Powered By Blogger

mercoledì 7 settembre 2022

Mukhtar Pasha Ali Zades, Djali i Ali Pashe Tepelenes shpata e pare e Vezirit. Albert Pasho




Djali i madh i Ali Pashe Tepelenes.
Mukhtari lindi ne 1768 nga martesa e pare e Aliut me Eminene vajza e Kapllan Pashes te Delvines.Po kush eshte Mukhtari? Muktari nderthur guximin me veprimtarine e babit te tij,me nje karakter bujar me sjellje te buta,ai eshte i ndjeshem ndaj dashurise dhe miqesise, dhe ishte kurioz per natyre.Ne rinine e tij Mukhtari ishte karakter i hapur dhe i komunikushem,me rritjen e tij dale ngadale u be me i mbyllur i vrazhde dhe i ashper.Sipas arkelogut dhe shkrimtarit angles Charles Robert Cockerell i cili qendroi per nje kohe ne oborrin e Aliut e krahason stilin e jetes se Mukhtarit me maturine e repte te Aliut por me pak me hirin dhe aftesite biseduse te babait te tij,por ishte akoma i hapur dhe me nje humor te mire.Mukhtari u martua me vajzen e Ibrahim Pashes te Beratit, Hanife ne vitin 1794 dhe paten dy djeme Hussein dhe Mahamud.Mukhtari ishte i patrembur ne lufte,por nuk kishte aftesite e babait, si stratege lufte.Mukhtari ishte i pameshirshem dhe i forte,i dhene pas pasurise dhe shperfilles,i vrazhdet por jo i rendomte,pelqente jeten luksose dhe gjuhetine.Ka qene shume i dobishem ne lufte ne shume beteja te Perandorise.Ne 4 Shkurt 1789 pasi morri pjese me sukses ne luften turke-austriake- ruse u shpall mirmiran.Ne vitin 1792 u emerua governator i sanxhakut te Karli-Eli dhe sanxhakut te Egriboz ne kete menyre shtriu kontrrollin e Aliut deri ne Livadhja e gjirin e Korinthit me perjashtim te zones se Atikes.Do te jete edhe governator i sanxhakut te Oherit 1796-1797,pas vrasjes te Kara Mahmud Pasha te Shkoderes ne betejen e Krusi ne Mal te ZI,nje nga zotrimet e tija pikerisht sanxhaku i Orihit kaloj provizorisht nen qeverisjen e Mukhtarit duke legjitimuar shtrirjen dhe influencen e Aliut ne veri te Shqiperise.Gjate dimrit yte vitit 1797 kur Aliu ne krye te 20 mije luftetareve te tij do te shkonte ne fushaten e Vidinit me kerkese te osmaneve,qe kishin derguar nje ushtri te tyre atje,Aliu do te linte Janinen nen komanden e Mukhtarit.Kur francezet ndermoren fushaten kunder Egjiptit,bene perpjekje per rivolta edhe ne Epir ne menyre te veçante me Suliotet,dhe ndersa Aliu ishte akoma ne fushaten e Danubit,Mukhtari bante te informuar Aliun per kete aktivitet te francezeve ne Epir.Keshtu Aliu nderpreu fushaten dhe u kethye ne Janine per te perballuar situaten e krijuar.Pasi kishte mar Butrintin, Vonicen dhe Igumenicen Aliu dhe djemte e tij do ti drejtohej Prevezes,dhe pikerisht ne 12 Tetor te 1798,Mukhtari do te drejtonte ne krye te kalorsine te Aliut sulmin kunder francezeve dhe do ti mposhtin.Gjate kesaj beteje u kapen dhe shume rrober lufte francez midis tyre dhe komandanti gjenios franceze oficeri Lois Auguste de Richemont.Eshte pikerisht Mukhtari qe nderhyri per ti falur jeten ketij oficer pasi kishte mbetur i impresionuar nga guximi i tij.Ne 3 Mars te 1804 do ti hiqet sanxhaku i Trikalles pasi ai ishte governator i saj.Rreth vitit 1805 forcat e