Powered By Blogger

mercoledì 5 ottobre 2022

Haremet e Ali Pashe Tepelenes( Janine,Tepelene,Preveze,Konice ). Albert Pasho


 Haremet ishin normale dhe te moraleshme per kohen po ashtu ato ishin edhe te ligjeshme ne perandorine Otomane.Haremi ishte nje institucion ne kete Perandori ai do te kishte fuksionin e nje rregullatori te jetes sociale ku prej tij dilnin edhe bashkeshortet e vete Sulltanit dhe ushtarakeve dhe nenpunesve te larte te perandorise me ndermjetesine dhe pelqimin e sunduesit.Ato ishin ne porpocion me fuqine e pushtetarit, sa me e madhe ishte fuqia e tij, aq me te medhaja ne dimesione dhe ne numer . Si çdo sundimtar i fuqishem ne Persndorine Osmane edhe Ali Pashe Tepelena ,luani i Janines kishte haremet e tija ,keto ishin kater dhe ndodheshin,nje ne Janine me 300 vajza, nje ne Tepelene 60 vajza, dhe dy me te vegjel nje ne Preveze dhe tjeteri ne Konice.Po ashtu Aliu ne Janine bashke me haremin e vajzave kishte dhe ate te djemeve( Yusoufaki) ose enuket,praktike e njojur dhe e perdorur shume ne perandorine Otomane te kohes. Kokubinat vergjine te haremit te tij ishin te etnive te ndryshme, greke,turke,ruse,gjiorgjiane,afrikane etj.Zakonisht ato ishin rrobe lufte te fushatave te ndryshme ushtarake te ndermara nga sundusi i tyre ose te blera ne tregun e rrobeve. Por duhet thene qe Aliu pothuajshe nuk harxhonte para per ato,edhe pse çmimi i tyre ishte i lire e kushtonin me pak se nje kale. Agjentet e Aliut kur shikonin nje vajze ose nje djale te bukur e informonin ate dhe shkonin prane familjes ose vellezereve per ti bindur ose blere qe te behej pjese e haremit.Po kishte dhe raste kur familjaret per kushtet e tyre ekonomike te keqija nuk ishin ne gjendja ti rritnin,dhe keshtu ju luteshin enukeve te haremit qe te merrnin dhe te beheshin pjese e haremit,keshtu ato mund te garantonin nje te ardhme me te mire ne saje te martesave qe mund te ndodhnin me ushtarak e nenpunes te sunduesit. Po ashtu kishte edhe raste qe familjaret benin çdo gje te mundur qe femijet e tyre te mos beheshin pjese e haremit.Duhet te thene qe Aliu nuk rekrutoj asnjehere asnje vajze o djale nga familje te pasura e nobile,perkundrazi ndeshkonte pashkepuntoret e tij kur i sillnin ndonje te tille ne harem.Aliu kishte marredhenie speciale me gjitha konkubinat e haremin, i njifte te gjitha dhe emerat e tyre, fliste me ato.Aliu nuk ka kerkuar kurre qe te ndrronin fene e tyre,i quante çupa me dashamirshi.Ato jetonin ne dhoma luksoze dhe merrnin rroge sa nje fuksionar i rangut te larte.Kur ato arrinin ne moshen 20 vjeç,vete Aliu interesohej personalisht qe ato ti martonte me djem nga familje ne gjendje te mire ekonomike.Edhe pse Aliu kishte rreth 300 vajza ne haremin e tij asnjera nga ato nuk do te zinte vendin e Vasiliqise ne ate kohe ishte vetem 15 vjeçe,kur Aliu e mori ne haremin e tij duke u shendruar ne me te preferuaren e tij dhe Aliu do ta martonte ate sa te mbushte moshen legale per tu bere gruaja e tije ne vitin 1808.Aliu kishte dhe nje harem djemesh ne Janine,Ne kete harem ata perveç obligimeve te haremit,kishin dhe detyra te tjera,si pershembull, ,sherbenin kafe ose benin freski Aliut me freskuset me pende palloi,ne çdo takim zyrtar .Aliu kishte dy djem qe ishin mesuar te benin keto sherbime si dhe ti mbushnin argalene me duhan here pas here,po ashtu perdoreshin per te kercyer ne ahengjet qe zhvilloheshin ne sarajet e tija.Sipas Pouqueville ne