Powered By Blogger

lunedì 20 febbraio 2023

Tepelene dhe fshatrat e Kurveleshit 1916. (George Percival Scriven Gjenerali Amerikan ). Albert Pasho





 Gjenerali Komandant i Divizionit te Avicionit Amerikan, George Percival Scriven i cili qe per inspeksion ne zonen e Tepelenes ne fund te luftes te pare boterore ka lene kete deshmi te rralle me foto per zonen tone ne njeren nga fotot ajo e kalase ka shkruar kete deshmi:

Tre emera lartesohen mbi te gjithe te tjeret ne historine e Shqiperise.Pirro konsideruar nga Annibale si gjenerali me i madhi kohes se tij,i cili beri te trondiste Romen dhe Kartagjenen per 6 vjet rrjesht. Skenderbeu heroi kombetar dhe per nje kohe konkuistatore i Turqeve dhe Ali Pasha i mbiquajturi Luani i Tepelenes nje nga figurat me te rendeshisme e karakteristike te koheve moderne.
Foto album i disa fshatrave te Kurveleshit gjate luftes se pare Boterore.








Nivica






Progonat


Progonat



Free Blogger Albert Pasho

Henry Holland ne Janine dhe Tepelene .Takimet me Ali Pashe Tepelenen dhe djemte e tij. Albert Pasho




 Aty nga ditët e fundit të vitit 1812 erdhi në Janinë mjeku anglez Henry Holland, mjek primar në spitalin qendror të Marinës Angleze në Ishullin e Maltës. Në atë kohë ai ishte 24 vjeç dhe kishte një shtat të gjatë e të derdhur. Ishte biri i një prej familjeve angleze më të dëgjuara të kohës. Ai kishte sjellë me vete letra rekomandimi për Ali Pashanë dhe për sekretarin e tij, Kolovo, i cili në fakt kryente detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Pashait. E vendosën si bujtës në shtëpinë e një greku që ishte një nga më pasanikët e qytetit. Në ato kohëra Kolovi ishte 54 vjeç dhe kishte një paraqitje imponuese, ku spikaste një dashamirësi karakteristike. Meqë zotëronte anglishten, frëngjishten dhe gjermanishten, I propozoi doktorit që të bëhej përkthyesi i tij. Të nesërmen e mbërritjes në Janinë, doktor Hollandi u shpu në pallat për një takim me Ali Pashën. Kur hyri në pallat, ai u ndodh ndërmjet ushtarëve shqiptarë të Pashait, të cilët me paraqitjen dhe ecjen e tyre të madhërishme silleshin lart e poshtë. Hollandit, ndërmjet karrocave të pashait që ndodheshin në atë cast në oborrin e pallatit, syri i zuri një pajton. Pajtoni ishte një karrocë e rëndë gjermane. Pasi ngjiti shkallët e gurta që i dolën përpara ai u gjend para një korridori të madh, dritaret e të cilit, të gjera dhe të larta, vështronin nga liqeni dhe nga malet e Janinës. Korridori ishte I mbushur plot e përplot me njerëz. Syri dallonte ushtarë shqiptarë, turq e marokenë. Midis tyre kishte oficerë turq, sekretarë grekë dhe izraelitë, korrierë tartarë, skllevër zezakë, tregtarë të shumtë si dhe banorë të ndryshëm që prisnin të parashtronin lutjet e kërkesat e tyre para Pashait. Kur në fund të korridorit u hap një perde e rëndë, Hollandi u gjend në një sallon të madh me një tavan të lartë. Salloni ishte i mbushur me shtylla të larta e të zbukuruara me gdhendje dhe kishte plot dritare të mëdha, të cilat vështronin nga liqeni. Muret e sallonit ishin të zbukuruara me yje të kuq e të kaltërt. Tavani i tij prej dërrase kishte një gdhendje në formë katërkëndëshi, në skajet e të cilit ishin gdhendur yje dhe mesi i tij kishte plot gdhendje karakteristike të lyera me ngjyrë të kuqe. Në muret e sallonit, ndërmjet shtyllave, vareshin shpata, dorezat e florinjta të të cilave, ishin të zbukuruara me gurë të çmuar. Dyshemeja ishte e shtruar me sixhade të bukura dhe të rënda. Salloni pothuajse në të katër anët rrethohej me mindere të gjerë, mbi të cilët ishin vendosur jastëkë të kuq, të zbukuruar me tantella të përgatitura me fije argjendi. Pranë zjarrit të druve, që digjeshin nën një tendë të qendisur me hijeshi, qëndronte i ulur Ali Pashai në një minder që ishte pak më I lartë se minderet që qarkonin sallonin madhështor të audiencave. Në kokë mbante një takie të lartë e të rrumbullaktë me ngjyrë të kaltër të errët, anët e të cilës ishin të zbukuruara me qëndisma të bëra me fije ari dhe argjendi. Mbi veshjen e tij të brendshme, që e kishte me vija të qëndisura me ar, mbante një xhubë të verdhë me reflekse të kuqe. Në brez kishte një kamë e një kobure, dorezat e të cilave ishin të zbukuruara me gurë të ndryshëm të çmuar. Edhe në gishtat e duarve kishte unaza me gurë brilantesh. Nargjileja afër tij ishte e zbukuruar me gurë brilantesh. Si përherë, ai kishte një qëndrim dinjitoz që shprehte mirësjellje. Fytyra e tij që shprehte sinqeritet ishte e qetë dhe tërheqëse, por brenda kësaj paraqitjeje, ashtu si e ka përshkruar dhe Bajroni “fshihej zjarri i një furre që digjej pa ndërprerje”. Hollandi e solli bisedën rreth Bajronit dhe Hobhousit, të cilët e kishin vizituar kohë më pare Pashanë. Gjatë kohës që bisedohej për këta, Pashai nuk shprehte ndonjë mërzi, por me sa dukej ai dëshironte të bisedonte më shumë për politikë. I pëlqente që biseda të zhvillohej për atë që francezët kishin bërë në Rusi dhe anglezët në Spanjë. Pas kësaj bisede u hap problemi i një anijeje të tij transporti, e cila ishte kapur nga një frigate angleze, e më pas e kishin çuar në Korfuz. Hollandi u përpoq të bënte një koment dhe të mos prekte kështu asnjërën palë. Ali Pasha e ndoqi bisedën me interes dhe pasi ia plasi një të qeshure të madhe vendosi të ndryshojë përmbajtjen e saj. E pyeti Hollandin nëse e kishin pritur mirë dhe pastaj I kërkoi që t’i bënte një vizitë mjekësore të kujdesshme, para se ai të largohej nga Janina. Ky takim zgjati gjysmë ore. Gjatë gjithë kësaj kohe shërbyesit e Aliut dhe të Kolovos me veshjet e tyre më të mira, katër shqiptarë të hijshëm dhe dy robër zezakë me mjekra të bardha, qëndruan vazhdimisht në këmbë në qëndrim ceremonial.Disa ditë pas këtij takimi u thirr Hollandi për t’i bërë vizitën mjekësore. Me ndërmjetësinë e Kolovosë, Pashai i kallëzoi mjekut simptomat e sëmundjes që po kalonte. Gjatë bisedës me të, ai shprehu dyshimin se mos barku i tij kishte mbledhur ujë. Sipas konstatimit të Hollandit, kjo ishte vetëm një parandjenjë e Pashait. Në çështjet profesionale goja e Hollandit ishte aq e heshtur sa nuk la gjë të shkruar për gjendjen shëndetësore të Ali Pashës. U mjaftua të thotë se nuk vuante nga asgjë serioze dhe shqetësimet që ai ndiente ishin pjesërisht pasoja të moshës dhe pjesërisht ato ishin edhe pasoja të mënyrës së jetesës së tij. Ali Pashai kur dëgjoi fjalët shpresëdhënëse të dala nga goja e një mjeku si Hollandi, shprehu një qëndrim plot mirësjellje. Ai në përgjithësi ushqente mosbesim tek fjalët e mjekëve, por kësaj here Hollandi ia fitoi zemrën e besimin. Pas vizitës mjekësore vazhdoi të flasë me të për politikë dhe pastaj e pyeti për jetëgjatësinë. Hollandi I tha se rrethet shkencore prej kohësh kishin hequr dorë nga kërkimi i eliksirit të zgjatjes së jetës. Më pas Aliu e solli bisedën edhe tek alkimia dhe i tha atij se ishte kurioz të dinte nëse ishte bërë ndonjë zbulim për prodhimin e arit. Hollandi i shpjegoi se kjo gjë ishte e pamundur dhe u përqëndrua në përpjekjet e shkencës për ta nxjerrë këtë lëndë nga minierat dhe nëpërmjet metodave të pastrimit, ta sillte atë në gjendje përdorimi. Biseda vazhdoi më tej mbi teleskopin, mbi armët, mbi fuqinë e shteteve të ndryshme, mbi ndërtimin e rrugëve dhe të urave si dhe mbi metodat që përdoreshin për zhvillimin e bujqësisë. Ali Pasha mbeti shumë i kënaqur nga takimi me Hollandin dhe kur ai u largua, i dhuroi një shpatë nga më të fismet, të përgatirur me çelik Damasku, më i çmuari i kohës dhe instistoi të takoheshin edhe herë të tjera Doktor Hollandi gjatë udhëtimi të tij vizitoi edhe Veli Pashën, një nga tre djemtë e Pashait. E gjeti të ulur mbi minder dhe në kokë mbante një çallmë të kaltërt, të mbështjellë anash me një rrip të bardhë prej linoje. Linjat e fytyrës i kishte të rregullta dhe një e qeshur karakteristike e tij të bënte për vete. Ai po i arrinte të dyzetat, ishte i claret dhe i tha Hollandit se mund të qëndronte sa të dëshironte, bile I propozoi të përdorte edhe karrocën e tij personale. Thuhej se Veliu ishte një burrë shteti më i mirë se vëllai i tij, Muhtari, por jo i aftë sa ai në çështje ushtarake. Thuhej gjithashtu se ai ishte i apasionuar edhe pas kulturës, dhe njëherë kishte ndryshuar edhe drejtimin e rrugës për të shkuar dhe për të parë antikitetet e Athinës. Thuhej se si i ati, në jetën seksuale ai nuk puthte pa kafshuar dhe nuk përkëdhelte pa gërricur. Thashethemet shkonin aq larg sa që edhe për atë që në Janinë njihej me nofkën zonja Katja pa vesh, thuhej se veshin ia kishte kafshuar Veliu në një çast dashurie. Mjeku personal i tij ishte Lluka Vajen, i cili me të hollat e Aliut kishte studiuar mjekësi në Vjenë e në Laipcig. Gjatë muajit shkurt, Hollandi shkoi në Prevezë dhe kur hyri në qytet e gjeti Pashanë në mes të një grumbulli ushtarësh shqiptarë. Kur e pa Aliu u gëzua shumë dhe e pyeti gjerë e gjatë se si kishte udhëtuar. Kur mësoi se Hollandi kishte dëshirë të shkonte në Gjirin e Artës për të vizituar antikitetet që ndodheshin aty, i dha si shoqërues dy nga ushtarët e tij më besnikë. Ishin djem shumë të hijshëm por kishin koncepte të çuditshme për dëfrimin. Pas dy ditë udhëtimi, Hollandi u takua rishtas me Pashanë në gërmadhat antike të Filipiadhës. Pashai plak ishte ulur mbi një jastëk të kuq prej kadifeje dhe kishte rënë në mendime të thella. Gjatë kthimit për në Prevezë, karrocën e Pashait e shoqëronte një grup ushtarësh shqiptarë, të gjithë të hijshëm dhe belholë. Në Janinë, Hollandi vizitoi edhe Muhtarin, djalin e madh të Pashait, tek i cili nuk gjeti asgjë interesante. Në vazhdim të udhëtimit të tij shkoi edhe në Gjirokastër ku pati rastin të takohet me djalin e vogël të Ali Pashës, Salinë. Saliu ishte një djalosh 12- vjeçar, por paraqitja e tij hijerëndë tregonte se ai ishte personi që komandonte në pallat. Ishte një djalosh inteligjent, flokëverdhë dhe me sy të kaltër që ngjasonin me ato të të atit, kur ishte i ri. Kama dhe pisqolla që mbante në brez ishin të vogla, dukeshin sikur ishin bërë posaçërisht për të. Mësonte shqip, greqisht dhe turqisht si dhe stërvitej fizikisht.Hollandi vizitoi edhe Tepelenën, e cila iu duk tepër interesante. Komanda e Tepelenës i ishte besuar Isuf Arapit, vëllait dhe njeriut më të besuar të Pashait. Isufi ishte plakur shumë, i kishte arritur të nëntëdhjetat, por mosha nuk ia kishte pakësuar forcat dhe ashpërsinë. Anglezi e gjeti Isufin në një dhomë të vogël të rrethuar nga njerëzit më besnikë të gardës së tij. Ishte i veshur shumë bukur. Me kalimin e viteve, vijat e fytyrës së tij vazhdonin të shprehnin dhunë dhe seriozitet. Fytyra i ishte nxirrë edhe më tepër se ajo e një skllavi abisinas. Doktor Hollandit aty i vunë në dispozicion një apartament të veçantë. Edhe e ëma e Saliut, djalit të vogël të Pashait, e cila ishte një skllave gjeorgjiane, vazhdonte të trajtohej me dashamirësi nga Pashai. Ajo me 60 shërbëtorët e saj qëndronte në një apartament të veçantë të haremit të sarajeve. Hollandi, pasi u kthye në Janinë qëndroi edhe dy javë të tjera në këtë qytet dhe gjatë gjithë kësaj kohe pati takime të shpeshta me Ali Pashën. Gjatë këtyre bisedave, Pashai i ishte shprehur doktorit se kur Saliu, djali i tij më i vogël, të bëhej 16 vjeç, kishte vendosur ta dërgonte të udhëtonte. Fillimisht do ta shpinte një vit në Marok dhe pastaj në Angli, Francë, Rusi, Stamboll dhe së fundi Anadollin. I tha gjithashtu se kur i biri do të ndodhej në Angli, shpresonte se Hollandi do të ishte i gatshëm ta ndihmonte atë. Në takimin e fundit që zhvilluan, mirësjelljes dhe pritjes miqësore iu shtua dhe një ngrohtësi e veçantë. I prekur e mbylli bisedën me këto fjalë: “Shpresoj se nuk do të më harroni dhe do të vini të më vizitoni prapë. Shpresoj se herë pas here do të më dërgoni letrat tuaja që do t’i pres me kënaqësi”. Kurse doktor Hollandi ndarjen me Ali Pashanë e përshkruan kështu:“Kur u ndava me këtë njeri që vazhimisht më priti me mirësjellje e me ngrohtësi, nuk kishte sesi të mos dëshpërohesha. Kur më përcolli u ngrit nga minderi, eci në këmbë deri afër meje, pastaj më puthi në të dy faqet dhe më uroi një rrugë sa më të mbarë”.

