Powered By Blogger

sabato 29 ottobre 2022

Beteja e Nikopolit(Preveza),Ali Pasha Tepelena dhe triumfi i tij ndaj francezeve. Albert Pasho

Beteja e Nikopolit ( Preveze ), 12 Tetor 1798


Traktati i paqes i Kampo Formio midis Venedikut dhe Frances ne 1797 qe kaloi te 7 ishujt Jonian dhe territoret bregdetare te Epirit, qytetet e Prevezes, te Parges ,Butrintit dhe Vonices qe ishin ne duart e venecianeve deri ne kete moment,kaluan ne zoterimin e francezeve te Napolon Bonaparte.Mbrritja e trupave francese te komanduara nga gjenerali La Salset,qe ishin rreth 440 ushtare u priten me entuziazem nga banoret vendas,kjo per arsyen e vetme qe pas nje politike financiare e administrative shternguse qe kishin bere venecianet,ata shikonin tek francezet shpresen per nje te ardhme me te mire e pare kjo edhe nen efektin e ideve te reja te iluminizmit francez. Ali Pasha edhe se deri ne kete moment kish mbajtur nje pozicion te ekulibruar midis fuqive te medhaja,kishte filluar me francen e Napolonit nje politike afrimi dhe kortezie per te ruajtur interesat e tija,dhe njekohesisht po shikonte edhe rrezikun e mundeshem per territoret e tija me fqinjet e rinj francez,ky rrezik ledhej me ate qe i kufizonin daljen ne det dhe mundesine e nje tregtie te lire ne gjithe mesdheun. Preveza ishte nje qender e madhe tregtie me kishte nje port detar qe Aliu donte dhe shpresonte ta kethente ne portin e tij ku te vendoste floten e tij detare,si ushtarake,tregtare dhe civile.Traktati i 9 Shtatorit 1798 qe do te nenshkruaj aleancen e re midis Perandorise Osmane,Anglise dhe Rusise te cilat do ti shpallin lufte Frances do te ndryshoje edhe raportet midis Aliut dhe francezeve ne kete periudhe,ndikuar kjo edhe nga humbje e francezeve ne betejen e Nilit te Aboukirit te mposhtur nga flota Angeze e Admirat Nelson,ne 1 Gusht 1798.Ky ishte momenti i duhur per Aliun per tju kundervene planeve te francezeve,dhe te luftoj per interesat e tija, keshtu Aliu mori me lufte qytet bregdetare te Butrintit,Igumenices dhe Vonicen nga francezet.Pas nje ndodhie kur njera nga anijet e Aliut u bllokua ne Gjirin e Ambrakise ne Gusht te 1798 nga flota franceze,eshte shkaku qe Aliu te dal hapur kunder francezeve.Me daten 7 Tetor 1789 Ali Paha i dergon nje leter komandantit te divizionit francez te Korfuzit,ku i deklaronte se do te mbante peng gjeneralin Roze dhe nuk do tju kethente miqesine francezeve ne qofse nuk do te paguhej per furnizimet qe ju kish dhene atyre, duke shtuar ne kete leter qe ti jepej edhe Preveza,Vonica,ishulli i Santa Maura si dhe e drejta e peshkimit ne Butrint.Gjenerali francez Roze, lindur ne Patra,qe mbahej peng nga Aliu,ndodhej ne Janine me urdher te Napoleonit per te nxitur Ali Pashen te hynte ne revolte kunder Sulltanit.Ne 12 Tetor 1798 ne darke Aliu bashke me dy djemte e tij,Mukhtarin dhe Veliun,ne krye te trupave te tij te kalorsise dhe kembesorise u shfaq ne kodrat e Nikopolit.Ushtria e Aliut ishte e perbere nga 4.000 kembesor dhe 3.000 kalores,te dhenat franceze flasin per 15 mije ushtare, te komanduar nga kater komandante nen vartesine e komandes te Ali Pashes,ata ishin djali tij Muktar Pasha,Beqir Age Xhogadhuri,kapitan Janaqi dhe Agai i Margaritit Hasan Çapari. Francezet komandoheshin nga gjenerali Salset,nen komandant kapiteni i xheniereve De Riçmond mjeshter i fortifikimeve