Powered By Blogger

mercoledì 31 agosto 2022

Rroberit franceze ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes.

 Historia e anijes "Madona e Montenegros"dhe e rrobeve francese ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes.


Viti 1798 ishte viti me eminent i marredhenieve jo zyrtare te Aliut me Francen,qe do ti jepnin nje mundesi te mire atij,ne marredheniet e metejshme me perendimin.Kete vit piratet libik zene rrob nje anije italiane " Madona e Montenegros" ne kethimin e saj nga Egjipti . Ne bordin e saj kishte gjenerale Francese,shkencetare dhe nje personilatitet te larte te klerit katolik.Midis tyre ishin dy gjenerale, Poitevin e Beauvais dhe nje kolonel i artilierise Charbonnel,gjendej edhe Komisari Gjeneral i Luftes Fornier, oficer te marines Francese Joye,Bouvier dhe Mathieu.Perveç ketyre ushtarakeve te larte te luftes,ishin dhe tre pjestare te Komisariatit te Larte te Artit dhe Shkencave te derguar ne Egjipt.Ishte konsulli i ardheshem ne Janine Pouqueville,Bessiers e Gerardo shoqeruar nga kleriku Guerini qe ishte nje ish inkuizitor katolik ne Malte. Ne fillim rroberit u derguan ne portin e Navarino ku Joye e Fornier ju paraqiten para admiralit te flotes Ottomane Kadri Pasha. Pas kesaj pjesa tjeter u derguan ne Butrint ku do te shiteshin si skllever.Aliu ishte ne dijeni te arritjes se tyre dhe thirri menjhere kapitenin e pirateve ne pallatin e tij. Aliu bleu Poitevin,Charbonnel,Bessiers,Bouvier edhe Guerini.Aliu i trajtoi keta ne oborrin e tij me nje simpati e respekt te veçante,gje qe keta as nuk e prisnin dhe ju beri shume pershtypje.Aliu ju premtoje ketyre lirimin e tyre pas dy vjeteve sherbimi ne oborrin e tij, i siguroj ata per jeten e tyre dhe i nderoi me dhurata te ndryshme nga ana e tija. Ne fakt Aliu arriti me lehtesi te siguronte specialistet ushtarak francese, aq te mirepritur nga ai,sepse nga diplomacia Franceze deri ne kete moment nuk kishi arritur akoma asgje perveç premtimeve. Aliu nuk humbi kohe po filloi menjehere riorganizimin e shume fortifikimeve rreth Janines dhe ne liqenin e saj.Kete detyre ja ngarkoi gjeneralit Poitevin.Ndersa Bessiers i ngarkoi te kontrollonte tregtine dhe punet fiskale.Charbonnel jepte leksione ne shkollen e altilierise te sapo ngritur.Po keshtu ku qe emeruar komandant i altilierise te Aliut.Charbonnel shoqerone Aliun kudo qe shkonte ne pashallekun e tije dhe ishte keshilluesi personal i Aliut. Altileria e Aliut perfitoi shume nga keto mesime dhe Aliu e perdori ate dhe per perdorim te brendeshem ne lufte me bejleret e tjere lokal, si psh Mustafa Pasha.Ndersa kleriku Guerini u konvertua ne islam dhe u be nje nga sherbetoret me besnik te Aliut qe i qendroi ne krah deri ne ditet e fundit te jetes te Pashait.Mehmet Guerini i sherbeu Aliut si perkethyes,perfaqesues i puneve tregtare e puneve te jashtme si nje ministr,dhe ne te njejten kohe bente dhe imamin ne oborrin e tij. Ky vazhdoi te ishte ndermjetesh midis Frances dhe Aliut.Por ikja e tyre nuk simbolizon fundin e lidhjeve te tyre me Aliun,por perkundrazi keta gjeneruan nje fluks te madh te diplomacise dhe informacione rreth Aliut dhe anasjelltas.U shfrytezuan nga ana diplomatike si nga Napoloni po ashtu dhe nga vete Aliu per interesat e tyre.







Free Blogger Albert Pasho

martedì 30 agosto 2022

Hankua (Nena e Ali Pashe Tepelenes ) nje amazone e vertete.




