Powered By Blogger

martedì 30 agosto 2022

Hankua (Nena e Ali Pashe Tepelenes ) nje amazone e vertete.




 Ismihan ose ne shqip Hankua(1725) ashtu si Titide dhe Olimpia qe qene muzat frymezuhese te femijeve te tyre si Akilit e Aleksandrit te Madh,ishin ato qe do te percaktonin , madheshtine dhe fatin e tyre, po ashtu edhe Hankua do te ishte vendimtare ne madheshtine dhe fatin e Ali Pashe Tepelenes ose Pirrua i Ri si e quajnte Bajroni,zot i plot fuqishem i Epirit dhe jo vetem pothuajse i gjysmes te Ballkanit. Lindur ne nje nga familjet e aristokracise te Toskerise,vajza e Zenel Beut te Konices nje nga me te fuqishemit te beljereve te Toskerise. dhe Epirit, nga dera e Zenelbejllinjeve qe krenoheshin edhe per lidhje gjaku me Skenderbeun,si edhe mbesa e te fuqishmit te Beratit Kurt Pashes qe dhe ky krenohej per lidhje gjaku me Skenderbeun e lavdishem,babai i saj Zeneli jshte martuar me moteren e Kurtit.Sipas kesaj hipoteze edhe Aliu mund te krenohet per kete preardhje te larget te lavdishme. Ajo do te mbrymoshte tek Aliu ato virty qe do ti sherbenin per te ardhmen e tij si ambicien, kurajon,trimerine,diplomacine,vendoshmerine po edhe hakmarrjen,dinakrine karakterin e forte ajo ishte muza mendore,shpirutuale e fizike e Aliut.Aliu ishte shume i lidhur me te. Ne rinine e saj thuhet qe ishte shume e bukur me floke te verdhe dhe sy boje qielli qe i ka trashguar edhe Aliu,ka pasur shume pretedente te shquar per tu martuar, fizikisht ajo ishte bojalleshe,e zhdervjellte, me nje shikim akut dhe depertues,inteligjente me nje karakter te forte dhe te vendosur, shume ambiciose e kurajose, nje amazone e vertete. Ajo qe e vogel ka mesuar te kalorsoje dhe perdorur armet e luftes, mesimet e para te luftes Aliut ja ka dhene pikerisht Hankua.Shume autore e krahasojne ate me Olimpiaden nenen e Aleksandrit te madh per shume karakteristika te perbashketa te karakterit si hakmarja ,ambicja,inteligjenca e intrigi,vendosmeria,dhembeshuria e perkujdesja etj,por ka dhe autore si p.sh shkrimtari historik Konitsiotis Yannis Lyberopoulos qe mbeshtet dhe shkruan per Hankon:dallohej per dashuri per njerezit e thjeshte, te krishtere o mysliman, respektin qe kish per besimin te çdo lloj,urrejtjen qe kish ndaj agallareve dhe bejlerve vendas qe shkatronin e vidhnin fshatrat. Pas vdekjes se Veliut ne 1760 babait te Aliut, i cili kish qene nje burre i qete.i dashur, bujar dhe shume i prirur ndaj grekeve te cilet me ndikimin e tyre ne Stamboll nepermjet patriakanes te Fanarit,munden te lobonin dhe mernin pashallekun e Delvines per Veliun.Por armiqte e tij e luftuan ate dhe e rrezuan ate nga Delvina,Veliu u terhoq ne zotrimet e tija ne Tepèlene.Armiqte e tij duke perfituar nga fatekeqesia e tij munden ta sulmonin dhe dobesonin ate.Veliu kishte hymbur shume prona ne konflikt me aleancen e bejlereve rival ,qe ishin ata te Kelcyres,Permetit dhe Gjirokasteres ne kufi me pronat e tij,Veliu vdiq dhe la dy gra,nga gruaja e pare kater femije dhe la Hankon me dy femije te vegjel Aliun dhe Shanishane.Hankos ju desh te perballoje nje lufte te ashper me kete aleance te bejlereve per te mbrojtur ato prona qe i kishin mbetur dhe lene Veliu dhe femijet e saj ,ne lulen e moshes dhe bukurise se saj.Ajo i mbrojti me intrige,me dashuri dhe me forcen e armeve.Ajo hoqi qafe rivalen e saj gruan e pare te Veliut bashke me femijet e saj,dhe keshtu ajo ribashkoi te gjitha te drejtat e trashgimise tek Aliu. Ajo hodhi tej rrobat dhe delikatesen e gruas dhe veshi rrobat e luftetares ,ngjeshi pistolat,jatagan dhe sabre dhe shaloi kalin e sajTe manihtur nga guximi,hijeshiadhe dashuria e saj,kreret e maleve te larta te shqiperise i besuan asaj komanden luftarake per luftrat e saja.Pasi krijoj nje çete mirmidonesh (luftetaret e Akilit ),ky ajo ishte ne krye te tyre,marshoi per ne Tepelene per te rivendosur autoritetin e burrit te saj tashme te vdekur, Veliut.Ne te gjitha luftrat e saja ajo shoqerohej nga Aliu dhe kerkonte prej tij bindjen me te rrepte.E bindur qe siguria ,madje dhe ekzistenca e te birit,varej kryesisht nga edukimi i tij ushtarak,e kishte mesuar heret me rreziqet dhe pregatitjen e vazhdushme te nje luftetari te zote.Por armiqte e saj, aleanca e bejlereve ne kufijte e pronave te saja duke perfituar nga kjo situate e re qe ndodhej Hankua e sulmuan pa rreshtur pronat e familjes se saj.Aliu ne kete periudhe ishte i ri dhe pak ekspert qe te drejtonte luften per mbrojtjen e pronave te familjes.Hankua mblodhi gjithe