Powered By Blogger

lunedì 29 gennaio 2024

Kronollogjia e nje vrasje, Ali Pashe Tepelena 24 Janar 1822.



Dy shekuj e pak kane kaluar nga renia heroike e legjendarit  Luanit te Epirit e te mbare Shqiperise Ali Pashe Tepelenes .Nen sundimin dhe udheheqjen e tij Shqiptaret u zgjuan u ndjene te bashkuar si nje komb i vetem si asnje here me pare,emeri i tyre dhe i Shqiperise do te ngrihej e degjohej ne Europe dhe bote.Me renien e tij,projekti i nje shteti shqiptar nga vete ai i idejuar do te shtyhej ne kohe por kjo do te shenonte fillimin e tij, si nje proçes i gjate i panderprere dhe vendimtar.Shqiptaret humben rastin historik per krijimin e ketij shteti,qe do te ishte shume me i madh se ky qe gezojme sot.Ky shtet do te perfshinte gjithe territoret ne Ballkan ku flitej shqipja dhe jo vetem, ky me nje siperfaqe 150-200 mije kilometra katrore dhe nje popullesi per rreth 20 milon banor.Ky projekt i bashkimit te pashalleqeve shqiptare si ai i Shkoderes, Janines,Beratit dhe i Seresit ne Jug i idejuar nga  Ali Pashe Tepelena nuk arriti te realizohej,kjo per shume faktore,si ata te brendeshem dhe ata te jashtem.Faktoret ishin , qe  kushtet historike te brendeshme  nuk ishin krijuar  akoma .Si dhe mungesa e mbeshtetjes se jashtme te fuqive te medhaja te kohes te cilat nuk ishin te interesuara per shtetin e Ali Pashes,por vetem qe te shfrytezonin shtetin dhe fuqine e tij si kunder peshe ndaj Portes se Larte dhe interesave te tyre gjeopolitike ne kete rajon.Mbarimi i luftes Ruse Turke, traktati i Bukureshtit ne Maj 1812,do ti krijonin mundesine Portes se Larte te rishikonte politikat e saj te brendeshme,ato te centralizimit te Perandorise,e cila pothuajse ishte kethyer ne nje konfederate me Ajane te fuqishem brenda saj.Eshte pikerisht politika e Ajaneve e ndjekur nga Porta e Larte,me anen e kesaj politike Porta e Larte  mblidhte trupa dhe taksa nga gjithe territori ku ajo qe shtrire.Dhe eshte pikerisht kjo politike qe i lejoj Ali Pashe Tepelenes te rritej e fuqizohej dhe njekohesisht te projektonte shtetin e tij te pavarur.Po njekoheshist eshte pikerisht eshte kjo politike e Ajanizimit qe do te shenoje edhe renien e Ali Pashes.Politika e re e Portes se Larte ajo e centralizimit do te perfshinte edhe  Ali PasheTepelenen,ne kete periudhe ne gjithe Perandorine Otomane tre qene Ajanet me te fuqishem ose Pashallaret e pavarur; Mehmet Ali Pasha i Egjyptit,Pasvanouglu i Vidinit dhe Ali Pashe Janina.Sulltani Muhameti i dyte ne 16 Mars1820 do te leshoje fermanin kunder Ali Pashe Tepelenes ku e akuzon per tradhti ndaj Porte se Larte dhe per 40 dite duhej te paraqitej ne Stamboll ku te kerkonte falje para Sulltanit.Ndersa ne 27 Prill 1820 udheron mobilizimin e ushtrise kunder Ali Pashe Tepelenes.Ne kete vendim te tij Sulltani u influencua nga tre armiqte e betuar te Aliut, qe kishin kohe qe i propozonin Sulltanit per eleminimin e Aliut,duke i parashtruar atij fuqine e Aliut dhe qellimin e tij per pavaresi.Keta ishin Mehmet Sait Halet Efendi,Ismail Pasho Bey dhe Patriakana Ortodokse e Stambollit Faner.Por eshte Halet Efendiu ai qe ndikoi me shume tek Sulltani duke treguar keshtu qe eshte armiku me i madh dhe i betuar i Aliut.Nga ana e tij Ali Pasha kishte organizuar nje atentat kunder Ismail Pasho Beu ne Stamboll