 Ismihan ose ne shqip Hankua(1725) ashtu si Titide dhe Olimpia qe qene muzat frymezuhese te femijeve te tyre si Akilit e Aleksandrit te Madh,ishin ato qe do te percaktonin , madheshtine dhe fatin e tyre, po ashtu edhe Hankua do te ishte vendimtare ne madheshtine dhe fatin e Ali Pashe Tepelenes ose Pirrua i Ri si e quajnte Bajroni,zot i plot fuqishem i Epirit dhe jo vetem pothuajse i gjysmes te Ballkanit. Lindur ne nje nga familjet e aristokracise te Toskerise,vajza e Zenel Beut te Konices nje nga me te fuqishemit te beljereve te Toskerise. dhe Epirit, nga dera e Zenelbejllinjeve qe krenoheshin edhe per lidhje gjaku me Skenderbeun,si edhe mbesa e te fuqishmit te Beratit Kurt Pashes qe dhe ky krenohej per lidhje gjaku me Skenderbeun e lavdishem,babai i saj Zeneli jshte martuar me moteren e Kurtit.Sipas kesaj hipoteze edhe Aliu mund te krenohet per kete preardhje te larget te lavdishme. Ajo do te mbrymoshte tek Aliu ato virty qe do ti sherbenin per te ardhmen e tij si ambicien, kurajon,trimerine,diplomacine,vendoshmerine po edhe hakmarrjen,dinakrine karakterin e forte ajo ishte muza mendore,shpirutuale e fizike e Aliut.Aliu ishte shume i lidhur me te. Ne rinine e saj thuhet qe ishte shume e bukur me floke te verdhe dhe sy boje qielli qe i ka trashguar edhe Aliu,ka pasur shume pretedente te shquar per tu martuar, fizikisht ajo ishte bojalleshe,e zhdervjellte, me nje shikim akut dhe depertues,inteligjente me nje karakter te forte dhe te vendosur, shume ambiciose e kurajose, nje amazone e vertete. Ajo qe e vogel ka mesuar te kalorsoje dhe perdorur armet e luftes, mesimet e para te luftes Aliut ja ka dhene pikerisht Hankua.Shume autore e krahasojne ate me Olimpiaden nenen e Aleksandrit te madh per shume karakteristika te perbashketa te karakterit si hakmarja ,ambicja,inteligjenca e intrigi,vendosmeria,dhembeshuria e perkujdesja etj,por ka dhe autore si p.sh shkrimtari historik Konitsiotis Yannis Lyberopoulos qe mbeshtet dhe shkruan per Hankon:dallohej per dashuri per njerezit e thjeshte, te krishtere o mysliman, respektin qe kish per besimin te çdo lloj,urrejtjen qe kish ndaj agallareve dhe bejlerve vendas qe shkatronin e vidhnin fshatrat. Pas vdekjes se Veliut ne 1760 babait te Aliut, i cili kish qene nje burre i qete.i dashur, bujar dhe shume i prirur ndaj grekeve te cilet me ndikimin e tyre ne Stamboll nepermjet patriakanes te Fanarit,munden te lobonin dhe mernin pashallekun e Delvines per Veliun.Por armiqte e tij e luftuan ate dhe e rrezuan ate nga Delvina,Veliu u terhoq ne zotrimet e tija ne Tepèlene.Armiqte e tij duke perfituar nga fatekeqesia e tij munden ta sulmonin dhe dobesonin ate.Veliu kishte hymbur shume prona ne konflikt me aleancen e bejlereve rival ,qe ishin ata te Kelcyres,Permetit dhe