
Ne fillim te Janarit, Hurshid Pasha ja doli te heq bllokaden e Artes,dhe me kete arriti te gjitha synimet e tija,per te rrethuar edhe me ngushte Ali Pashen,ne keshtjellen e tij mbi liqen.Me kot garnizoni tij i dha Aliut, provat me te guximshme te besnikerise,fundi i rezistences ka mbritur.Nje epidemi, nje pasoje e pashmangeshme e çdo rrethimi teper te zgjatur,e detyroje te hapte portat e keshtjelles,dhe u detyrua te mbrohej bashke me 60 ndjeksit e tij me besnik, dhe u vendos ne kala,ku ndodhet varri i gruas se pare Emines,ku kishte sjelle me pare shume gjyle per topat,thesaret e tij,dhe nje sasi shume te madhe baruti.I vendosur te hidhej ne ere,se sa te dorezohej.Por fati i tij duhej te permbushej ne nje menyre ndryshe,nga ajo qe ai kishte llogarritur,ai qe kishte ngrritur shume kurthe,dhe shteruar te gjitha burimet e dinakrise,bie ne nje kurth nga i cili duket e pamundur qe plaku mendje prehte te dali.I mbyllur ne kete vend mbrojtje te fundit,ju njoftoi rrethuseve,qe ishte i vendosur te hidhej ne ere bashke me thesarin e tij, duke ju vene zjarr dyqind libre baruti,kur non do te kishte me shprese te merte faljen e Sulltanit.Ishte kjo shpresa e faljes qe e mbante.Dihej qe Aliu ishte burre qe e mbante fjalen e dhene,dihej gjithashtu qe mbante ne depon e barutit nje mysliman besnik,qe quhej Selim,me pishtarin e ndezur dite e nate,gati te sakrifikohej per padronin e tij.Aliu i çonte vete per te ngrene Selimit,edhe interesantja Vasiliqi gruaja e tij e preferuar e mbyllur edhe ajo ne nje dhome ne kala,ku Aliu shkonte te mbyllej naten per te mar pak pushim.Keto kerkesa te qarta kishin shkaktuar frike per rrethuesit,qe mbanin nje largesi te konsiderushme,dhe lufta mund te zgjashte akoma. Neqofse Hurshid Pasha me mendimin e keshilltareve te tij, nuk do te kishte perdorur pabesine dhe tradhtine kunder armikut te tij te frikshem,me lajka nuk ja dilte.Ai megjithate lajmeroi Aliun,qe nepermjet nje ushtaraku te larte te tij,qe e kishte derguar ne Divan, shume kohe me pare dhe ishte lutur Sulltanit te Madh,qe te jepte faljen e tij.Dhe me ne fund ishte autorizuar nga Divani ti jepej nje amnisti te plote.Me kusht qe te shkonte ne Kostandinopoje,te perulej para kembeve te Sulltanit,Sulltani ishte betuar qe do ishte i kenaqur nga ky akt nenshtrimi.Per kete do ti liheshin thesaret e tij,dhe nje numer besnikesh te tij, qe ti zgjithte vete.Keshtu mund te terhiqej dhe te perfundonte ditet e tija, ne nje pjese te Azise qe do te deshironte.Shtohej,qe fermani i faljes nuk do vononte te arrinte,ma perpara duhej qe ai te shkonte ne ishullin e liqenit per keshill te Hurshid Pashes,dhe nderkohe Selimi mund te qendroj ne kala me pishtarin e ndezur dhe garnizoni dhe gjithe te tjerat te qendrojne si jane.Aliu i verbuar nga keto premtime,mori varken e shkoi ne ishull,bashke me 10 besniket e tij me te besuar.Ishte pregatitur per te, nje dhome e mrekullushme ne palatin e Sotiras,po aty ne 1812 kishte bere te vdiste urie Mustafa Pashen e Delvines.Qendroj shtate dite,duke i zene me takime te shpeshta me komandantet e ushtrise osmane,ishin te gjithe pothuajse krijesa te tija,dhe qe bashkebizedonin per bindjen qe kishin per marjen e faljes.Plaku rimori perseri nje humor te mire,dhe tentoj,te ribej intriga.Ai mendonte qe pishtari fatal ishte gjithmone ne duart e Selimit besnik,te tjerat kishin pak rendesi,Sulltanit nuk i duhej koka e tij pa thesaret.Gjerat ishin ne kete situate,kur ne mengjezin