Hankua per Aliun dhe Aliu per Hankon.
Gjithe jeta e Aliut pati nje fill te panderprere ,adhurimi e dashurie,respekti e mirenjohje per nenen e tij Hankon.Lidhja e Aliut me te ishte e veçante dhe speciale.Kjo amazone e vertete pa te Aliu ato karakteristka qe do e lejonin ate te ngrihesh ne majat me te larta. Do te skaliste tek ky ate karakter te forte e dominus qe do ta bente sundimtarin me te madh shqiptar,qe nga koha e Aleksanderit te madh.Hankua tek ai shikonte ringjalljen sociale te familjes te saj,Por nuk do te ishte e lehte per te, edukimi i Aliut.Ja si pershkruan ajo ne nje episod te ndodhur ne rinine e hershme te Aliut,kur ky nuk ishte ne gjendje te mbante peshen e mbrojtjes te pronave te familjes se vet qe i kishin mbetur pas vdekjes te Veliut.Ajo i drejtohet me keto fjale: Largohu ik frikacak,ik futu ne haremin e grave,poshte fustanit te grave sepse eshte i vetmi zanat qe di te besh me mire, se ai qe te rrembesh armet per te mbrojtur familjen tende.Dhe me pas i shton keto fjale: "Djali im kujto gjithmone qe ai qe s'di te mbroje pronat e veta nga ata qe ja rrembejne mire i behet.Kujto se me force arrihet pasuria,dhe sa me i forte te jesh aq me i pasur do behesh".Ishin keto fjale qe perkedhelinin sederen e Aliut ne rinine e tij.Kurse nga ana tjeter Aliu qe i pelqente te tregonte te veçanta te jetes se tij,nje dite ne bashkebisedim me Pouqueville Konsullin e Frances ne oborrin e tij i thote:"Te gjitha qe kam i kam ne saj te nenes time,sepse babai im nuk me la asgje perveç nje shtepi te vogel dhe disa hektare toke.Imagjinata ime ndizej nga keshillat e nenes time,qe me dha jete dy here,ajo me beri burre dhe vezir.Prandaj une nuk e konsideroja me Tepelenen vendin e lindjes time si nje arritje,por kisha ambicje me te medhaja. Une nuk imagjinoja tjeter gje veç, pushtet,pasuri,saraje, çdo gje qe koha me ka dhuruar deri tani,dhe akoma nuk kam arritur aty ku une kam imagjinuar dhe mendoje,kjo eshte shpresa ime.
Nessun commento:
Posta un commento