Per hulumtimin e historise,nuk na ndihmojne vetem tekstet historike dhe biografite e ndryshme,te shkruajtura nga autore te ndryshem,si shqiptar dhe te huaj,per te njohur figurat historike tonat,aq me shume kur behet fjale per periudhat e hershme kur ku dokumentacion viziv eshte i paket ose mungon fare.Jane pikturat ato qe na ndihmojne per kete aspekt.Nje hulumtim i tyre, konfrontimi mes pikturave te ndryshme, mund te na jap rezultate te kenaqeshme,ne zbulimin e ketyre figurave historike.Ne rastin konkret piktori francez Louis Dupre,na ka lene nje deshmi historike,gjate vizites se tij ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes.Ne tabllone e tij te vitit 1827 "Mbajtesi i vules" te Ali Pashes do te na paraqes Ago Vasjarin,por Dupre nuk citon emrin e tij.Dihet nga dokumentat se Ago Vasjari ka qene mbajtesi i vules se Aliut, ne kete periudhe dhe ka qene njeri nga komandantet e guardes personale te Aliut.Po te krahasojme kete tabllo me nje tjeter te Duprese te cilat jane ne kohe reale historike,ate me titull " Ali Pasha of Janina huntingon Lake Butrinto" te marsit 1819,do te shikohet qarte qe ai ne fund te varkes eshte i njejti me ate te mbajtesit te vules dmth Ago Vasjarin,guardia personale e Aliut ne kete vozitje ne liqen.Po ashtu ne kete vozitje,nje element tjeter ku na shfaqet pas shpatullave te Aliut,Jusuf Arapi nje tjeter njeri i besuar i Aliut ne daljet e tija.Jusuf Arapi sipas Henry Holland eshte edhe vellai i madh i Aliut,te cilen Veliu babai i tij e kishte pasur me nje skllave nga Etiopia.Duket qarte nga ngjyra e lekures,qe e pershkruan Holland gjate vizites ne Tepelene.Nje tjeter element ne kete tabllo eshte edhe Odise Andreuçi edhe ky nje nga komandantet e guardes personale te Aliut, djali i Andreas Verousis shoke armesh me Aliun ne rinine etij,pasi u kap rrob dhe u burgos nga osmanet dhe vdiq ne burg.Aliu ne emer te miqesise me babain e tij e mer nen mbrojtjen e tij ku e rrit dhe e pregatit ushtarakisht,dhe eshte nje nga te besuarit e Aliut,pjese e mbrojtjes fizike te Aliut.
Albert Pasho
Ago Vasiari
Mbajtesi i Vules te Ali Pashe Tepelenes
( Ago Vasiari )
Jusuf Arapi
Free Blogger Albert Pasho
Nessun commento:
Posta un commento