Powered By Blogger

martedì 4 ottobre 2022

E drejta ne shtetin e Ali Pashe Tepelenes.

Si asnjehere me pare Ali Pashe Tepelena do te ndertonte dhe riformonte sistemin e tij te drejtesise,qe s kishte asgje te perbashket me ate te perandorise Osmane,por qe inspiruar e frymezuar nga ai me i perparuar i kohes..Reforma me e rendesishme qe ndermori Ali Pasha ne shtetin e tij persa i perket drejtesise ka qene zbatimi i parimit modern,sipas te cilet te gjithe shtetasit jane te barabarte para ligjit,per shtetin e tij skishte dallime fetare,etnike o klase sociale, te gjithe kishin po ato te drejta dhe detyrime para ligjit te shtetit te tij.Per kete qellim ai ndertoi nje rrjete te tere gjykatash me gjykatesit perkates ne gjithe territoret e shtetit te tij , e organizuar kjo ne tre shkalle, dhe vete ai qe Gjykatesi Suprem.Kjo per arsyen qe Gjykatesi Suprem gjykon e merr vendim te pakethyeshme,jo sipas ligjeve te shkruara ose jo ,por ne baze te gjykimit te tij absolute.Aliu ne shtetin e tij shume etnik e me shume fe te ndryshme zbatoj nje politike te nje barazie absolute.Cdo qytetar i shtetit te tij qofte ky Shqiptar,Grek,Vllah,Rom,Ebre etj,keta te  çdo perkatesie fetare ,musliman,ortodoks,katolik,ebre etj,ishin te barabarte perpara ligjit dhe gjykates.Kjo ne vetvete qe nje nga shtyllat kryesore te politikes se Aliut brenda shtetit te vet ,asnjehere me pare grekerit nuk do te kishin kete barazi ne asnje vend tjeter te perandorise Osmane por kjo esht kaq e vertete edhe per kombesite e tjera qe qene pjese e shtetit te Aliut.Ne 15 Janar 1820 dy vjet qe Aliu te binte heroikisht ndaj hordhive te Portes te Larte, ne Bukuresht gjykatesi Neophytos Doukas ne nje diskutim te nje eventi te asaj kohe do te shprehej:Zoti na dergoj pas shume fatekeqesive,me te madhin e te gjitheve te zgjuareve,vezir Ali Pashen ,qe  ka vene rregull,e ka ndeshkuar gjithe keqberesit e ka shpetuar te miret.Te varferit nuk jane me te shtypur nga te pasurit,te vegjelit nuk jane me te shkelur nga te medhejte.Udhetaret nuk kane me nevoje per roje per te kaluar ne pyjet e pakalushem nga frika qe kane me vete argjende ose flori e nuk paguajne me hajdutet e rruges,rruga e tyre eshte e lire e pa frike si te udhetosh naten ashtu edhe diten.Aliu e shpalli veten Gjykates Suprem ,ai nuk ishte i lidhur me detyrime ligjore ose me detyrime te tjera procedurale,ai ka ushtruar gjykimin e tij ne te gjtha çeshtjet dhe rastet,dhe kunder ketij gjykimi skishte apelim.Te gjithe kishin besim ne gjykimin dhe vendime e tij.Palet ne gjykim, te deshperuarit nga te gjitha territoret e tij mbushnin gjykatat e tija ose vinin ne Janine per te gjetur drejtesi.Gjykimet eAliut dhe vendimet e tij kane bere epoke.Jane regjstruar shume gjyqe me raste te ndryshme, menyra e tij e preferuar per zgjidhjen e tyre qe ajo qe quhej praktika Salomonike.Gjyqet zhvilloheshin ne publik nen nje betim ky ishin te pranishem dhe fuksionar nga oborri i tij.Pas mbarimit te procesit te gjykimit leshohej nje vendim i shkruar nga Ekselenca e tij Ali Pasha vendos...dhe ky vendim nuk mund te