ku nje tjeter armik i betuar i Aliut. Aliu kishte derguar dy njerezit e tij per ta vrare Pasho Beun por atentati deshtoi dhe njeri prej tyre u kap nga turqit.Ky nen presionin e tortura tregoi kush e kishte derguar dhe eshte pikerisht kjo ngjarje qe u be shkash per leshimin e fermanit.Ali Pasha jo vetem qe nuk kishte nderment te paraqitej ne Stamboll,por perkundrazi si nje burre shteti me vizion te gjere, kishte vite qe po pregatitej per kete perplasje me Porten e Larte.Per kete qellim kishte kohe qe po bente pregatitje intensive llogjistike,kishte rritur numrin e fortifikimeve si ne Janine por edhe ne gjithe territorin e tij si ne vendkalimet e mundeshme te ushtrise turke,pergatitje per furnizime me arme e municion dhe ushqime.Keshtjella e Janine ishte ne gjendje te perballonte nje sulm te tille dhe per nje kohe shume  te gjate.Perpjekje po bente edhe ne fushen organizative si ne aspektin e jashtem dhe ata te brendeshem.Per kete perballje me Porten e Larte Aliu kerkoi edhe ndihemen e fuqive te medha te kohes,si Austrise e Rusise si ushtarakiasht por edhe juridikisht, ku kerkonte berjen e nje kushtetute per mbreterine e tij te ngjashme me ato aktuale Europiane,Letra derguar kancelarit te Austrise Metternich ku i kerkon nje jurist kushtetutesh nga me te miret per te shkruar kushtetuten e Mbreterise se tij Kushtetutese,si dhe projekti propozuar Rusise per parlamentin e tij Mbreteror,i cili do te shprehnte edhe perberjen e shtetin e tij si shtet shume etnik,Ky parlament shqiptar do te perbehej nga 8 antare te fese ortodokse,4 antare te fese myslimane dhe 1 ebre.Tregon qarte vendosmerine dhe vullnetin e tij te palekundur per krijimin e Mbreterise Kushtetutese te tij.Ne planin organizativ te brendeshem Ali Pasha riberi aleanca te reja me bejlere shqiptare dhe te fese ortodokse,nje aleance e çemuar qe ajo qe beri me Suliotet ,ku ju premtoj ketyre kethimin ne trojet e tyre ne Sul.Ali Pasha mblodhi Keshillin e Larte te Luftes ne Janine me gjithe kreret e zonave nga ai vete zoteruar ku ju beri thirrje per lufte dhe qendrese kunder Perandorise Otomane.Ai ne kete keshill do te paralajmeronte ata se shkaterimi tij do te ishte pararendesi i tyre,Aliu ju tha; "Ju nuk do te jeni me shqiptaret qe deri tani keni qene kaq te frikeshem dhe te respektuar.Ju do te jeni te mposhtur dhe te perulur nga aziatiket frikacake.Ju rrefej se shume prej jush u kam dhene shkak per ankese.Une e di qe disa prej jush jane ofenduar me te drejte nga demtimet qe une ju kam bere juve ose marredhenieve tuaja.Por nderi i Shqiperise dhe interesi i vendit tone kane rendesi me te madhe se sa armiqsite private.Dhe kur te gjithe jane ne rrezik,kujtimi i gabimeve te se kaluares eshte nje ndenje e padenje per mendjet bujare.Tani ju shikoj te gjitheve si femijet e mi ,njesoj si Mukhtari dhe Veliu.Thesaret e mia jane te hapura per ju.Une vetem kerkoj nga ju qe ti beni nder emerit qe ju mbani Shqiptar."Ne kete mbledhje te keshillit te luftes ju propozua Aliut nga kreret ortodoks qe te merte emerin e Aleksandrit ose te Kostadinit,ne menyre qe te mblidhte sa me shume vullnetare te fese ortodokse nga ana e tij.Gjithashtu u be organizimi i mbrojtjes se territorit te tij,ku Janina do te mbrohej nga vete Aliu i cili do te kordinonte operacionet