Gjirokasteres ne kufi me pronat e tij,Veliu vdiq dhe la dy gra,nga gruaja e pare kater femije dhe la Hankon me dy femije te vegjel Aliun dhe Shanishane.Hankos ju desh te perballoje nje lufte te ashper me kete aleance te bejlereve per te mbrojtur ato prona qe i kishin mbetur dhe lene Veliu dhe femijet e saj ,ne lulen e moshes dhe bukurise se saj.Ajo i mbrojti me intrige,me dashuri dhe me forcen e armeve.Ajo hoqi qafe rivalen e saj gruan e pare te Veliut bashke me femijet e saj,dhe keshtu ajo ribashkoi te gjitha te drejtat e trashgimise tek Aliu. Ajo hodhi tej rrobat dhe delikatesen e gruas dhe veshi rrobat e luftetares ,ngjeshi pistolat,jatagan dhe sabre dhe shaloi kalin e sajTe manihtur nga guximi,hijeshiadhe dashuria e saj,kreret e maleve te larta te shqiperise i besuan asaj komanden luftarake per luftrat e saja.Pasi krijoj nje çete mirmidonesh (luftetaret e Akilit ),ky ajo ishte ne krye te tyre,marshoi per ne Tepelene per te rivendosur autoritetin e burrit te saj tashme te vdekur, Veliut.Ne te gjitha luftrat e saja ajo shoqerohej nga Aliu dhe kerkonte prej tij bindjen me te rrepte.E bindur qe siguria ,madje dhe ekzistenca e te birit,varej kryesisht nga edukimi i tij ushtarak,e kishte mesuar heret me rreziqet dhe pregatitjen e vazhdushme te nje luftetari te zote.Por armiqte e saj, aleanca e bejlereve ne kufijte e pronave te saja duke perfituar nga kjo situate e re qe ndodhej Hankua e sulmuan pa rreshtur pronat e familjes se saj.Aliu ne kete periudhe ishte i ri dhe pak ekspert qe te drejtonte luften per mbrojtjen e pronave te familjes.Hankua mblodhi gjithe vasalet besnike te Veliut, i organizoje nen komanden e saj per te mbrojtur pronat nga rivalet, por jo vetem kaq, ajo guxoi edhe me shume, ndermori aksione ne territoret e ketyre bejlereve rivale.Hankua tregoje nje talent te veçante si lidere dhe luftetare e ketyre luftimeve jo vetem ne mbrojtje por edhe ne sulm kur sulmonte territoret e tyre.Aliu ka marre mesime e para ushtarake pikerisht nga Hankua gjate ketyre lufterave,duke komanduar ne fillim grupe te vogla, dhe me vone me te medhaja.Pikerisht ketu edhe karakteri i tij u formua me gjithe ato virty qe thame me larte.Sukseset e Hakos kunder aleances se bejlereve ngjallen indinjate dhe gjelozi qe nje grua ti poshteroje ne lufte duke i mundur. Kardhiqiotet qe kishin vuajtur me shume se te tjeret sulmet e Hankos,e cila ju kish mar edhe prona te tyre, derguan nje komande te zgjedhur ne Tepelene qe arriten te infiltrojne ne shtepine e Aliut, dhe te rrembejne Hankon dhe Shanishine motren e Aliut,nderkohe qe Aliu nuk ndodhej aty. Abuzimet e temerrshme qe pesuan Hankua me moteren ,dhe humbja e disa komandateve te grupeve e detyruan Aliun te kethehej ne Tepelene per te mbledhur forca e pregatitur sulmin per