Albert Pasho

  


Free Blogger Albert Pasho

martedì 14 febbraio 2023

Amerikanet ne oborrin e Vezrit te Janines ( Ali Pashe Tepelenes ). Albert Pasho






 Më datë 8 Prill të vitit 1819, një anije e vogël me vela, e cila ishte nisur nga brigjet e Korfuzit dhe drejtohej nga një detar napolitan, u ankorua në një liman të vogël të Çamërise, në Sajadhë nga ku zbritën dy burra të huaj me veshje të pazakontë për ato anë. Ishin dy gazetarë amerikanë, ndoshta të parët në historinë e këtyre anëve, të paktën nga ato që burimet e shkruara na bëjnë më dije për europianët e mbritur këtej. Në gjirin e qetë i priste një burrë i armatorur. Marinari që drejtoi anijen, me t’u ankoruar i dorëzoi burrit të armatosur një letër, i cili nga sa u mësua ishte një letër rekomandimi për oficerin shqiptar të Ali Pashës, i cili ishte ngarkuar prej tij të priste dhe shoqëronte dy të huajt. Ata ishin dy gazetarë amerikanë.Impresionet nga takim i parë me shqiptarin, duket se ka qenë vërtet mbresëlënëse, për dy vizitorët e largët, prandaj në reportazhin mjaft interesant që ata kanë lënë, qysh në reshtat e parë i referohen tipareve të këtij njeriu: “Ai ishte i gjatë,  pak i kërrusur, me shpatulla të gjëra, mbi kokë një kësulë të vogël ngjyrë të kuqe, një xhoke lëkurë deleje e pistë mbi supe, dy pisqolla të gjata  dhe një jatagan të ngjeshur në mesin e tij… dhe që pretendonte se ishte pasardhës i Maqedonasve antikë.”

