Powered By Blogger

venerdì 20 giugno 2025

Stradioti(Shqiptari) i pathyeshem ne sherbim te San Marcos



 Në Treviso të Italisë,në kishën e Santa Maria Maggiore do të mahniteni dhe adëmironi një monument funerali madhështor,që për ne shqiptarët është një krenari,e races tonë prej luftëtarësh brez pas brezi,kushtuar Kontit Marko Bua.

Francesko Agolani,fisniku trevigjan, pasarrdhes i tij nga mbesa e Marko Bua,ne pllaken e ketij varri momental,punuar me mjeshteri nga skulptori lombard Agostino Busti,i njohur si Bambaia,qe fillimisht ishte destinuar per muzikantin Franchino Gaffuria, por mar nga vete nga Marko Bua ne Certosa te Pavias,si plaçke lufte gjate marjes se qytetit ne vitin 1528.Sternipi i tij Francesko Agolani do ti beje nje dedikim ku permbledh gjithe jeten e tij prej luftetari,ku emri i tij pushtoje dhe nderohej ne gjithe Europen;
" Kushtuar Konte Mercurio Bua, te princeve te Poliponezit,komandant i kaloresve Epiriot,i cili pasi kishte mundur shume here i francezi qe luftonin kunder Aragonezi e ti kishte perzene nga mbreteria e Napolit,pasi ketheu dukatin e Milanos te Ludovico Sforca ne Pisa dhe lirine e saj,pasi u arratis nga Trivulzio dhe pushtuar Novara,duke mundur Pavia ne lufte dhe mar kete pllake varri e denje per nje re si plaçke lufte,pasi i ketheu Bolonjen papa Giulio II,dhe riketheu bavarezet nen autoritetin e Imperatore Massimiliano,duke i mbrojtur nga zvicerianet ne Marignano,Francesco I mbret i Frances aleat me venecianet dhe ne fund duke u bere Komandant Suprem i gjithe ushtrise,pas vdekjes te Alviano dhe pasi kishte perzene Spanjollet afer Verones,i admirueshem per aftesi luftarake,ketu pushon ne paqe perjetesisht.Francesco Agolanti,fisnik trevigian,sternip i mbese se tij,vendos ne vitin e shpetimit 1637"
Marko Bua pasaarrdhes i familjes princerore shqiptare te Bua Shpata,paraarrdhesit e tij kishin qene despot te Angelocastro dhe Artes,dhe baron te Despotatit te Morese.Babai i tij ishte i fameshmi udheheqes i shqiptareve te Poliponezit Pietro Bua,pas vdekjes se tij ne moshe fare te re ne vitin 1489,u trasferua ne Venecia ku dhe ndrroi emrin ne Mercurio.
Duke filluar nga viti 1509,pasi kishte shperthyer lufta e trete e Italise e njohur edhe si lufta e lidhjes se Cambrai,Marko Bua kethehet ne Itali dhe zhvillon luftra ne interes te tij ne Republiken Venete,qe e kishte pritur me pare,jane te njohura luftrat e tij ne Bassano,Soave,Caldiero,Cittadela,Cstelfranco,Nervesa dhe Montello,pushtoje keshtjellen e Longino,Gradisca d'Isonzo dhe Castelnuovo te Garda.Ne 9 Maj te ketij viti mori pjese ne betejen e fameshme te Angenadello,duke triumfuar mbi udheheqesin e trupave veneciane Bartolomeo Alviano.Mori pjese dhe ne rrethimin e Padoves 1509 dhe Trevisos 1511.Fama e tij mori dhene me marjen e keshtjelles veneciane te Quero(1509) Ne kete perriudhe 1510 Imperatore Massimiliano i Asburgeve i dhe Marko Bua titullin e Kontit te Sacro Romano Impero me predikatet e Iliaz e Suave.Marko Bua pritet ne nje takim nga doge Leonardo Loredan ku diskutohet dhenia e komandes te te gjitha trupave stradiote.
Emri dhe fama e tij do te vazhdonte te ngrrihej dhe te ndiqte famen e nje tjeteri luftetar te madh,jo shume kohe me pare qe Europa e njifte mire dhe e nderonte, ate te heroit tone kombetar,Dragonit te Arberit Gjergj Kastriot Skenderbeut.Jeta me luftrat e ketij epirioti te famshem, do ti benin nder paraarrdhesve te tij te famshem te tokes legjendare te Epirit,Akilt,Odisese,Pirros dhe Skenderbeut.

Albert Pasho








Free Blogger Albert Pasho






lunedì 2 giugno 2025

Ago Vasiari, Jusuf Arapi, Odisea Andreuçi ne penelin e Louis Dupre.



 Per hulumtimin e historise,nuk na ndihmojne vetem tekstet historike dhe biografite e ndryshme,te shkruajtura nga autore te ndryshem,si shqiptar dhe te huaj,per te njohur figurat historike tonat,aq me shume kur behet fjale per periudhat e hershme kur ku dokumentacion viziv eshte i paket ose mungon fare.Jane pikturat ato qe na ndihmojne per kete aspekt.Nje hulumtim i tyre, konfrontimi mes pikturave te ndryshme, mund te na jap rezultate te kenaqeshme,ne zbulimin e ketyre figurave historike.Ne rastin konkret piktori francez Louis Dupre,na ka lene nje deshmi historike,gjate vizites se tij ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes.Ne tabllone e tij te vitit 1827 "Mbajtesi i vules" te Ali Pashes do te na paraqes Ago Vasjarin,por Dupre nuk citon emrin e tij.Dihet nga dokumentat se Ago Vasjari ka qene mbajtesi i vules se Aliut, ne kete periudhe dhe ka qene njeri nga komandantet e guardes personale te Aliut.Po te krahasojme kete tabllo me nje tjeter te Duprese te cilat jane ne kohe reale historike,ate me titull " Ali Pasha of Janina huntingon Lake Butrinto" te marsit 1819,do te shikohet qarte qe ai ne fund te varkes eshte i njejti me ate te mbajtesit te vules dmth Ago Vasjarin,guardia personale e Aliut ne kete vozitje ne liqen.Po ashtu ne kete vozitje,nje element tjeter ku na shfaqet pas shpatullave te Aliut,Jusuf Arapi nje tjeter njeri i besuar i Aliut ne daljet e tija.Jusuf Arapi sipas Henry Holland eshte edhe vellai i madh i Aliut,te cilen Veliu babai i tij e kishte pasur me nje skllave nga Etiopia.Duket qarte nga ngjyra e lekures,qe e pershkruan Holland gjate vizites ne Tepelene.Nje tjeter element ne kete tabllo eshte edhe Odise Andreuçi edhe ky nje nga komandantet e guardes personale te Aliut, djali i Andreas Verousis shoke armesh me Aliun ne rinine etij,pasi u kap rrob dhe u burgos nga osmanet dhe vdiq ne burg.Aliu ne emer te miqesise me babain e tij e mer nen mbrojtjen e tij ku e rrit dhe e pregatit ushtarakisht,dhe eshte nje nga te besuarit e Aliut,pjese e mbrojtjes fizike te Aliut.


Albert Pasho



Ago Vasiari




        Mbajtesi i Vules te Ali Pashe Tepelenes

                                ( Ago Vasiari )




                                  Jusuf Arapi


Free Blogger   Albert Pasho

Stradioti(Shqiptari) i pathyeshem ne sherbim te San Marcos

  Në Treviso të Italisë,në kishën e Santa Maria Maggiore do të mahniteni dhe adëmironi një monument funerali madhështor,që për ne shqiptarët...