lirimin e tyre.Ma perpara kesaj perpjekje ndodhi diçka, Haxhi Aga nje nga prijsit e Kardhiqit i deshperuar per gjendjen qe ndodhej Hankua me vajzen vendosi ti ndihmoje ti liroje dhe ti shoqeroje ne fshatin Gjat prone e Hankos nga Veliu., Kardhiqotet kur morren vesh i dogjen shtepine Haxhi Ages dhe u drejtuan per ne Gjat,por u terhoqen sepse shume mbeshtetes te deres se madhe te Hysollareve,dmth te familjes te Aliut ishin ne mbrojtje te Hankos dhe Shanizase ne fshatin Gjat. Aliu ishte akoma duke organizuar sulmin.turpi qe nuk kishte arritur te mbronte familjen dhe ankimet e Hankos ndezen tek Aliu ndenjen e hakmarrjes dhe fitores,po ne kete periudhe nuk ishin ne gjendje te mbante nje numer te caktuar luftetaresh per te luftuar. Keshtu Aliu vendosi te largohet nga Tepelena perpara sa Kardhiqiotet te sulmonin. Aliu kerkon te fitoj kohe per te mbledhur luftetar dhe para, per te debuar bejleret qe kishin rrembyer pronat e babait te tije.Aliu arriti te mposhte aleancen e rivaleve duke e perçare ate.Ne fillim duke siguruar paqe me bejleret e Kardhiqit e Gjirokasteres duke e ndare ne dysh kete aleance dhe duke e mposhtur..Hankua me Shanisane u stabilizuan ne Tepelene pas fitores se Aliut me bejleret rivale.Hankua gjate gjithe jetes se vete u kujdes per femijet esaj e sidomos per Aliun si drita e syve,eshte ajo qe do ta shpetoje Aliun nga Kurt Pasha pashai i Beratit,po ashtu edhe nga pashai i Janines kur e kapen rrobe ne rinine e tije.Eshte ajo qe do te behet shkake dhe lidhese per martesen e djalit me vajzen e pashait te Delvines,Eminene e urte.Edhe pse Aliu ishte bere burre lufte,ajo vazhdonte ta ndiqte kudo me keshillat dhe porosite e saja ashtu si kishte bere ne femijerine dhe rinine e djalit te saj.Ne vitin 1792 Aliut i vjen lajmi qe nena Hankua eshte duke vdekur,po jep shpirt dhe ka shprehur deshiren ta shikoje per here te fundit djalin e saj te adhurushem Aliun.Edhe pse Aliu beri te pamunderen qe ta arrinte gjalle nenen e tij Hankon ne Tepelene, per ti plotesuar deshiren e saj te fundit,Aliu nuk arriti dot ne kohe sepse Hankua kish dhene shpirt ne krahet e vajzes Shanishise,pak kohe me pare qe Aliu te mbrrinte ne Tepelene.Shanizaja i shprehu Aliut amanetin qe kish lene Hankua para se te jepte shpirt: "Mallkimi im do ti zere femijet e mi, ne qofse nuk marrin hakun ndaj Kardhiqit dhe Hormoves" Vella e moter u betuan para Hankos se vedekur, qe amaneti do te veje ne vend.Hankua vdiq ne vitin 1792 ne dimer,thone qe kete dite koha ishte me suferine dhe shi dhe gryka e Tepelenes ku era ishte padrone me ulerime. Hakmarrja ndaj Hormoves u be 1797,kurse ne Kardhiq 1812,po kjo eshte nje histori tjeter per tu rrefyer.Populli per kete amazone shqiptare do ti kendoje,do ta mbaje gjalle ate ne memorjen e tij historike;


