Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e zgjerimit dhe konsolidimit te Pashallekut te tij.Zgjerimi me marjen e ketyre territoreve u be ne disa drejtime te ndryshme.por lufta me sistematike dhe aktive e tij ishte ajo venies se Shqiperise nen sundimin e tij.Kjo shpjegohet nga keta faktore.Shqiperia ishte larg nga qendra e Perandorise,dhe nuk ishte qeverisur drejteperdrejte nga Porta e Larte.Ndersa zgjerimi me marjen e sanxhaqeve te qeverisura nga governator te emeruar nga Stambolli,do te kish çuar Ali Pashen ne konflikt ushtarak me Sulltanin,qe Aliu deshironte ta evitonte.Ne te njejten kohe,venie e Shqiperise nen sundimin e tij,do ta fuqizonte ne menyre te ndjeshme fuqine ushtarake te Pashallekut te Janines,dhe do te kufizonte mundesine e sulmeve ushtarake te Portes se Larte kunder tij.
Origjina shqiptare e Ali Pashes dhe lidhjet e tija politike te shtrira ne te gjitha krahinat e Shqiperise favorizonin planin e tij.Ai gjeti mbeshtetje ne feudalet e vegjel shqiptar dhe vegjeline.Keta perbenin pjesen me te madhe te mbeshtetesve te tij,si zyrtar ushtarak dhe ne administrate.
Ali Pasha kerkoje te perdorte per qellimet e tija, fshataret shqiptar mysliman,te cilet sherbyen ne ushtrine etij,ku Aliu ju jepte nje rroge te rregullt.Ka shume raste ku Ali Pasha vendosi shqiptaret ne pika te rendesishme strategjike te zotrimeve te veta,duke ju dhene dhe toke.
Per zbatimin e planeve te tija,Ali Pasha vazhdoje te kerkoje qe te vendoste lidhje politike te drejteperdrejta me fuqite Europiane.Ne kete kohe,Francia filloi te zhvillonte nje rol gjithnje e me aktiv ne Ballkan.Ne Qershor te 1797,pas renies se Venedikut,trupat francese zbarkuan ne Ishujt Jone,qe me pare i perkisnin Venecianeve.Edhe e ashtu quajtura Albania-Veneciana,pra Butrinti,Parga,Preveza e Vonica ne bregdetin meridional te Shqiperise dhe ne Epir,kaloj nen kontrrollin e Francezeve.Keto ndryshime te rendesishme politike nuk e gjeten te pa pregatitur Ali Pashen.Akoma me perpara qe francezi te mernin ishujt e Jonit,Aliu dergoi agjentet e tij ne Itali tek gjeneral Napoleone Bonaparte,komadanti suprem i ushtrise francese, fituse,per ti afruar sherbimet e veta dhe per te kerkuar mbrojtje.
Imperatori ardheshem shikonte tek Pashai Shqiptar,nje mundesi mbeshtetje per zbatimin e planeve te tija te medhaja per pushtimin e Orientit dhe u pergjigje ne menyre te favorshme per kerkesat e Aliut.Ne udhezimet qe Bonaparte i dergoj ne 10 Nentor 1797 krye komadantit francez ne ishujt Jone,Gjeneral Gentili thekson;"Eshte ne interesin e Republikes qe ky Pasha te forcohet shume,te eleminoje armiqte e tij, qe te behet nje princ i forte,ne menyre qe ti afroje sherbimet e tij Republikes".Ali Pasha perdori kontrrollin e autoritetit francez mbi ishujt e Jonit, per marjen e territoreve te tjera ne Shqiperine Jugore.Ne 1997 drejtoi anijet e tija nepermjet kanalit te Korfuzit (qe venecianet ja kishin ndaluar me pare) dhe mori pjese te Himares si Porto Palermo dhe Saranden.
