Luani Janines eshte rruga qe te çon drejt kryengritjes Greke.(William Miler)
Ne Janine ushton luan burrerori
Prijes fisnik qe banon ne pallatet e Pirros
Bir i Athinase,edukuar nga Ari.
Sot eshte dita e pavaresise se Greqise dhe siç e thekson historiani anglez Miler, Ali Pashe Tepelena dhe shqiptaret arvanitet ( ortodoks e mysliman) jane nje nga faktoret vendimtare te ketij revolucioni. Ali Pashe Tepelena eshte nje nga figurat dominante ne historine e Greqise qe eshte lidhur me kete revolucion, dhe kjo per shume faktore. Sundoi pothuajse gjithe Greqine e sotme per rreth 33 vjet, si asnje tjeter ne ate perriudhe historike,kuptoje fare mire lojen e fuqive Europiane te kohes, Frances,Ingliteres,Rusise,Venedikut e Portes se Larte. Pregatiti terrenin si ate infrastruktural dhe social per kete revolucion. Janina dhe Epiri ishte ballkoni i perandorise qe shikonte perendimin,Janina do te kethehej metropoli me i zhvilluar i perandorise ottomane dhe kjo fale politikes se Aliut.Janina do te kethehej ne qender te iluminizmit, mbushur me keto ide perparimtare te kohes,frymezuar kjo nga revolucioni Frances e ai Amerikan. Tregtia e kultura do te lulezonin, bashkejetesa fetare dhe respektimi i tyre do te qe nje nga politikat baze te Aliut,ai ngriti xhami,kisha e sinagoga, si ne asnje vend tjeter te perandorise, po ashtu edhe ne Europe. Ne radhe te pare eshte nje figure dominante ne historine e Greqise sepse ai eshte i lidhur ngushte me revolucionin Grek. Sepse te gjithe pjesemarresit ne kete revolucion si ata ushtarak ose civil, intelektual jane te lidhur o direkt ose idirekt me Ali Tepelenen. Ne sherbim te tije ishin Androutsos,Karaiskakis,Panourgias, Kiço Tzavellas,Boçaris etj.Ne oborri e ti ishin gjithashtu Kolettis,Vilaras,Psalidas etj. Lufta e Ali Pashe Tepelenes kunder Perandorise per rreth 11 muaj do te qe krah me krah me kete revolucion,Aliu financoi e bashkepunoi ngushte me revolucionin grek,nuk eshte rastesi qe ne glosarin e pseudonimeve te Filiki Eteria shoqeria sekrete e ketij revolucioni Aliu do ta thrrisnin "VJERRI".Ka te dhena jo te konfirmuara qe vete Aliu madje dhe Vasiliqia kane qene antare te saj. Suliotet do ti bashkoheshin Aliut ne fillim kunder turqeve dhe me vone do te beheshin force vendimtare e ketij revolucioni,behet vjale per arvanitet ortodoks e mysliman. Po ashtu armatoloi te ngritur e pregatitur ne sherbim te Aliut, gjate revolucionit do te beheshin nje shtyllat kryesore te revolucionit.Po ashtu edhe politika e jashtme e Aliut per shkeputjen nga porta dhe krijimin e Mbreterise Kushtetutese te tij do te ecnin bashke me kete revolucion,mbeshtetja dhe perkraja e Frances me Napolonin ose ajo e Rusise ne kete projekt te realizuar ne terren po jo nga ana ligjore nderkombetere,do te ecnin bashke me kete revolucion. Ky revolucion qe krisja e pare dhe e madhe e Perandorise Ottomane dhe Aliu ka nje rol vendimtar,do te behej frymezues edhe per popuj te tjere ne Ballkan, nen jehonen e tij dhe te Ali Tepelenes ne 1828 paria e Toskerise do te mblidhej ne Berat per te vendosur fatet e kombit, pas nje periudhe gati 400 vjeçare sundimi qe na koha e shtetit te pare te Arberit,Ali Pashe Tepelena do te ishte skendija e pare e nacionalizmit Shqiptar.
Nessun commento:
Posta un commento