Powered By Blogger

lunedì 5 settembre 2022

Diamanti Ali Pashe Tepelenes ( Spoonmarker s Diamond ). Albert Pasho




Pallati Topkapi ndertuar ne shek XV nga Sulltan Mehmedi II ka qene rezidenca kryesore e Sulltaneve te perandorise osmane per rreth 400 vjet.Pallati rezidencial eshte i madh dhe perfshin shume ndertesa,kopshte por mbi te gjitha Thesarin Perandorak,Haremin dhe objekte te tjera te rendesishme.Thesari perandorak permban nje koleksion impresionues te gjiolieve dhe objekteve precios te punuar me dore.Midis tyre eshte Spoonmarker Diamond ose thene ne shqip Diamanti i luges dhe thika Topkapi.Ky diamant ne kete foto e ka emerin,"Spoonmarker"s Diamant", dhe ka qene ne pronesi te Ali Pashe Tepelenes ndodhet ne kete pallat.Ky eshte njekohesisht krenaria e Muzeut Topkapi Palace ne Stamboll,relika(objekti) me e shtrenjte qe ka ky muze,dhe eshte pjese perberse e Thesarit Imperial te Turqise.Eshte nje diamant ne formen e dardhes, ne klasifikimin boterore te diamanteve ze vendin e katert ne bote,per peshen e tij si nga me te rendet (17gr) ose 86 carate, eshte nje diamanti i paster,Ky ne teresine e tij eshte i vendosur montuar ne nje mbajtese argjendi,dhe eshte i rrethuar me 49 diamante te tjere me medoten e vjeter.Edhe pse ne shekuj ka mar shume komplimente te medhaja per ngjyren e tij krisatline dhe rezatimin i tij,ky rrezatim ka nje kualitet misterioz,te ngjashem me ndriçimin e nje hene te plote e te ndriteshme.Po ashtu edhe vete historia e ketij diamanti eshte misterioze si vete kualiteti i tij.Ka disa versione per historine e ketij diamanti te ralle te Ali Pashe Tepelenes.Ne vitin 1744 nje oficer Francez i quajtur Pivot e bleu kete diamant ne Indi e larget dhe solli ne France.Pas disa kohe qe mbajti ne pronesi e nxori ne shitje.Kete diamant e bleu nena e Napoleon Bonaparte dhe mbajti per nje kohe te gjate si bizhuteri personale.Kur Napoloni u internua dhe qe ne burgim, nena e tij per ta shpetuar Napoleonin nga burgu u detyrua ta shiste kete diamant po prape ne France.Keshtu Ali Pashe Tepelena e bleu kete diamant duke paguar shumen e madhe 150.000 franga ari,duke u shendruar ne pronar te tij,( Sigurisht e blene njerezit e Aliut te derguar ne emer te tij ne France per te blere kete diamant dhe e sollen ne Janine te Veziri).Pas vrasjes se Aliut ,Porta e Larte i konfiskoi çdo gje dhe ne mes tyre dhe diamantin e fameshem,dhe e derguan ne thesarin Imperial.Nje variant tjeter i historise te diamantit qe mbahet si ai "zyrtar",eshte ai i shkruar nga Rashid,historiani dhe zyrtar i oborrit Otoman.Sipas ketij historiani qe shpjegon emrin e tij dhe pse quhet "Spoonmarker diamant" dhe historine dhe rrugetimin e tij. Sipas ketij historiani tregohet; qe ne vitin 1699 nje peshkatar i varfer ne Stamboll pa ne mes te nje grumbulli te mbeturinave ne breg te detit,nje objekt qe ngjante me nje xham te ndriteshem.Pasi e kishte mar dhe e kishte mbajtur per disa dite ne shtepine e tij te varfer,per nevojen qe kishte per te holla ju drejtua tregut te gjiolierive ne Stamboll dhe ndaloi tek i pari dyqan qe pa.Pronari i dyqanit pasi e mori ne dore dhe e pa kete diamant me kujdes u tregua si i pa interesuar, dhe i drejtohet peshkatarit ku i thote eshte vetem nje cope xhami,por po deshe edhe mund ta mbash,por me qe e solle deri ketu dhe ke bere kete mundim,nese te pelqen dhe te deshirosh po te jap 3 luge ne kembim.Peshkatari ra ne mendim dhe mendoi se çfare do te beje une me kete cope xhami,dhe keshtu pranoi te marre 3 luget ne kembim,duke i lene gjiolierit nje thesar te pa imagjinushem.Nga ketu mer dhe emerin Spoonmarker"s (qe do te thote"Mbajtes lugesh").Por ka edhe nje tjeter version te historise te ketij diamanti?, kjo histori mund te meret shume seriozisht.Ky version qendron ne faktin,qe kur Mbreti i Suedise Gustavo IV ne vitin 1816 po shkonte per pelegrinazh ne token e shenjte ne Jeruzaleme, arriti ne Preveze ku u takua me Ali Pashe Tepelenen dhe gjate ketij takimi midis dhurateve te ndryshme qe shkembyen i shiti Aliut edhe nje diamant shume te rralle.Mendohet dhe supozohet qe te jete pikerisht ky diamant "Soonmarker's Diamond" qe tashme ndodhet ne kete muze Topkai Palace ne Stamboll.Megjithe versionet e ndryshme te tij,megjithe shfaqjen e tij gjate sundimit te Sultan Mehmetit IV, per te dimostruar diçka nga gjerat me te pabesushme per nga,permasat,nga bukuria e tij e sakjshme,nje gje eshte e vertete; "Ky diamant eshte jashtezakonisht brrilant,per te fshehur sekretet e tija,pas nje vezullimi te manihteshem",dhe ka qene ne pronesi te Vezirit te Janines Ali Pashe Tepelena.

Albert Pasho







Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Roli i Ali Pasha Tepelena ne epoken e luftes feudale dhe banditizmit. Albert Pasho

Aliu dhe "legjendat",nje dualitet ne kohe, qe me kalimin e kohes mer dimensione gjithnje e me te medhaja, qe kapercen çdo dimensio...