Powered By Blogger

giovedì 17 ottobre 2024

Ali Pashe Tepelena dhe qethja luftarake e flokeve.

Qethja luftarake e flokeve (Warrior head shaves), eshte nje praktike e qethjes te flokeve,qe konsiston ne qethjen dhe rruajtjen e flokeve ne pjesen e ballit e siper tij,si dhe ne pjesen e themthave siper vesheve,dhe lenien e flokeve te gjate nga pas qe bien mbi qafe.Kjo tradite e ka origjinen ne thellesite e mijevjeçareve.Por jane shqiptaret ata qe do ta mbajne dhe sjellin deri ne shek XIX,si nje tradite dhe praktike te tyre mijevjeçare, duke e perdorur kete  si nje karakteristike dallushe nga etnite e tjera qe i rrethonin.Kjo praktike e qethjes se flokeve permendet qe ne antikitet nga Plutarku dhe Strabone, nga Homeri tek Iliada dhe te Iliret. Perdorur kjo nga fiset e Helopeve te Epirit dhe atyre te  Amantias ne Iliri me kryeqender Amantia.Shqiptaret deri ne shek e XIX ne te gjitha territoret e tyre si ne Jug e Veri ne Perendim o Lindje e kane pasur praktike dhe tradite te tyre.Kete e deshmojne shume udhetar te huaj qe kane vizituar viset tona,si p.sh. Edith Durham,mbreteresha e maleve Shqiptare.Por deshmine me te qarte dhe kuptimplote te saj do te na japi qendresa dhe lufta e luanit te Epirit Ali Pashe Tepelena.Pjesa me e madhe e pikturave dhe tabllove te kesaj periudhe e ka pasqyruar aq gjere dhe hollesisht kete karakteristike te tyre,Ato do te nxjerrin ne pah dhe do te impresionoje vezhgushin per kete karakteristike te shqiptareve.Kuk ka pikture e tabllo te kesaj periudhe te mos nenvizoje kete karakteristike te luftetareve shqiptar.Kjo praktike nuk eshte thjesht çeshtje  mode, por çeshtje e rendesishme e indentitetit dhe te fuksionalitetit te botes  shqiptare.Ajo do te perdorej kryesisht per arsye luftarake,por edhe per arsye te tjera te veçanta, qe do te thoshte; E para perdorej nga prijesit dhe luftetaret shqiptare dhe deshmonte gadishmerine e tyre qe ishin gati per te dhene dhe jeten ne lufte.E dyta ishte nje praktike fuksionale ne lufte per keto arsye;Duke mos patur floke permbi balle,nuk i pengonte ata ne dyluftime dhe ne lufte,po ashtu zakoni shqiptar i nderit kerkonte qe edhe ne rast se ata do te humbnin jeten,nuk i jepnin mundesi armikut edhe pse te vdekur tju prisnin koken duke i mbajtur nga floket e ballit,duke i munduar ata edhe te vdekur qe ishin.Kurse lenia e flokeve te gjate pas kishte fuksion aq sa tragjik dhe Homerik,qe do te thoshte qe ne rast se ata do te vriteshin,armiku te kish mundesi te lidhte koken kur ta varte,ne menyre qe per te mos ngulur ndonje gje ne fytyre ose koke per ta varur ate ne menyre qe te mos shperfytyroheshin edhe pas vdekjes.Nje arsye tjeter ishte ajo dallushe nga armiku dhe te tjeret,dhe faktikisht ajo qe nje shenje dallushe qe i ndante nga grekerit dhe sllavet.Kjo praktike praktikohej si nga shqiptaret e krishtere ashtu dhe ata mysliman gjate kesaj periudhe.Edhe vete Ali Pashe Tepelena si shqiptar dhe prijes i tyre nuk do te veçohej nga kjo tradite e lashte lufte shqiptare.Ne shumicen e pikturave dhe tabllove per Aliun qe jane krijuar ne kete periudhe,pjesa me e madhe e tyre jane krijmtari dhe fantasi artistike te autoreve te ndryshem.Vetem tre jane te verteta ne kohe reale qe pasqyrojne Aliun e vertete por ne moshe te madhe.Dhe ato jane,ajo me autor, Joseph Cartwright,Louis Dupre dhe Spiridon Venturas.Dhe ne te treja pikturat Aliu na prezantohet me taxhin bektakshi,dhe kete menyre nuk mund te dallojme prerjen e flokeve te pashajt.Dihet dhe eshte pershkruar nga autore te ndryshem qe ne moshe te re,Aliu ishte me floke te gjate biond(verdhe),po ne moshe te madhe si luftetar si prijes i shqiptareve çfare prerje kishte?.Ne pikturen e Duprese per Aliun nuk ka si te mos bjere ne sy,qe te gjithe shoqerusit e Aliut,truproja e tij dhe varketaret kane kete prerje flokesh.Poashtu gjithe bashkepuntoret dhe luftetaret e tij mbajne kete prerje,si shqiptari tjeter i famshem Marko Boçari qe sherbeu per te ne oborrin e tij,si nje nga besniket e tij.Per kete argument jo thjesht estetik por identitar te tij do te ne flase nje deshmimtar okular qe e ka pare nga afer Aliun.Ky eshte kleriku dhe shkrimtari irlandez Robert Walsh qe ne ate kohe sherbente si kapelan ne Ambasaden Britanike ne Stamboll.Ne kujtimet e tija botuar ne Londer ne vitin 1828,"Narrative of a Journey from Constantinopole to Egland" pershkruan ekzpozimin e kokes se Aliut ne Stamboll ku ai vete ka qene i pranishem personalisht.(Per kete histori mund te lexoni ne kete blog ose ne faqen e Fb tim Albert Pasho me titullin ;"Koka dhe Yafta e Ali Pashe Tepelenes ne Stamboll,historia e saj".)Midis te tjerave ja si e pershkruan kete argument;"Pjesa e siperme e kokes eshte calva(pa floke) dhe jep pamjen e ballit shume te gjere.Ne maje te kokes nje tufe e madhe te flokeve gri te gjate qe zbrezin poshte,kjo menyre e shqiptareve te sotem dhe te grekeve antik te te njejtit vend".Kjo koke legjendare qe do te shenonte kohet,kesaj koke qe poetet do ti kendonin vargje,kollosi dhe gjeniu Gette,kesaj koke do ti thurrte vargje lavdie ne poemen, "Neugriechisch-Epirotische Heldenlieder" .Ne majen e Olimpit,kur shqiponja mbante ne kthetrat e saj kete koke legjendare dhe bashkebizedonte me te per bemat e saj.
















Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena dhe qethja luftarake e flokeve.

Qethja luftarake e flokeve (Warrior head shaves), eshte nje praktike e qethjes te flokeve,qe konsiston ne qethjen dhe rruajtjen e flokeve ne...