ushtarake,Berati dhe Shqiperia e mesme nga djali i madh Mukhtari, Zagoria nga Noutzos, vendekalimet e maleve te Pindit ju besuan Omer Vironit dhe Tahir Abazit, Beozia dhe Focide ju besua Androutsos,kurse Veliu djali te vogel ju besua mbrojtja e Leptanos.Ali Pashe Tepelena kishte ne dispozicion nje ushtri ne numer te madh dhe eksperte ne lufte sidomos ne nje territor malor,nje ushtri e perbere nga dy pjese,ajo rregullt rreth 10-15 mije vete e organzuar dhe pregatitur nga eksperte ushtarake te huaj kryesisht francez dhe anglez.Dhe pjesa tjeter jo e rregullt me vullnetar te perbere nga Kleftes e armatoles ortodoks dhe trupa myslimane shqiptare dhe te tjere".Ushtria imperiale e Portes se Larte ju besua armikut te betuar te Aliut Ismail Pasho Beu e shumte ne numer rreth 80 mije vet, te pajisur mire me armatime dhe furnizime te tjera logjikoshte.Marshimi i saj drejt Janines do te behej nga tre drejtime te ndryshme,nga veriu ku Mustafa Pasha i Shkoderes sulmoi deri ne Elbasan per nje periudhe te shkurter,dhe me pas u terhoq me preteksin e trubullirave te brendeshme ne pashallekun e tij.Nga jugu Pelivan Pasha mori Greqine meridionale kaloi Makrynoros dhe pushtoi Arten ne jug te Janines.Ndersa Pasho Beu kaloi Pindin duke mos kaluar nga Metsovo ku ndodhej baza operative e Omer Vironit me rreth 15 mije vete,te cilat ky i shperndau dhe keshtu tradhtoi Aliun.Ndersa nga perendimi nga deti flota otomane pushtoi Prevezen dhe arestoi Veliun ku ky ishte strehuar.Veliu negozio dorezimin e tij ne kembim te faljes te vellait Myktarit qe ishte strehuar ne Gjirokaster me fillimin e operacioneve ushtarake.Ushtria Otomane e Sulltanit ne fillim te Shtatorit 1820 rrethoi Janinen e Ali Pashe Tepelenes.Luftimet do te ishin te ashpra dhe te pergjakeshme,Aliu jo vetem qe rezistoi por pati edhe epersi ndaj ushtrise turke.Kjo jo vetem per trimerine dhe zotesine e ushtrise se tij si nje ushtri moderne e tipit Europian,Ne kampin turk zoteronte anarkia te shume ishin gjeneralet te Aliut qe kohe me pare ishin bashkuar me turqit ne fillim te fushates.Shume prej tyre do te hidheshin nga krahu Aliut perseri.Kjo edhe per faktin qe Aliu pagoi shuma te medhaja parash per te thyer bashkimin e turqeve dhe te krijonte konfuzion ne kampin e turqeve.Nje tjeter faktor qe se aleanca me Suliotet po jepte rezultat e veta,keta po i shkaktonin ushtrise turke humbje te medhaja ne prapavijat e saj,dhe po ju priste rruget e furnizimeve te tyre.Ali Pasha gjithashtu mori dhe nje vendim qe do ti jepte atij epitetin e "Neroni i Ri",ashtu si Neroni qe dogji  Romen edhe Ali Pasha do te digjte Janinen.Kete mase e mori per qellimin e vetem qe altileria e tij te kishte fushe shikimi te lire per kampin e turqeve.Keshtu ne 25 Gusht 1820 i dha zjarr nje pjese te qytetit,pasi kishte liruar me pare ne 13 Gusht 1820 haremin e tij.Kete e perseriti edhe ne 27 Gusht ku pati nje djegie te dyte te Janines.Fushata e Ismail Pasho Beut rezultoi falimentare ai po thyhej ne murret e Janines nga Ali Pasha.Keshtu Sulltani Muhameti II ne Mars 1821 ja ngargoi drejtimin e fushates kunder Aliut Hurshid Pashes duke zvendesuar Pasho Beun.Hurshid Pasha eshte nje nga gjeneralet me te zote te Portes se Larte,krenaria dhe lavia e turqeve i mbiquajtur "Tmerri",pushtues i Alepit,mendje holle,i