Powered By Blogger

domenica 4 settembre 2022

Vasiliqia ,Bukuria qe i rrembeu zemeren Ali Pashe Tepelenes.

 Vasiliqia ylli i vajzerise.

Vasiliqi e bukura moj
Yll,o yll i vashes
Psheretime e bardhe moj
O e Ali Pashes
Ishte pikerisht Vasiliqia ajo qe do te rrembente zemeren e Pashait si asnje tjeter me pare. Vetetim ne qiell te kthjellet,dashuri me shikim te pare,edhe pse ky takim ndodhi ne rrethana bizare. Pas nje aksioni qe Aliu kish ndermare per te eleminuar nje laborator te prodhimi te monetave kondrabande ne fshatin Plesevica.Sipas informacioneve te agjenteve te policise sekrete te Aliut ishte pikerisht babai i Vasiliqise, Kristo Kondaçi pergjegjesh per prodhimin e tyre.Trupat e Aliut me ne krye Tahir Abazin pasi kishin rrethuar fshatin,dhe kishin arrestuar e marre ne pyetje per gjithe naten familjaret e Kristos dhe kushirinjte e tij,si dhe banoret e fshatit,te nesrmen ne mengjez i mbyllen ne kishen e fshatit, burrat e Kondaçive me femijet e medhej,kurse grate dhe femijet ne oborrin e shtepise te tyre.Pikerisht ne kete moment shfaqet Vasiliqia 14 vjeçe me lot ne sy,qe vrrapon drejt Pashait,bie ne gjynje dhe i lutet qe te lere te jetojne,babain,vellezerit dhe kushurinjte e saj. Aliu u verebua nga bukuria e saj,u perkule drejt saj dhe i premtoje qe do ti linte te lire.Keshtu shpetoje dhe fshati nga djegja,Aliu u kethye ne Janine por mendja i mbeti ne Plesivica te Vasiliqia. Luani i maleve te Shqiperise Aliu,kish 65 vjeç ndersa Vasliqia vetem 14 per 15 vjeç.Keshtu Vasiliqia u be pjese e Haremit dhe sa mbushi moshen madhore Aliu u martua me te dhe u be gruaja e dyte legale pas Eminese. Aliu e mbajti ate si syte e ballit,te mbrojtur edhe nga shikimet e te tjereve po ketu kemi kendeveshtrime te ndryshme. Mbajtesi i vules se pashallekut te Aliut Athanasios Lidorikis thote qe nuk e kish pare kurre edhe pse jetonte me vite ne krahe te Vezirit si bashkepuntore i ngushte i tij.Po ka te dhena te ndryshme qe na japin autore te tjere p.sh biografi i Vasiliqise Michael Hanousis thote qe ne takimin historik te Aliut me Bayronin ne Tepelene qe e pranishme edhe Vasiliqia. Edhe francezet De Moligneu e De Lance shkruajne se e kane pare ne krah te Pashait,te zbuluar e te veshur me veshje elegante te zeze,gjate ekspozimit se relikeve te Sant Kozmait ne Janine. Kur Henry Holland ishte ne Janine ne 1812,Vasiliqi ishte ne harem ma non ishte martuar akoma me Pashain ja çfare shkruan: E favorizuara e Aliut ishte nje grua shqiptare,vajze e re dhe shume e bukur. Prania e saj mbizotronte mbi te tjerat,dallohej per veshjen e saj luksose, ma i duhej gjithmone te shikonte me admirim grate e Mukhtarit dhe Veliut qe vinin te takonin Aliun. Aliu i dhuroj çdo gje, bizhuteri te shtrenjta,veshje mendafshi,pallate luksose,kala ate te Porto Palermos, liri besimi.Aliu nuk fjeti kurre pa e pasur ne krah,nuk ja prishi kurre edhe per kerkesat me te çuditeshme.Deshira e saj ishte ligj per Aliun.Po ashtu edhe Vasiliqia i ndenjti ne krah besnike dhe e dashuruar deri ne ditet e fundit te Aliut.Aliu deshironte nje femije me te por nuk arriti.Pas vrasjes se Aliut u burgos ne Stamboll.Ne vitin 1827 u internua ne Bursa ku jetoj per rreth 18 muaj me te arrdhurat e Patriarkatos qe ja ketheu kur mori pasurine e saj.Pas lirimit kethehet ne Trikalla ne çiflikun qe i kish lene Aliu.Kur u kethye ajo solli me vete 4 vajza jetime nga Bursa per te cilat u kujdes si nene e vertete deri ne ditet e fundit te jetes.Njeres prej tyre i dihet dhe emeri Chariklia te cilen Vasiliqia edhe e martoj ,kjo jetoj deri ne moshen 93 vjeçe dhe vdiq ne vitin 1909. Mbreteresha e Janines(Vasiliqia) vdiq ne 11 Dhjetor 1834 ne moshen 45 vjeç ne Etoliko,nuk u martua me edhe pse pati shume kerkesa nga njerez te fuqishem e te pasur.Ajo do ti qendronte besnike Aliut duke thene qe grua e Ali Pashe Tepelenes nukmund te martohet me asnje perveç Ali Pahe Tepelenes.Ne krah te saj qendroje gjithmone i besuari i Pashait besniku Thanas Vaja deri ne vdekjen e saj. Varri i saj gjendet akoma sot ne Aitoliko per krah tempullit te shenjte te Pammigisto Taxiarches.



Jeta e Vasiliqise u kethye ne legjende.Populli e donte e perjetesoje ne kenget dhe gojedhenat e tij,poetet e glorifikuan,piktoret peneluan bukurine e saj, ajo i kaloi historise krah me krah me Luanin e maleve te Shqiperise Ali Pashe Tepelena

"Vasiliqi e bukura moj,
Yll,o yll i vashes,
Pshertime e bardhe moj,
O e Ali Pashes".







Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...