Powered By Blogger

sabato 24 settembre 2022

Karafilja e Pashait.Nje relike e Ali Pashe Tepelenes, nje veper arti e zejtarise te kohes.

 Nje relike historike Shqiptare,nje veper arti.

Karafilja e Ali Pashe Tepelenes eshte nje veper arti, nje relike historike Shqiptare, kampione e artizanatit te prodhimit te armeve nga zejtaret shqiptare.Keto arme quheshin Parisiene emeri i tyre rrjedh nga qyteti i Prizerenit qe ishte qendra ekselence e prodhimit te tyre e vleresuar ne Perandorine Osmane dhe Europe.Pushka e gjate ose ndryshe si qyhet Karafilja e Ali Luanit eshte nje arme e punuar e gjitha ne ar dhe argjend,mbushur me zbukurime e gjate 1 meter 56cm.Ne krahe te kembezes jane te skalitura ALI PASHA 1804 qe eshte letra e indentikimit te saj, viti i prodhimit dhe kujt i perket.Shqiptaret kjo race trimash e luftetaresh kane qene gjithmone te dashuruar pas armeve,ato kane qene pjese integrare dhe jetesore per ta.Edhe Ali Pashe Tepelena nuk bente perjashtim nga ky realitet,ai ka qene nje koleksionisht i armeve dhe mbi te gjitha atyre te bukura e te veçanta.Ai kish nje koleksionist te gjere me vepra arti edhe artyre nga Europa.Aliu ju kerkonte dhurata vizitoreve te shqyar qe vizitonin shtetin e tij, dhe me shume krenari e kenaqesi i shoqeronte ne koleksionin e tij,ku midis te tjerave gjendeshin,pushka e dhuruara nga mbreti Suedise Karlo I,Koburia nga Napolone Bonaparte,Shpata e KHANIT te MADH te KRIMESE ( SELIM SURAJIT) etj...Karafilja perveç emerit te Aliut ka edhe vitin 1804 qe sipas disa hipotezave eshte e lidhur me dy ngjarje historike qe kane ndodhur ne kete vit, lidhur me shtetin e tij.Ne vitin 1804 nje mision Anglez diplomatik arrin per here te pare ne Janine dhe me kete rast u ngrit per here te pare konsulata Angleze ne shtetin e tij.Pra supozohet qe Karafilja te jete nje dhurate e mbretit te Anglise George I ne kembim te favoreve qe Aliu do bente per te.Po ashtu nje hipoteze tjeter eshte qe mund te jete dhurate e Sulltanit Selimi 3° me rastin e proklamimit te Aliut si Vezir Suprem i Rumelise ne Turqine Oksidentale.Karafilja ka nje rrugetim te gjate per te arrdhur ne ditet tona,ku eshte ekspozuar ne Museun e Janines te Ali Pashe Tepelenes.Karafilja ishte blere ne pazarin e Janines nga nje familje e pasur dhe nobile e Janines,pas rrenies se Aliut dhe shkaterrimit dhe bastisjeve qe ju bene Sarajeve te tij, ku te gjitha objektet me vlere,armet dhe shume gjera te tjera u shoiten ne pazarin e Janines.Ne vitin 1930 kjo familje emigroi ne Athine.Para se te vdiste pronari qe kish ne zoterim kete relike ja le amenet gruas,qe kur te vdes tja dhuroje Muzeut te Janines perkundrejt nje shume te drejte. Megjithe kete nuk qene parate por deshira e kesaj familje per te kontribuar ne pasurine artistike e kulturore te ketij muzeu.






Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...