Powered By Blogger

martedì 10 dicembre 2024

Gazeta e Mbreterise te dy Sicileve,( Giornale del Regno delle Due Sicilie ),13 Qershor 1820.Ali Pashe Tepelena,Kronike e kohes. Albert Pasho


Turqi,Costandinopoli,12 Aprile.

Po ndiqet me shume vemendje, gjitheçka qe mund te mesohet per  synimet e Sulltanit drejt Ali Tepelenes,Pasha i Janines.Ne keto ditet e fundit,ka shkarkuar nga qeverisja e Leptanos Veli Pashen,njerin prej djemeve te Aliut,dhe ja ka besuar a Pelivan Pasha,ose Baba Pasha,qe deri tani ishte ne esil,ky ka famen e nje  ushtarku te zoti.Mahomet-Bej,djali i Kaptan Pasha vrare nga Aliu,eshte thirrur ne qeverisjen e Durresit ne Shqiperi,afer zotrimeve te Aliut.Komanda e Trikalles,dhe ajo e shtate grykave i eshte dhene Soliman Pasha,tjeter armik i Aliut,ndersa Mustafa Pasha i Shkoderes  eshte konfirmuar nga Porta,me nderime te medhaja shoqeruar nga dhurata te mrekullushme.Asnje nuk beson,qe Aliu mund te qetesohet nga keto veprime,qe e rrethojne me shume,fuqine tiranike te tij,ne Shqiperi dhe Thesali,dhe te gjithe presin skena te pergjakeshme.

Pregatitjet ushtarake vazhdojne me intesitet,vazhdojne punimet per floten destinuar te qendroj ne lundrim ne ujrat e arkipelagut.Besohet qe keto anije duhet te veprojne ne ndonje sulm kunder Aliut.

Sulltani i ka dhene Almirantit te Madh Esseid Hassan,shkarkuar vitin e shkuar,qeverisjen e Negroponte,mbetur bosh nga vdekja e Mufti Pashes.

Lajmet e fundit nga Alepo, njoftojne shkatrimin e plote te ribeleve.

Sulltani, ne daten 4 te ketij muaj,pati nje djale qe vdiq sapo lindi.

Gjendja sanitare e kryeqytetit nuk ka me motiv per prekupacione. (F.T)

Albert Pasho



Free Blogger Albert Pasho 


Nessun commento:

Posta un commento

Këngë e vjetër për Ali Pashë Tepelenën.Thimi Mitko "Bleta Shqiptare" 1878. Albert Pasho.

"Kush ka par’ asllan Alinë, Nd’ atë të shkretën Janinë. Ndë kala mbylltur’ të zinë, Rreh të nkëthenjë Shqypërinë. Ditën e Sulltan Nevru...