Komanda e Tepelenes i ishte besuar Isuf Arapit,vellait dhe njeriut me te besuar te Ali Pashes.Isufi ishte plakur shume ,i kishte arritur te nentedhjetat,por mosha nuk ia kishte paksuar forcat dhe ashpersine.Une e gjeta Isufin ne nje dhome te vogel te rrethuar nga njerzit me besnike te gardes se tij.Ishte veshur shume bukur.Me kalimin e viteve,vijat e fytyres se tij vazhdonin te shprehin dhune dhe seriozitet.Fytyra i ishte nxirre edhe me teper se e nje skllavi abisinas.Kjo eshte deshmia qe na ne kujtimet e tija,mysafiri shqyar 24 vjeçar ne sarajet e Ali Pashes ne Tepelene ne vitin 1813,doktori anglez Holland. Isuf Arapi eshte vellai i madh i Ali Pashe Tepelenes me nene tjeter.Veliu babai i Aliut ne fillim qe martuar me nje grua shume te bukur nga Bença nga nje familje bejleresh.Me te Veliu pati dy djem te quajtur Islam dhe Tahir dhe po ashtu dy vajza.Ndersa martesa e dyte e pati me Hankon ku lindi Aliu dhe Shanizaja.Ndersa Isufi eshte djali qe pati Veliu me nje konkubine nga Etiopia ne haremin e tij ne Tepelene. Isufi ishte mulat nga ngjyra e lekures,i gjate teper i forte dhe trim me pamje hijerende.Nga ana karakteriale qe fjale pak,i vrazhdet dhe i beses.Ai do te behej frymezues ne jeten e Aliut te vogel,do te kujdes per te dhe do te ndikonte ne formimin e karakterit te Aliut, do ti jepte mesimet epara te artit te luftes.Kete lidhje vllazerore na i sjell aq bukur, ne romanin e tij historik "Ali Pashe Tepelena" Sabri Godo. Perveç deshmise qe na ka lene doktor Holland gjate vizites ne Tepelene per Isufin,ka dhe autore te tjere qe e paraqesin ate ne veprat e tyre ne literature e sidomos ne artet figurative disa drejteperdrejt e disa te tjeret terthorrazi. Luis Dypre ne pikturen e tij ate me titull: Ali Pasha of Ioannina,at a hunt at Butrint Lake in March 1819,do te na lere nje deshmi te drejteperdrejt per Isuf Arapin ne kete pikture ndoshta e vetmja.Kujtojme ketu qe kjo pikture eshte bere ne kohe reale dhe prezenca e personazheve domethene rojeve private te Aliut,si dhe vete Aliu, jane te vertete si kane qene.Duprea e ka pikturuar kete pikture nga nje distance rreth 20 metra larg.Perzhonazi ne maje te barkes eshte pikturuar me ngjyre kafe(mulat) pothuajse te zeze dhe ky eshte Isuf Arapi.Ne figuren e meposhtme te Isufit eshte I shkeputur pikerisht nga kjo pikture e Dupres.Nje tjeter deshmi po kjo indirekte na jep ilustratore e piktore franceze Tony Johannot ne pikturen e tij: "Lord Byron presenting himself to Ali Pasha in Tepelene" 1825. Ne kete tabllo paraqitet Byroni dhe Aliu dhe ne krah te majte te Aliut mendohet te jete Isufi nga ngjyra e lekures dhe gjatesia e tij,por kjo veper eshte nje krijtari dhe jo ne kohe reale,por megjitheate ate jep prezencen e Isuf Arapit. Prezenca e skllevereve afrikan dhe konkubineve afrikane ne Shqiperi citohet dhe nga autore te tjere si,Byroni,Pouqueville ose ne piktura si ajo e autorit Alexandre Marie Colin ne vepren e tij : "Ali Pasha and Vasiliki".
Free Blogger Albert Pasho
Nessun commento:
Posta un commento