Powered By Blogger

mercoledì 28 settembre 2022

Dinastia Tepel-Enian (Tepelena) e Ali Pashe Tepelenes.

Per familjen e Ali Pashe Tepelenes eshte shkruar shume,  shkruhet akoma sot dhe do te shkruhet edhe ne te ardhemen,dhe kjo per arsyen e vetme qe ai eshte nje nga figurat me te spikatura dhe nga me madhoret e historise tone kombetare.Biografi i tij R.A.Davenport do te shprehej per kete argument.Tre emera ngrihen mbi te gjithe te tjeret ne historine e Shqiperise.Pirro i Epirit  konsideruar nga Anibale,si luftetari me i madh i kohes se tij,i cili beri te trondiste Romen dhe Kartagjenen per 6 vjet rrjesht.Skenderbeu  heroi kombetar dhe per nje kohe pushtues i Turqeve dhe Ali Pasha i mbiquajtur Luani i Tepelenes nje nga figurat me te rendeshisme e piktoreske te koheve moderne. Per rreth figures se Aliut dilemat, hipotezat, paragjykimet jane te ndryshme e kontraditore,miqesore e armiqesore.Patriakana Ikumenike i Atanagores Protosingjeli do te shprehej:Per Ali Pashen krijova bindjen se shumica shkruajne ndoshta te shtyre nga antipatia dhe jo nga gjykimi dhe mendimi qe kishin per te.Jane te njohura per publikun  prejardhia ,rangu i familjes( nobilteti) dhe trashgimija e saj. Per prejarrdhien e familjes jane dy variante ajo me origjine Turke e nje dervishi ardhur e vendosur ne Beçisht,martuar me nje vendese ne viti 1600,duke i dhene jete kesaj dinastie, kjo teze ka rene poshte sepse kane dale fakte te reja.Teza shqiptare  qe kohet e fundit po del ne dukje gjithmone e me shume.Po ashtu persa i perket rangut te familjes dhe ketu pozicionet jane kondratitore midis asaj te nje familje te thjeshte dhe asaj bejlere ku dihet qe gjyshi dhe babai keto te konfirmuara ishin Governator te Tepelenes dhe pronave per rreth saj me pozicione te larta ne administraten Turke.Po ashtu edhe per trashgimine e tij ka pozicione te ndryshme disa thone qe familja e tij u zhduk me vrasjen e Aliut dhe ka version tjeter qe ajo vazhdon se Porta ekzekutoi djemte e Aliut dhe jo te te gjithe niprit e tij, dhe kjo trashgimi lidhet me djali e Veliut. Ne vitin 1822 kur Aliu ra heroikishte ndaj Portes se Larte, familja e tije po kalonte nje moment te veshtire.Motra Shanikoja kishte vdekur nje vit me pare ne 1821.Kurse djemte e Aliut te cilet i kishte me te urten Emine Myktari 54 vjeç,Veliu 49 vjeç,dhe djali tjeter Salih 22vjeç qe kishte me Kirkasia nga Andalusia.Po ashtu niperit e tij djemte e Myktarit Hussein26 vjeç, Mahamud11 vjeç e djemte e Veliut Mehmet 23 vjeç, Selim 19 vjeç dhe Ismaili 15 vjeç. Te tre djemte e Aliut qe qene mundur gjate luftes qene dorezuar pa luftuar,Porta e Larte ju premtoje titujte dhe do ti transferonte ne Azine Minore,dhe ne fillim jetuan te pa shqetesuar me privilegjet e tyre ne oborret e tyre.Por kur sulltani po shikonte qe Aliu nuk kishte ndermente te dorezohej ,por perkundrazi i shpalli lufte,udheroje prerjen e kokave qe u ekspozuan ne Stamboll. Veliu qe qe stabilizuar ne Qutachia perjetoi ekzekutimin e vellait Saleh dhe djalit te tije Mehmet. Nje nga grate e Veliut Katerina dhe Haremi u shiten,kurse gruaja legjitime Zeibide u ekzekutua me mbytje.Djali tjeter Muktari ishte stabilizuar ne Ankara gjate ekzekutikit te tij me varje shikon bojen ne sy dhe reklamon