Duke pregatitur fushaten e Egjiptit,Bonaparte shpresonte qe ne shenje vleresimi per ndihmen e dhene, Ali Pasha do te kundershtonte Sulltanin ose te pakten do te bante nje pozicion neutral te favorshem perkundrejt Frances.Gjate udhetimit per Egjipt,Bonaparte dergoje ndihmesin e tij Lavalete ne Korfuz nga Malta.Lavalete do te shkonte ne Janine per te bashkebizeduar ne rruge konfidenciale me Ali Pashen,ku do ti komunikonte qe Bonaparte besonte tek ai,qe kesaj here mund te "kontribonte ne lavdine ,dhe fatin e tij".Por ngjarjet e bene te pamundur udhetimin e Lavalete ne Janine.
Ali Pasha edhe pse mbante lidhje te ngushta me perfaqesuesit francez,,kerkoj qe te mos varej vetem nga interesat dhe kalkulimet e tyre.I fameshmi admirali i flotes detare Ruse F.F.Ushakov,qe pati mundesi te mbante relacione politike me sunduesin e Janines per disa vjet,e pershkruan keshtu;"Eshte nje njeri i zgjuar dhe shume mashtrues,kerkon te ndahet nga çdo vartesi,ose per te thene, te jete nje sovran.Eshte e dukshme nga aksionet e tija,qe mbane dhe do te mbaje anen e me te fortit".Situata ushtarake e politike pas fillimit te fushates te Egjiptit,per Bonaparte filloj te zhvillohej jo ne favor te Frances.Kryesore eshte humbja e flotes franceze ne Aboukir nga Nelson,bashkimi i Rusise ne aleancen e dyte kunder francezeve,lindja e aleances Ruso-Turke do te krijojne nje ekuliber te ri fuqive ne Mesdheun oriental.Duke analizuar situaten Ali Pasha vleresoje ne favor te tij,per te vepruar si "vartesi besnik"i Portes ne luften Franko-Turke qe filloj ne Shtator te 1798.Nje pozicion i tille i hapi rrugen qe te zgjerohet duke mar ish Shqiperine-Veneciane,nje objektiv shume i deshiruar per shume kohe nga Aliu.
Ka shume te ngjare qe ky pasha feudal shqiptar, ishte i shqetesuar per faktin,qe qytetet bregdetare te Shqiperise jugore dhe te Epirit ishin kethyer ne qendra te propogandes revolucionare franceze ne Ballkanin perndimor.Ka prova qe idete demokratike dhe antimonarkise te Revolucionit te Madh Francez,kane pasur nje ndikim ne shtresat e popullesise shqiptare dhe greke,qe banon ne zotrimet e Ali Pashes, e renduar nga fuqia dispotike.Pershembull,ne nje raport te konsullates Ruse ne Bukuresht ne Gushtin e vitit 1797 thekson;"Nga disa dite qarkullojne lajme te arrdhura ketu,nga raportet nga Rumelia dhe letrat nga Shqiperia,qe ne Gjirokaster dhe ne vendet e shqiptareve,turqit(shqiptaret) ebrejte dhe greket,se bashku me te gjithe tipat e vagabondeve,jane bashkuar me emisaret francez,keta bashkuar ne nje numer deri ne 150 njerez,duke bere nje manifestim tre ngjyres, duke formuar pemen e Lirise".
Ne vjeshten e 1798 ushtria e Aliut pasi kishte thyer qendresen e garnizoneve te vegjel francez,mori Butrintin,Prevezen dhe Vonicen.Ne te njejten kohe shume banor te ketyre qyteteve,te akuzuar per bashkepunim me francezet u ekzekutuan.Praga nuk u mor dot,sepse banoret e saj u vune nen mbrojtjen e admiralt Ushakov,qe errdhi nga deti Jon me nje skuader anijes.Pas perzenies te francezeve nga ishujt nga forcat Ruso-Turko nen komanden e Ushakovit,ne ishujt Jone u formua nje shtet autonom ,Republika e Shtate Ishujve nen proktektoriatn Rus.Nga viti 1799 deri ne vitin 1807 ishujt Jon ne detin Mesdhe ishin bazat operative te flotes ushtarake Ruse.Gjate ketyre tete vjeteve,linden relacione te tensionuara edhe ndonjehere armiqesore te autoriteteve Ruse te Ishujve Jon dhe komshiut te tyre te afert kontinental Ali Pasha.Matriale ushtarake ju derguan nga ishujt dhe asistenca te tjera ju dhane bejlereve te Çamerise qe ishin ne lufte me sovranin e Janines.San Pietroburgu nisej nga fakti qe ne rast te pushtimit nga ana e francezeve te Greqise,Ali Pasha do te ishte rrjeshtuar nga ana e tyre.Kjo frike ishte e qarte qe ishte e eksagjeruar.E vertete qe Napoleone duke shpresuar te perdorte Ali Pashen ne luften kunder i rusi ne ishujt Jonian dhe ne zbatimin e planeve te tija per pushtimin e Ballkanit "dorezoje ne erresire"sjelljen e e Pashait te Janines ne 1798.Megjitheate asnje premtim nuk mundej ta shperqendronte Pashain e Janines nga qellimi kryesor ate te forcimit te fuqise se tij ne Shqiperi dhe Epir.
