Tepelena një vënd i vogël në Shqipëri që probabilmente është antika Fanota(Epir).Vëndi është plot me gjurmë të kohëve antike romane.Fanota është qyteti i parë që Romakët të cilët zotronin tashmë Antigonenë,duhet të kalonin për tu futur në brendësi të Epirit.Cola dikur një herë kaloi natën në shtëpinë e një miku të tij Konsulli Aulo Ostilio dhe do të ishte befasuar dhe zënë rrob atje nga Mbreti Perseo,nëse plani i këtij të fundit(Perseo) nuk do të kishte dështuar për shkak të rezistencës të molosëve aleat të Romës.Pas disfatës të Perseut të shkaktuar nga Paolo Emilio,Fanota ishte i pari qytet që ju dorëzua Anichio,pushtuesi Epirit.Në Tepelenën e sotme ka ende gjurmë dhe relike të ndërtimeve Romake; një urë me shtatë harqe e ngrritur mbi themele të lashta greke dhe sipër në kodër një kështjellë e quajtur "Kështjella e Elenës" nga e cila si thuhet shqiptarët i kanë dhënë emrin vëndit ( dmth Tepe- kështjellë dhe eleni-Elena).Në mesin e shekullit të XV Tepelena ka qënë kryeqëndër e një zotrimi të vogël dhe u shqua në luftimet me Skënderbeun.
Nga ky botim perstigjoz që në fakt ka si subjekt Ali Pashë Tepelenën dhe shpjegon vëndëlindjen e tij,kemi informacione për Tepelenën antike që quhej Fanota,qëndër e Romakëve ku ka banuar edhe një Konsull Romak Aulo Ostilio,dhe sulmi ndaj saj nga Mbreti Perseo.Si dhe lufta e Tepelensve në krah të Skënderbeut ku dhe janë shuar si luftëtar.Ky informacion do ti bashkëngjitet edhe atij të Polibio që përmënd qytetin e Fanota në Kaoni të Epirit në afërsi të Antigonesë themeluar nga Pirro i Epirit në luginën e Drinos dhe i dha emrin e gruas(Antigonesë).Polibio citon Livio i cili thotë;"Caio Licinio kishte lënë një batalion në Fanota dhe kish kaluar në Molosi krahinë në juglindje të Kaonisë".
Albert Pasho
Free Blogger Albert Pasho


Nessun commento:
Posta un commento