Shqiptari që i priste u “parashtroi të huajve planin për rrugën drejt Janinës – Kryeqyteti i Shqipërisë, udhëtim i cili do të zgjaste 3 ditë dhe do të kalonte përmes maleve me pyje të dëndur, ku qarkullonin kafshë të egra. …. por armët dhe pamja e tij mjaft e ashpër e shoqëruesit shqiptar, do të tmerronte edhe dyzet hajdutët…!”, thone dy gazetarët e ardhur nga larg.Gjatë tre ditëve të udhëtimit, në datat  8, 9, dhe 10 Prill 1819, të dy gazetarët u impresionuan nga vëzhgimet e tyre personale, bisedat me shoqëruesin shqiptar, me udhëtarët e zakonshëm që hasën dhe biseduan rrugës dhe të tjerë të cilët i takuan në bujtinat apo hanet ku kaluan tre netët e udhëtimit. Ata u befasuan nga qentë e tmerrshëm të staneve, të cilët qenë shfaqur frikshëm në shumë raste në netët e errëta pus, por edhe gjatë ditës. Për atë rracë të egër dhe të fuqishme qensh, ata kishin lexuar në dokumentet e autorëve antikë, dhe dinin se ata riteshin në Epir, por edhe kishin përcjellë ipresionet e botuara nga udhëtarë aziatike dhe europianë që kishin kaluar para tyre, në këto anë. Është fjala për “qentë e Mollosisë dhe Kaonisë” për të cilët flet Vezir Nasuli, i cili rreth viteve 1670 ndërsa shkonte në këto vende ishte sulmuar pikërisht nga kjo rracë qensh të papërmbajtur. Por, për ta, flet në ditarin e udhëtimeve të tij edhe britaniku Hobhause, miku dhe bashkëudhëtari i poetit të madh britanik XH. G. Bajron, që i pa dhe u bind për kurajën dhe egërsinë e tyre ekstreme.Me të mbritur në këtë qytet, të dy gazetarët i shoqëruan për tek pallati i Myftar Pashës, djalit të madh të Ali Pashës dhe njëkohësisht administratori i qytetit të Janinës, mëkëmbësi i të jatit.Ata e përshkruajnë kështu ambjentin impresionues të sarajeve pritëse ky hynë:“Në paradhomë ne gjetëm përkthyesin, që ishte një italian i zakonshëm, i rëndomtë, i veshur me kostum europian. Myftari ishte ulur në qoshen e divanit duke pirë duhan me një pipë persiane. Ai përkuli kokën me xhentilesë dhe na ftoi me lëvizjen e dorës së tij të uleshim në divan, pranë tij. Ishte një burrë trupmadh, me pamje fisnike tërë dinjitet, inteligjent dhe plot butësi. Një pisqollë e punuar me ar ishte ngjeshur në brez, ndërsa tre të tjera ishin lënë në divan, pranë gëzofit të peliçes së tij.Në anën përballë divanit qendronin pesë gjashtë djem të rinj shqipëtarë me veshjet e tyre karakteristike dhe tradicionale shqiptare dhe të armatosur, flokët e tyre të gjatë zbrisnin mbi supe, nga pas butë, butë, ndërsa pjesa mbi ballin e kokës ishte e rruar.Unë kurrë nuk pashë sytë e tyre të lëviznin qoftë edhe për një çast të vetem nga vështrimi i ngulur mbi Princin e tyre, Myftarin, gjatë gjithë kohës së audiencës  që ky na ofroi.Në muret e dhomës së pritjes ishin varur pushkë të ndryshme të gjata, një sabër franceze, një orë e madhe Europiane dhe një lente optike për të lexuar. Dhoma ishte e madhe dhe reth e qark mureve të saj, në tre anë ishin vendosur divane. Mënyra sesi ai e filloi bisedën të krijonte impresionin se nuk kishte diferenca mes tij dhe princave të tjerë Europianë.Myftari na bëri shumë pyetje brenda një kohe të shkurtër dhe mes të tjerave kërkoi të dinte – nëse ishte e vërtetë që Napoleon Bonoparti kishte mundur të shpëtonte dhe të arratisej nga Ishulli i Shën Helenës? – Nëse ishte e vërtetë që Amerika ishte në paqë me të gjithë vendet e botës?, etj.Ndërsa na prezantoi shkurtimisht vetvehten, ai, na bëri me dije se para disa vitesh ai vetë kishte marrë pjesë në disa luftra, por pas asaj kohe ai tanimë dëshironte të rrinte në paqë në shtëpinë e tij..”Por, natyrisht amerikanët ishin ende në primëninë dhe padurimin e takimit me Ali Pashën, njeriun që ishte kthyer në atraksion për europianët  dhe më gjërë, për shtypin e kohës, gazetarë, shkrimtarë, piktorë, artistë etj.“Na priti fisniku Kanxheri, përkthyesi i parë i Ali Pashës. Ai nxitoi të vinte menjëherë tek ne dhe të na informonte se Pashai do të ishte i gatshëm të na priste në takim, mëngjesin e ardhshëm. Në bisedë ai na tregoi se ishte djali i Gospodarit të Vllahisë, që Sulltani i kishte prerë kokën. I rrezikuar me jetën e tij, ai ishte detyruar të arratisej nga Konstandinopoja dhe mbas peripecish  nëpër ishujt e Egjeut, ai kishte mbritur në oborin e Pashait të Janinës, i ftuar nga ky i fundit, që e kishte marë në mbrojtje. Disa vite para strehimit në Janinë, ai kishte qënë disa kohë në Vjenë dhe në udhëtimet e tij kishte parë Parisin, ndërkohë që kishte shërbyer edhe në një Ambasadë të Bonoparit, gjatë konfliktit me Rusinë.Në biseda ai na rrëfeu se “merrte rregullisht gazetën periodike të Luganos përmes Vjenës dhe ja sillte Ali Pashës. Në vazhdim na tregoi se me kërkesën e Pashait tepelenas po përgatitej për një abonim tjetër, atë të revistës,  “MonitorPas mëngjesit të datës 19 Prill, amerikanët u shoqëruan për tek salla e pritjes së Pashait të Janinës. “Një ushtar që na shoqëronte, – shkruajnë vizitorët e largët dhe autorë të artikullit, – largoi mënjanë një perde të madhe e të rëndë, gjyrë jeshile dhe përtej saj ne pamë Ali Pashën, të ulur në vijë diagonale me portën hyrëse, në një qoshe të dhomës, në një divan të ulët. Salla e prites kishte dimensione të zakonëshme dhe e pikturuar në pjesën më të madhe të saj në ngjyrë të kuqe”. Për shkak të shëndetit të shumtë ai ngjante si një grumbull i madh, i veshur në roba ngjyrë të kuqe të errët dhe në jakë mbante gëzof. Rrinte i mbështetur në pesë jastëkë të mëdhej. Binte në sy fare qartë dorën e tij, në të cilën mbante një pipë të gjatë, mjekra e bardhë e pazakontë dhe mustaqet. Kishte një fytyrë tërë nur, që nuk tregonte qoftë edhe një thërmijë egërsie, i ngarkuar me dinjitët dhe inteligjencë. Ishte evidente se madhëria e tij pëlente të ngrohtin, për këtë shkak njëra anë e dhomës ishte ngrohur mjaft nga një zjarr bubulak prej oxhakut aty pranë, mbi të cillin digjeshin kërcunj të mëdhenj, duke na kujtuar me këtë rast përshtypjen se këto vatra kaq mikpritëse vështirë se mund t’i gjeje në sallonet mondane të ndonjë baroni Anglez.Ai bëri vetëm një lëvizje me dorë që ne të uleshim në divan, ndërkohë që një kollitje e fortë e kishte pushtuar.. … Pranë tij ishte ulur një dervish, të vetmit njerës që e kishin këtë privilegj për raste të tilla.Intervistë befasuese, arkeologjia dhe antikiteti për PashainTepelenas.Nisur nga fakti se ardhja e jonë i ishte bërë e njohur që më parë, si dhe identiteti ynë që ishim amerikanë, ai hyri menjëherë në temë dhe na pyeti:Kush është origjina juaj e largët? Të parët tuaj ishin anglezë apo çfare..?Një pyetje kjo që tregonte mëndjemprehtësi dhe zgjuarësinë e tij të veçantë, por edhe faktin se ai mund të kishte mësuar nga rrëfimet e udhëtarëve britanikë për luftën mes Amerikës dhe Anglisë dhe bashkë me to edhe për origjinën tonë britanike.Ai na drejtoi pas kësaj shumë pyetje të tjera, por veçmas ai tregoi interes të veçantë, për tempullin e Dodonës, i cili dihej se ndodhej në një vend brenda zotrimeve të pashallëkut të tij, dhe për këtë shkak kërkoi opinionin tonë. Ishte vërtet e pabesueshme, – vazhdojnë shkrimin e tyre amerikanët,  që një Pasha i Perandorisë Osmane, një njeri i konsideruar pa kulturë dhe krey i të pakulturuarve, mund të shfaqte një nuhatje dhe mprehtësi kaq të holle, mënçuri dhe pasion per antikitetit. Kjo tregonte veç të tjerave se ky njeri me një intelekt kaq të shkathët, vështronte me vëmëndje të veçantë faktin se të gjithë Britanikët që vinin në vendin e tij kërkonin me një zell të paduruar per veprat e antikitetit dhe në mënyrë të veçantë per Dodonën e dëgjuar, duke konkluduar në këto rrethana se vlera dhe thesare të mëdha duhet të fshihen në këtë vend, ku udhëtarët vijnë dhe kërkojnë. Dhe, ishte plotësisht e natyrëshme, që për këto arsye, ai të tregonte një emocion të paduruar për të bërë edhe vetë gërmimet e para.Nga ana tjetër, Pashai na tha se kishte dëshirë të veçantë  për të vendosur mardhënie tregëtare, këmbime të cilat duhet të themeloheshin dhe konsolidoheshin mes Amerikës dhe zotërimeve të tij. Për këtë qëllim ai kërkoi nga ana jonë, që kur të ktheheshim në vendin tonë ti parashtronim një kërkesë Qeverisë Amerikane për të dërguar një Konsull në Janinë.“Intervista jonë e parë, – nënvizojnë në artikullin e tyre dy gazetarët amerikanë, – zgjati një orë e gjysëm. Gjatë kohës që ne komunikonim me të persona të ndryshëm hynin pa ndonjë ceremoni të veçantë në ambjentet tona, pavarësisht pranisë së Vezirit. Asnjë prej tyre nuk ra në gjunjë dhe e vetmja përshëndetje salutuese ishte vendosja e dorës së djathë mbi anën e zëmrës dhe mandej ngritja e saj lart dhe prekja e ballit.Mandej, në reportazhin e tyre, për ditët dhe orët e qëndrimit të tyre në Janinë, të dy gazetarët amerikanë flasin për  bisedat e organizuar me njerëz të oborit të Pashait, me intelektualë të ndritur si Pasalidha, për shkollën e parë laike që ishte ngritur në Janinë me 200 nxënës, shqiptarë dhe grekë, për botimet e para në Vjenë të mbështetura nga Ali Pasha, për një libër rreth Historisë së Shqipërisë që i ishte dhënë Lordit Guilford për botim, për urbanistikën e qytetit të Janinës, numurin e popullsisë, për të ardhurat e grumbulluara nga taksat, të ardhurat për frymë, për ndarjen administrative të Pashallëkut dhe guvernatorët e sanxhaqeve, për llojet e prodhimeve bujqësore, për këmbimet tregëtare me vendet e ndryshme të Europës, sistemin e drejtësi dhe Gjykatat me tre shkallë, etj. Në përfundim të këtij përshkrimi, gazetarët konkludojnë:“Janina është qyteti më i madh, më i pasur dhe më i begatë njëkohësisht në krahasim me tërë qytetet e tjera të Greqisë. Njerëzit e ditur dhe të mësuar këtu janë të shumtë, ndërsa njerëzit e pasur janë më mirë të mbrojtur dhe të sigurt. E vërteta është se, njerëzit e pasur të këtyre anëve i kanë siguruar pasuritë e tyre përmes punës në Leghorn, Vjenë dhe Moskë si dhe në qytetet e tjera të Italisë, Gjermanisë apo Rusisë. Jo rallë, Pashai ka aplikuar praktikën e pengjeve, duke mbajtur një prej pjestarëve të familjes të tregëtarëve pranë oborit të tij, si kusht për kthimin e tyre nga jashtë, në vendin e tyre.Përshtypje të thella kanë lënë tek udhëtarët amerikanë përbërja etnike dhe ajo religjioze e qytetit të Janinës dhe më gjërë, ajo e pashallëkut. “Grekët, Turqit dhe hebrenjtë gëzojnë pothuaj të njëjtat të drejta dhe mbrojtje. .. sekretarët e Vezirit (Ali Pashës) janë grekë dhe shkruajnë në gjuhën greke, përveç pjesës më të madhe të ushtarakëve që janë të të njëjtës kombësi me atë të Ali Pashës, shqiptarë.Vetë Aliu nuk është turk, ai është i fesë muhamedane, por pa ndonjë preferencë të veçantë veç faktit se  është i pranishëm në ceremoni fetare.  