Powered By Blogger

mercoledì 26 marzo 2025

Albanian dhe Albanian auf der Lauer,dy tabllo te piktorit Svicerian Frank Buchser ( 1828-1890).

 Frank Buchser (1828-1890) ka qene nje piktor orientalist svicerian,lindur ne 15 Gusht 1828 afer Soletta ne Svicer.Piktura e pare mban titullin "Albanian" 1883,ndersa piktura e dyte eshte me titullin; "Albanian auf der Lauer" e vitit (1883-1884) qe shqip titulli eshte "Shqiptari ne pritje".Nga keto dy tabllo duket qarte qe ky eshte shqiptar nga jugu i Shqiperise,Tosk-Lab nga fustanella dhe qeleshja qe e ka me maje.Nje tjeter element i rendesishem i kesaj tablloje,perveç veshjes tradicionale dhe natyres, eshte paraqitja e karakterit te tij,i vendosur i patrembur dhe me nje shikim prej shqiponje.Lidhur me kete piktor ka dhe nje kurozitet nga jeta private e tij.Ai e filloi karrieren ne moshen 18 vjeçare si çirak ne nje punishte ku beheshin pianoforte,por karriera e tij ketu mbaroj shume shpejt qe ne fillim te saj,sepse padroni punishtes te pianoforteve e kapi ne krevat me vajzen e tij dhe e deboj nga punishtja. Ky episod i jetes se tij i dha mundesine ti futej rruges se artit ku dhe pati sukses. Ky episod vete pershtat me fjalen tone te urte popullore qe thote;"Ne jete ndonjehere te mbyllet nje porte e vogel dhe te hapet nje porte e madhe".







Free Blogger Albert Pasho

sabato 22 marzo 2025

Testamenti politik i Ali Pashe Tepelenes per pavarsine e kombit shqiptar.







Ne historine e popullit shqiptar,gjate gjithe periudheve te saj, me fitoret dhe disfatat e saj,ngrihen lartdhe spikatin ne mes te shume figurave te tjera historike tre figura,ata jane si yje polare ne rrugen e historise te popullit tone.Pirro i Epirit si gjenerali me i madh  triumfitator i kohes se tij, i cili trond Romen dhe Kartagjenen,Skenderbeu heroi tone kombetar dhe Ali Pashe i mbiquajturi luani   iTepelenes dhe Epirit nje nga figurat me te rendesishme te koherave moderne.

Eshte pikerisht Ali Pashe Tepelena, si nje Pirro i Ri, si nje Skenderbe i Ri,si e kane mbiquajtur historinet bashkekohore dhe ata te mevoneshem te koherave moderne,i cili do te ngrrihet si nje feniks ne krye te stirpes se vet ,per ringjalljen e kesaj stirpe luftetaresh e liridashes si shqiptaret per liri e pavarsi,pas nje periudhe te gjate rroberie, gati 400 vjeçare,qe nga koha e Skenderbeut te madh.

Kur Perandoria Osmane dhe Sulltani i shpalli lufte Ali Pashes dhe sundimeve te tija,kur trupa te shumte nga te gjitha anet ju drejtuan Shqiperise dhe syte e te gjitheve ishin drejtuar ne kete konflikt te pabarabarte forcash,ku qendresa dhe perballja e luanit te Epirit per liri e pavarsi po shikohej me admirim dhe simpati,nga te gjithe,ne pranveren e vitit 1820 Aliu do te thrrase ne Janine "Asamblene e Pergjithshme" dhe Keshillin e Larte te Luftes.Kjo do te ishte nje beselidhje e re,ose thene ndryshe nje " Campo di Maggio"( Asamble  e popullit thirrur nga sovrani e mbajtur perjashta ne natyre ne muajt e pranveres nga ku mer dhe emerin "fusha e Majit",ku meren vendime te rendesishme per te kenaqur nevojat e popullit dhe vendime per punet e shtetit). Ne kete asamble u thirren ,kreret kryesore te popullit,krere te fese myslimane dhe ortodokse si dhe perfaqesues te grekeve,njerezit me influent te kombit, si te fese myslimane dhe asaj ortodokse,si dhe te minorancave te tjera etnike.

Kesaj asambleje Ali Pasha do ti drejtohej me keto fjale;

" Zilia e myslimaneve dhe urrejtja e disa tradhtareve,kane hedhur Sulltanin kunder meje,aq sa ai me ka denuar  me aktakuzen e tij,dhe pse jam perpjekur te heq qafe shpifjet,ende refuzon te degjoj arsyetime.Por shpresoje ne Zot,qe do te pendohet dhe madje rende.Dhe tani meqenese ai po vjen te na takoje me force,dhe une do te jem ndihmuar nga ju te gjithe,nuk kam frike se ushtria e tij nuk do te mposhtet menjehere.Te bashkuar nen flamurin tim,ne mund te luftojme deri ne piken e fundit te gjakut kunder osmaneve armiku tone i perbashket.Por nese do te humbisja,ju do te vdisni me mua,ose pas meje.Por ju nuk do te jeni me ata shqiptare qe deri tani keni qene,kaq te frikshem dhe te respektuar.Ju do te jeni te mposhtur dhe te perulur nga aziatiket frikacake.Ju rrefej qe shume prej jush u kam dhene shkak per keqarrdhje.Une e di qe disa prej jush jane ofenduar me te drejte nga demtimet qe une ju kam bere juve ose marrdhenieve tuaja.Por nderi Shqiperise dhe interesi i vendit tone kane rendesi me te madhe se sa armiqesite personale,dhe kur te gjithe jane ne rrezik,kujtimi i gabimeve te se kaluares eshte nje ndjenje e padenje per nje mendje bujare.Tani ju shikoj te gjithe si femijet e mi,njelloj si Mykhtari dhe Veliu.Thesaret e mi jane te hapura per ju, te cilat i kam ruajtur me kaq kujdes,dhe qe jua kam mar turqeve veçanarisht armiqeve tane te perbashket.Une vetem kerkoj nga ju qe ti beni nder emrit qe ju mbani, shqiptar.Nderi atdheut dhe pavarsia e tij, jane mbi çdo gje.

