Powered By Blogger

domenica 23 ottobre 2022

Ushtria e Ali Pashe Tepelenes,elita e ushtrise se Perandorise Ottomane.




Zhvillimi i madh ekonomik dhe fuqizimi i shtetit te Aliut, si nje nga pashalleqet me te pasura dhe te fuqishme ne gjithe perandorine Otomane, i mundesuan atij ngritjen dhe fuqizimin e ushtrise te tij si nga me elitaret e kohes.Ja çfare i shkruan Aliu ne leteren qe i dergon Napolonit ne 1 Qershor 1797 per ushtrine e tij:"Une jam nje burre lufte si ju, dhe ne fakt kjo ngjashmeri ne mes nesh,eshte garanci e sigurte per kete miqesi.Ushtria ime eshte maja e ushtrise te Sulltanit dhe ajo me eshte besnike vetem mua".Ushtria e tij i garantoj atij ti jepte fund mbreterise se anarkise me "grusht te hekurt" dhe vendosjes se sigurise dhe rregullit,hapjes se udhes drejt civilizimit.Ne veperen etij " Storia della Revolzione Greca" Karl Mendelson Barthold(1838-1897) do te shprehet: "Pa ashpersine e tij nuk do qe e mundur zhdukja e banditizmit dhe vendosja e rregullit.Ali Pasha nderpret mesjeten dhe feudalizmit dhe hap rruge drejt civilizimit".Aliu i dha fund pushtetit te pavarur te bejlereve lokal, siguruar kjo ne mes trashgimise familjare.Autori pyet:A do te ishte e mundur kjo me metoda paqesore e te sjellshme?,vetem me force shqiptaret mund te pranonin avantazhet e civilizimit.Per Shqiperine dhe Greqine ky sundimtar i iluminuar do te ndermjetesoj tranzicionin  te ketyre vendeve nga mesjeta e erret ne kohet e reja.Ne rradhe te pare vet Aliu qe nje ushtark dhe strateg i madh, trim dhe guximtar deri ne ekstrem te skajshem,perdorues dhe zbatues ekselent i artit te luftes,qe ne fimijrine e hershe ai prefeksionoj artin e luftes.Ai vete personifikohej me Pirron e Epirit,Bajroni do ta quante Pirrua i Ri,bashkohoret e tij do ta quanin Bonaparti muslimn,ai do te ecte si tigri ne krah te luanit ne rrugetimin e tij.Ushtri a etij mori pjese ne shume luftra.Keshtu ai mori pjese ne luften Turko-Ruse 1787-1792,ne luften Turko-Austriake 1788-1791,ne vitin 1797-1798 i thirrur nga Sulltani shtypi revolten e Osman Pasvandolit.Ne 1798 kunder Franceseve per ex kolonite e Venetikut rene ne duart e Franceseve pas traktatit te Kapo Forminos ku ze rrob komandantin francez te Korfuzit generalin Nikolas Roze,po ashtu ne kete vit ne betejen e Prevezes(Nicopoli) kunder generalit Jacques Bernardin Colaud de La Scalette dhe gjithmone del fitimtar.Pa llogarritur ketu luftrat brenda shtetit te tij me feudalet lokal e kunder Bushatllinjeve. Ushtria e Ali Pashe Tepelenes do te perfaqesonte ne menyren me besnike perberjen e shtetit te tij shume etnik.Berthama dhe shtylla kurrizore e ushtrise ishte shqiptare ishte pjesa me besnike kundrejt tij,por kishte dhe te etnive te tjera,grek,vlleh,tartar(kavaleria),turq etj.Po si ishte strukturuar ajo,sa ishte ne numer,llogjistika e saj etj.Ne krye te saj qe Keshilli Suprem i Luftes i perbere nga bashkepuntoret me te ngushte te Aliut. ketu merej çdo vendim,dhe ne krye te saj pa dyshim qe Aliu.Keshilli Suprem i Luftes qe i perbere nga;Mukhtar Pasha,Veli Pasha,Celaledin Bey,Abdullah Pashe Taushani,Halil Patrona,Omer Vrioni,Meço Bono,Ago Myhyrdari,Thanas Vaja,Veli Gega e Tahir Abazi.Sipas Ibrahim Manzur nje katolik konvertuar ne musliman,qe sherbeu per nje kohe te gjate tek Aliu si komandant i artilerise qe eshte dhe nje nga burrimet me te besushme thote qe ajo arrinte deri ne 8-10 mije ushtar, qe ne kohe lufte dyfishonte numrin e saj deri ne 16-20 mije,por Holland thote qe ajo arrinte deri ne 30 mije vete,ka autore te tjer qe e çojnne deri ne 50mije.Te gjithe me pagese dhe pagesa behej ne menyre rregullt.Ushtria perbehej nga 4 trupa kryesor:Kembesoria(Asqeret) e gjithe shqiptare kryesisht nga krahinat e çamerise,laberise dhe toskeria.Mjafte te afte per lufte te ashper dhe trima,besnike.Uniforma e tyre ishin pantallona te gjera me jelek dhe qeleshe.Tjeter ishin truproja e Aliut(Tsciarkatsci) per tu bere pjese i ketij formacioni,jo çdo njeri mund te behej pjese.Per tu bere pjese e kesaj trupe duhet te kishje nje te kaluar luftarake kryeshist