Powered By Blogger

mercoledì 26 marzo 2025

Albanian dhe Albanian auf der Lauer,dy tabllo te piktorit Svicerian Frank Buchser ( 1828-1890). Albert Pasho

 Frank Buchser (1828-1890) ka qene nje piktor orientalist svicerian,lindur ne 15 Gusht 1828 afer Soletta ne Svicer.Piktura e pare mban titullin "Albanian" 1883,ndersa piktura e dyte eshte me titullin; "Albanian auf der Lauer" e vitit (1883-1884) qe shqip titulli eshte "Shqiptari ne pritje".Nga keto dy tabllo duket qarte qe ky eshte shqiptar nga jugu i Shqiperise,Tosk-Lab nga fustanella dhe qeleshja qe e ka me maje.Nje tjeter element i rendesishem i kesaj tablloje,perveç veshjes tradicionale dhe natyres, eshte paraqitja e karakterit te tij,i vendosur i patrembur dhe me nje shikim prej shqiponje.Lidhur me kete piktor ka dhe nje kurozitet nga jeta private e tij.Ai e filloi karrieren ne moshen 18 vjeçare si çirak ne nje punishte ku beheshin pianoforte,por karriera e tij ketu mbaroj shume shpejt qe ne fillim te saj,sepse padroni punishtes te pianoforteve e kapi ne krevat me vajzen e tij dhe e deboj nga punishtja. Ky episod i jetes se tij i dha mundesine ti futej rruges se artit ku dhe pati sukses. Ky episod vete pershtat me fjalen tone te urte popullore qe thote;"Ne jete ndonjehere te mbyllet nje porte e vogel dhe te hapet nje porte e madhe".

Albert Pasho







Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Këngë e vjetër për Ali Pashë Tepelenën.Thimi Mitko "Bleta Shqiptare" 1878. Albert Pasho.

"Kush ka par’ asllan Alinë, Nd’ atë të shkretën Janinë. Ndë kala mbylltur’ të zinë, Rreh të nkëthenjë Shqypërinë. Ditën e Sulltan Nevru...