Ç'eshte ajo permbi bedena,
Hanko Pashe moj Tepelena,
Hanko Pashe e Hanko nure,
Hanko nurin qe s'e trete,
Kush ta dha e ku e gjete,
Ç'eshte ajo me shtate nure,
Qe shkon si hena ne mure,
Ç'eshte ajo hije rende,
Permbi balle te pashallareve,
Hanko pashallesha,
Nene e Luan Aliut.






Free Blogger Albert Pasho

lunedì 29 agosto 2022

Dodona dhe Ali Pashe Tepelena,bashkepunimi me arkiollogun danez Peter Oluf Brondsted.


Ali Pashe Tepelena dhe arkiollogjia.




Ali Pashe Tepelena kjo figure poliedrike e historise tone kombetare,njihet si nje hero i kombit dhe simbol i nacionalzmit Shqiptar, i luftes per emacipimin e shoqerise dhe krijimin e shtetit te tij.Per qendresen heroike ndaj Perandorise Osmane. Dihet dhe eshte e njohur tashme ana e tij si nje kolecionist i objekteve te bukura e te rrala jo vetem ne Perandorine Osmane por ne te gjithe Europen,por ajo qe dihet pak eshte ajo qe ai bashke me djalin e tij Veliun eshte i pari arkiollog Shqiptar dhe Grek njekoheshist. Si kolecionist ai blente dhe ruante objekte te bukura me vlere te madhe monetare me permbajtje artistike e historike. Diamanti Spoonmaker me fame boterore dhurate per Vasiliqine, Tapeti me i madh Gobelin i vetmi ne bote ku e kishte shtruar ne pallatin e tij ne Janine ne sallen e madhe te pritjeve, te personaliteteve te ndryshme boterore dhe jo vetem .Per tapetin Gobelin , shkruan ne nje leter qe i dergon babait te tij ne vitin 1830, Konte i Beaconsfield Benjami Disrali pasi kishte vizituar Sarajet e shkateruara te Aliut.Ky i cili do te jete Kryeminiteri i ardheshem i Anglise,e pershkruan kete me keto fjale: Salla eshte e gjere e ndertuar nga Aliu ne menyre te posaçeme per tapetin, ky tapet i cili i perkishte dhomes kryesore te Versajes, te cilin Aliu e bleu gjate Revolucionit Frances, muret e salles te veshura me ar dhe ornamente arabe. Ndersa Bayroni ne 1809 na flet per nje tjeter relike famose, per shpaten e Orhanit themelus i dinastise Otomane.Pa folur ketu per dhuratat e Napolonit,Khanit te Madh te Krimese,mbretit Karlo te Suedise,etj etj. Ndersa interesin e Aliut per arkiollogjine na i sjelle danesi Peter Oluf Brondsted ne doreshkrimin e tij "Interviste me Ali Pashe" Ky tregon te jete takuar ma Aliun ne vitin 1812 ne Preveze.Pasi kishte udhetuar neper Greqi bashke me arkitetin Carl Haller von Hallerstein,piktorin Jacob Linckh dhe baronin nga Estonia Otto Magnus von Stackelberg. Me te arritur ne Athine ky grup shokesh takohen me Lord Bayron dhe behen shume shpejt miq.Perveç Bayronit ishin takuar edhe me Charles Robert Cockerell dhe John Foster.Perpara se te arrinte ne Epir, Brondsted kish bere germime ne Kea,Egina dhe Salomina dhe me vone kishin kaluar ne Poloponez.Per germimet ne Poloponez kishte marre leje per germimet nga djali i Aliut, Veliu qe ne ate kohe ishte Pasha i Morese.Kerkimet do te perqendroheshin ne Tempullin e Apollo Epicuro i shek V a.c ne Bassea.Veliu kishte kuptuar me kohe qe arkiollogjia mund ti sillte te ardhura te mira me para per financat e tija.Per kete qellim Veliu kishte ndermare kerkime dhee germime ne Argo dhe Micene. Kjo shpjegon qe tre shtyllat ne mermer jeshil qe shoqeronin hyrjen ne Atreo gjendeshin ne shtepine e markezit te Siglo ne Irlande kishin prearrdhjen nga ketu.Per te zbuluar me mire sitet arkellogjike Veliu kishte perkethyer ne greqishten moderne doreshkrimet , udhetimi i Pausania.Nje nga zbulimet qe qe frut i bashkepunimit te Veliut me Brondsted qe zbulimi i un Ornamento murale(fregio) te Tempullit te Bassea nga arkiteti i Partenone,Iktinos e cila ka perfunduar ne British Museum. Brondsted u takua me Aliun per here te pare ne Nentor te 1812 ne Preveze,dhe e pershkruan kete takim me sovranin e Epirit si shume te perzemert,bashke biseduan ne greqisht per shume argumentaAi e pershkruan Aliun ne moshe te vjeter por i