Nga fundi i vitit 1803,pas shume vjet lufte mori nen sundim krahinen e Sulit.Humbja e Sulit do tju jepte nje goditje te rende bejlereve te Shqiperise Jugore,qe kishin zhvilluar nje lufte te ashper kunder Pashait te Janines,qe ruset i quanin aleat.Fuqizimi i pozites te Ali Pashes alarmoi edhe rivalin e tij verior Ibrahim Pashe Bushatin.Ky filloi te nderhynte ne punet e Shqiperise jugore duke mbeshtetur armiqte e Ali Pashes,me vone i nxitur nga Porta,qe emeroi Aliun governatore te pergjitheshem te Rumelise ne 1804,hyri ne konflikt te hapur ushtarak me sovranin e Janines.Ne Shtator 1805 u zhvillua nje beteje e pergjakeshme ne rrethinat e Ohrit,te cilen Ali Pasha ja doli te ndaloje perparimin e ushtrise se Bushatit te Shkodres.
Lufta e ashper me bejleret kundershtar ne Shqiperi qe mbeshteteshin nga Porta e Larte,dhe problemet e brendeshme dhe te jashtme me Perandorine Otomane gjithnje ne rritje,shtyne perseri Ali Pashen qe te hidhte veshtrimin nga Rusia ne kerkim te nje mbeshtetje te jashteme. Ne Maj te 1806 ne nje takim me konsollin Rus ne Janine G.Flory,Ali Pasha deklaron qarte bindjen e tij politike;"Jam nje mysliman,por jo nje fanatik,urrej divanin tim(Turqine) dhe kontrrollet e tija,ndjeh renien dhe parashikoje zhdukjen e saj.Deshiroje te jetoje me nder ne kete pjese te voget qe qeverise dhe te vdes si nje njeri ne fuqi."Ne rast se Rusia do ta ndihmonte per te çuar deri ne fund me sukses luften kunder bejlereve Çam,Pashai i premtoj te prishte komplet aleancen me francezet,dhe te luftonte ne krah te Rusise neqofse do te fillonte perseri lufta ruso-turke.Ne fund per te arritur disa marreveshje,Pashai i kerkoi nje takim me perfaqesuesin ne Poliponez te Alesandro I dhe ne ishujt eJonit,G.D.Mocenigo dhe me krye-komandantin e forcave ushtarake Ruse ne Mesdhe,admiralin D.N.Senyavin.Ky takim megjithate nuk u be per arsyen se,kur ne fund te vitit 1806 filloj realisht lufta ruso-turke,Ali Pasha e shikoj me te favorshme,te pakten ne fazen e pare te luftes,qe te vepronte si"governator besnik" i Portes.
Pas Paqes se Tilsit te korrikut 1807, e gjithe situata politike ushtarake ne Ballkanin perndimor ndryshoje perseri,ne vend te trupave ruse ne ishujt jon e zune trupat franceze.Pushtimi i dyte i ishujve Jon nga ana e francezeve e keqesoje ne menyre te shpjete relacionet e francezeve me sovranin e Janines.Politika agresive e Impero francez paraqiste nje kercenim te drejtperdrejt per zotrimet dhe Shqiperine ne pergjithesi.
