"Kush ka par’ asllan Alinë,
Nd’ atë të shkretën Janinë.
Ndë kala mbylltur’ të zinë,
Rreh të nkëthenjë Shqypërinë.
Ditën e Sulltan Nevruzit,
Na erdhi i zi haberi.
Mëri e Sulltan Mahmutit,
U përpoq, Ali Eshderi!
Urdhëroftë perëndija,
E na qittë faqe bardhë,
Thanë: Na vjen Rrumelija,
Njëzet e dy pashallarë.
U përpoq, o i gjori plak,
Ndë xhephan’ e ke folenë.
Se të digjesh e ke me hak,
Zapëtove tërë dhenë.
U bëj vukuf Sulltan Mahmut,
Mos e dëgjo Sheh Islamnë.
Kësaj pune i gjej hudut,
Se prishe tërë dynjanë.
Mbë njëzet e një të Gushtit,
I'a rrethuanë kalanë.
I thoni Sulltan Mahmutit,
T’i çonjë Itllak fermanë.
Topi krisi të shëtunën,
Prej kalasë anë mb’ anë.
Të mijtë m’ a bënë dhunën,
Janinë m’a prun’ nizanë.
Ç’ faj u kam të mijvet unë,
Që më bënë këtë dhunë?
Veli aga Grebeneja veç,
M’ u ndoth për këtë punë.
Pa pyesni Zharkanjlijtë:
Ku e lan’ Ali Pashanë?
Bejlerë bëra Evgjitë,
Se ata janë soj Çobanë.
Ju Labër, zënë çifuti,
Më latë mua fatë zinë.
Ju preftë Sulltan Mahmuti.
Prishtë veten e shtëpinë.
Njëmijë Gegë, e dymijë Toskë,
Qëndruan m’ Ali Pashanë,
Ata vunë kryet poshtë,
Me kordhë ndë dor' u vranë.
Janinë, Janin’ e shkretë!
Ç’ të paçë ndërtuar’ vetë.
S’ të gëzova as vet’ as djemtë.
Të rraftë zjarri, të djektë.
Duro gjyle e kumbara,
Moj kalaja me bedena.
Si lëfton me Padishah,
O moj ti kulla serhate,
Që mban Matjan’ e Dibranë.
Trimat me besë që pate,
E Mahmut bejn’ e Allamanë.
Të parë shtatë Vezirë,
Se ç’u hodhën ndë Janinë.
Hedhin gjyle me zinxhirë,
Sipër mbi Vezir Alinë.
Ku jeni ju parësija?
Pas vdekëjës sime ç’do të thoni?
Kur t’ju shajnë Osmanllija,
Vall’ o zot! Ju ç’do të bëni?
E djemt’ e mij si çifuti,
Që më lanë mua plaknë.
I preftë Sulltan Mahmuti,
Më turpëruan hoxhaknë.
Qytahiu hypi Jediçnë,
Që të marrë Lithariçnë.
As aman! Gegët e mij,

.png)
Nessun commento:
Posta un commento