jashtezakoneshem.Salla e pritjes e Aliut qe me permasa te medhaja dhe shume dekore,me tavan oval e mbushur me piktura blu dhe me nje harte astronomike me yje ne reliev.Aliu e pershendeti me doren e djathte te vendosur afer zemeres,dhe e pyeti per emerin,vendin nga vinte dhe arsyen e udhetimit deri ketu,po ashtu Aliu me propozoi te bashkebisedonim ne greqisht qe e dinim qe te dy.Aliu thithte nargjilene,veshja e tij ishte e çuditeshme dhe kapelja kishte formen e nje pilisi,kjo me bere ta krahasoj Aliun me Odisene e Homerit,sepse me kujtoj pershkrimin fizik qe Omeri i bene per Odisene.Danezi nderuar u habit kur Aliu e pyeti per mbreterine Daneze dhe kjo habi arriti kulmin kur Aliu e pyeti per vullkanin e Hekles ne Islande duke shtuar qe ky ishull ishte pjese e Anglise apo e Danimarkes. Madheshtia dhe horizonti i Aliut, inteligjenca e tij, intuita dhe gjykimi i rafinuar i Aliut i bene shume impresion.Gjate bisedes Aliu donte te kuptonte nga une,se i kisha paguar Veliut nje shume te madhe per lejet e kerkimeve.Aliu mbeti i impresionuar nga kerkimet dhe zbulimet e arritura,dhe i tha qe edhe zotrimet e tija ishin te pasura me vlera arkiollogjike.Aliu i kerkoj qe te punonte bashke me te.Aliu do ti siguronte puntoret e germimeve cilido qofte numri i tyre, te paguar nga Aliu por me nje kusht qe nje pjese e zbulimeve te mermereve dhe gjerave te çmuara te jepeshin atij.Brondsted u mundua ti shmagej argumentit, duke i shpjeguar se duhej te kethehej ne Danimarke.Aliu ngulikembe shume dhe kerkoj ndonje vend per keto zbulime. Brondsted e shoqeroi ne rrenojat e qytetit te Nicopolit,ndertuar nga romaket qe mbizotron gjirin e detit, ku Otaviano mundi Mark Antonion e merr dominimin komplet te Impero Romano.Alu dhe Brondsted duke ecur ne kembe ne mes mureve te rrenuara te qytetit,diskutonim per rendesine e dy teatreve antike te ketij siti arkiollogjik,dhe propozoj pas restaurimit te kethehej ne nje teater per gara me kuaj.Pas ketij bashke bisedimi Aliu i kerkoj qe ti indentifikonte vende te tjera per kerkime arkiollogjike ku te perqendronte germimet e tija.Por Brondsted i tha se besonte qe Nicopoli ishte grabitur qe ne kohet antiche nga statujat dhe gjerat me vlere,por me kembenguljen e Aliut i tregoj disa vende brenda qytetit ku mund te gjendej nje tempull antik.Aliu dha urdher menjehere qe te fillonin germimet ne kete pike, njezet puntore filluan menjehere germimet dhe pas disa germimeve zbuluan tre kuadrate mermeri,qe mund te ishin pjese e dyshemes edhe dy moneta coniate, njera e mbreterise se Comodo e tjetra e Caracala.Aliu injeren ma dha mua dhe tjeteren e futi ne xhep, dhe duke thene me te qeshur keto do te shtojne thesarin.Me pas pasi ngarkuam lastrat e mermerit u nisem drejt Prevezes.Po ky nuk eshte i vetmi rast qe Aliu donte qe vizitoret e huaj ta ndihmonin ne aktivitetin e tij arkiollogjik.Thomas Smart Hughes ne doreshkrimin e udhetim ne Greqi,Siqili dhe Shqiperi tregon qe Aliu i kerkon dhe shoqeron Henry Holland ne Nicopoli per te kontrolluar e supervizionuar germimet e tij.Germimet ne Nicopoli zbuluan shiume objekte te kohes te lavdishme te Augustit qe sherbenin per zbukurimin e ambjetve te Aliut,po ashtu u zbulua dhe nje bust shume i mire i Trajanos qe ndodhet ne dhomen kryesore ne Preveze. Por Aliu tregoj nje interes te jashtezakoneshem pothuajse ishte i obsesionuar per te gjetur Dodonen antike,ate te orakollit te saj.Kete e citon amerikani i pare qe vizitoi Janinen ne 1820 Eduart Everett,ne nje artikull ne The North American Review and Miscellaneous Journal.Aliu me gjithe perpjekjet e tija nuk arriti ta gjej Dodonen.












Free Blogger Albert Pasho

Veliu,babai i Ali Pashe Tepelenes

Dinastia e Tepel-Enian ose thene në shqip e Meçohysajve,një fis i paster autoktone shqiptar i fisnikërisë së Toskërisë,pararrdhësit e të cil...