Powered By Blogger

sabato 20 maggio 2023

Beteja e Vjoses (Battle of the Aous 198 BC) ne Tepelene,ne Luften e Dyte Romake-Maqedonese ne token e Kaoneve ne Epir




Tepelena qe ne kohet antike ka pasur nje pozicion strategjik qe kontrollonte hyrjen ne brendesi te territorit nepermjet dy luginave te saj,Vjoses dhe Drinos. Ne 24 Qershor 198 p.e.s ne Tepelene ose me sakte ne hyrje te grykes te Kelcyres pak a shume ku eshte Dragoti sot eshte mbajtur nje nga betejat me te rendesishme dhe fitorja e pare e Romakeve ne Luften
e dyte Maqedonase.Banoret antike te Tepelenes ose Kaonet e Epirit ku ata benin pjese kane luajtur nje rol vedimtar ne fitoren e kesaj beteje. Nje vitin 200 p.e.s ushtrite romake kishin zbarkuar ne Apolloni ne bregdetin lindor te Ilirise ne detin Adriatik dhe nje vit me vone ne 199 p.e.s kish pushtuar dhe bastisur Maqedonine Perdimore.Per kete arsye FilipiV breti i maqedonaseve qe te mos lejonte me qe keto ngjarje te ndodhnin prape,ne pranveren e vitit 198 p.e.s zuri pozicion te forte mbrojtes ne gryken e Dragotit ne Tepelene qe te bllokonte rrugen me te mire per ne Maqedoni nga perendimi.Komandanti romak ne vitin 199 ishte P.Villus Tappulus i cili kishte vendosur te sulmonte Filipin V dhe kish perparuar pese milje kur mbrriti zvendesuesi i tij.Ky ishte Titus Quinctius Flaminius nje nga konsujt romake qe kishte pasur provoje ne luftrat e mepareshme ne Greqi. Menjehere me arrdhjen e tij u hapen negociata te drejteperdrejta me mbretin Maqedonas Filipi V,ky pasi kish kuptuar rrezikun qe paraqisnin Romaket pikerisht tani qe Roma kishte mbarruar luften e dyte Punike dhe romaket kishin duart e lira te perqendroheshin ne luften me Maqedonine.Filipi V ju ofroj romakeve se pranonte kushtet orgjinale qe i kishin vene dy vjet perpara ne vitin 200p.e.s,sipas te cilave ai duhej te dorezonte qytetet rreth Egjeut qe ai i kishte pushtuar.Per fatin e keq te Filipit V romaket nuk ishin te interesuar per paqe ne keto terma,qellimi i tyre ishte te ulnin fuqine e Filipit,dhe ta ndeshkonin ate qe ju kish shpallur lufte pikerisht Romes ne vitin 215,pikerisht ne kulmin e luftes se dyte Punike.Flaminusi i kerkoje Filipit te braktiste Thesaline e sunduar nga maqedonasit per 150 vjet. Filipi V çuditerisht braktise negociatat dhe u terhoqe ne pozicionin e tij ne mbrojtje te grykes qe ne pamje dukej i pa pushtushem.Por fati i keq i Filipit vazhdon,dhe ketu hyjne ne loje Tepelenasit antike( Kaonet ).Romakeve ju dha nje udherrefyes banore i zones i derguar nga Charops ky qe pjese e lidhjes te Epiroteve qe ne kete lufte mbeshtetin Romaket. Romaket me rreth 4.300 ushtare te drejtuar nga bariu i zones i dolen Filipit pas shpine duke i rene trebeshinesh per rreth duke kaluar nga Damsi dhe zbrezin ne gryke pas shpines te ushtrise Maqedonase.Filipi e kuptoi rrezikun dhe i shpetoi kurthit te ngrritur nga romaket,por luftimet i kushtuan rreth 2.000.000 ushtare dhe baze matriale,duke e lene Epiri dhe Thesaline te ekspozuar ndaj romakeve.Per kete beteje edhe Pouqueville konsuli francese ne oborri e Ali Pashe Tepelenes ne Janine e pershkruan ne kujtimet e tij gjate vizites qe beri ne Tepelene ne librin e tij Udhetim ne Epir,Shqiperi,Maqedoni e Thesali.













Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...