Ai i dërgon detyrimet (taksat) Portës së Lartë, por nga ana tjetër ai zotron një fuqi mjaft të madhe, gjer në kufijtë e pavarsise.”Duke folur për sistemin e drejtësisë, reportazhi na bën me dije për reagimin dhe ndëshkimet e Ali Pashës ndaj rasteve të abuzimit me të drejtën dhe për shkeljet brutale nga ana e kadijve, ndaj individëve pa mbrojtje dhe të pafajshëm. Dhe më tej amerikanët përfundojnë: “Por, Veziri nga ana e tij, përherë kërkon dhe godet rastet e krimit penal pa mëshirë. Këtë e bën duke vepruar menjëherë dhe goditur pikërisht në shenjë. Ndërsa, për çështjet civile, që shqyrton Gjykata, ai shpesh cakton një komision që kontrollon gjyqtarët dhe për gjithçka j’a raportojnë atij përmes një dokumenti me shkrim.”“Të gjithë shqiptarët mbajnë në brez kama, shpata dhe pisqolla, por vrasjet këtu janë të panjohura, – vërejnë me habi të dy gazetarët amerikanë dhe më tej vazhdojnë, – Shqiptarët i shikojnë armët si pjesë e pandarë e veshjes së tyre. Kur një vrasje apo një krim tjetër i kësaj natyre ndodh, fajtori dënohet menjëherë me vdekje dhe jo vetëm kaq, por e gjithë familja e tij nga të dy krahët e të gjithë moshave dërgohen të punojnë si skllevër. Së fundmi, çdo njeri, qoftë edhe më i rëndomti mund të hyjë dhe të takojë Vezirin pasi ka paguar paraprakisht një taksë prej dy dollarësh tek roja”.Më datën 12 Prill 1819, dy vizitorët e ardhur nga larg , realizuan takimin e dytë dhe të fundit me Vezirin. Për këtë takim mjaft mbreslënës për amerikanët, në artikullin e tyre, ata shkruajnë sa më poshtë:“Gjatë vizitës të sotme tek Veziri, ai na priti në Pallatin kryesor, një ndërtesë mjaft e madhe e punuar dhe e ngarkuar me dekoracione dhe vepra arti, kollona të vogla që ngriheshin gjer në tavanin e sallonit, i cili ishte lyer në të kuqe dhe të bardhë, si dhe piktura me dimensione të mëdha që paraqesnin skena gjahu dhe përleshjesh me kafshë të egra, tablo këto të punuara nga një piktor italian jo shumë i njohur.I gjithë ky realitet i krijuar nga Pashai është tregues i qartë dhe shembull i dukshëm i shkëputjes së tij prej orjentimeve kryesore të Islamit …. Gjatë tërë intervistës tonë kryesekretari qëndroi pranë divanit të Pashait. Dhoma ku e takuam atë sot ishte e vogël, me shumë ornamente, e lyer në ngjyrë të kuqe dhe shume nga dekoracionet ishin punuar gjithashtu në të kuqe ngjyrë ari. Në raftet qëndronin kuti të ndryshme duhani, çibukë dhe pipa të gjata, vazo të vogla, kupa antike të vogla të shumta në numur, shishe të vogla të mbushura me lëngje në ngjyrë të bardhë, të tjera ishin mbushur me ilaçe apo pije për pritjet që ai organizonte dhe që reshtoheshin sipas madhësisë. Pranë tij Veziri kishte një shkop, në kokën e të cilit ishte një diamant i madh, ndërsa mbi divan qëndronte e ekspozuar me pamjen e saj të plotë një kamë, këllëfi i së cilës ishte i mbuluar në diamante , me një vlerë prej 50 000 stërlinash. Shumë nga diamantet e vendosur në këllëfin e kamës i qenë bërë dhuratë nga Karolina, Mbretëresha e Napolit, ndërsa diamanti më i madh i ishte dhuruar nga Mbreti i fundit i Suedisë dhe kushtonte 8 000 stërlina. Kjo kamë ishte e gjatë dhe e rëndë, e trajtuar me shije në të gjitha përformancën e saj, në stilin unik dhe mjaftr preciz.Në një nga zbritjet, që Pashai kishte bërë, në një nga portet bregdetarë përballë Ishujve Jonianë, (në Prevezë) këtë pranverë të vitit 1819, për të takuar Guvernatorin e Maltës, britanikun Sir Tomas Maitland  dhe një suitë grash që e shoqëronin, mes tyre kunatën e tij, zonjën, Laudërdeill ai kishte marë me vehte një qese të vogël të mbushur plot me diamante. Gjatë drekës të shtruar për të, ai i kishte zbrazur ato në një pjatë, duke i propozuar Guvernatorit që me to të zbukuronte yjet e urdhërit të “Bath”, me të cilin ishte dekoruar së fundmi. “Sikundër shtrojnë në fund të intervistës së tyre, të dy gazetarët amerikanë duket që janë ndjerë tepër komodë, ndërsa Ali Pasha u ka rihapur edhe një herë kërkesën e vendosjes së mardhënieve mes vendit të tij dhe Amerikës. Në vazhdim të bisedës, Veziri i Janinës, i ka pyetur miqtë për llojet e produkteve që eksporton Amerika dhe mandej u ka propozuar se, nga ana e tij mund të eksportonte në vendin e tyre një ngarkesë me veshje të qëndisura, armë të punuara nga artizanët aty dhe  produkte të tilla si ullinj, fiq të thatë, turshi, etj.Por, paskëtaja biseda është përqëndruar në çështje me karakter politik dhe për këtë subjekt ai i ka pyetur gazetarët se kush prej dy vendeve kishte flotën ushtarake më të fuqishme Amerika apo Anglia!?I interesuar për kontinentin e largët dhe vendin e tyre Amerikën, Ali Pasha mjaft i përqëndruar i është rikthyer edhe një herë historisë së atij vendi duke rishfaqur interesimin e tij të veçantë rreth pabarazive mes indigjenëve vendas dhe amerikanëve të ardhur.“Pas një sërë spjegimesh dhe ilustrimesh konkrete që ne i dhamë për këtë çështje, – sqarojnë të dy gazetarët,  Pashai pohoi;-Ah, po! E kuptova situatën, dhe mandej vazhdoi.-Amerikanët e pushtuan atë kontinent dhe popullsinë vendase e vunë nën skllavëri, duke i detyruar të punojnë tokat e tyre dhe të shërbejnë në ushtrinë e amerikanëve të ardhur.”Kjo intervistë e fundme me Ali Pashën zgjatI, sikundër shkruajnë ata, dy orë dhe pas përfundimit të saj gazetarët e ardhur nga larg kanë memorizuar në fletët e shënimeve të tyre të impresionet, detajet rreth Pashait nga Tepelena, natyrës dhe karakterit të tij.“Këto takime na dhanë mundësinë që ne të risim respektin dhe admirimin për zgjuarësinë, mprehtësinë e jashzakonëshme  dhe sentimentet e mrekullueshme të këtij Pashai mjaft të dëgjuar.Pas përfundimit të bisedave, me urdhërin e tij na shpunë të vizitojmë ambjentet e ndryshme të pallatit të tij. Gjërat kryesore që pamë ishin rreth njëqind pushkë dhe pisqolla të varura në mure, shpata dhe jataganë të punuara me mjaft dekoracione dhe ornamente të bukura, një banjë mermeri, dy apo tre banja të tjera me avull, katër dhoma të kompletuara me divanëe, mbi të cilat ishin shtruar mbulesa mëndafshi edhe këto të ngarkuara nga qëndisje me fije ari dhe argjendi. Edhe në muret e këtyre dhomave qëndronin të varura pisqolla dhe shpata të dekoruara në ar dhe të zbukuruara me diamante. “Pas përfundimit të vizitës tek Ali Pasha, të dy gazetarët ishin të ftuar për një drekë miqësore në sarajet e djalit të madh të Aliut, tek Myftar Pasha. “Ai, kërkoi të dinte me një kortezi të skajmenëse pas udhëtimeve dhe vizitave tona të lodhëshme e kishim rimarë vehten dhe nëse ushqimet e ofruara i kishin pëlqyer apo jo?… …. Ai na ofroi një nga pipat e tij dhe na u lut që të provonim shijen e tabakos, të duhanit persian që ai tymoste.”Duke e mbyllur reportazhin e tyre më vizitën dhe bisedat miqsore të bëra me Myftar Pashën, gazetarët amerikanë përfundojnë: “Myftari n’a foli për udhëtimet e tij jashtë pashallëkut, por na tha se ishte shumë i brengosur dhe ndjehej i turpëruar që rrethanat nuk e kishin lejuar të vizitonte dhe të njihte vendet e perëndimit. Në biseda ai na përmëndi emrat e mjaft ushtarakëve të shquar europianë me të cilët kishte komunikime permanente. N’a ndoqi me interes dhe aprovonte me kënaqësi motivet që na kishin shtyrë të ndërmernim këtë udhëtim të largët , kurjorizitetin dhe dëshirat tona për të njohur njerëz dhe histori, duke u nisur nga një vend i panjohur për këto anë.Ai shprehu tërë gëzimet dhe kënaqësinë e tij për vizitën dhe na uroi suksese në ndërmarrjen dhe përfundimin me sukses në udhëtimin tonë të gjatë, duke deklaruar se, – do të ishte pafundësisht i lumtur nëse do të mësonte për kthimin tonë të qetë dhe të sigurtë në atdhun tonë.Përpara ndajes tonë përfundimtare, kur Myftari mori  vesh për një letër rekomande që na kishte dhënë i ati, Ali Pasha, për djalin e tij Veli Pashën me funksion Pasha në Thesali, vend nëpër të cilin ne do të kalonim gjatë kthimit, Myftari urdhëroi menjëherë një nga sekretarët të shkruante një tjetër letër rekomandimi të nënshkruar nga ana e tij, për vëllanë, Veli Pashën, që ai të kujdesej në mënyrë të veçantë për ne.“Takimi me Myftarin na dha një kënaqësi të veçantë, – përfundojnë shkrimin e tyre dy gazetarët e ardhur nga larg, – pasi ne patëm rastin të flasim me një njeri me nivel, inteligjencë, dinjitet dhe elegancën e një Princi. Për ne, Ai, ishte një rast i veçantë, që rallë e ndesh dikush, një shprehje e qartë e një bote plot kortezi dhe respekt, që me të drejtë mund të thuhet se atë në mënyrë simetrike vështirë se do të gjesh qoftë edhe  në oboret e fisnikërisë Europiane, ashtu sikurse po kaq vështirë do të ishte të gjeje një Princ me më shumë vlera dhe miqsor sesa Myftari.Ne do ta kujtojmë atë me një respekt të veçantë dhe me mirënjohje të thellë për mikpritjen që na ofroi dhe kujdesin që tregoi, veçmas bujarinë e rallë të cilën ne patëm fatim të merrnim nga kjo familje vërtet e shquar.!”

