Powered By Blogger

lunedì 23 marzo 2026

Ali Pashë Tepelena.Një vështrim Shekspirian.Albert Pasho.




"Në qoftë se Ali Pasha do të jetonte në kohën e Shekspirit,atëhere jam i sigurtë që ky poet i madh që tërhiqej gjithëmonë nga jeta interesante e njerzëve të mëdhenj do të mahnitej nga jeta e Ali Pashës" (William Plomer).

Ky afermacion i William Plomer tregon dhe dëshmon figurën e jashtëzakonshme të Ali Pashë Tepelenës si një nga personazet më komplekse dhe mahnitëse të fund shek XVII dhe fillimit të shek XVIII të historisë Ballkanike dhe Europiane.Jeta e tij e trazuar nga pasionet e rinisë,dashuritë,martesa, tradhtitë,kurajua dhe deri tek vdekja e tij dramatike të ngjan se ai del nga tragjedite e mëdhaja elisabetiane të dramaturgut anglez William Shekspir.Nëqofse të dy do të ishin bashkëkohor,Ali Pasha do ti kishte dhënë një matrial të jashtëzakonshëm, të një personazhi i denjë për dramatugun dhe poetin anglez, lindur në kufijtë e pushtetit i aftë të ngrihet deri aty sa të sfidojë vetë Sulltanin dhe me një fund violent dhe tragjik.Jeta e Ali Pashës e bënë atë një personazh të vërtetë Shekspirian.Meriemi është dashuria e tij e parë e ndaluar, Meriemi e bukur, vajza e Kurtit, Pasha i Beratit do të dashurohen me pastërtinë dhe forcën e ndjenjave të para të rinisë.Por babai i saj Kurt Pasha do ta ndalojë këtë dashuri sepse Aliu nuk është shumë i pasur dhe jo shumë i fuqishëm ai nuk i përshtatet rangut të familjes së Kurt Pashës.Engjashme me tragjedinë e "Romeo e Gulietta" por në versionin e Ballkanit në trojet shqiptare.Dy të rinj që dashurohen,dy familie të ndara,një baba që thyen dashurinë e tyre dhe një dashuri që nuk kurorëzohet.Shekspiri do të kishte bërë Meriemin plagën e parë në zemrën e Aliut,skëndinë që do të ndezë ambicjen e tij dhe zëmërimin për padrejtësinë sociale përkundrejt tij.Pas refuzimit të Meriemit nga babai i saj Pasha i Beratit,Aliu do të bëjë një zgjedhje nga një protoganist i vërtetë tragjik si në trategjitë e Shekspirit dhe në këtë rast do na kujtojë "Macbeth e Lady Macbeth". Aliu do të martojë Eminem vajzën e Pashait të Delvinës armik i babait të Meriemit Pasha i Beratit.Nuk është dashuri e forcës të ndjenjave,e pafajshme.Eshtë një zgjedhje politike pothuajse ushtarake,nuk është dashuri por strategji,aleancë dhe njëkohësisht hakmarje përkundrejt babait të Meriemit Kurtit.Aliu do na kujtojë Macbethin e Shekspirit që përdorë martesën si instrument politik të pushtetit,ai lidhet me një familje për të luftuar armikun e tij Kurtin.Aliu do të këthejë dhimbjen dhe zhgënjimin e tij në ambicje politike për pushtet.Po të ishte gjallë Shekspiri do të kishte parë këtë zgjedhje të Aliut si lindjen e një prijësi luftëtar,njeriu që nuk pranonte më të ishte poshtëruar.Aliu na kujton ata prijës të mëdhej tragjik,që marin pushtetin me forcën e vullnetit dhe këmbënguljes por në të njëjtën kohë bëhen rrobër të tij.Vetë jeta e Aliut me kalimin e kohës e trazuar nga luftrat,intrigat,tradhtitë,pasionet dhe ambicjet në fund të jetës të tij kur fuqia e tijë është në majën më të lartë dhe njëkohësisht vetmia e tij rritet,Aliu do të takojë Vasiliqinë.Dashuria e tij për të nuk është strategji,apo aleancë politike për pushtet.Ajo është tërheqje në qetësinë e intimitetit e dashurisë të sinqertë,është një dashuri që do ta qetësojë duke e bërë më njerëzor larg intrigave,tradhtive dhe luftrave për pushtet.Njëlloj si "Antony and Cleopatra" i Shekspirit.Aliu do të gjej tek Vasiliqia,ëmbëlsinë,bashkëpunimin e çiftit dhe mbrojtjen reciproke,një dashuri që sfidon kondicionet e kohës,moshën,besimin,rangun social.Aliu do të gjejë tek Vasiliqia një grua që do të qëndrojë me të deri në ditën e fundit të jetës.Shekspiri do të kishte bërë për Vasiliqinë dritën tragjike që e shoqëron drejt vdekjes.Jeta sentimentale e Ali Pashës është një triollogji e vërtetë Shekspiriane.Meriemi dashuria e parë e djenjave dhe pasionit të rinisë (Romeo e Gulietta),Emine martesa strategjia politike,hakmarje dhe pushtet (Macbeth),Vasiliqia dashuria e intimitetit dhe ajo tragjike (Antony and Cleopatra).Shekspiri do të kishte parë tek Ali Pasha një njeri të ndarë midis pasioneve të zemrës dhe pushtetit,midis dëshirave dhe ambicioneve,midis dashurisë dhe fatit të tij.Po ashtu Shekspiri do të kishte gjetur tek Aliu edhe një fund të denjë për tragjeditë e tija të Macbethit,Coriolano dhe Antonio një njeri që sfidon Perandorinë dhe rrëzohet po nga ai pushtet që ka krijuar për të sunduar.Ali Pasha është një figurë historike por jeta e tij ka forcën dramatike dhe kompleksitetin moral të të njëjtës madhështi me heronjtë më të famshëm të tragjedive elisabetiano të William Shekspir.

Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho 

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashë Tepelena.Një vështrim Shekspirian.Albert Pasho.

"Në qoftë se Ali Pasha do të jetonte në kohën e Shekspirit,atëhere jam i sigurtë që ky poet i madh që tërhiqej gjithëmonë nga jeta inte...