dhe altilerise francese.Gjenerali Salset komandonte 440 ushtare franceze.Keto forca perbenin dy brigada, ajo e 79° komanduar nga Paul Buche dhe ajo e 6° komanduar nga Zhan Hotte si dhe nga nje kompani altilerie ajo e 7° komanduar nga Fau.Keto forca do te kompletoheshin edhe nga forca lokale vullnetare te sulioteve 60 vete dhe te prevezianeve 200 vete te komanduara nga Kalogjero Kristaqi dhe Pano Çarlaba.Francezet vijen e pare te frontit e vendosen ne ngushticen e ngushte tokesore midis detit Jon dhe gjirit te Ambrakise afer Nikoploilt.Kjo vije fronti u fortifikua me llogore nen komanden e kapitenit te xheniereve De Riçmond,ne kete vije fronti kishte dy fortifikime qe perbenin berthamen e altilerise francese me pese topa te ndara ne keto dy fortifikime,me nje rreze veprimi prej 360 metra.Ndersa ne Preveze gjenerali Salset do te lere kapitenin Zhan Mari Tissot me 100 franceze.Ne mengjezin e 13 Tetorit Muktari jep sinjalin e luftes dhe hidhet ne beteje ne krye te 500 kaloresve shqiptar ne veri te linjes te fortifikuar francese .Francezet u munduan te mbrohen por shume shpejt u pa qe ishte e pamundur nje rezistence e tille,para forces te ushtrise te Aliut.Aliu ne fillim kish asgjesuar artilierine e francezeve me artilerine e tij,pastaj kish hedhur ne sulm kalorsine dhe kembesorine,pas luftimes te ashpra, suliotet pas nje rezistence fillestare kishin lene fushen e betejes,dhe ishin terhequr ne vendbanimet e tyre per tu mbrojtur,rezervistet nga Preveza dezertuan dhe u hodhen ne anen e Aliut.Thyerja e vijes te frontit nga ushtria e Aliut edhe pse francezet pas nje rezistence te forte pesuan nje humbje te thelle.Ushtria e Aliut pas kesaj u drejtua drejt Prevezes qe mbrohej nen komanden e kapiten Tissot,e cila do te bjere nen fuqine e Aliut.Ne kete beteje te Nikopolit perveç te vrareve francez u kapen rrobe, 8 oficer midis tyre gjenerali Salset,adjudant gjeneral Roze,De Richmont,Tissot, dhe disa te tjere,si dhe 147 ushtar francez. Aliu do ti demostronte si trofe lufte keta duke i bere te parakalonin ne Janines si humbes,dhe pas kesaj i dergoje ne Costandinopoje.Kjo fitore e Ali Pashes kunder francezeve do ti jepte te drejten te merte pjese ne rrethimin per marjen e Korfuzit nga flota ruso-turke te drejtuar nga admiralet,ai Rus Ushakov dhe ai turk Kadri Bey,me kete perpjekje Aliu mendonte te merte nje nga ishujt e ne kete rast Korfuzin,nje aspirate qe e ndoqi gjta gjithe jetes se tij. Fitorja e Aliut qe triumfale dhe pati jehone jo vetem ne perandorine Otomane po edhe ne Europe.Ne menyre te veçante ne France ku shokoi opinionin e gjere publik,artistet e kohes e rafiguruan ne pikturat e tyre,po ashtu kronistet e kohes,arti u perdor si nje mjet komunikimi.Per 100 vjet rrjesht prodhuesi i çokollates dhe biskotave francese "Poulain" ka pasur si kopertine(publiçitare) pikerisht betejen e fameshme te Nicopolit.Ne fotot e meposhtme paraqitet:

1-Beteja e Nikopolit 1798, e autorit Felician Myrbach.






2-Kopertina e çokollates "Poulain".



Ilustrime te tjera per kete beteje




















Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Roli i Ali Pasha Tepelena ne epoken e luftes feudale dhe banditizmit. Albert Pasho

Aliu dhe "legjendat",nje dualitet ne kohe, qe me kalimin e kohes mer dimensione gjithnje e me te medhaja, qe kapercen çdo dimensio...