Aliut marin Elbasanin dhe Mukhtari ngreh nje rezidence te tij ne Elbasan.Ne vitin 1808 Mukhtari ne krye te 4 mije luftetareve do te dergohej nga Aliu per te shkaterruar kleftet qe kishin filluar te revoltoheshin kunder Aliut.Edhe kjo ndermarje ushtarake e tij pati sukses duke vrare shume prej tyre,kapur rrobe ose debuar.Fushat e Danubit e vitit 1811 kur osmanet prisnin ndihmen e Aliut por ky nuk vajti ,ndersa Mukhtari dhe Veliun shkuan ne krye te forcave te tyre,ishte nje moment mosmarreveshje mes Aliut dhe djemeve te tij.Ndersa Mukhtari shkonte ne kete fushate ju dhe sanxhaku i Delvines.Ne vitin 1810 kur mori Beratin dhe Vloren edhe per arsye qe u dallua ne luften kunder ruseve u be governator i Vlores ku qendroi per shume kohe.Ali Pasha e mbante Muktahrin me vete prane tij, arsyea qe mosha e Aliut, dhe shume pune te tija i bente Mukhtari.Per Kete arsye Aliu shkruan nje leter Portes ne 25 Maj 1818 ku parashton qe Muktari do rrinte me te,dhe sanxhaku i Vlores per tu governuar mire duhej qe ti jepet djalit te tij,te voglit Sahliut.Kjo kerkese e Aliut u pranua dhe ne leteren qe Sulltani i kethen pergjigje ku shkruhet; Ti komunikohet Sahli Pasha tjetrit djale te Aliut,Sanxhaku i Vlores, mir-i miran.Ky vendim i Sulltanit ju notifikua Ali Pashe Tepelenes ne 18 Qershor 1818.Mukhtari ka lene mbresa ne shume bashkekohore te asaj periudhe.Po ja si e pershkruajne autore te ndryshem. Gianniotis Georgios Economou qe ishte nje bashkekohes i tij e pershkruan me notat me te keqia.Per Mukhtarin mund te kesh vetem perçemim sepse natyra e ka krijuar per te bere pasuri,per te shtypur e jetuar ne ekstremin e luksit e mos perfilljes,i pa ruajtur per muajsh.Kurse Holland qe e ka takuar personalisht shkruan: Mukhtari nuk eshte i njejte si babai (Aliu) ose vellai i tij Veliu. Eshte me pak mbreselenes se keta te dy. Pergjitheshist i vrazhdet dhe here here ne humor te mire.Nuk eshte i rafinuar ne sjelljen e tij por nuk eshte i rendomte.Eshte i gjate,burreror dhe i forte.Eshte me pak diplomat se vellai i tij Veliu,por eshte luftetari me i patrembur , dhe ndoshta me i fameshmi mes shqiptareve,virtyt ky qe mbeshtet fuqine e familjes te tyre.Pasioni kryesor i tij eshte gjuhetija,zakonisht i shoqeruar nga bashkepuntoret e tij,kalorsuar me kuaj te mrrekullushem.Me beri pyetje kurrioziteti i tij rreth astrollogjise, qe me shfaqi mua edhe me shume kuriositetin e tij dhe dijet qe kish ne kete fushe.Ne kete takim perkethyes qe mjeku Kolettis qe sherbente ne oborrin e Aliut.Ndersa amerikani Theodor Lyman qe vizitoi Janinen ne 1819 takimin me Mukhtarin ne pallatin e tij e pershkruan me shume admirim ai shkruan: kam shume kenaqesi te flas per inteligjencen dhe dinjitetin,menyren elegante te ketij princi.Rralle here shikon te tille pritje plot perkushtim, elegance dhe miresi,qe si ndesh ne oborret mbreterore ne Europe.Do te kujtoj gjithmone me respekt e falenderim pritjen e mrrekullushme qe princi me dhuroj.Po ashtu eshte shume e njohur historia e dashurise se tij me te bukuren Frosini,mbesa e metropolitit te Larises,e martuar me me te pasurin e Janines