Dy luane,dy shqiptar,dy epiriote,ne venat e tyre rridhte gjak i paster Arberi.Njeri nga Korça lindur ne Kavala,tjetri nga Tepelena.Dy figura te medhaja dhe legjendare te historise tone,dy figura qe ngjajne si dy pika uji,sikur ti kete lindur nje nene.Dy vizionar te medhenj shikimin e tyre ishte drejtuar drejt perendimit,drejt revolucionit francez,e cila do te ishte muza e tyre. Burra shteti dhe diplomat te shquar, themelues dhe sundues te shteteve me territore te medhaja si asnje here me pare nga shqiptaret, njera ne Europe dhe tjetra ne Afrike.Njeri themelus i Egjiptit modern dhe dinastise se saj shqiptare,tjetri themelusi i nje shteti qe ja luftuan dhe ja vodhen te tjeret.Euroditi i letrave shqiptare Faik Konica per kete do te shprehej:"Greqia ishte çifliku i Ali Tepelenit,te kishim mend do te ishte edhe sot çifliku yne,tre te katrat e fshatrave e me shume kuvendojne sot per sot shqip".Dy kryetrima, dy stratege te medhenje lufte, qe nderuan paraarrdhesit e tyre si Akile,Leka i Madh,Pirro i Epirit dhe Skenderbeu. Tmerr te Perandorise Osmane,njeri duke luftuar si luane per te mos ju nenshtruar Osmaneve bashke me trimat e tij deri sa ra si hero,tjetri duke marshuar kunder Sulltanit ne Stamboll me trimat e vete,me fustanellat legjendare.Edhe trimat qe sherbyen ne oborri e tyre venin e vinin sa te njeri luan tek tjetri,Omer Vrioni eshte njeri prej tyre si dhe Tafil Buzi.Te dy keta luane kontribues ne pavarsine e Shqiperise,luani i Tepelenes si skendija e pare e nacionalizmit shqiptar,shkundi e zgjoje shqiptaret nga gjumi qe nga koha e Skenderbeut,kurse luani i Nilit perkrahu dhe ndihmoi levizjen anti osmane te shqiptare,pas vdekjes se Tepelenasit pikerisht me trimat e Tepelenasit si,Zulyftar Poda,Tafil Buzi,Celo Picari,Zenel Gjoleka etj. Dy miq e admiruesh te njeri tjeterit,edhe pse nuk ishin takuar kurre mes tyre,kete miqesi e ruanin mes tyre,me anen e trimave dhe kapedaneve te tyre dhe leterkembimeve qe kishin mes tyre.Mehmet Aliu do te shrehej per luanin e Tepelenes;"Se sikur perendite te zbriznin ne toke,sofren e pare do ta gjenin ne Tepelene tek Ali Pashe Tepelena".Kurse Ali Pashe Tepelena me ironi do ti drejtohej Mehmet Aliut;"Ke gjetur mire ti atje o Mehmet Ali,denon nje dhe bind nentedhjete e nente te tjeret,kurse une ketu denoje nentedhjete e nente dhe sbind dote te njeqindin.".Nder e Respekt per keta luane te Shqiptarise.
Free Blogger Albert Pasho
Nessun commento:
Posta un commento