Edhe perpara Tilsit,francezet ishin vendosur ne Dalmazi,ne kufirin verior te Shqiperise.Pushtimi i ishujve Jon dhe Parges,me garnizonet franceze te tyre ju dha atyre nje pozicion te forte ne konfront te jugut te vendit..Jo i kenaqur nga kjo,Napoleone vendosi te vinte kembe direkt ne territorin shqiptar.Qeveria franceze pretendoje Butrintit,nje nyje e rendesishme e rrugeve ne Shqiperine jugore.Kjo pike do te ishte bere baze per pushtimin e Turqise Europiane.Ne Kostadinopol ku ambasadori francez Sebastiani kishte fituar nje influence te madhe ndermjetesoi per lejimin e dhenies te butrintit nga Porta.Ne Mars te 1808 komandanti i trupave franceze ne ishujt Jon,gjeneral Berthier,i kerkoi Ali Pashes te boshatiste Butrintin brenda 10 diteve,duke e kercenuar se perndryshe do te pushtonte me force.Ne te njejten kohe marshalli Marmot qe komandonte trupat ne Dalmaci,filloi pregatitjet per te marshuar me trupat e tija drejt Butrintit,duke kaluar permes gjithe Shqiperise.
Planet agresive te gjeneraleve francez shkaktuan indinjacion ne Shqiperi.Nje nga ushtaraket rus qe bente nje udhetim ne portet e Adriatikut ne pranveren e 1808 shkruan;"Shqiptaret po pregatiten ta sheshin shtrenjte jeten per pavarsine e tyre.Fatekeqesia e frikeshme e njerezve te vrare tashme gjate pushtimit francez, ka krijuar nje shpirt bashkimi mes tyre".Te dy governatoret e fuqishem shqiptar,Ibrahim Pasha i Shkoderes dhe Ali Pasha i Janines,vepruan se bashku ne kete moment kritik dhe mbajten nje pozicion te vendosur kunder pretendimeve te francezeve.Ibrahim Pasha riforcoje ne menyre te ndjeshme garnizonet ne kalate ne kufi me Antivarin(Bar) dhe rriti numrin e pergjitheshem te ushtrise se tij,nga 12 mije ne 30 mije.Ali Pasha çoj perpara fuqishem pregatitjet ushtarake,perpara nje qendrese te vendosur.Gjeneralet francez nuk do te guxonin te perdorin forcen ne Butrint, ky qendroje ne duart e Ali Pashes.Tentativa e deshtuar te vendosej ne Shqiperi,ishte nje nga te parat deshtime te politikes te pushtimit te Napoleone,ne ate kohe ne kulmin e fuqise se vet.
Pas ngjarjes se Butrintit,raportet mes Frances dhe sovranit te Janines moren ne karakter te hapur armiqesor.Ne kete situate,nuk qe e veshtire per Ali Pashen te vendoste lidhje te ngushta politike me Ingliteren,kundershtari me i vendosur dhe i papajtushem i Frances.Londra ishte e interesuar direkt qe te mbeshtete sovranin e Janines,ne perdorimin e aksioneve ushtarake kunder pozicioneve franceze ne detin Jon.Perveç kesaj ju dha nje vend i rendesishem ne politiken strategjike te Ingliteres ne Ballkan.Ne konteksin e luftes ruso-turke ne zhvillim,kur Franca dhe Rusia ishin duke negocuar ndarjen e territoreve te Sulltanit ne Europe,qeveria Britanike kerkoje te siguroje nje pozicion te forte ne pjesen perndimore te Ballkanit.Anglezet furnizuan Ali Pashen me pajise ushtarake me shprese qe te ndermerte operazione ushtarake kunder trupave franceze ne Korfuz.Megjitheate Ali Pasha nuk rrezikoj te merte nje sulm te vendosur,por preferoj te perdorte pajiset ushtarake te anglezeve per ti perdorur per qellimet e tija te momentit te nenshtrimit te Shqiperise jugore.
Ne Maj te 1809,ushtria e Aliut me 10-12 mije veta,pushton pashallekun e Beratit,dhe ne fillim te vitit tjeter mer kalane e Beratit,qe deri atehere ishte konsideruar e pa pushtushme ne Shqiperi.Ibrahim Pasha i Beratit ju dorezua fituseve.Ne te njejtin vit Ali Pasha perfundoje me sukses luften e tij kunder bejlereve te Çamerise.
