sami Frasherit Kamusul Alam ky e pershkruan Tepelenen;"Eshte nje qytet qender nenprefekture(kaza) ne prefekturen(sanxhakun) e Gjirokasteres ne Toskeri te Shqiperise.Ndodhet 27 km ne veri te Gjirokasteres dhe 100 km ne veri perndim te Janines,ne bregun perndimor te lumit Vjosa,siper nje kodre dhe ne anen e poshtme,ku lumi i Dropullit derdhet ne Vjose.Dhe duke qene ne mes dy grykave ku bashkohen dy lumenj pozicioni i saj eshte i rendesishem.Ne kohen e romakeve te vjeter ,qyteti Fantona ka qene ne kete vend dhe njihej si pozicion lufte i rendesishem.Vendi ku gjendet Tepelena eshte terheqes dhe me klime te mire.Me perpara ka qene me i madh.Tani ka 1800 fryme rreth 30 dyqane,dy xhami njera e ndertuar nga Sulltan Bajaziti i dyte dhe tjetra nga Ali Pashe Tepelena.Ka gjithashtu disa teqe dhe nje ure gurri mbi Vjose,e cila eshte rindertuar disa here.Eshte qender e zones se Toskerise se vogel,ku ndodhet dhe vendelindja e te fameshmit Ali Pashe Tepelena.Aty ndodhen rrenjojat e sarajeve te Ali Pashes.Nenprefektura e Tepelenes eshte njera nga gjashte prefekturat qe formojne prefekturen e Gjirokasteres,dhe kufizohet nga veriu me nenprefekturen e Mallakastres te prefektures se Beratit,nga perendimi me nenprefekturen e Kurveleshit,nga jugu me vete Gjirokastren dhe nga lindja me prefekturen e Permetit.Bashke me qendren perbehet nga 60 fshatra.Toka eshte malore dhe vetem buze lumit Vjosa ka pak vende te sheshta dhe disa pyje te vegjel.Nenprefektura gjendet ne te dyja anet e Vjoses,ne te cilen derdhen disa ujra qe zbrezin nga malet per rreth.Fuqia prodhuse e tokes eshte e paket,prodhon drithera etj.Nga bagtite rriten kryesisht dhente dhe dhite.Popullesia eshte 25 mije fryme nga te cilet 5 mije jane krishtere te tjeret mysliman.Nenprefektura ka gjashte shkolla foshnjore per myslimanet dhe kater shkolla foshnjore per te krishteret,disa teqe,si dhe disa rrenjoja te vjetra.Prodhimet zejtare janeqeleshja,culli,çorapet e punuara nga leshi te deleve dhe dhive.Ketu nxirret mjaft gurr xhakmaku. Pas 1789 Tepelena nen drejtimit Ali Pashes do te bente ndryshimin e madh cilesor do te behej kryeqyteti i dyte i Epirit pas Janines.Kalaja e saj do te ngrihej madheshtore si i kishte hije Luanit te Tepelenes mbi Vjose, rreth 4 hektare, me mure te larta mbi 10 metra e me bedena, me mure te gjera deri ne 5 metra,me tre kulla poligonale juglindje,jugperendim dhe veriperndim me tre porta ku porta lindore do te quhej Porta e Vezirit. Kalane e vogel ajo veneciane qe me vone do kethehej ne kalane e vjeter osmane Aliu do ta perdorte si magazine munizionesh.Eshte per te ardhur keq qe nga te gjitha kalate qe ngriti Pashai yne,pikerishte kjo jona eshte ne gjendjen me te mjerushme.Prandaj rikostruzioni i saj duhet te jete nje paresi si per pushtetin lokal por edhe ate qendror,qe Tepelena dhe Shqiperia te mos humbas kete thesar te kultures tone kombetare.













