Powered By Blogger

venerdì 30 agosto 2024

Takimi i Mbretit Gustavo IV Adolfo i Suedise me Ali Pashe Tepelenen 1815





Mbreti Gustavo IV Adolfo i Suedise lindur ne Stokolm ne 1 Nentor 1778 dhe vdekur ne 7 Shkurt 1837,do te mbreteronte Suedine nga viti 1792 deri ne 1809,dhe u largua nga froni me nje grusht shteti. Ai ishte djali i Gustavo III te Suedise dhe mbretereshes Sofia Madalena e Danimarkes,kjo ishte vajza e madhe e mbretit Federico V i Danimarkes.Pas vrasjes se babait, mbretit Gustavo III ne mars te 1792, vetem 14 vjeç do te ngjitet ne fronin e mbretit nen kujdesin dhe drejtimin e xhaxhait te tij, Karlo duca i Sodermanland. Ky Gustavo IV do te jete dhe mbreti i fundit qe do te mbreteroje edhe mbi Filanden qe ne ate kohe ishte nen sundimin e mbreterise Suedese.Ne kuadrin e nje udhetimi te tij drejt Jeruzalemit,ai do te takohet me Ali Pashe Tepelenen ne  Preveze,qendrimi i tij ketu do te jete nga 23 deri ne 28 Nentor 1815.Per kete takim konsuli i Frances prane Ali Pashes ,Pouqueville i cili ishte i pranishem ne kete takim,ne ditarin e tij konsulli Francez do ta pershkruaj kete takim duke na lene nje deshmi te vyer historike.Midis te tjerave ai pershkruan takimeve mes tyre qe paten,si dhe per dhuratat qe ata shkembyen mes tyre.Ne menyre te veçante do te flas per nje diamant famos qe mbreti Gustavo IV i shiti Ali Pashe Tepelenes.Me kete shitje ai duke mos qene me mbret ne fuqi do te financonte udhetimin e tij drejt Jeruzalemit.Ky diamant do te na shfaqet me vone sipas Arvantinos ne vepren e tij "Historia e Ali Pashe Tepelenes" botuar ne Athine 1895,ne pikturen e Spyridon Ventouras me tituull "Ali Tepelenlis".Kjo pikture bere ne vitin 1818 po ne Preveze ku Aliu ka pozuar vete,( kjo qe eshte postuar poshte ).Kjo pikture ka te veçante sipas autorit te veperes qe Aliu ka pregatitur nje medalion( medalje) qe e mban ne xhakete,ku ne qender eshte pikerisht ky diamant dhe per rreth 15 diamant te tjere me te vegjel.Kjo eshte nje gje jo e zakonshme ne Perandorine Osmane,ato perdoreshin vetem ne Perendim nga monarket e tyre,kjo eshte nje simbolike qe Aliu perdorte qe nuk lidhje me Perandorine Osmane dhe rivedikonte pavarsine e shtetin e tij,si nje sundimtar absolut i ketyre trojeve.Ja çfare shkruan Pouqueville;" U nisa nga Arta per te shkuar ne Preveze,vizitova Vezirin qe me priti shume mire.Mbreti i Suedise kishte arritur ne Lefkada,dhe thoshnin qe do te vinte te nesrmen.Nderkohe ne saraje po mbeheshin pregatitje te medhaja.Mbret i Suedise arriti ne tre te mbasdites,Aliu duhej ta priste ne breg te detit,por per te mos ulur krenarine e tij e priti tek rruga e haremit.Ne kete kohe na shoqeruan te shtenat e topave dhe te pushkeve ne shenje mikpritje.Mbreti i Suedise i dhuroje Vezirit, nje pushke qe thuhet ishte e Karlo XII! Se eshte keshtu kush e di sa do te ishte turrbulluar shpirti i ketij  njeriu te madh!!! Zotria qe shoqeronte Mbretin i dhuroi Vezirit nje varese dhe vethe qe kushtonin pak.Aliu nga ana e tij i dhuroi Mbretit nje shpate te zbukuruar me diamante tek doreza e sajdhe tek tehu nje vergjine e skalitur.Zonjes me ta i dhuroi nje sopra veshje e foderuar me zibillino dhe dy shalle kashmiri.Perveç dhuratave qe i beri mbretit dhe zonjes,eshte per te shtuar edhe nje kaproll argjendi,dy pistola ari,nje shalle te trete,20 veshje(talleri) ushtareve qe shoqeronin Mbretin secilit nje.Fatekeqesia qe kishte rene Mbretit qe e kishin perzene nga froni dhe nevoja per te holla e detyroi ti shishte ne menyre sekrete Vezirit nje diamant shume elegant per dymbedhjete mije shekin.Mendohet qe vlen sigurisht dyfishin e kesaj shume.Kjo edhe per faktin qe te kompesonte shpenezimet e Aliut,sepse Mbreti nuk mund te nisej se kishte eren kunder per lundrim.Ne 1 Dhjetor nuk mund ta takoja Vezirin i cili ishte i zene tere diten me skllavin e ri,per tja derguar Valide Sulltanes".Per kete vizite foli shume edhe shtypi i kohes Europian,edhe gazetat Italiane te kohes shkruan per kete takim,si ajo e milanos,Firences edhe shume te tjera.









Free Blogger Albert Pasho



Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...