Powered By Blogger

martedì 25 agosto 2026

Nicopoli(Preveza),Moska dhe Tepelena,dy kopertine "Relike" të historisë të Epirit. (Ali Pashë Tepelena). Albert Pasho.


Kopertina e çokollatës Francese e markës "Poulin"

Kjo histori eshte nje gershetim epiko historik ku dy kopertina çokollatash transformohen ne "relike" te historise tone,ato tregojne dhe deshmojne historine e luftes te Luanit te Epirit Ali Pashe Tepelena me shqiptaret e tij.Kjo deshmon qe historia e Epirit e Ali Tepelenit eshte shume e madhe dhe e fuqishme per te qendruar ne faqet e librave,por kjo histori do te hyje edhe ne fabrika,ne reklamat e kohes te konfesionit te çokollatave si ne France po ashtu edhe ne
Rusi.Ky gershetim eshte i jashtezakonshem dhe i manihteshem,ku kujtesa historike e betejave te asaj periudhe stampohet ne kopertinat e artikujve te embelsirave.Mbishkrimi ne fotografine e pare "Petit Tambour au siege de Nicopolis" qe ne shqip "Tamburisti i vogel ne rrethimin e Nikopolit".Per francezet humbja ne Nikopol(Preveze) dhe fitorja e Ali Pashes ne 12 Tetor 1798 do te jete nje plage e hapur historike,ja pse Poulin do ta zgjedhe kete beteje si zgjidhje publicitare patriotike dhe romanticizmi historik.Kjo kopertine do te vazhdoje ne kohe per rreth 100 vjet nga kjo beteje,ajo eshte simbol i fuqishem per francezet qe do te lidhe me Epirin dhe Ali Pashen me nje fill historik.Mijera kilometra larg ne nje tjeter kryeqytet ate te Carve ne Moske ndodh e njejta gje,nje luftetar shqiptar i Epirit i Ali Pashe Tepelenes do te jete ne kopertinen e nje çokollate po kesaj rradhe Ruse,sikur ka arrdhur per te zene nje vend ne mes heronjeve rus.Ne qender te kesaj kopertine paraqitet nje luftetar shqiptar me fustanelle te bardhe si bora,me qylaf te kuq si gjaku dhe me nje veshtrim te luftetarit qe ka pare shkatrrimin dhe renien e perandorive.Ne kete kopertine poshte kembeve te luftetarit eshte shkruar Shqiptar,ne anet e konfesionit Çokollate kombetare dhe ne krye, San Pietroburgo,Karkov dhe Moska.Emri i fushates publicitare qe bente kjo firme çokollatash ishte "Forca qe nuk njh kufi" ne te vertete eshte kujtimi i luftrave te Epirit qe kalon kontinentet.Nje gershetim epico historik,dy qytete,dy kapitale dhe nje fill historik qe i lidh me Epirin dhe Ali Pashen,beteja e Nikopolit ku Ali Pasha shendrrohet ne hero dhe ne Rusi luftetari shqiptar simbol i fuqise internacionale.

Albert Pasho


Kopertina e çokollatës Ruse






Free Blogger Albert Pasho






Nessun commento:

Posta un commento

Nicopoli(Preveza),Moska dhe Tepelena,dy kopertine "Relike" të historisë të Epirit. (Ali Pashë Tepelena). Albert Pasho.

Kopertina e çokollatës Francese e markës "Poulin" Kjo histori eshte nje gershetim epiko historik ku dy kopertina çokollatash trans...