vasalet besnike te Veliut, i organizoje nen komanden e saj per te mbrojtur pronat nga rivalet, por jo vetem kaq, ajo guxoi edhe me shume, ndermori aksione ne territoret e ketyre bejlereve rivale.Hankua tregoje nje talent te veçante si lidere dhe luftetare e ketyre luftimeve jo vetem ne mbrojtje por edhe ne sulm kur sulmonte territoret e tyre.Aliu ka marre mesime e para ushtarake pikerisht nga Hankua gjate ketyre lufterave,duke komanduar ne fillim grupe te vogla, dhe me vone me te medhaja.Pikerisht ketu edhe karakteri i tij u formua me gjithe ato virty qe thame me larte.Sukseset e Hakos kunder aleances se bejlereve ngjallen indinjate dhe gjelozi qe nje grua ti poshteroje ne lufte duke i mundur. Kardhiqiotet qe kishin vuajtur me shume se te tjeret sulmet e Hankos,e cila ju kish mar edhe prona te tyre, derguan nje komande te zgjedhur ne Tepelene qe arriten te infiltrojne ne shtepine e Aliut, dhe te rrembejne Hankon dhe Shanishine motren e Aliut,nderkohe qe Aliu nuk ndodhej aty. Abuzimet e temerrshme qe pesuan Hankua me moteren ,dhe humbja e disa komandateve te grupeve e detyruan Aliun te kethehej ne Tepelene per te mbledhur forca e pregatitur sulmin per lirimin e tyre.Ma perpara kesaj perpjekje ndodhi diçka, Haxhi Aga nje nga prijsit e Kardhiqit i deshperuar per gjendjen qe ndodhej Hankua me vajzen vendosi ti ndihmoje ti liroje dhe ti shoqeroje ne fshatin Gjat prone e Hankos nga Veliu., Kardhiqotet kur morren vesh i dogjen shtepine Haxhi Ages dhe u drejtuan per ne Gjat,por u terhoqen sepse shume mbeshtetes te deres se madhe te Hysollareve,dmth te familjes te Aliut ishin ne mbrojtje te Hankos dhe Shanizase ne fshatin Gjat. Aliu ishte akoma duke organizuar sulmin.turpi qe nuk kishte arritur te mbronte familjen dhe ankimet e Hankos ndezen tek Aliu ndenjen e hakmarrjes dhe fitores,po ne kete periudhe nuk ishin ne gjendje te mbante nje numer te caktuar luftetaresh per te luftuar. Keshtu Aliu vendosi te largohet nga Tepelena perpara sa Kardhiqiotet te sulmonin. Aliu kerkon te fitoj kohe per te mbledhur luftetar dhe para, per te debuar bejleret qe kishin rrembyer pronat e babait te tije.Aliu arriti te mposhte aleancen e rivaleve duke e perçare ate.Ne fillim duke siguruar paqe me bejleret e Kardhiqit e Gjirokasteres duke e ndare ne dysh kete aleance dhe duke e mposhtur..Hankua me Shanisane u stabilizuan ne Tepelene pas fitores se Aliut me bejleret rivale.Hankua gjate gjithe jetes se vete u kujdes per femijet esaj e sidomos per Aliun si drita e syve,eshte ajo qe do ta shpetoje Aliun nga Kurt Pasha pashai i Beratit,po ashtu edhe nga pashai i Janines kur e kapen rrobe ne rinine e tije.Eshte ajo qe do te behet shkake dhe lidhese per martesen e djalit me vajzen e pashait te Delvines,Eminene e urte.Edhe pse Aliu ishte bere burre lufte,ajo vazhdonte ta ndiqte kudo me keshillat dhe porosite e saja ashtu si kishte bere ne femijerine dhe rinine e djalit te saj.Ne vitin 1792 Aliut i vjen lajmi qe nena Hankua eshte duke vdekur,po jep shpirt dhe ka shprehur deshiren ta shikoje per here te fundit djalin e saj te adhurushem Aliun.Edhe pse Aliu beri te pamunderen qe ta arrinte gjalle nenen e tij Hankon ne Tepelene, per ti plotesuar deshiren e saj te fundit,Aliu nuk arriti dot ne kohe sepse Hankua kish dhene shpirt ne krahet e vajzes Shanishise,pak kohe me pare qe Aliu te mbrrinte ne Tepelene.Shanizaja i shprehu Aliut amanetin qe kish lene Hankua para se te jepte shpirt: "Mallkimi im do ti zere femijet e mi, ne qofse nuk marrin hakun ndaj Kardhiqit dhe Hormoves" Vella e moter u betuan para Hankos se vedekur, qe amaneti do te veje ne vend.Hankua vdiq ne vitin 1792 ne dimer,thone qe kete dite koha ishte me suferine dhe shi dhe gryka e Tepelenes ku era ishte padrone me ulerime. Hakmarrja ndaj Hormoves u be 1797,kurse ne Kardhiq 1812,po kjo eshte nje histori tjeter per tu rrefyer.Populli per kete amazone shqiptare do ti kendoje,do ta mbaje gjalle ate ne memorjen e tij historike;


Ç'eshte ajo permbi bedena,
Hanko Pashe moj Tepelena,
Hanko Pashe e Hanko nure,
Hanko nurin qe s'e trete,
Kush ta dha e ku e gjete,
Ç'eshte ajo me shtate nure,
Qe shkon si hena ne mure,
Ç'eshte ajo hije rende,
Permbi balle te pashallareve,
Hanko pashallesha,
Nene e Luan Aliut.






Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Veliu,babai i Ali Pashe Tepelenes

Dinastia e Tepel-Enian ose thene në shqip e Meçohysajve,një fis i paster autoktone shqiptar i fisnikërisë së Toskërisë,pararrdhësit e të cil...