Powered By Blogger

lunedì 18 settembre 2023

Tepelena e Ali Pashes ne kujtimet e Henry Holland 1812


 Henry Holland i cili ka vizituar Shqiperine per dy here ne vitin 1812 dhe 1813,me mision diplomatik nga Londra ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes.Mjek primar ne spitalin qendror te Marines te Mbreterise te Bashkuar ne Malte,perveç ketij fuksioni diplomatik kishte dhe ate te kujdesej per shendetin e Ali Pashe Tepelenes.Ne librin e tij "Udhetime ne ishujt Joniane ne Shqiperi ne vitet 1812-1813" botuar ne Londer 1819,na dhuron pershkrime te hollesishme mbi Shqiperine qe sundohej nga Ali Pashe Tepelena,per vendetnjerzit dhe zakonet e asaj periudhe. Ja çfare shkruan dhe si e pershkruan mjeku 24 vjeçar Tepelenen e asaj kohe te cilin ai e cileson kete qytet si "Pejsazh te fisme". : Tatepjete vendit te Karamuratasve,lumi Vjose shkon nepermjet Permetit,i cili eshte nje qytet me shtateqind shtepi.Ky lum duke rrjedhur permes grykes se Kelcyres,bashkohet me lumin e Gjirokasteres (Drinon), tamam permbi Tepelene.Tepelena eshte vendi qe ka lindur Ali Pashen,shtrihet ne buzen e majte te Vjoses,mbi nje lartesi ku pejsazhi nga ketu eshte madheshtore,formuar kjo nga bashkimi i lumit te Bençes me Vjosen.Sarajet e medha te Vezirit ,pothuajse aqe te medhaja sa dhe ato qe ka Aliu ne Janine,jane ngrehur mbi anen e nje shkembi te vajisur permbi ujerat e Vjoses.Prane sarajeve eshte nje xhami e madhe,dhe me poshte jane mbetjet e nje ure e prishur prej vershimeve te keqia te Vjoses ne dimer.Kjo ure eshte grehmisur dy-tri here,sido qe Veziri eshte perpjekur disa here qe ta ndertoje te shendoshe e te rrojteshme,kjo ka ndodhur ne vitin 1812.Kur u ketheva ne Janine Ali Pasha kerkoi mendimin tim per punen e ures.I thashe pergjithesisht qe mua me dukej se ai nxitohej teper ne permbarimin e te gjithe punerave te kesaj natyre.i propozova qe nje ure varkash do te ishte shume me e pershtaturper atje.Aliu tha qe kjo gjei pat rene ne ment qe me perpara,po qe atij i pelqente te ngrehnje ndonje ure-monumentale te rrojteshme ne vendin ku pat lindur.Tha se edhe nje tjeter Europian,inxhinier i pat thene atij se ish e pamundeshme te ndertohej atje nje ure e atille,po qe megjitheate,ai e kish merak jashtemase qe te behej dhe ti rezistonte goditjeve te forta.Henry Holland po ashtu gjate kesaj vizite na le nje deshmi te vyer edhe per Isuf Arapin vellain e madh te Aliut,qe Veliu e kish patur me nje konkubine te haremit te tij nga Etiopia.Komanda e Tepelenes i ishte besuar Isuf Arapit,vellait dhe njeriut me te besuar te Ali Pashes.Isufi ishte plakur shume,i kishte arritur te nentedhjetat,por mosha nuk ja kishte paksuar forcat dhe ashpersine.Une e gjeta Isufin ne nje dhome te vogel te rrethuar nga njerzit me besnike te gardes se tij.Ishte veshur shume bukur.Me kalimin e viteve,vijat e fytyres te tij vazhdonin te shprehin dhune dhe seriozitet.Fytyra i ishte nxirre dhe me teper se e nje skllavi abisinas.







Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...