me ze te larte,Djali i Ali Pashe Tepelenes NUK VDES SI NJE EUNUCO.dhe hidhet kunder turqeve vret bojen dhe zgjidhe te tjeret qe do pesonin fatin e tij dhe barrikohet per tu mbrojtur, turqit bihen altilerine dhe Myktari bie i mbuluar nga rovinat. Por fatin e djemeve te Aliut nuk e pesuan niprat e tij perkundrazi. Hussein djali i Muktarit ju dorezua Sulltanit nga Suliotet ,qe embajten si garanzi per akordin qe kishin bere me Aliun. Ne fillim Sulltani e çoje ne Edirne e me pas Selanik dhye ku vdiq. Tjeteri djale i Muktarit; Mahmudi "Heroi i vogel i Tepelenes" qe qe njekoheshisht dhe dobesia e Aliut si gjysh, qe gjendej ne Stamboll perfitoj nga amnistia u be nje zyrtar i larte i Ministrise se Financave.Ishte nje njeri i leterave dhe antikonformista Ishte nje njeri pak i veçante ne jeten qe bente,ishte shume i respetuar ne qarqet e kryeqyteti Ottoman.Ndihmonte sklleverit dhe te varferit.Shkonte ne shetitje me nje mantel te gjate,pa veshje te tjera poshte,flinte ne dyert e xhamive.Vdiq me 1863 ne moshen 53 vjeçe ne Stamboll,Ne nje gjendje jo te mire mendore.Persa i perket djemeve te Veliut Selim banonte ne Stamboll dhe ne vitin 1847 u emerua Komandante ne Beograd ku vdiq ne te njejtin vite ne moshen 44 vjeç.Ishte nje poet dhe studiuse.Ndersa djali tjeter Ismaili lindur ne 1806 pati nje karrier te gjate afer Grand Vesir dhe mbuloi shume pozicione ne administraten ottomane dhe pati nje vende themelore ne asgjesimin e Jeniçereve 1825. Ne viti 1828 ju dorezua fushata kunder Rusise,ne 1847 merr titullin Vesir,Ka sherbyer si governator i Adrianopolit nga viti 1848 deri ne vitin 1850.Ne Gusht te vitit 1859 zvendeson Mehmed Said Pasha Mirza governator i Selanikut,dhe qendron governator i Selanikut deri ne vitin 1860,ndersa nga viti 1869 deri ne vitin 1871 governator i Prizerenit,ka sherbyer edhe ne Edirne,Janine,Trabzonda,Creta,Trikalla,Aleppo etj.Ishte shume i shkolluar,ishte antar i Keshillit te Shtetit Turk,Presidedent i procedures penale,antar i keshillit te reformave etj Vdes ne vitin 1875 ne Stamboll ne moshen 68 vjeç,u varros ne anen aziatike te Bosforit me nderime te medhaja..Ismail Rahmi Pasha pati tre djem dhe nje vajze, Tepedelenlizade Huseyin Kamil lindur ne 1865 dhe vdekur ne 1921 i cili ishte poet e shkrimtar,Asaf Bey djali tjeter me i madh qe ishte fuksionar i larte i shtetit Turk,dhe djalin e vogel Qamil Bey,ndersa vajza Shefike Hanemi. Kurse ne kohet e sotme Nizametin Nazif Tepedelenlioglu eshte nje sternip i sternipit te Ali Pashe Tepelenes.Jetoi midis viteve 1901-1970. Ka qene nje gazetar dhe shkrimtar i fameshem ne kohen e tij.Ka shkurar disa romane qe kane qene me te shitur ne Turqi deri ne vitet 50.Ka lindur ne ishullin e Tashos Greqi ne 1901 eshte djali i Mehmet Nazif Beu. Ne jeten private eshte kujdesur per mirembajtjen e varreve te Aliut dhe djemeve dhe te nipit te Aliut ne varrezat e Silivrikaoi ne Stamboll.Ka vdekur ne vitin 1970 dhe eshte varrosur po aty ne krah te Aliut ne keto varreza.











Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena dhe qethja luftarake e flokeve.

Qethja luftarake e flokeve (Warrior head shaves), eshte nje praktike e qethjes te flokeve,qe konsiston ne qethjen dhe rruajtjen e flokeve ne...