Albert Pasho



Free Blogger Albert Pasho

domenica 12 febbraio 2023

Shanishaja (Hainitsa).Motra e dashur e Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho

 Shanishaja (Hainitsa). Motra e dashur e Ali Pashe Tepelenes.




Shanishaja motra e vetme e Aliut ,lindi ne vitin 1748,ajo ishte vetem kater vjet me e vogel se Aliu.Te mbetur pa baba qe ne moshe shume te vogel ju desh te ritej bashke me Aliun nen kujdesin e Hankos nenes te tyre te dashur. Te dy ngjanin shume si ne aspektin fizik po ashtu edhe ate karaktterial.Ajo ishte bionde me sy boje qielli si Aliu,kishte nje trup te zhdervjellte e te shkathet qe i shkonte shume pershtat me inteligjencen e saj.Po ashtu ata ngjanin shume dhe ne aspektin karakterial.Shanishaja zotronte nje inteligjece superiore dhe te ralle,ishte shume krenare dhe oportuniste, hakmarrese dhe shume e forte karakterialisht.Shume nga keto karakteristika si Aliu dhe Shanishase ishte Hankua ajo qe do i mbrymoste dhe edukonte tek femijet e saj. Shanishaja ishte kaq shume inteligjente sa here pas here keshillonte vellain Aliun per probleme te ndryshme kur diskutonin. Kaq e vertete eshte kjo sa Aliu njehere gjate ketyre diskutimeve Aliu i thote Shanishase: " Ti Shanisha po te ishje djale do te ma kaloje edhe mua".Shanizaja kishte trashguar cilesite burrerore te nenes se saj.Gjate nje bisede qe pati vizitori anglez Thomas Smart Hughes ne Tepelene me Ibrahimin governatori shqiptar i sarajit dhe i qytetit i cili i tha zotit Hughes per Shanizane;" se ajo po te kishte qene burre do ta sfidonte vellane e saj Aliu per çdo pellembe toke.Ajo eshte e ashper,mizore dhe absolutiaht e pamersishme.Kur nje dite besniket e Aliut kishin mar nje vajze te re dhe te bukur nga qyteti i Kallarates per ta mbyllur ne sarajne e tij,grate e qytetit drguan nje perfaqesi tek Shanizaja per ta lutur ne emer te grave te qytetit qe te ndermjetesonte tek vellai i saj Aliu,qe ku te denjonte ta kethente vajzen tek prinderit e saj te shkrehte.Por ajo u pergjigje ashper ;" Kethehuni do te ishte martuar vetem me nje fshatar kurse tani do te jetoje si nje mbretereshe". Jeta privata e Shanishase do te qe e mbusjhur plot me fatkeqesi dhe keqeardhje, jeta nuk i buzeqeshi aspak asaj.Perveç qe ajo do te kujdesej per gjate gjithe kohes semundjen e nenes Hankos qe u semure ne moshe te re,dhe u kujdes si mund te kujdeset nje vajze per nenen e saj,ku shpalosi gjithe ate dhembeshuri e perkujdesje deri ne momentet e fundit te jetes se Hankos e cila dha jete ne krahet e Shanishase.Ajo do te qe deshmonte amanetit e Hankos per femijet e saj lidhur me ngjarjet e Kardhiqit dhe Hormoves.Edhe pse Aliu beri te pamunduren qe ta arrinte gjalle Hankon, nuk arriti dote ne kohe,po qe Shanishaja qe i kaloi amaneti e saj: "Mallkimi tim do te zeje femijet e mi ne qofshe nuk marrin hakun ndaj Kardhiqit dhe Hormoves". Te dy u betuan mbi trupin e Hankos moter e vella qe amaneti do te respektohej.(Po kjo eshte nje histori me vete.)Ne moshe 20 vjeò Shanishaja do te martohej me Ali Beun( Djali i Kapllan Pashes te Delvines) , pashain e Gjirokasteres dhe me te do te kete dy femije Elmazin dhe Hasmien,por nuk do te vazhdonte gjate sepse pas vrsajes se Ali Beut nga vellai i tij Solomone ,familja etyre vinte nga Libohova e Zagorise,do te martonte kete dhe me te do te kishte tre femije Ademin dhe dy vajza.Fatekeqesite do ta persekutonin Shanishane.Djali i pare Elmazi ne moshen 30 vjeç do te emerohej governator i Trikalles por pas pak do te semurej nga lija dhe do te vdiste,se te mos mjaftonte vetem kjo, kater vjet me vone,djali tjeter Ademi do te behej governator i Libohoves dhe ne moshen 20 vjeç do te semurej nga tuberkulozi dhe do te vdiste ne Janine.Ndersa vajza e saj nga martesa e pare Hasimeja u martua me Veli Beun e Kelcyres.Pas vdekjes se djemeve Shanishaja bie ne depresionin me te thelle ,tentoi vetevrasjen me mbytjen ne liqenin e Janines, pas kesaj terhiqet ne sarajet e Libohoves.Zija e saj qe e thelle deri ne kufijte e çmendurise,u mbyll brenda,shkatroj gjithe te mirat matriale ,peliçe,bizhuteri pasqyrat e sarajt,nuk pranonte te takonte njeri,pas vdekjes se Ademit dhe burrit te dyte ajo nuk doli me kurre nga sarajet e Libohoves.Keto saraje ne vitin 1809 u dogjen por Aliu menjehere ngrriti kalane me sarajet per moteren e tij te dashur. Kalaja me sarajet brenda i ngjante nje keshtjelle Europeo per ate kohe.Kishte murre te forta te pajisura me topa dhe kulla ne krahet e saj.Aliu e vizitoi shpesh moteren dhe qendronte dite ne Libohove,po ashtu kjo keshtjelle do te priste dhe Bayronin,Hobhousin gjate rruges per Tepelene.Shanishaja do te vdiste pothuajse 8 muaj para vrasjes se Aliut,ajo vdiq ne fund te Majit 1821 ne Libohove.