Free Blogger Albert Pasho

sabato 20 maggio 2023

Beteja e Vjoses (Battle of the Aous 198 BC) ne Tepelene,ne Luften e Dyte Romake-Maqedonese ne token e Kaoneve ne Epir




Tepelena qe ne kohet antike ka pasur nje pozicion strategjik qe kontrollonte hyrjen ne brendesi te territorit nepermjet dy luginave te saj,Vjoses dhe Drinos. Ne 24 Qershor 198 p.e.s ne Tepelene ose me sakte ne hyrje te grykes te Kelcyres pak a shume ku eshte Dragoti sot eshte mbajtur nje nga betejat me te rendesishme dhe fitorja e pare e Romakeve ne Luften
e dyte Maqedonase.Banoret antike te Tepelenes ose Kaonet e Epirit ku ata benin pjese kane luajtur nje rol vedimtar ne fitoren e kesaj beteje. Nje vitin 200 p.e.s ushtrite romake kishin zbarkuar ne Apolloni ne bregdetin lindor te Ilirise ne detin Adriatik dhe nje vit me vone ne 199 p.e.s kish pushtuar dhe bastisur Maqedonine Perdimore.Per kete arsye FilipiV breti i maqedonaseve qe te mos lejonte me qe keto ngjarje te ndodhnin prape,ne pranveren e vitit 198 p.e.s zuri pozicion te forte mbrojtes ne gryken e Dragotit ne Tepelene qe te bllokonte rrugen me te mire per ne Maqedoni nga perendimi.Komandanti romak ne vitin 199 ishte P.Villus Tappulus i cili kishte vendosur te sulmonte Filipin V dhe kish perparuar pese milje kur mbrriti zvendesuesi i tij.Ky ishte Titus Quinctius Flaminius nje nga konsujt romake qe kishte pasur provoje ne luftrat e mepareshme ne Greqi. Menjehere me arrdhjen e tij u hapen negociata te drejteperdrejta me mbretin Maqedonas Filipi V,ky pasi kish kuptuar rrezikun qe paraqisnin Romaket pikerisht tani qe Roma kishte mbarruar luften e dyte Punike dhe romaket kishin duart e lira te perqendroheshin ne luften me Maqedonine.Filipi V ju ofroj romakeve se pranonte kushtet orgjinale qe i kishin vene dy vjet perpara ne vitin 200p.e.s,sipas te cilave ai duhej te dorezonte qytetet rreth Egjeut qe ai i kishte pushtuar.Per fatin e keq te Filipit V romaket nuk ishin te interesuar per paqe ne keto terma,qellimi i tyre ishte te ulnin fuqine e Filipit,dhe ta ndeshkonin ate qe ju kish shpallur lufte pikerisht Romes ne vitin 215,pikerisht ne kulmin e luftes se dyte Punike.Flaminusi i kerkoje Filipit te braktiste Thesaline e sunduar nga maqedonasit per 150 vjet. Filipi V çuditerisht braktise negociatat dhe u terhoqe ne pozicionin e tij ne mbrojtje te grykes qe ne pamje dukej i pa pushtushem.Por fati i keq i Filipit vazhdon,dhe ketu hyjne ne loje Tepelenasit antike( Kaonet ).Romakeve ju dha nje udherrefyes banore i zones i derguar nga Charops ky qe pjese e lidhjes te Epiroteve qe ne kete lufte mbeshtetin Romaket. Romaket me rreth 4.300 ushtare te drejtuar nga bariu i zones i dolen Filipit pas shpine duke i rene trebeshinesh per rreth duke kaluar nga Damsi dhe zbrezin ne gryke pas shpines te ushtrise Maqedonase.Filipi e kuptoi rrezikun dhe i shpetoi kurthit te ngrritur nga romaket,por luftimet i kushtuan rreth 2.000.000 ushtare dhe baze matriale,duke e lene Epiri dhe Thesaline te ekspozuar ndaj romakeve.Per kete beteje edhe Pouqueville konsuli francese ne oborri e Ali Pashe Tepelenes ne Janine e pershkruan ne kujtimet e tij gjate vizites qe beri ne Tepelene ne librin e tij Udhetim ne Epir,Shqiperi,Maqedoni e Thesali.













Free Blogger Albert Pasho

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...