Powered By Blogger

giovedì 2 aprile 2026

Fanota (Tepelena).Albert Pasho.






Tepelena një vënd i vogël në Shqipëri që probabilmente është antika Fanota(Epir).Vëndi është plot me gjurmë të kohëve antike romane.Fanota është qyteti i parë që Romakët të cilët zotronin tashmë Antigonenë,duhet të kalonin për tu futur në brendësi të Epirit.Cola dikur një herë kaloi natën në shtëpinë e një miku të tij Konsulli Aulo Ostilio dhe do të ishte befasuar dhe zënë rrob atje nga Mbreti Perseo,nëse plani i këtij të fundit(Perseo) nuk do të kishte dështuar për shkak të rezistencës të molosëve aleat të Romës.Pas disfatës të Perseut të shkaktuar nga Paolo Emilio,Fanota ishte i pari qytet që ju dorëzua Anichio,pushtuesi Epirit.Në Tepelenën e sotme ka ende gjurmë dhe relike të ndërtimeve Romake; një urë me shtatë harqe e ngrritur mbi themele të lashta greke dhe sipër në kodër një kështjellë e quajtur "Kështjella e Elenës" nga e cila si thuhet shqiptarët i kanë dhënë emrin vëndit ( dmth Tepe- kështjellë dhe eleni-Elena).Në mesin e shekullit të XV Tepelena ka qënë kryeqëndër e një zotrimi të vogël dhe u shqua në luftimet me Skënderbeun.

Nga ky botim perstigjoz që në fakt ka si subjekt Ali Pashë Tepelenën dhe shpjegon vëndëlindjen e tij,kemi informacione për Tepelenën antike që quhej Fanota,qëndër e Romakëve ku ka banuar edhe një Konsull Romak Aulo Ostilio,dhe sulmi ndaj saj nga Mbreti Perseo.Si dhe lufta e Tepelensve në krah të Skënderbeut ku dhe janë shuar si luftëtar.Ky informacion do ti bashkëngjitet edhe atij të Polibio që përmënd qytetin e Fanota në Kaoni të Epirit në afërsi të Antigonesë themeluar nga Pirro i Epirit në luginën e Drinos dhe i dha emrin e gruas(Antigonesë).Polibio citon Livio i cili thotë;"Caio Licinio kishte lënë një batalion në Fanota dhe kish kaluar në Molosi krahinë në juglindje të Kaonisë".
Albert Pasho

Free Blogger Albert Pasho

Rebelimi i Thesalise i Thymios Vlachavas dhe Ali Pashe Tepelena.Albert Pasho.



Zhgenjimi i Ali Pashes nga Traktati i Tislitit 1807 do te qe i madh per projektin e tij politik ai i krijimi te shtetit te tij.Mos mbajtja e premtimit te dhene nga Napoleoni per dhenien e Korfuzit Aliut, qe do ti sherbente Aliut per forcimin e ketij shteti nuk do ta demoralizoje por perkundrazi do te vazhdoje me me force kete projekt te tij.Situata si ajo e brendeshme dhe e jashtme ishte ne levizje te shpejte me luftra dhe aleanca qe ndryshonin ne varesi te saj.Ali Pasha eshte drejt majes te fuqizimit te pushtetit te tij,kjo do te shqetesoje si rivalet e brendeshem te Aliut por edhe fuqite e medhaja si,Francezet,Ruset dhe vete Porten e Larte.Fillimi i fushates te luftes Ruso Turko e vitit 1806-1812 nga nje ane do ta ndihmonte ne projektin e tij duke i dhene dore te lire dhe nga ana tjeter do ta perballonte me interesat e ketyre fuqive qe kishin si qellim te vetem ta perdornin Aliun dhe shtetin e tij dhe jo ta ndihmonin.Keto fuqi do te perdorin elementi e brendeshem per ta luftuar Aliun.Keshtu ne vitin 1808 kur lufta ruso turko ishte ne zhvillim,Ruset do te nxisin dhe financojne levizjen e Thesalise me ne krye Thymios Valachavas (1760-1809).Thymos ishte nje prift qe ishte bere armatol ( trupe ortodokse krijuar nga Porta e Larte), ai ka qene ne sherbim te Ali Pashes dhe ka mar pjese edhe ne fushatat luftarake te Aliut si ka qene ajo e vitit 1794 kunder Pashait te Shkoderes bashke me armatolet e tij.Pas vdekjes se babait Aliu e ka mbrojtur familjen e tij vellezerit dhe njerezit e tij rreth 60 armatol.Aliu ne fillim ka pasur besim tek Thymios Valachavas dhe ai dhe armatolet e tij rreth 60 paguheshin nga Aliu.Bashkepunimi i tij si me Ruset me agjentin e tyre Louise Sotiris( Lodivikos) si dhe me francezet konsullin Francez ne Janine Pouqueville deshmojne qarte politiken armqesore te ketyre fuqive kundrejt Ali Pashes per ta perdorur per qellimet e tyre.Kleftet dhe armatolet u perdoren kunder Aliut.Nuk eshte rastesi qe kjo levizje e Thesalise e iniciatuar dhe financuar nga ruset do te jete pothuajse ne te njejten kohe me ate te konfederaten e bejlereve shqiptar kunder Aliut me qender ne Berat dhe pastaj ne Kardhiq kesaj rradhe inicatuar dhe financuar nga francezet me mbeshtetjen e Portes te Larte.Levizja e thesalise do te fillonte sipas planit ne 29 Maj 1808 dhe ishte mire organizuar.Ali Pasha do ta mesoje kete nga njerezit e tij dhe jane qe jane pikerisht armatolet e Metsoves Deligiannis dhe Efthymios Stournaris qe levizja e Vlachavas i kishte vene ne pozicione ne grykat  e Metsovos dhe Kallarate ne menyre qe te pengonin trupat e Aliut kur te vinin nga ky drejtim.Aliu me te mesuar kete plan te tyre nisi menjehere trupat e tija kunder saj nen komanden e djalit te madh Myktarit.Trupat e Aliut  sulmuan  afer Meteores kete levizje me nje beteje te ashper ky vellezret e tij Teodoro dhe Dimitro mbeten te vrare,kurse Vlachavas ne krye te 200 luftetareve te tij u arratis ne malin e Olimpit.Trupat e Aliut dhe Aliu vazhduan ta kerkojne Vlachavas deri sa me ne fund e kapin rrobe.Pas shuarjes qe ne djep te ketij ribelioni,Aliu menjeher do te luftoje kunder Konfederates te bejlereve shqiptar ne fillim ne Berat ku e mori ate dhe ne Kardhiq si rezistenca e fundit e kesaj federate.Aliu pas kesaj do te arrije ne maje te fuqise te pushtetit te tij,bashke me keto levizje Aliu do te dal fitus edhe ndaj ruseve dhe francezve.Ekzekutimi i Vlachavas ne Janine do te jete nje ekzekutim dimostrative edhe neper rruget e Janines.Me kete ekzekutim Ali Pasha dhe me burgosjen e Ibrahim Pashes te Beratit me gjithe kundershtimet e forta te Portes se Larte dhe per lirimin e tij, dimostronte para fuqive te medha si Rusia,Franca dhe Porta e Larte se ai ishte i vetmi zot ne trojet e tija dhe po ashtu nje parajmerimi per bejleret e tjere qe do te kundershtonin pushtetin e tij dhe projektin e tij politik.


Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho

Fanota (Tepelena).Albert Pasho.

Tepelena një vënd i vogël në Shqipëri që probabilmente është antika Fanota(Epir).Vëndi është plot me gjurmë të kohëve antike romane.Fanota ë...