Free Blogger Albert Pasho

mercoledì 8 febbraio 2023

The Captives 1836 (Ali Pasha Janina).Joseph Petzl. Albert Pasho

 The Captives 1836 (Ali Pasha me nipin e tij ne te majte).

Joseph Petzl (1803-1871) ka qene nje piktor Gjerman.Eshte motivuar per kete pikture nga udhetimet e tij ne Greqi perkrah mbretit Otto.


Ali Pasha riding 1830. Noel Dieudonne Finart. Albert Pasho

 Ali Pasha riding 1830. Noel Dieudonne Finart (1797-1852).

Piktori francez Finart ka sjelle kete punim per Ali Pashen ne vitin 1830,ky Aliu paraqitet shaluar ne kale ,kurse ky ne kembe afer tij mendoj se duhet te jete besniku i tij leklioti Thanas Vaja. Aliu ishte nje kalores i shkelqyer ,per kuajt kishte nje dobesi te veçante,ashtu si Aleksandi i Madh kishte Bucefalon,Aliu kishte kalin e tij te preferuar puresangue (gjak i paster) arab "Dervis".Aliu kishte shume kuaj te tille dhe 10 ja kishte dhuruar Mehmet Aliu i Egjiptit.


Free Blogger Albert Pasho

sabato 21 gennaio 2023

"Vajetim" per Ali Pashe Tepelena".Nje kryeveper qe si dihet autori,(Poeme). Albert Pasho


 

Tremije jane bashke,Toske Gege dhe Dibrane
S luan syri dhe qerpiku,lukuni turqit osmane
Hajde ti Toske luani,bijte e mi ju o dibrane!
Lidhur bashke te gjithe qendroni,trima ju kapedane
Hajde Gege ju pantera,ju besnike te mij Matjane
Bini ju holldupit para,te mos njoh biri te ane
Eni o luane te Arberit,ju sokola Tepelene.
Jane vetem disa vargje te Poemes "Vaje per Ali Pashen" kushtuar qendreses heroike te Ali zemer Luanit,ku per rreth 18 muaj qendroi heroikosht perballe hordhise osmane ne kalane e Janines,deri ne fund te jetes te tij, ne 24 Janar 1822, plot 201 vjet me pare.Heroizmi guximi qendresa e Luanit te Epirit dhe trimave te tij do te hyjne ne kujtesen e popullit e do ngrene kenge e lavdi ,do ta qajne me vargje.Kjo poeme ka rrezikuar te humbase por fale studiusit dhe historianit francez Emil Legrand i cili ne shtator te vitit 1873,ku ndodhej per pune studimore ne Athine krejt rastesisht e degjoj te kenduar nga nje burre plak 77 vjeçar.I cili rinine e tij e kish kaluar ne Janine ku punonte si buke pjekes.Francezi pasi degjoj disa vargje ju lut atij ta kendonte poemen dhe keshtu e shkruajti te tere ,dhe beri te mundur qe vte mos humbete kurre.Kurse per ne e ka sjelle dhe perkethyer Profesor Irakli Koçollari.Ja disa pjese te saj:
Vaje për Ali Pashën

Kushdo që do të njohë bëmat e tij,
le të lexojë dhe mësojë tërë ç’pati bërë
dhe të përcjellë lutje për të.

Kush në botë mos gënjehet, mos mendoj se është i lumtur
Mbi këtë dhe përsa jeton, i zhgënjyer rron, i humbur
Se kjo botë si rrethi i rrotës shkon ngado tutje-tëhu
Kurrë në vend nuk rri ndaluar, i përmbys dhe shëmb tabu
O lavdia Ali Pashë, bir, heroi i gjithë Epirit
I llahtarshëm dhe i tmerrshëm, si të ish i Pirros, biri
Ç’qe për ty vallë kjo mandatë, çishte vallë kjo lemeri
Pleqërisë hidhëruar, shëmbur bashkë me Mbretëri
Jo, askush nuk e pandehu, rënë, përmbysur ... derexhe
Kokën prerë e mor’ Stambolli, trupi palsur tej, përdhe
Hakëryer dhe xhindosur tek shikon kush vjen kaluar
Ky Dovleti nis ushtritë turë a vrap për të ndëshkuar
Vrap gatitet nis habere, nis ushtarë urdhër ngado
Nëpër tërë Arbërinë të zënë grykat domosdo!
Dhe hajdutve të njohur, gjith të çartur, kapedanë
Grekët bashkë me Shqiptarë, tok të mblidhen nga çdo anë

......
......
......
Ali Pasha mbyllet në kështjellë.
Kurajon luftëtarët e tij,
djeg Janinën dhe fillon luftën.

I pafati Ali Pashë, ti dhe gjithë trimat e tu
Ngrehur gati nëpër mure, zjarre ndez tutje tëhu....
Tremijë janë gjithë bashkë, Toskë, Gegë dhe Dibranë
S’luan syri dhe qerpiku, lukuni turqit osmanë
“Hajde ti Toskë luani, bijtë e mij ju o Dibranë!
Lidhur bashkë të gjithë qëndroni, trima for a kapedanë!
Hajde Gegë, ju pantera, ju besnikë të mij Matjanë
Bini ju holldupit para, të mos njoh biri të ‘anë
Eni o luanë të Arbrit, ju sokola Tepelenë

Shpejt pranë meje që të gjithë ju Rëzjotë bashkë të vemë...
Mbahi fort përmbi kështjella, bini, bini sa të mundni
Mbi armikun e pa shpirt, mos u çani gjer së fundi
Zini shtigjet dhe trashetë, bini, shkrepni burërisht
Mos u trëmbni, mos u jepni, sup më sup e trimërisht
Mos tërhiqi, çap mos bëni, pas mos shtyjë osmanllija
Jo tumanja mos guxojë se u mbron dhe perëndija
Armë nëse nevojiten dhe këllëçë dhe jataganë
Shpata mprehur dhe dyfekë ... do të qajnë e shkreta nënë!
Kumbaratë e bukura, ti zjarrtar, o artiljer!
Drejt në ballë, mirë të shënoni Pashobeun me të tjerë
Topa!, grykë bukur ju, ju o nishanllinj të zotë!
Masni mirë dhe qëlloni, Dramalinë ... n’ atë botë!”
Kështu tha dhe urdhëroi tërë Janinës zjarr ti vënë
Flakë nëpër katër anë, dhe kusur mbi të mos lënë
O Janinë, Janinë e shkretë, ti, më ndih në ditë rreziku
Kishe shkruar pas të keqen, zjarri, flakët qenë armiku
Flakët marrin anë më anë, ah, e shkreta ti, Janinë!
Sa hap, mbyll njeriu sytë, hi e shkrub bien çatitë.
Kjo mëhalla mbi saraje, për Janinën hijeshia
Marusi, Mitropolia, Pazari ish’ bukuria
Qenë tre kisha dhe dy shkolla, plot shtëpi, saraje fina
Pranë Rapit fillon lagjia shkonte tej tek Aj’Marina
Gjithë bëhen shesh e rafsh, fushe e shkretë, zi nga zjarri
Vend të fshihesh s’ka kërkund, plumbi ballit të të mari
Ali Pash’ s’të qesh më buza, as hare, kohë të gëzuar
Ngrehur për stuhitë e luftës bijat i largon mërguar
Tërë bedenat armë rënduar, Litharica është gatitur
Përreth ishullit në Liqen, manastiri duke pritur
Po rënkojnë e dridhen malet, ndeshen keq me bubullimat
Musliman, kristjan’, çifutë po friksohen dhe më trimat
Gjylet bien porsi shiu, thua u përmbys vetë qielli
Bombat vijnë në breshëri vetë mandata do ti sjelli
Uturijnë nga lart dhe bien, plasin tokën thellë e çajnë
Fati i zi kë gjejnë përpara, qindra copëza e ndajnë
Ditë e natë e ndezur lufta, plasin topat, kumbaratë
Dhe rruketat e francezit, me trumpeta, dufek gjatë...
Përmbi kulla tym zë ngrihet i pllakos në mugëti
Burrat nxirë zjarr baruti nëpër ledh qëndrojnë përmbi..
....
.....
.....