vitin 1802 edhe nje nga themelusit e shoqerise sekrete Filiki Eteria, Athanasios Tsakalof ne moshen 14 vjeç per pak do te behej pjese e haremit te djemeve,por fale nenes te tij qe nderhyri tek Tahir Abazi shume i afert me Aliun dhe njekoheshist kapo i policise te Aliut per ta bindur Vezirin qe ta leshonte ate, me justifikimin se nena e tije ishte e çemendur. Gjate rrethimit te Janines 1820 Aliu liroje haremet e tija dhe ju vurri zjarrin, bashke me nje pjese Janines.Kete veprim e mori ne menyre qe ai te kishte fushe te lire shikimi per levizjet e turqeve qe e kishin rrethuarJaninen. Per kete eshte quhajtur edhe Neroni Epirit,Ashtu si Neroni dogji Romen ne kohen e tij.Ndersa haremi i Tepelenes ishte me i vogel dhe vinte i dyti per nga madhesia dhe numri i vajzave rreth 60 vajza,ai ndodhej ne kompleksin e sarajeve te Tepelenes ne anen jugore te saj afer kulles se thesarit.Sulltanesa e ketij haremi qe nena e Sahli Beut djalit te trete te Ali Pashes,e cila vete me pare kishte qene konkubine ne haremin e Aliut.Historia e saj shpjegone edhe rolin e haremeve ne kete perandori si shkalle e mundeshme e nje gritje sociale. Kur gruaja e Aliut Emineja ishte gjalle dhe ishte nena e dy djemeve te tij Mykhtarit dhe Veliut,jeta bashkeshortore e saj me Aliun kish filluar te ftohej dhe lihej ne harrese here pas here nga Aliu.Emineja per kete arsye i beri nje hajmali(magji) Aliut ne menyre qe te mos shijonte qejfet e jetes jashte martesore.Dhe kjo pati "efekte" ne jeten e perditeshme te Aliut lidhur me kete aspekt.Kur vdiq Emineja sherbetoret e hodhen ne liqen pa e ditur çfare ishte.Nje dervish qe ishte aty i pranishem dyshoi se mos fshihte ndonje mister dhe dha urdher qe ta kerkonin ne liqen objektin misterioz.Pas shume kerkimesh e gjeten dhe ja dorezuan dervishit,ky pasi e pa dhe e kuptoj çfare ishte e zgjdhi hajmaline magjine e bere Aliut e keshilloi ate te shkonte ne shtrat me te paren grua qe do te haste.Rastesia e deshi qe gruaja e pare do te haste Aliu ishte Kirkisia konkubina nga Gjorgjia ne haremin e Aliut ne Janine,qe do te jete nena e Sahliut djali i trete i Aliut.Vite me vone Aliu ate do ta vendose si Sulltaneshen e haremit te Tepelenes.Dy haremet e tjera me te vogla se ky i Tepelenes jane ne Preveze dhe Konice.Ne haremin e Konices do te vendoset edhe dashuria e pare e Ali Pashes,Meriamia e bukur vajza e Kurt Pashes,gruaja e Ibrahim Pashes te Beratit dhe nena e dy nuseve te djemeve te Aliut dhe te nipit te tij djalit te motres se Aliut Shanishaze.Pas marjes se Beratit dhe kapjes se familjes se Ibrahimit nga Aliu ne Vlore,Ibrahim Pashen rivalin e tij ne dashurine e pare te tij dhe rival ne pushtet do ta burgose bashke me djalin e tij ne nje qeli qe do te ndodhej poshte shkalleve te sarajeve ne Janine.Dhe kjo jo pa arsye sa here Aliu zbriste ose ngjiste shkallet e sarajave i kujtonte atij qe poshte kembeve te tija kishte kete rival te fuqishem dhe si shembull per armiqte e tjere te tij.Ndersa Meriemi bukur u vendos ne haremin e Konices si per te thene qe ate qe Kurt Pasha babai saj ja refuzoi ne rini te hershme e mori vete ne pleqerine e vonshme.




Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Kronollogjia e nje lufte, Rrethimi i Janines te Ali Pashe Tepelenes, 1820-1822.Albert Pasho.

Ne historine tone shekullore jane te shumta luftrat e popullit tone per liri e memvetesi,po ashtu edhe rrethimet e keshtjellave tona si simb...