dhe kish dy femije me te.Unaza fatale e dhuruar nga Mukhtari qe do ti kushtoje dhe jeten Frosinise, ra ne duart Hanifese gruas se Mukhtarit e cila do ti ankohej Aliut, vjerrit te saj, per kete ndodhi,gjithashtu ajo i tregoj Aliut per jeten e Mukhtarit dhe grate e tjera.Aliu ngarkoi per te bere hetime dhe arrestoi bashke me Frosinine edhe 16 gra te tjera qe mendonte qe kishin shkuar me Mukhtarin,dhe i denoi me mbytje ne liqenin e Janines.Shkaku i vrasjes se Frozinise eshte dhe u be, per te vene ne vend nderin e familjes se tij perballe krushkut te tij Ibrahim Pashe Berati.Si edhe ankimi i tre vajzave te Ibrahim Pashes qe ishin grate e dy djemeve te tij dhe nipit se nuk do ta vrisnin do ketheheshin tek dera e te jatit te tyre.Gjate fushates te Sulltanit kunder Aliut Mukhtarit ju besua komanda dhe mbrojtja e Beratit,ku beri nje rezistece te shkurter por te forte dhe pastaj u dorezua.Mukhatari pasi u dorezua bashke me Sahliun u derguan ne Ankara dhe u burgosen per te njejtin arsye si Veliu djali tjeter i Aliut.Pasi Sulltani pa qe Aliu s kish ndermente te dorezohej udheroj vrasjen e djemeve te tij.Arsya qe u ekzekuatuan qe edhe ajo qe u kapen disa letra te tyre nga burgimi ku ju drejtoheshin shqiptatreve per inkurajim dhe vazhdim te kryengritjes,keto letra rane ne doren e osmaneve.Po keshtu kur Hursit Pasha referoj ne Stamboll situaten ne Janine,ai i sugjeroj Portes qe djemte e Ali Pashes duheshin vrare edhe sikur Aliu te vdiste ose vritej,sepse ata ishin kercenim per Perandorine, sepse ai e argumentoj se kishte frike qe nje dite djemte e tij do te kethehesin dhe do te hakmereshin per Aliun.Si rezultat u dha denimi i vdekjes qe do te ekzekutohej ne sekret,ky vendim ju dergua governatorit te Ankarase Mehmet Rustu Pasha ne fund te korrikut 1821.Qe djemte e Aliut te mos ndihmonin njeri tjeterin ne fillim u vra Veliu ne Kutahya,e me vone Mukhtari e Sahliu ne Ankara ne menyre sekrete.Kokat e Veliut dhe djalit te tij Mehmet te ekzekutuar ne Kutahya u ekspozuan ne 7 Gusht 1821,kurse kokat e Mukhtarit dhe Sahliut ne 9 Gusht 1821.Duhet thene qe Muktari beri qendresie,pasi lexoi fermanin e hodhi poshte dhe ju drejtua duke i thene :"Hej te shofte imam Hyseni, qysh pandeh ti se vdes shqiptari si eunuk ,a nuk e di mor qen se une jam i biri i Ali Pashe Tepelenes",dhe menjehere nxorri shpaten dhe e vrau kapitenin e jeniçereve,ju versul te tjereve pa ju lene kohe, dhe ju bertiti te tijeve,o shoke merrni armet se na prene. dhe pasi vrau bojen mbylli porten e shtepise.Pas nje beteje te gjate bashke me trimat e tij kur pa se jeniçeret arriten te shembin porten dhe te hyjne ne oborrin e shtepise,hodhi ne ere shtepine nga depot e barutit duke thene: "Djali i Ali Pashe Tepelenes nuk vdes si nje skllave" duke rene poshte rrenojave te shtepise.

Albert Pasho










Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Këngë e vjetër për Ali Pashë Tepelenën.Thimi Mitko "Bleta Shqiptare" 1878. Albert Pasho.

"Kush ka par’ asllan Alinë, Nd’ atë të shkretën Janinë. Ndë kala mbylltur’ të zinë, Rreh të nkëthenjë Shqypërinë. Ditën e Sulltan Nevru...