klefte e komit,(por jo hajdut rruges),Kjo trup ishte elitare, mjaft e pregatitur,trima guximtar te skajshem,shume prej tyre bashkeluftetar te Aliut.Keta shoqeronin Aliun ne daljet e tij ne publik,shume autoritare dhe te frikshem per popullsine,ishin besnik te Aliut.Veshjen e tyre Bajroni e pershkruan keshtu:fustanelle,kemishe me menge te gjata,jelek e xhakate  te velutuar me lidhese ari,siper nje mantel punuar ne ar,me pistola e thika te lara me argjent.Floket e tyre qene te qethur perpara dhe anash dhe te lene te gjate pas.Ne krye te tyre qe leklioti Thanas Vaja krahu i djadhte i Aliut besniku deri ne vdekje e pertej saj.Pastaj qene verioret (Geget),ishin Mirditor,Kuksian,Dibran.Keta sherbenin si kalores po ishin dhe kembesor,mjaft trima,te ashper,besnik,luftarak,udhehiqeshin nga kanuni i tyre si moral.Kishin komandantin e tyre Hysen Bey qe ishte ne krye si te katolikeve Mirditoreve po ashtu edhe te muslimaneve nga kuksi dibra vete keta kishin komandantet  nga vendi nga vinin.Keta si veshje kishin  te tyret karakteristke, por katoliket nga muslimanet dalloheshin nga ngjyra e mantelit qe mbanin,per katoliket ishte  ngjyre e zeze, kurse per muslimanet e kuqe o e gjelber.Tsciohadari ishin nje trup special e cila nuk merrte pjese ne luftime,por kish per detyre te mbronte pronat,objektet e ndryshme te shtetit te merrnin pjese ne ekzekutimin e vendimeve administrative si konfiskime pronash,mallrash e operacione financiare.Perveç ketyre kishte dhe trupa te rregullta te standarteve Evoropiane per te cilat kish shpenezuar  shume si ne para po ashtu dhe ne risorsa njerezore me specialist ushtarak te huaj nga Franca,Anglia e Italia.Nje batalion kembesorie me 700 ushtar,nje brigate me kalores per sulm, Nje brigade altilerie .Aliu ishte nje i pasionuar rredh altilierise,ne vitin 1815 kishte rreth 200 topa ,keta ishin modern te furnizuar nga francezet dhe inglezet dhe nje pjese e zene ne lufte nga ruset.Aliu kish ne Janine nje shkolle artilerie me oficer te huaj europian po ashtu edhe nje punishte armesh.Nje batalion xhenio e perbere vetem nga te huaj,dhe trupa te nderhyrjes te shpejte ne operacione speciale.Gjithe jeten e tij Aliu luftoi te merrte te pakten nje ishull ne bregdet e Jonit ne menyre qe te garantonte tregti te lire per veten e tij me gjithe Mesdheun dhe per kete qellim kishte ngrritur dhe floten e tij detare luftarake me 16 anije ne Preveze, kjo e komanduar nga Veliu.Ali Pashe Tepelena deshironte nje ushtri moderne,e cila do te stervitej nga ushtarak Europiane.Ai mori asistence nga Franca deri ne vitin 1808,me pas nga Angezet dhe ne fund nga Italianet.Kjo behej edhe me e domosdoshme per bazen logjikishte te tij dmth Keshtjellat  dhe gjithe rrjetin e tij fortifikus mbrojtes,dhe ne fakt Aliu i konsultoi keta.Ata ne rradhe te pare ishin ushtaraket francez qe ishin zene rrober ne anijen" Madona e Montenegros " ne vitin 1789-1799 qe po ketheheshin ne France gjate fushates te Egjiptit te Napolonit,nga pirate libanez dhe te shitur tek Aliu.Ata ishin dy gjeneral te Napolonit,Poitevin dhe Beauvais,koloneli i altilerise Charbonnel(qe dha mesime ne shkollen e altilerise dhe u emerua komandant i altilerise,po ashtu ishte dhe keshilltari i afert i Aliut per artilerine),Komosari i Pergjithshem i luftes Fornier,oficer te marines luftarake Francese, Joye e Bouvier dhe Mathieus.,po ashtu dhe Pouqueville qe me vone do te behej ambasadori i Frances ne shtetin e Aliut,bashke me kete ishin dhe Bessiers e Geraldo dhe kleriku i larte Guerini(Samson Cefberr)qe kish qene inkuizator ne Malte,ky me vone u konvertua ne musliman(Ibrahim Manzour Efendi)dhe u be bashkepuntori me i ngushte i Aliut.Forcimin e rrjetit mbrojtes dhe keshtjellave ja besoi gjeneralit Poitevin.Ne vitin 1806 Franca perveç topave dhe artiliereve qe i dergoi Aliut,i dergoi dhe nje ushtarak konsulent per ndertimin dhe forcimin e keshtjelleve dhe rrjetit fortfikus,ky ishte Frederik François Guillaume de Vaudoncourt i cili pati nje rol mjaft te rendesishem per rrjetin fortifikues te shtetit te Aliut.