e 5 Shkurtit Hurshidi dergoi,Hasan Pashen qe ishte Amirali i Madh,per ti thene qe me ne fund kishte mar fermanin e faljes nga Sulltani,qe uronte ate,dhe ne kete dite te mbare,e ftonte te jepte nje prove te besushme per nenshtrimin e tij,te udheronte Selimin te shuante pishtarin,qe guarnizoni te dilte nga kalaja pasi te kishin ngritur gjusem henen, pa keto nuk ishte e mundur te zbatohej fermani i faljes.Me kete intimacion syte e Aliut u egersuan,ma nuk kishte me kohe.Ai u pergjigj qe kishte udheruar Selimin te mos i besonte asnjerit,perveç urdherit te tij, i dhene ne pranine e tij,dhe çdo justifikim o urdher tjeter i shkruar nuk kishte vlere.Per kete te shkonte vete ai ti jepte urdher te terhiqej.Kjo gje nuk ju lejua,dhe ndoqen bisedime te tjera,ne te cilat me gjithe artin dhe mençurine e Aliut nuk ja doli.Ju ben te tjera propozime,u betuan mbi kuran qe nuk donin ta mashtronin.Me ne fund midis pabesushmerise dhe shpreshes,duke pare qe nuk kishte rruge dalje tjeter,nxorri nga gjoksi nje gjusem unaze,ku tjetra gjusem e kishte Selimi e thote; "Tregojani kete Selimit dhe ky luan i egersuar shendrrohet ne qengje".Shkuan sa pa gjusmen e unazes u bind dhe shuajti zjarrin, u vra barbarisht ne fshetesi me nje thike.Garnizoni u bind njelloj dhe la te hynte nje tjeter garnizon.Aliu nderkohe perjetonte rrahje zemre te temerrshme,por ruante qetesine ne dukje,ata qe e kane pare ne kete moment solem per te,thone qe demostronte nje qendrim te palekundeshem dhe guximtar,ndonjehere natyra e tradhtonte,duke pare armet qe i mbante gjithmone ne anen e tij,syte i beheshin zjarr.Qendronte ulur perball portes ne vendin e tij te zakoneshem,me duart mbi koburet,kur rreth ores 5 te mbasdites,shikohet te arrijne,Hasan Pasha,Omer Viron Bey dhe Silidari i Hurshid Pashes,me disa komadant te ushtrise osmane.Me ty pare,Aliu u ngrit rrembimdhi me fuqine e nj djali,ndalni bertiti ai me nje ze te fuqishem,çfare sillni?-Fermanin e Madherise te tij,i njifni keto germa te shenjta?-Po ,dhe i ndreroj,- mire pra ja kethen Hasani dorezohuni fatit tuaj,beni abluzionin( rit religjoz),dhe faljen tuaj perpara Zotit dhe Profetit,kerkohet koka tuaj..., koka ime? ja ketheu Aliu, nuk meret lehtesisht,dhe pa mbaruar keto fjale thyen nje kembe te Hasanit me nje te shtene te kobures,i shpejte si rrufe,shtie nje tjeter,dhe me dy te shtena me pushke nga nje fishek secila,vret njerin,ishte gati te shtinte nje tjeter bresheri te shtenash,kur nje plumb i shtene nga Silidari e plagos ne bark,dhe nje tjeter ne kraharor.Ai bertiti nderkohe njerit prej trimave;"shko shpejt e vrit te shkreten Vasiliqi,qe keta qener te mos e profanojne sa te jete gjalle... dhe vdiq nen bresherine e plumbave te armiqeve.Ky nderluftim midis trimave te Aliut dhe njerezeve te Hurshidit zgjati rreth 20-25 minuta,pothuajse te gjithe rane te vdekur,koka e Aliut e ndare nga trupi u balsamua dhe u dergua ne Kostadinopol.Nderi per te prezantuar kete trofe ju dha Selidarit te Hurshidit,qe ishte i pari qe e plagosi.Trupi Aliut u varros te nesermen ne varrin te mires Emine,e cila e kishte parajmeruar perpara se te vdiste kete katastrofe.Aliu megjithate nuk vdiq si frikacak,por ashtu si kishte jetuar.Pushteti tij absolut ne Greqi zgjati 64 vjet.Ne nje rrethane tjeter ai do te kishte imituar dhe ndoshta eklipsuar emerat e famshem te bashkepatrioteve te tij,Pirro,Aleksandri dhe Ulise mendjeprehte.
Perkethimi Albert Pasho
Free Blogger Albert Pasho