Vjen Hrushid Pasha dhe vendos kushtet

Ishte Mars, pesëmbëdhjetë, më ‘tetqind njëzet e një
Hurshid Pasha zbet Janinës, vjen nga larg e sjell një zë
“Tmerri” njihet Hurshid Pasha, është ai që mor Halepin
Për Pashain e Janinës do të zgjidhë hesap sikletin
Ish ai nderi për Portën, ishte ylli, krenarija
Në fushata kudo shkoi lart u ngrit lavdi e tija
Mendjehollë dhe i matur, dreq, dinak nuk kish të dytë
Me të mbritur urdhër nxorri të shtrëngojnë çdo rrugë, çdo grykë
Hurshid Pashës fort i tuten tërë grekët, shqipëtarë
S’fal kërkënd për pak gabime, do, kërkon çdo gjë në radhë
Mos i rëntë fati keq që dikush ta spiunojë
Mish të gjallë mbi prush e vë nga kjo bot’ llahtarë të shkojë
Babapasha rahmetliu për të qe i shkruar fati
Vdekje e zezë në Janinë, Ja, atje mbaroi sahati...

.....
.....
.....
Hurshid Pasha bën yrysh mbi Litharicë

Porsa ra Ishulli i shkretë, menjëherë pas tij dhe Struni
Dramali dhe Ismail..., veç mbi ta do bjerë huni
Mbi Rumelin dhe Isufin shprazet keq Hurshid Pashaj
Llogarit’ u merr të tëra, tej i zbon, më mos i mbaj
E nderon Imer Pashanë, copë kaftan të artë i vesh
Me mision hajdutërinë ta godas ta bëjë përshesh
Topa dhe mortaja bien, nga të katër anë rethuar
Natë e ditë kumbaratë, shkoi vera e uruar
Fort godasin Litharicën, kjo kala e shkretë, e mjerë
Kullë e madhe dhe të voglat zënë coptohen fut e bjer
Bien muret dhe fërngjitë s’jepen trimat në rënoja
Çarë kullat dhe bedenat, dje fortesë - sot e pazonja
Po bombartat bien godasin, muret tunden në themele
Shëmben, tym e shkatërrim, prishur, rafsh e bërë fërtele
Hurshid Pasha lajm u çoi – Gegët të dorzojn’ fortesën!
Dhe me nder rrugën të marrin, s’do ti prek!, e kanë besën!
“Ju, o Gegë, ju o Toskë! Ikni! Dhe unë borxh mos mbetem
Në mos palla do t’u grijë – them, në qafë mos merni vehten!
Mirë ta dini po s’pranuat, në yrysh do të lëshohem
S’ka bir nëne që më mban, n’dasmën tuaj do harbohem...”
Dhe ata vrik ju përgjigjën: “S’na lot kush nga istikami!
Ne fortesën nuk e japim! Përmbi shpatë të na dalë xhani!
Fundit ne si druhemi, fundin ne se llogarisim
As delijtë, as dudumët nuk na trëmbin, s’na trondisin
Kurrë në gjunjë Gegë e Toskë, lufta, vdekja nuk i gjeti
K’tu i thonë Arbëri, mos ngatroni, s’është Haleti!”
I dëgjoi, britmat, thirrjet, Hurshid Pasha turpëruar
Gjith tërbim urdhër ngado, o të gjallë! o e rafshuar!
Urdhër merr Kallkandelia që ushtrinë në sulm të hedhë
Por, më parë nga tërë asqerët, trimat më të mirë të zgjedhë
“Hajd’ kuzum Kallkandelia! Mos vonomi ju dekikën
Litharicën me hyxhym do ta marrim, mprehni thikën!
“Hajde kuzum ajanite!” ju të zgjedhurit deli
T’a provojnë Arnautët, ç’do të thotë Osmanlli!”
Tërë natën u gatitën, në mëngjes prisnin sinjalin
Por, se dinin çfarë i priste, për shinjestër kishin ballin
Do humbisnin dritë kandili,... drejt një nate pambarim
Thellë në tmerin tokë të zezë,poshtë në Had, ku s’ka shpëtim
Shumë nëna do të qajnë, kur të zbardh’ a bjerë nata
Dritë e diellit terr do duket, kur në derë do vij mandata!

N’erësirë, mes të natës, vendin mbushën armatime
Fort në dhëmbë mbanin shpatën, dorë dyfeqet për luftime
Llamburisin gjithë nga flakët,male, gërxhe, shkëmb e brinjë
Nga ky tmerr edhe llahtara, osmanllinjt ndën tokë...të hyjnë
Britma, klithma, ulërima, vrap, rrëmujë e tym mbuluar
Para shtyjnë me kërcënim, pas komanda e tërbuar
Siç pret kosë e kosaxhiut, barin njomë në livadhe
Ja, ashtu burrat në luftë, bien, shkojn’ nga botë me halle
Gjashtë orë zjarr dhe barut dhe mandej në sulm me shpatë
O të zijnjt’ dudumë ku venë? Veç për ujkun një kafshatë
Shtatë herë muret i ngjitën, përmbi kulla dhe bedenat
Shtatë herë përmbysur rënë, natës shkojnë si hijenat
“Bjer ti kumbara, bëj fora, mistralia, bjer buri !
Vrap, rëmbim ti grijmë të gjithë, porsi pjepri në mulli!”
Ndërsa vjen agimi i bardhë, yjtë natës shkojnë, shuhen
Mbahen trimat nuk dorzohen dhe nga vdekja hiç nuk druhen
Shkon ngadalë hija e natës zbardhëllimi ndrin ngadalë
Dërmë, fillojnë badërditë, mure, kulla bien gërdallë
Shfaqet dielli ngjyrë artë edhe botën ndrin në flakë
Natën vrasëse tmerr i jep, shkon kërrusur si një plakë
Pikëlluar rinë halldupët, nuk vështrojnë, nuk ngrenë sytë
Se si ndrin djelli i praruar, shohin tokën varr i dytë
Qan Kallkan delia, qan, lot i zi rrëke mbi sy
Mbenë ushtrarët e coptuar, përmbi fushë lemëri.

....
....
....

Ali Pasha qëndron në Uçkale.
Vendos të digjet me të gjithë të tijët

O, fatkeqi Ali Pashë, mbetur i braktisur vetë
Ah, tashmë tërë pasuria nuk të vlen ta ndrosh me jetë
I hutuar shkon dhe ulet, mbyllur uçkalesë menduar
Shtatëdhjetë trima besnikë pas i rrinë pikëlluar
Ka vendosur shkrumb të bëhet gjithë ç’pati në kët’ jetë
Shenjë mos mbetet, rrafsh e hi, pluhur,hiç, asgjë mos mbetë
Krusp, mbështjellë, rri vetmuar, tetëqind fuçi baroti
Nëpër sy i tyrbulluar, llahtar’ ndihet dhe vetë zoti...
Brenda, të stivosur rrinë, pasuri një jetë të tërë
Qese me flori, stolira, aty mbledhur sërë, sërë
Zjarr dhe pasurisë të gjithë, zjarr gjithçkaje që ka mbetur
Natë e ditë vdekja afron, shtegun, qiejt për të gjetur
I reshton të gjith dyfeqet, gati çarkun për të shtënë
Plot pisqolla bukuroshe, shpata xhveshur ndrijnë në hënë
Kurrë, askush s’do ta besonte, kurrë, braktisur, katandi
Nga luan dhe zot i lirë, kafshë e mbyllur në kuvli
“Zjarr barutit le të digjem, i zhuritur bëhëm hi
Unë nga duart e armiqve mos përdhosem, lemeri
Vdekja nuk më dredh qerpikun, e përçmoj në istikam
Rojta boll gjersa u plaka, pas çfarë bëra s’jam pishman
Zjarr! Me të, të gjitha vafshin, shpirti, trupi ç’kam në jetë
As shkërmoqur të mos gjenden ç’pata mbledhur të mos mbetë
Zjarrin le ta ndez me duar, flakë të shkrihen gjith’ fuçitë
Nga kjo botë mos shkoj i vetëm, le të vijn dhe osmanllijtë
Shpirti im të shkojë përtej, mos vejë vetëm, me të tjerë
Te gjejë shpirtrat e larguar, miqtë e mij, miqtë e mjerë!”