matur dhe dinak,me origine Gjorgjiane,filluar karieren e tij me jeniceret,trupe elitare e ushtrise Otomane.Ky me te arritur ne 15 Mars 1821 dha urdher te forcohej rrethimi te bllokoheshin çdo rruge e gryke,beri zvendesime te komandateve  qe kishin rezultuar te pa suksesem.Luftimet do te ishin shume te ashpra,altileria e tij do te godiste me nje force te pa pare me pare.Hurshid Pasha beri thirrje te rrethuarve te dorezoheshin ne kembim te jetes,por pergjigjja e tyre qe Epike; "S na luan kush nga istikami,ne keshtjellen nuk e japim,permbi shpate te na dale xhani,kurre ne gjunje Gege e Toske lufta vdekja nuk i gjeti,ketu i thone Arberi,mos ngaterro nuk eshte Alepi".Lufta ishte e ashper altileria turke godiste pa nderprerje Litharcen ,sulmet e turqeve qene te njepasnjeshme.Tremije  Toske,Gege dhe Dibrane sju luajti qerpiku te lidhur bashke i qendronin lukunise turke,ju binin halldupeve,luanet e Arberit dhe sokolat e Tepelenes do te shkruajne histori ne kete beteje.Pas shume luftimes te ashpra e pergjakeshme Hurshid Pasha arriti te mar rrethinat e keshtjelles.Ishulli i liqenit do te kethehej ne qender te luftime te mepasme  te Hurshidit,Me goditje me altileri dhe zbarkime me barka te vendesve por dhe te sjelle nga portet e detit,Ai do te zbrasej here pes here nga Aliu dhe njerezit e tij.Hurshid sjell forcime te reja dhe  pushton ishullin.Forcat e Aliut mbyllen ne Manastirin e ishullit,nderkohe forcat e Hurshidit bejne plaçkitje dhe vrasje te shumta ne ishull ne kerkim edhe te thesarit te Aliut. Ali Pasha ndodhej ne keshtjellen e Janines nga ku komandonte luftimet, por ne kete kohe po perballonte nje problem te madh shume njerez te tij po e linin vetem duke kaluar ne anen e turqeve,ne kete fenomen luajte  rol dhe shume ish gjeneral te Aliut qe kishin kaluar me pare ne anen e turqeve, me premesen e poste e qe do merrnin nga Turqit,si dhe ne shkembim te shumave ne para.Tahir Abazi bindi njerezit e garnzonit te keshtjelles te tradhtonin Aliun dhe te dorezoheshin.,Aliu  mesoi njekoheshist qe djemte e tij Muktari dhe Veliu si dhe nipi i tij Mehmeti djali Veliut ishin kapur nga Turqit dhe ekzekutuar me prerje koke.Keshtu Aliu mori vendim te  mbyllej e te rezistonte ne kalane e vogel brenda  keshtjelles me besniket e tjere te tij dhe Vasiliqine.Situata ne fushen e luftes kishte ndryshuar, raportet ne numer te forcave. Aliu kishte mbetur me pak forca kurse ato te turqeve ishin shume here me shume ne numer.Nje nga detyrat qe kishte mar Hurshit Pasha nga Sulltani nuk qe vetem eleminimi Aliut por mbi te gjitha gjetja e thesarit te Aliut nje nga me te pasurit te gjithe Perandorise Otomane.Duke pare vendosmerine e Aliut per te rezistuar deri ne vdekje,per te gjetur thesarin e tij Hurshit Pasha luajti karten e tradhtise dhe pabesise.Dergoi njerezit e tij per bashkebisedime me Ali Pashen ku ne kembim me pasurine e tij Sulltani do te leshonte fermanin e faljes.Dy palet rane dakort ,dhe Aliu per te treguar vendosmerine e tij, te derguarin e Hurshitit e shoqeroj ne bodrumet e keshtjelles per te pare vete, ku ai kishte sistemuar 800 fuçi baruti dhe shume munizione te tjera ,gati per ti hedhur ne ere keshtjellen dhe thesarin,ne rast mos respektimi te marreveshjes dhe ne krah te tyre qendronte Selim Çami njeriu i