Powered By Blogger

mercoledì 31 agosto 2022

Rroberit e luftes francez, ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho

 Historia e anijes livornese "Madona e Montenegros"dhe e rrobeve francese ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes.


Viti 1798 ishte viti me eminent i marredhenieve jo zyrtare te Aliut me Francen,qe do ti jepnin nje mundesi te mire atij,ne marredheniet e metejshme me perendimin dhe me veçanti me Francen e Napoleone Bonaparte.Ne 4 Nentor 1798 anija livornese italiana "Madona di Montenegro" do te lere portin e Alesandrise per te lundruar drejt ne Tolone te Frances. Kete anije do ta kap rrob ne det te hapur nje anije pirate libike me kapitan Ouroks. Ne bordin e saj kishte gjenerale Francese,shkencetare dhe nje personilatitet te larte te klerit katolik.Midis tyre ishin dy gjenerale,Gjenerali Poitevin dhe Gjenerali Beauvais si dhe nje kolonel i artilierise koloneli Charbonnel,gjendej edhe Komisari Gjeneral i Luftes,Gjenerali Fornier, oficer te marines Francese Joye, Bouvier dhe Mathieu,dhe kleriku i larte Guerrini.Perveç ketyre ushtarakeve te larte te luftes,ishin dhe tre pjestare te Komisariatit te Larte te Artit dhe Shkencave te derguar ne Egjipt.Ishte konsulli i ardheshem ne Janine Pouqueville,Bessiers e Gerardo,keta te tre u zbriten ne portin e Navarinos,dhe prej ketej u shoqeruan ne Stamboll ku u burgosen. Po ashtu ne portin e Navarinos edhe Joye e Fornier ju paraqiten para admiralit te flotes Ottomane Kadri Pasha. Pas kesaj pjesa tjeter u derguan ne Butrint ku do te shiteshin si rrober lufte.Aliu ishte ne dijeni te arritjes se tyre dhe thirri menjhere kapitenin e pirateve libik Ouroks ne pallatin e tij. Aliu bleu me nje shume parash Gjeneralin Poitevin,Kolonelin Charbonnel, Bessiers, Bouvier edhe Guerini.Aliu i trajtoi keta ne oborrin e tij me se miri, me nje simpati e respekt te veçante,gje qe keta la mbrese dhe as nuk e prisnin, dhe ju beri shume pershtypje.Aliu ju premtoje rroberve francez lirimin e tyre pas dy vjeteve sherbimi ne oborrin e tij,Aliu i siguroj ata per jeten e tyre dhe i nderoi me dhurata te ndryshme nga ana e tija. Ne fakt Aliu,synonte dhe arriti me lehtesi te siguronte specialistet ushtarak francese, aq te deshiruar nga ai,sepse nga diplomacia Franceze deri ne kete moment nuk kishi arritur akoma asgje perveç premtimeve bosh. Aliu nuk humbi kohe po filloi menjehere punen per riorganizimin e shume fortifikimeve rreth Janines dhe ne liqenin e saj.Kete detyre ja ngarkoi gjeneralit Poitevin.Ndersa Bessiers i ngarkoi te kontrollonte tregtine dhe punet fiskale.Kolonel Charbonnel jepte leksione ne shkollen e altilierise te sapo ngritur per te pregatitur altilieret e rinj te ushtrise se tij,sipas standarteve Europiane.Koloneli Charbonel ju dha komanda e altilierise te ushtrise se Aliut.Kolonel Charbonel do te shoqerone Aliun kudo qe shkonte ne pashallekun e tije dhe ishte keshilluesi personal i Aliut per çeshtjet ushtarake.Altileria e ushtrise te Aliut perfitoi shume nga keto mesime te kolonel Charbonel dhe Aliu e perdori ate, edhe per perdorim te çeshtjeve te brendeshem te luftes me bejleret e tjere rival qe nuk njinin ose kundershtonin pushtetin e Aliut , si psh Mustafa Pasha.Ndersa kleriku Guerini u konvertua ne islam dhe u be nje nga sherbetoret me besnik te Aliut qe i qendroi ne krah edhe si keshilltar per çeshtjet e ndryshme te pushtetit te tij..Mehmet Guerini i sherbeu Aliut si perkethyes,perfaqesues i puneve tregtare e puneve te jashtme si minister te kabinetin e tij,dhe ne te njejten kohe bente dhe imamin ne oborrin e tij. Ky vazhdoi te ishte ndermjetesh midis Frances dhe Aliut.Keshtu Aliu ne vitin 1807 ne konferencen e Tislitit e dergoje si perfaqesues te oborrit te tij, per te negocuar me Napolonin dhe Carin e Rusise per interesat e tija persa i perket marjes se ishujve te Jonit dhe ne veçanti Korfuzin.Qendrimi dhe puna e tyre la gjurme te dukshme persa i perket organizimit dhe efikasitetit te ushtrise,logjistikes dhe çeshtjeve te tjera ne oborin e Ali Pashe Tepelenes. Por ikja e tyre pas nje periudhe sherbimi nuk simbolizon fundin e lidhjeve te tyre me Aliun,por perkundrazi keta gjeneruan nje fluks te madh te diplomacise dhe informacione rreth Aliut dhe anasjelltas.U shfrytezuan nga ana diplomatike si nga Napoloni po ashtu dhe nga vete Aliu per interesat e tyre.Keshtu njeri prej tyre Pouquieville do te emerohet ne vitin 1805 nga Napoleone Bonaparte si konsul i Frances ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes.

Albert Pasho





Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Roli i Ali Pasha Tepelena ne epoken e luftes feudale dhe banditizmit. Albert Pasho

Aliu dhe "legjendat",nje dualitet ne kohe, qe me kalimin e kohes mer dimensione gjithnje e me te medhaja, qe kapercen çdo dimensio...