.....
....
....

Ali Pasha ndryshon mëndje, mashtrohet,
del nga kështjella, shkon në Ishull
dhe përgatitet të niset drejt Stambollit.

I pafati Ali Pashë e kandisën me mashtrime
Drejt në lak të Hurshid Pashës si kafaz prej kanerine
Dhelpërisht e nxorrën jashtë, osmallijtë besëprerë
Pas lë depon e barutit, del të hyj’ në tjetër derë
Vetëm gjashtë emra qenë, që pas tij gati do t’rinë
Nga tefteri jetës, emrin, seç’ e fshinë për Alinë
Osmanllijtë plakun e mjerë dhe pse ishte i moshuar
Ngrehur kthetrat gati mbajnë poshtë ta vënë robëruar
Silihtari bashkë me të hip kaikes përmbi valë
Kuvenduar të dy bashkë tej në Ishull çon ngadalë
Fjalë të kota mollois, fjalë boshe, fjalë, fjalë...
Fjalë në erë pa kuptim për një plak, shkret, kurizdalë
Fati vallë ku po të shpie? Të tërheq, pas të të qasë?
Nga hareja drejt trishtimit një gaztor do të qirasë!!!
Ndoshta tej Pandelejmonit, Manastirit aty pranë
Orët ndalen dhe qëndrojnë, orët duket se hap s’kanë
Duket presin të ngarkojnë, udhë pastaj të marrë karvani
Drejt Stambollit që po pret ti bëjnë ndere tek mejdani
Që Sulltani t’a nderojë, çfar ti thotë një fjalë të mirë?!
Që një vend ti japë si plak, të jetojë i qetë i lirë?!
Po se di thinjosh i mjeri, presin që ti hanë kokallat
Ja, atje në Ishull tej, përgjithmonë do mbyllë qepallat.
Ja atje tek Manastiri, Hurshid Pasha çon vetmuar
Dhe peshqeshe nga Janina i dërgon për ta qetsuar
Qingja pirës i dërgon, i bën qefin, i bën nderin
Ëmbëlsira dhe kafe të mos ndjejë dreq, qederin
Gajdexhinjtë me violi që të dergjet i haruar
Edhe këngët me oi... të qetohet, rehatuar....

.....
.....
.....


Mehmet Pasha bëhet gati, Manastirit i vjen pranë
Portën hap ai ngadalë, në oborr dëgjon, vesh mban
Të pafatit Ali Pasha, shkojnë, i bzajnë ngadal në vesh
Mehmet Pashai paska mbritur për dy fjalë pret në shesh
Kurrë, vertet nuk e pandehëm, kurrë s’na shkoi nëpër mënd
Se do t’vinte ditë e zezë dhe për të s’do kishte vend


Tek divani lart në dhoma ngjiten që të përshëndeten
Dhe dy fjalë pranë ti thonë, larg mos flasin, larg mos mbeten
Mehmet Pasha i ngjit shkallët, drejt divanit ca nga ca
Kafas-basha i shkon pranë për shërbim, për temena
Fjalë e parë; “selam” i thonë ditën që po vjen e re
Hapin duart përqafohen, përshëndetje e ëmbël qe
Mehmet pasha, Hurshid Pasha, djem levenda, mjekërzi
Ali Pasha mjekërbardhë, plakur, thinjur, mjerë ai...!
Mehmet Pasha i pabesë, derdhet, bishë e tërbuar
Tërë zjarr’ që mban me vehte shpraz papritur me dy duar’
Zjarr të rëndë dhe Ali Pasha i përgjigjet vrik, rrufe
Por, pisqollat shpuar kanë shpirtin plakur,... rënë përdhe
Kafas-beu turret tutje të thithë gjakun vragë, rëke
Trupi i ngrohtë i Ali Pashës nën satër po pret atje...
Fehim Çami zjarr lëshon si rrufe e plas nxituar
Kafas-bashi rënë në brinjë hungërin si derr i shpuar
Siç përmbys metali i sharrës pemët radhë mbarë pyllin
Ja ashtu dhe Fehmi Çami, kafas bashit, shuan yllin
Rend nga trupi, vragë shpërndahet, gjak i zi, i ngrohti gjak
Toka merr vlagën e ngrohtë, zë e pi pak e nga pak
Është e rëndë kjo peshë e vdekjes fatin dot se ndryshon kush
Bashk’ me të bjen errësira që gjithë Kaosin mbush...
Ja! asqerë të Mehmet Pashës shprazin zjarr mbi Femi Çamin
Bataretë e pisqollës tej për tej i marrin xhanin.
Bukuri i prishet trimit, ah, kjo mortje e rëndë vrastare
Ah, kusare e pabesë, që merr trimat! Mëkatare!
Shuan dritat – Ndjesë pastë! S’do të ngrihet nga ky gjumë
Pranë të zotit Ali Pashë bashk’ do shkojnë ku ka shumë....
Beh Bajrami djalë besnik, duart mbushur me pisqolla
Edhe Mantho sekretari si shqiponja kthetraholla
E rrëmbejnë Ali Pashën dhe me trup në dhomë e mbrojnë
Shkarkojnë krisma batare, osmanllijtë nga jasht qëllojnë
Të rrethuar mbenë tetë, vetë shprazin zjarr, barut
Mehmet Pasha me asqerë bëjnë yxhym, sprapsen me ngut
Bashkë lidhur dorë për dorë mbahen Manthua dhe Bajrami
Ja atje në anë të djathtë, shpirt po jep dhe Fehmi Çami
Ali Pashën tek pulson.... e vështrojnë në pikë të lotit
“Unë, u thotë, bijtë e mij, shkoj drejt vdekjes, drejt të ftohtit!
Por, hallall i paçi asprat, hallall bukën dhe kafshatën!
Boll luftuat bijtë e mij, u kam lënë nga pas uratën.
Që i gjallë në turk mos bie veç nga arma plumb e zjarr
Botës tjetër ju më çoni, veç me nder, drejt e në varr
Prandaj bini pa u dridhur përsa shpirti s’më ka dalë
Që të huajt mos më prekin, copë ndamëni të gjallë...”
Dritë, si djell, që shkon në qiej, porsi mbret e zot mbi zota
Ashtu shkon dhe Ali Pasha, hegjemon ku mbaron bota.
Shuhet heshtur rahmetliu, nuk lëshon ah-e, rënkime
Gjumi i thellë e rëmben, larg e larg në shtegëtime
Rrugën marrin ashtu bashkë, krah me vdekjen lehtë, lehtë
Si një shi të ngrohtë lotët, nëpër syt’ e tij do ketë.


Ja, ashtu dy orë qëndruan, nga rrethimi pastaj shkuan
Brenda hynë me Mehmetin, osmanllijtë dhe qëndruan
Gjejnë trupin, ftohur shtati, si një hekur shtangur, ngrirë
Zënë kokën i këpusin, trupin lënë përdhe të shtrirë...
Vrap e vrap tek Hurshid Pasha, kokën prerë mbajnë në dorë
Veç flori do kenë shpërblim, të mbuluar, si flokë borë
Hurshid Pashai sheh përlotur dhe vështrim i tij hutohet
Në mëndime bjen hutuar fat’ ... si rrota rotullohet
Fati i njerëzve nepër kohë, porsi retë në qiejt lart
Pastaj lodhur i cfilitur, bie, rrëzohet, zbret në Had
E vështrojnë gjith’ Shqiptarët, sypërlotur, shpirt plaguar
Osmanllijtë tej qëndrojnë me sytë mprehur, zgurdulluar.

Eja, o i mjerë Ali, mbarë botës i dëgjuar
Ishe lart.. ku katandise?!, dert i hidhur, hidhëruar
Vjen nga larg një zog i shkruar, shkon mërguar në kurbete
Mbetet ishullit Aliu, rënë pa kokë, veç trupi mbetet
Tufa lulesh, karafila, tërë mbuluar borzilok
Bukuri e pikëlluar, mjekr’ e bardh si borë, flok’..



Free Blogger Albert Pasho

Nicopoli(Preveza),Moska dhe Tepelena,dy kopertine "Relike" të historisë të Epirit. (Ali Pashë Tepelena). Albert Pasho.

Kopertina e çokollatës Francese e markës "Poulin" Kjo histori eshte nje gershetim epiko historik ku dy kopertina çokollatash trans...