Flota Detare

 Ali Pashe Tepelena ky burre shteti,vizionar dhe diplomatik deri ne kufijte e gjeniut,si asnje tjeter ne kohen e tij e kishte kuptuar dhe dinte fare mire se projekti per krijimin e shtetit te tij pa zotrimin e detit nuk do te qe i mundur,dhe koha i dha te drejte.Per kete qellim Aliu kishte ngritur floten e tij detare tregtare dhe luftarake, kjo per tre faktore kryesore. Do te sherbente rritjes ekonomike te shtetit te tij duke i hapur horizonte tregtie ne mesdhe dhe me gjere,mbrojtjes dhe pavaresise se shtetit te tij,dhe per faktin tjeter qe ishujt jonike kishin qene ngahere baza operative e kundershtareve te shtetit te tij,ata aty gjenin strehim dhe perkrahje per destabiliziminn e shtetit te tij.Menjehere pas marjes se Janines Aliu filloj te krijoj floten e tij detare e cila do te kishte bazat e saj ne Preveza, Prage e Vlore. Fillim e kesaj flote do ta shenonte nje anije e vogel luftarake qe francezet ja kishin dhene Aliut, kjo do te perbente berthamen e flotes te tij te ardheshme.Ne vitin 1817 ne baze te regjistrave lokal,flota do te qe e perbere nga : nje veliero lufte me tre direke ,18 anije te medha,10 anije per transport te mjeteve,nje yacht,nje brigantino,tre fregate dhe nje numer te madh anijesh te pajisur me armatim dhe ushtar,11 kanoniere,nje korvete dhe anije te tjera me te vogla. Admiralia e flotes se tij quhej Kirlanaguitch qe do te thote; "Dallandyshe".Pothuajse te gjitha anijet e tija u ndertuan ne Salaora e Arta. Ushtaraket e flotes ishin, Admiralio e komandante i portit te Prevezes Zekirian Bey, kapitano Vincenzo Marcelesse e Fortunato Passano italian.Po ashtu Aliu kishte dhe nje flote te vogel ne ishullin e Janines.Ne mes te barkave kishte edhe nje veliero me tre direke,kurse marinaret qene te zones kryesisht nga Parga dhe Korfuzi.Kjo flote do ti sherbente Aliut per krijimin e shtetit te tij.












Free Blogger Albert Pasho






Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...