Tani me te vertete me shume se ne çdo kohe tjeter jam mirenjohes qe jam lidhur me greket.Trimeria e tyre, me eshte garanci me shume per fitoren,dhe pak me vone do te rilindim imperin e tyre duke perzene pertej Bosforit armiqte e urryer osmane.Kryepeshkop dhe ju prifterinj te  Jezusit,bekoni armet e te krishtereve,qe jane femijet tuaj.

Krere,une ju besoj te drejten te mbroni te drejtat tuaja,e te udhehiqni me drejtesi shtetin qe une e lidh me interesat e mija.Me nje eksperience te pasur gjate gjithe jetes se tij,Aliu, ju rekomandoi grekeve ne kete asamble, tju besonin vetem armeve te tyre dhe burimeve te tyre.

Besimi i verber tek te huajt me shpresen e ndihmes çon ne tradhti e ne skllaverine e atdheut, dhe kur nje i derguar i Sulioteve ne asamble i permendi Aliut mbrojtjen e mundeshme te Rusise,Aliu ju pergjigj;"Katerina nuk ekziston me dhe te krishteret e Frances do te flene te qete me lajmet per torturat tuaja.Nese ju vete nuk do te dini si ta beni ate,vepren e madhe te shpetimit tuaj,mos beni thesar asgje tjeter perveç vetes tuaj.

Ruset,Anglezet te gjithe do te jene armiqte tuaj sapo te kuptojne se ju aspironi te jeni perseri nje popull.Mos e humbni kurre nga shikimi kete te vertete interesante dhe thelbesore.

Edhe pse Ali Pasha keshilluar nga angelezet qe te çarmatoste suliotet,hodhi poshte me indinjate kete projekt te anglezeve,dhe vazhdoje te inkurajoje suliotet dhe shpirtin e tyre prej luftetari,Aliu admironte guximin e tyre te nje gjaku.Aliu besonte ne trimerine e sulioteve dhe u mundua te kalonte siper armiqesive te vjetra mes tyre.Aliu ju drejtua atyre ne kete asamble;Trima Suliote,sherbeni kauzes time deri ne muajn Mars,dhe Sulltani do te gjendet ne te tille veshtiresi,qe ne do te jemi ne gjendje te diktojme ligjin.Ju atehere do te riketheheni ne malet tuaja,dhe nga majat e mjegullta te Kaifes do te jeni te pranishem ne funeralin e Perandorise Osmane.

Ky fjalim nuk ishte  si zgjidhje e momentit per Aliun, por perkundrazi ne thelb ishte mendimi politik dominus i Aliut qe ne fillim te karrieres se tij politike,mund te konsiderohet si programi i politikes se tij.Ne te gjitha perpjeket e jetes se tij,ne te gjitha veprimet qe e bene jashtezakonisht te famshem,ne te gjitha fjalimet lidhur me Shqiperine, mbizotron gjithmone mendimi i pavarsise dhe urrejtja kunder sundimit te Sulltanit.Eshte pikerisht mbizotrimi i ketij mendimi politik,qe kur tosket qe e kishin tradhtuar ne fillim kerkuan te bashkepunonin perseri me Aliun ai ju pergjigj;"Ate qe kam bere per Suliotet armiqte e mi te hershem,jam gati te bej te njejten gje edhe per ju te dashur toske.Por une i kam harruar te gjitha,por tani nuk eshte e nevojshme te meremi me asgje tjeter,perveçse te pastrojme Shqiperine nga prezenca e urryer e osmaneve.

Ky mendim politik do ta shoqeronte qe ne fillim te heres,ky mendim do te rritej dhe afirmohej me te gjitha ngjarjet e jetes se tij paraprake,nga betejat e vogla qe u angazhua vazhdimisht me Pashallaret dhe bejleret fqinje te tij,ky mendim u rrit  ne me te madh,e nxiti ne nje aspirate,e cila kishte me shume se tre shekuj qe trazonte mendjen e banoreve te ketyre teritoreve,qe nga koha e Skenderbeut.Per te realizuar kete qellim politik, kete program politik te tij,te bente Shqiperine te pavarur, Ali Pashe Tepelena perdori te gjitha mjetet,ai nuk kurseu as pasurine as jeten e tij dhe te familjes se vet per kete qellim madhor te historise tone kombetare,duke paguar per kete  nje kontribut te larte gjaku.Ali Pasha me vepren e jetes se tij,perkrahe Shqiperise i dha nje shtyse te fuqishme dhe te nje rendesie te madhe historike edhe grekeve per pavarsine e tyre.


Free Blogger Albert Pasho

Tradita e Dasmes Shqiptare.Kostumi dhe besimi ne zgjedhjen martesore te popujve kristian te Europes. Ida Von Duringsfeld,Lipsia 1871.

Shqiptarët nuk jetojnë të gjithë në territorin nga vjen emri i tyre si i quajne evropianet, gjejmë koloni shqiptare në Serbi, Bosnje, Bullga...