Powered By Blogger

giovedì 18 giugno 2026

Gjuhet e folura dhe te shkruajtura nga Ali Pashe Tepelene. Albert Pasho.








"Per Ali Pashen krijova bindjen se shumica shkruajne ndoshta te shtyre nga antipatia dhe jo nga gjykimi dhe mendimi qe kishin ndaj tij".Keshtu shkruan Protosingjeli i Patrikanes Ikumenike. Ali Pasha eshte figura me e debatuar e historise tone kombetare dhe kjo ka arsyet e veta si te brendeshme dhe te jashtme,arvanitasi i madh dhe iluminuar Aristidh Kola do te shkruaj; "Kaq shume libra dhe studime jane shkruar per Ali Pashen,sa nuk eshte shkruar kurre per asnje njeri tjeter ne Ballkan apo Europe,me perjashtim te Bonapartit.Dhe te gjithe bien ndesh dhe perplasen me njeri tjetrin.Disa e lavderojne,te tjere e kritikojne ne menyre qe nuk besoj qe asnje njeri tjeter politik i epokes ka perballuar.Studime dhe kerkime do te shkruhen per Ali Pashen,derisa e verteta nuk do te rivendoset dhe ky arvanitas(epirot) i madh te zere vendin e tij dhe ndoshta ne maje te heronjeve te Greqise para revolucionare dhe revolucionare".Po lind pyetja natyrshem pse eshte sulmuar dhe vazhdon te sulmohet Ali Pasha si nga shqiptaret si i quhan Konica ata shqiptare poturaket e Toskerise dhe te huajt.Eqerem Çabej thote; " Historia e kombeve eshte historia e personaliteteve te tyre". Dhe pikerisht ketu eshte thelbi i kesaj tematike duke u perpjekur te ulin dhe zhvleresuar kontributin e ketij shqiptari te madh Ali Tepelena duan te fshijne, ulin dhe pervetesojne historine tone kombetare te kesaj periudhe historike si nje nga me te lavdishmet per shqiptaret.Jane shqiptaret pararendes te shkatrrimit te Perandorise Osmane me qendresen dhe luften e tyre,jane shqiptaret pararendes te logjikes te shteteve te pavarura moderne ne Ballkan nepermjet luanit te shqiptarizmit Ali Pashes.Kete figure te madhe kombetare e kane luftuar shume armiqte tane si ne te gjalle dhe pas vrasjes se tij,por fatekeqesia me e madhe eshte sepse ka akoma shqiptar qe kane lindur te tille qe duan te ulin kete figure qe i dha shkelqim Shqiperise dhe i vuri shpaten Turqise.Jane munduar ta paraqesin me lloj lloj epitete te ulta, jo vetem per te por qe bien edhe mbi çdo shqiptar si rrjedhoje.Nuk eshte vendi ti permende te gjitha por po ndalem tek njera midis te tjerave.Ajo qe duan ta paraqesin si te pashkolluar,analfabet...Ne kete postim modest,deshiroje te sjelle disa fakte dhe argumenta te dokumentuara qe per hir te se vertetes jane me qindra dhe mijra perveç ketyre ne fotografite poshte.Ali Pasha rridhte nga nje dere fisnike dhe bejleresh te rendesishem ,gjyshi i tij ishte Beu i Gjirokasters dhe Tepelenes,komandant gjeneral ne ushtrine osmane,babai i tij Veliu Pasha me dy code(bishta kali),kjo per te thene qe arsimimi i tij qe privat me mesues tutor prane familjes se tij,dhe kjo behej per ato familje qe kishin nje rang te caktuar.Ky arsimim per kohen behej ne tre drejtime formimi, ate ushtar,fetar kadi...dhe administrim.Kjo per te theksuar qe Ali Pasha nuk ka qene i pashkolluar dhe anafalbet si mundohen ta ulin ata qe nuk e duan dhe e luftojne.Per kete tematike deshmia e konsullit anglez ne Janine William Martin Leake eshte nje fakt dokumentor i pakundershtushem.Ne librin e tij "Researches Greece" botur ne Londer te vitit 1814,do te sjelle kete fakt duke hedhur poshte tezen e John Hobhouse lidhur me kete tematike. William Martin Leak shkruan;"Zoti Hobhouse gabon kur thote se Veziri nuk mund te shkruaj dhe lexoje.Megjithese sipas zakonit te turqeve,njerzit ne pozitat me te larta rralle shkruajne me shume sesa emrat dhe shifrat e nenshkrimeve te tyre,megjithate rralle ose kurre flasin per kete,se edukimi i femijeve te familjeve te pasura eshte lene pas dore aq shume sa ata nuk kane mesuar te shkruajne.Une vete e kam pare Lartesine e Tij te lexoje dhe te shkruaj.Ne fakt,do te ishte me e jashtezakonshme ne Shqiperi,ku pushteti eshte kaq shpesh i trashgueshem,te gjesh njerez me rang te larte te pa afte te lexojne,sesa ne Turqi ku ndodh shpesh qe Pashallaret jane ngritur nga rangjet me te ulta".Ali Pashe Tepelena fliste Shqip,Greqisht,Turqisht,Italisht dhe po keshtu i shkruante keto gjuhe ne leterkembimet e tija qe jane te shumta ne arkivin e tij dhe jo vetem.Greqishten e shkruante me germa greke eshte ku nje element qe shume autore Greke nuk arrijne ti kuptojne dhe perkethejne sepse nuk dine shqip.Pouquiville konsulli Francez na jep nje tjeter deshmi lidhur me gjuhen Franceze dhe Aliun.Ky thote qe Aliu kuptonte edhe Ferngjisht,kjo lidhet me faktin se kur Pouquivielle fliste me Aliun ne ferngjisht kishte impresionin qe Aliu kuptonte me pare qe perkethyesi te bente perkethimin,kjo thote Pouquivielle dallohej nga menyra se si pergjigjej Veziri.Ne gallerine fotografike poshte paraqiten fotot e ketyre dokumentave si dhe firma personale e Ali Pashes,te mara nga arkivat,franceze dhe greke si dhe ai personal i Aliut.Keto jane shkruar ne italisht dhe greqisht.


Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho






















Nessun commento:

Posta un commento

Gjuhet e folura dhe te shkruajtura nga Ali Pashe Tepelene. Albert Pasho.

"Per Ali Pashen krijova bindjen se shumica shkruajne ndoshta te shtyre nga antipatia dhe jo nga gjykimi dhe mendimi qe kishin ndaj tij...