Ne 1810 mori Himaren,qe per shume vjet kishte mbrojtur autonomine e saj me vendosmeri.Edhe pse superioriteti i forcave armike,himariotet luftuan deri ne fund,mbaruar municionet luftuan per tre dite me shpata.Vetem kur Ali Pasha mori fshatin e Vunojit me ndihmen e baksisheve,sulmoje nga shpina Himariote dhe i mposhti.Fati i Himares ishte vendosur.Pasi vendosi trupat e tija kudo,Ali Pasha dogji fshatrat e Himares dhe vendosi shume nga banoret ne vende te ndryshme te zotrimeve te tija.
Ne 1 Gusht 1811,ushtria e Aliut duke vazhduar ne marjen e Shqiperise jugore hyne ne Vlore.Ali Pasha arrestoje bejleret lokal dhe sekuestroje pasurite e tyre.Perparimi i Ali Pashe detyroje bejleret e mbetur te Shqiperise jugore te bashkojne forcat.Ne mes te te njejtit vit 1811 formojne nje lidhje te re kundra tij.Kjo perbehej nga Mustafa Pashe Delvina perfaqesues i familjes se madhe bejlere te Delvines,Selim Koka bej i Gjirokasteres,te Kardhiqit,Zulatit.Numri i forcave ushtarake te lidhjes ishte 10 mije vete.Gjirokastra dhe Kardhiqi ishin qendrat kryesore te saj.
Ali Pasha ju kundervu menjehere kesaj lidhje.Ndermori te parin sulm ne Gjirokaster,dhe duke perdorur dredhine mori qytetin pa luftuar ne Dhjetor te 1811.Ne Shkurt te vitit tjeter,qyteti i Kardhiqit u dorezua.Ali Pasha do te shenoje suksesin e tij,me nje masaker kunder banoreve, me te cilen familja e tij ishte ne armiqesi nga shume kohe.Rreth 700 banor te pa armatosur u vranene vend,te tjeret u zune rrobe.Dhjetra bejlere te medhenje te zene ketu,me ne krye Mustafa Pashen,u derguan ne Janine ku u ekzekutuan.
Si rrjedhim ne pranveren e 1812,e gjithe Shqiperia jugore ishte nen dominimin e Ali Pashes.Sulltan Muhamed II e njohu kete situate duke emeruar djalin e Ali Pashes,Mukhtar Pasha si sovran te territoreve qe me pare ishin qeverisur nga Ibrahim Pasha.
Vendosja e pushtetit te Ali Pashes u shoqerua me sekuestrimin e pronave te tokave.Sekuestroi pronat e bejlereve te Shqiperise jugore dhe bleu shume prona nga fshataret per pak te holla,duke perdorur presion dhe metoda agresive.Kethry keto prona ne çiflik dhe ish pronaret ne vartesi te tij.Gjate sundimit te tij Ali Pasha u shendrua ne pronar te me shume se njemije çifliqe.Ndau pjese te pronave te sekuestruara midis besnikeve te tij,bejlere Shqiptar.Ishte gjate kesaj periudhe qe lindi ne Epir nje shtrese e konsiderushme e pronareve shqiptar te tokave.Qe u vendosen kryesusht ne Janine,Parga,Pramithia dhe Filat.
Te arrdhurat e vazhdushme te tyre si dhe te ardhurat nga fshtaret i dhane mundesine jo vetem qe te jetonte ne luks,por te mbante dhe nje ushtri te perhershme rreth 10-15 mije ushtar.Shpenezoje edhe shuma te medhaja per bashkepuntoret e tij,kryesisht bejleret e vegjel shqiptar,dergoi baksishe te medhaja bashkepuntoreve te Sulltanit,duke siguruar aprovime zyrtare nga Porta per çdo aksion te bere nga ana e tij.
