Edward Lear ( 1812-1888 ) eshte nje tjeter mik e vizitor i madh, i shqyar qe Tepelena jone ka pasur nderin dhe fatin ta kete pasur ne mes saj. Artist,ilustrator,dezinjator,muzikant,shkrimtar e poet britanik.Lear ndermori nje udhetim ne vjeshten e vitit 1848 neper Shqiperi i shoqeruar nga ndihmesi dhe miku e tij shqiptari nga Suli, Gjergj Kokalli, i cili e shoqeroi per tridhjete vjet rrjesht.Pikturat e tij jane te rendesishme per faktin se ato na sjellin deshmi te jetes te perditeshme ne ate periudhe ne Shqiperi pershkruajne me holleshi veshjet tradicionale,arkitekturen gjendjen social ekonomike,faunen,floren etj.Punimet dhe pershkrimin e ketij udhetimi te manhiteshem por te gjate e te lodheshem i ka botuar ne Londer ne vitin 1851; "Journals of a Landscape Painter in Albania" ne kete botim i ka kushtuar vemendje dhe Tepelenes te asaj kohe duke botuar disa punime e pershtypje per te.Lear mbrriti ne zonen e Tepelense ne fund te Tetorit,kurse ne Tepelene pikerisht ne 1 Nentor 1848 gjate ketij udhetimi qe po bente ne Shqiperine e jugut nga 21Tetori nisur nga Adrenica per te mbrritur ne Janine ne 5 Nentor. Tablloja e pare gjate ketij udhetimi ne zonen tone eshte ajo e Grykes se Kalivaçit ne 30 Tetor 1848,ku kjo gryke na paraqitet madheshtore,e ngushte dhe e thepisur ku permes saj kalon Vjosa me ujerat e saj blu, kurse kende veshtrimi i tabllose eshte ne drejtim te Tepelenes.Na paraqiten dhe dy banore te zones Kalivaçiot me veshjet e tyre tradicionale fustanelle dhe kilt te bardhe me kapele te kuqe,qe na dimostron veshjen e kohes.Gjate rrugetimit per ne Tepelene ka bere nje tjeter tabllo pa emertim, paraqitet Vjosa dhe nje person afer nje ndertimi kurse ne horizont dallohet mali Golikut,per mendimin tim duhet te jete ose poshte Dukajt ose poshte Salarise diku ne luginen e Vjoses pa arritur ne Memaliaj.Lear mbrrin ne Tepelene ne 1 Nentor 1848 ja si e pershkruan ai;Ne oren kater kishim kaluar nje pjese te sheshte ne majen e kesaj kodre,e duke zbritur ne drejtim te verilindjes pamja qe shfaqet ishte e jashtezakoneshme dhe manihteshe.Vjosa derdhet mes nje gryke te ngushte me shkembenj dhe siper kesaj gryke te erret ngrihen dy male te ndare te Trebeshines dhe Hormoves,qe dukeshin qarte nga rreza deri ne maje.Te dy lartesoheshin qeteshist me nuanca te ndezura vjollce,me majat e tyre mbuluar me debore vezulluse.Menjehere poshte na shfaqet Vjosa me shtrirjen e sa te gjere ne shtratin me gurrishte,jo me e kufizuar nga gryka,ujerat e saj shkelqejne si shume fije perdrredhje ne nje shtrat te bardhe verbues,rrjedh lirshem me shume dege ne drejtim te detit.Atje ku bashkohet Vjosa me Bençen mbi koder ngrihet Tepelena,ku murret e rrenuara te sarajeve dhe xhamise,me ngjyrat e tyre te argjendeta i japin asaj nje pamje te nje romantizmi endrrimtar.Ne Tepelene takojme shume fshatare me qeleshe e kilt te bardha,me nje aspekt te varfer, nga çkisha pare me pare.Gjithe kjo pjese e Shqiperise eshte vertete shume e shkrete.Banoret e saj te thyer e te mundur,rebelimi i tyre nen Pashain ngjan te kete qene lufta e fundit e ashper te ketij populli te ndare e te çarmatosur,vend ky krenar ne nje kohe per Ali Pashen tani rene ne melankoni te pakuptim dhe pothuajse humbur indentitetin.Ne Tepelene Lear na jep sarajet e Aliut dhe kalane ku duken minarete e larta,Vjosa dhe Bença dhe banore te saj me veshjet tradicionale te zones.Ne nje tabllo tjeter na jepen sarajet e djegura nga turqit por murret e kalase me bedena te rregullta.Tabllote e tjera na japin rredhinat dhe Vjosen.Gjate rruges per ne Gjirokaster Lear na jep dhe Ujin e Ftohte rrapin qe ndodhet dhe sot,dhe burrimin e ujit te kethyer ne çezem me banoret e zones me veshjet e tyre.Tabllote poshte jane punimet e Edward Lear per Tepelenen dhe rrethinat e saj.( Album per Tepelenen Edward Lear 1848 )
Free Blogger Albert Pasho
Nessun commento:
Posta un commento