besuar i Aliut qe me urdher te tij do ta hidhte ne ere.Per kete arsye u vendos nje arme pushim mes paleve,nderkohe Hurshit Pasha i thote Aliut qe per te mare faljen nga Sulltani duhet te largohet nga keshtjella me njerezit e tij e te shkoje ne Ishull.Duke pare situaten ne te cilen ndodhej dhe duke shpreshuar ne nje amnisti Aliu pranoj.Perpara se te largohej Aliu zbriti ne bodrumet e keshtjelles dhe i thote Selim Çamit;Keshtjella eshte ne duart e tua,se nuk te sjellin dhe shikon tespiet e mia mos e dorezo keshtjellen,se me vrasin ne ishull,hidhe te gjithe ne ere.Ne krah te Selimit ishte nipi i Aliut djali i Veliut,te cilin Aliu e perkedheli ne faqe me perkedheljen e nje gjyshi dhe i dha komanden e keshtjelles.I shoqeruar nga Thanas Vaja,sekretari tij Mantho,Fehim Çami  dhe 12 besniket e tij bashke me Vasiliqine zbret shkallet e keshtjelles dhe hipen ne varken e tij dhe shkon ne ishull ku vendoset ne manastirin e Panteleimon.Gjate pritjes Hurshit Pasha i dergon lajm qe fermani kishte arritur dhe nje delegazion i tij do ja dorezonte atij.Aliu  ne pritje te fermanit dergoi Kosta Boçarin ne keshtjelle per ti perseritur Selimit qe pa tespiet e tija te mos e dorezonte keshtjellen.Ne mbasditen e 24 Janarit 1822 Kose Mehmet me 30 ushtar dhe oficer te tjere zbarkon ne ishull ti sjell fermanin Aliut,hyne ne oborrin e manastirit dhe idrejtohet dhomes ku gjendej Aliu ne katin e dyte.Aliu i drejtohet Mehmet Kose Pashes ndal aty, dhe ky i pergjigjet,kam sjelle Fermanin dhe nxjerre nga kraharori nje cope leter.Pasi U pershendeten Aliu e kuptoi menjehere kurthin e ngrritur dhe nxjerre koburen dhe duke ju drejtuar me keto fjale;" nuk meret koka e Ali Pahes si koke skllavi,cfare e pandehni ju Ali Pashe Tepelenen grua?,e qellon Kosen duke e shtrrire per toke te plagosur,ne kete moment Kaftan Aga shefi i shtabit te ushtrise te Hurshit Pashes nxjerr shpaten per te vrare Aliun por Aliu e qellon edhe kete duke e plagosur ne krah,plasi nje shkembim zjarri mes turqeve dhe besnikeve te Aliut,ku Fehim Çami besniku Aliut qellon dhe vret Kaftan Agen.Nderkohe Fehmi bie per toke i plagosur per vdekje nga njerezit e Koses.Aliu plagoset rende ne kete perplasje dhe besniket e tij Thanas  Vaja,sekretari tij Manthua dhe Ibrahim djali besnik i tij e terheqin ne dhomen ne krah.Aliu ne gerhmat e fundit te jetes i drejtohet Thanas Vajes ku i thote te vrase Vasiliqine qe te mos bjere e gjalle ne duart e turqeve dhe te vazhdoje luften.Besniket e tij e veshtrojne ne pike te lotit dhe Aliu ju thote;"Une bijte e mi shkoj drejt vdekjes,drejt te ftohtit,hallall asprat,hallall buken dhe kafshaten.ju kam lene pas uraten.Qe ne duart e turkut i gjalle te mos bie,veç nga arma plumb e zjarr ne boten tjeter ju te me çoni me nder drejt e ne varr".Besniket e tij vazhdojne te qendrojne,degjohen edhe te shtena nga poshte dyshemese,pas pak koheTurqit arrijne te marrin trupin e Aliut dhe koken tja nisin Hurshit Pashes dhe diten tjeter  ne Stamboll tek Sulltani,kurse trupi te varroset ne Janine,ne krah te Eminese te tij te dashur,qe e kishte pregatitur vete kohe me pare dhe e kish lene amanet qe te varrosej bashke me te, me te gjithe nderimet qe i takonin ketij Luani Epirit dhe mbare Shqiperise.




Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...