Megjithate Ali Pasha nuk ishte i kenaqur nga marja e Shqiperise jugore,ai deshironte edhe Shqiperine veriore pashallekun e Shkoderes.Planet e sovranit te Janines u favorizuan nga lufta mes bejlereve.Pas vdekjes se Ibrahim Pasha erdhi ne fuqi Mustafa Pasha ne 1809.Ky eshte perfaqesuesi i katert i dinastise se Bushatllinjeve, do ti duhej te bente nje lufte te gjate kunder shume armiqeve si ne Shkoder dhe ne Zadrim te mara nga kapedani Mirdites Preng Lleshi dhe sundusi Lezhes Sulejman Aga.
Ali Pasha nderhyri aktivisht ne luften e bejlereve duke vepruar ne aleance me kundershtaret e Mustafa Pashes.Ne fund te 1811 dhe fillim 1812,filloj pregatitjet per nje fushate ushtarake kunder Shkoderes.Fushata do te fillonte ne veren e vitit 1812,por ne kete vit ndodhen nje varg ndryshimesh ne situaten nderkombetare.
Vendosja komplet e pushtetit te tij ne Shqiperine jugore nga ana e Aliut,ndodhi ne tre vitet e fundit te luftes ruso-turke nga 1806-1812.Duke perfituar nga fakti qe Porta ishte angazhuar ne lufte me Rusine,Ali Pasha vazhdoje operacionet ushtarake ne jug te Shqiperise pa pengesa.Megjithate per Rusine lufta e zhvilluar nga Ali Pasha ne Shqiperi rezultoi e favorshme.Per nje arsye te rendesishme.Si eshte shprehur agjenti britanik M.U.Link,do te thoshte;"Nje aksion(diversiv) ndermare ne favor te armikut te jashtem te Portes,pra Rusise.Ne aspektin e vazhdimit te luftes ruso-turke dhe kercenimit ne rritje te Napoleonit,qarqet qeveritare ruse arriten ne konkluzionin qe ishte e nevojshme te shtyhej sovrani i fuqishem shqiptar ne nje kryengritje te hapur kunder Portes dhe ta detyronte keshtu Porten te firmoste paqen me Rusine.
Ne udhezimet qeveritare te admiralit P.V.Chichagov,emeruar ne Prill 1812 krye-komandant i ushtrise te Danubit,urdheron;"Te hyhet ne negociata me Ali Pashen dhe ti jepet shpreshe per pavarsine dhe per kontributin e tij te njfet si mbret i Epirit,kerkohet te formohet nje ushtri speciale me shqiptare nepermjet te ftuarit dhe mbi te gjitha nepermjet nje rroge te mjaftushme".Por nje muaj me vone u firmos paqia e Bukureshtit dhe dosdoshmeria per te vendosur kontakt me sovranin e Epirit u zhduk.Fundi i luftes ruso-turke,qe lane duar te lira Portes dhe invasioni i Napoleone ne Rusi,e detyruan Ali Pashen qe te nderpriste te tjera marje territori ne Shqiperi.
Ne vitin 1812 Ali Pasha arriti kulmin e fuqise se tij.Perdorimi i zgjuar dhe akut i kontradicioneve internacionle ne vitet e para te shek XIX,shendroi sovranin e Janines dhe pashallekun e tij,ne nje faktor te rendesishem te politikes Ballkanike dhe çeshtjeve orientale.Anglia,Franca dhe Rusia mbajten perfaqesuesit e tyre diplomatik ne oborrin e Janines.Agjente zyrtar dhe jozyrtar "udhetuan" drejt brendesise te Shqiperise,ku asnje i huaj kishte shkelur deri ne kete shekull.Personaliteti i jashtezakoneshem i sovranit te Janines,menyrat orientale te oborrit te tij,ngjallen interes ne Europe.Udhetaret qe shkuan ne Shqiperi per motivi zyrtari o per kuriozita kane lene kujtimet e udhetimeve te tyre.Kujtimet e tyre treguan per here te pare ne bote per lexuesit Europian kete vend,qe deri atehere kishte qene vend i panjohur.Edhe poeti i madh anglez Byron,qe vizitoi Shqiperine e jugut ne 1809,la nje deshmi poetike per shqiptaret dhe Ali Pashen.Simpatia e thelle per banoret dhe vendin antik ne Adriatik ju dhuroje vargje ne poemen"Pellegrinaggio di Childe Harold".
Free Blogger Albert Pasho
Nessun commento:
Posta un commento