kundershtohej nga askush dhe i pa apelushem.Ne kujtimet etij Henry Holland shkruan dhe tregon kur shume njerez kane kerkuar nderhurrjen e Aliut,per rastet e tyre per te ndryshuar ose per te anulluar vendimet e dhena te padrejta sipas tyre nga gjykatesit ne vendet e tyre,dhe mbrojtjen e tyre nga ai.Shume here shkruan Holland kam marre pjese kur veziri degjonte ankimet e tyre.Hyjne vetem dhe pasi puthin fundin e veshjes se vezirit,parashtrojne çeshtjen ose problemin e tyre.Aliu degjon me shume vemendja te madhe dhe kerkon te zbuloje gjithe te verteten,dhe pasi degjon jep vendim e tij shpejt dhe te pa kethyeshem.Holland thote se kam degjuar me veshet e mi,qe Aliu ka bere ate ,qe dhe me i fundit i qytetareve te tij,te kete mundesine dhe avantazhin qe ti drejtohet vezirit,do te jete me i justifikuar per te zgjidhur me shpejt e drejt rastin e tij.Kristo Krisovasili studios na sjell nje rast :Nje tregtar nga Janina i quajtur Kromydas shkonte shpes ne Delvine,ku tregtaret e Himares sillnin mall te mire e me çemim te mire nga Venecia.Kromydas nuk flinte ne han,por ne shtepine e mikut te tij qe e kish si vella Kasem Aga,dhe ketij i jep ne darke nje qese me para qe ta rruante sepse te nesermen do te bente pazar.Kete gje e bente shpese sa here vente tek miku i tij.Kur nje mengjez i kerkoi Kasemit leket qe i kish dhene ne darke ,ky i pergjigjet qe nuk i kish dhene gje.Pasi kish bere ankim ne gjykaten e Delvines dhe nuk kish zgjidhur gje,kur kethehet ne Janine i drejtohet Aliut per te zgjidhur rastin e tij.Aliu pasi e degjoj dhe u bind per sinqeritetin e tij atehere Aliu therret ne Delvine Kasem Agen dhe do te verifikonte rastin, ky i fundit nuk pranoi ne menyre absolute akuzen qe i behejAtehere Aliu e detyroj ti shkruante nje leter gruas,dhe ti kerkonte ti dergonte qesen me para te Kromydas se do te blente nga Aliu nje gje me vlere.Kete leter Aliu ja dergoj me nje njeriun e tij.Gruaja e padjallzuar i dorezon qesen njeriut te derguar nga Aliu.Keshtu tregtari nga Janina pati perseri parate e tij ndersa Kasem Aga humbi koken.Ne nje rast tjeter kur nje prift i kishte dhene borxh nje shume paraje nje tregtari nga Janina,kur ja kerkoi borxhin  pas,ky jo vetem qe s ja dha por dhe e mohoj kete borxh,rasti perfundoi para vezirit.Ky pasi i degjoj te dyja palet ju thote qe s mund ta zgjidh kete rast, do ta shtyjme per me vone tha, dhe nderkohe ju dha urdher varteseve qe ti peshonin qe te dy.Pasi kaluan disa jave Aliu i thirri qe te dy dhe dha urdher ti peshonin.Tregtari kish shtuar ne peshe kurse prifti kish rene nga trishtimi dhe halli qe e kish zene.Nderkohe Aliu i drejtohet tregtarit dhe i thote ti kethej parate ose do paguante me koke.Ky bie ne kembet e Pashait pranon fajin dhe pagon me deshire edhe interesin qe qe mbledhur.Keto raste jane si maja e azbergut ne gjygjet e Aliut.Sistemi i drejtesise bashke me reformat e tjera e kethehu shtetin e Aliut ne simbol te sigurise dhe nje nga  vendet  me te sigurta me pare mbreteronte anarkia dhe pasiguria.



Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...